Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Misrat e vonë...

| E premte, 24.09.2010, 07:50 PM |


Misrat e vonë...

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

 Qe e  madhe kooperativa jonë.Ajo përbëhej

nga disa fshatra dhe,sado që tri të katërtat e sipërfaqes e kishte në

fushë,më shumë prodhonte grurë se sa misër.Jo se nuk bëhej misër në

fushë,por partia dhe qeveria donte grurë.Dhe,sado që prodhonte grurë

më shumë se dissa kooperativa në rreth,fshatarët zor se hanin më tepër

se dy muaj bukë gruri.Qe paradoks kjo që ndodhte,po ai sistem qe

mbushur me të tilla dhe nuk qe ndonjë përjashtim.Jo vetëm hanin bukë

misri,por dhe këtë e hanin nga ai hibridi që,të thuash të vërtetën,e

bënte bukën bajate dhe të hidhët.Si fushë që qenë arat e

kooperativës,kish porosi që,sa korrej gruri,të mbillej misër

hambullor.Ky,hambullori,në se nuk jepte rediment,të konsumohej për

blegtorinë që,kooperativa jonë,nuk e kish të paktë.Hambullor ose

jo,misrat qenë korrur aty ,proto vjeshtë,dhe mezalla s'e gjeje qoft

dhe një kapule misri për yrnek. Arat e kooperativës sonë,ato në

fushë,fqiqëronin me ishkënetën e Mbrostarit dhe,sikur e ruanin atë

vlagun e kënetës.Qe kjo arsyeja që dhe redimentet më të larta

arriheshin pikërisht tek këto toka.

 

 

*       *       *

Ishte në të dalë të muajit  shtator dhe kur kaloje xhadesë,nga Lushnja

për Fier apo anasjelltas,në fshatibn Vajkan,poshtë xhadesë gjelbëronte

një parcelë me misër të njomë.Misri kish harlisur dhe dukej sikur ta

bënte me sy në këtë fundshtatori.Qe poshtë xhades(gati nja dyqind

çapa),mu ngjtur me ishkënetën (për ata që e mbajnë mënd si kënetë)

,dhe dukej që qe i shëndetshëm,se nga xhadeja dukeshin kallinjtë e

mëdhenj e të plotë.Qe një parcelë jo shumë e madhe,por,sidoqoftë,kjo

parcelë tregonte për një shërbim me cilësi nga brigada. Unë që e njoh

mirë zonën,e mbaj mend mirë se aty,dikur,para se të bonifikohej

këneta,qe moçal.Pikërisht kjo moçalishte kish dikuar për ta gjallëruar

atë misër të vonë.Veç kësaj,atë brigadë e drejtonte një brigadier

tejet punëtor dhe tejet i ndershëm:Simon Mino.Ky,Simon Mino,i rrinte

punës në kokë dhe kudo ku drejtonte ai,rezultatet do ishin ku e ku më

ë mira se sa të shokëve..Nuk njihte akraballëke dhe për të jetohej veç

me punë të ndershme.Kaq.Më tej nuk donte t'ia dinte.E vërteta qe se

Simoni ishte komunist,por jo nga ata që,përmjet testës,të kërkonte

ndonjë qoshkë.Ai qe idealist dhe ç'bënte.e bënte me ndërgjegje.Pronën

e përbashkët e quante të përbashkët dhe kurrë nuk donte të përfitonte

një gjë që nuk i takonte.Duke e njohur nga afër (Simoni ka punuar në

sektorin tonë si brigadier gati  10-vjet) ,them, pa frikë,se Simoni

hyn tek ata komunistët idealistë që u zhgënjyen nga partia e tyre,..

Por le ta lëmë një çast  Simonin dhe le të vijmë dhe tek parcela me

misër të vonë.Si poshtë xhadesë që qe,ajo parcelë binte në sy në këtë

të dalështatori dhe të ndillte  me atë shëndet të harlisur të msrit

dhe me ata kallinj të mëdhenj e të plotë.Dhe mos kujtoni se qe këputur

qoft dhe një kalli.Parcela kish rojë dhe,veç rojës,brigadier qe Simoni

që e bënte beli me ndershmërinë dhe përkushtimin në punë.

 

                                                             *       *      *

Nga Lushnja në Fier vinte me veturën e sekretarit të parë,vet

bashkëshrotja e tij.Ou,- bërtiti ajo e befasuar!Ou,-Vangjel,a i sheh

gjithë ata misra? I shoh,-tha Vagnjeli,- dhe vazhdoi të ngasë

veturën.-Ndale,Vangjel!-urdhëroi ajo.Vangjeli,shoferi,ndaloi dhe hapi

krahun.Pa shko,- vazhdoi ajo porosinë,dhe na merr nja pesë-gjashtë

kallinj.Vangjeli (duhet të themi të drejtën ka qenë shumë burrë i

ndershëm) ,si i zënë ngusht,mori  poshtë xhadesë dhe u drejtua për tek

pacela.-Për ku vrapn,o mik?-pyeti roja që ruante në një hije pak më

larg. -Dua nja pesë  a gjashtë misra për të shoqen e sekretarit të

parë-, tha si i zënë me turp Vangjeli. Aha,- prit të pyes brigadierin

una,- ia ktheu roja.Vangjeli qëndroi.Shkoi roja dhe i thotë brigadier

Simonit:-Shoku brigadier,ky shoku,ka ardhur dhe kërkon nja pesë-gjshtë

misra për të shoqen e sekeretarit të parë.Simoni që e njihte mirë

shoferin e sekretarit të parë,pa  e zgjatur fare,i tha:-Misrin nuk ma

ka lënë im atë mua.Duhet të mblidhet Asmableja  dhe,po e aprovoi

ajo,të marrë.E dëgjoi Vangjeli dhe u kthye andej nga erdhi.E shoqja e

sekretarit të parë mënd ulëriti.Nuk e gëlltiti dot këtë rrengë.Sa

shkoi në shtëpi dhe,duket,iu zbraz të shoqit.Sekretarit të parë,pra.

 

                                                        *     *    *

 

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje,në mëngjes,fare rastësisht,kryetari i

kooperativës (qe dhe anëtar i Plenumit dhe deputet aso kohe) ,kish

vajtur në komitet të partisë.-Ou,- i tha,-sekretari i parë,paske

ardhur si me porosi.Po si,mor kryetar, nuk na dhe një kalli misër,po

na  more erzin atje në mes të rrugës.Kryetari,menjëherë u kujtua për

parcelën  me misra të vonë dhe për"karakollin" e saj,të ndershmin

Simon.More kryetar,- vazhdoi sulmin si me të qeshur e me të ngjeshur

sekretari,a e di ti që e ka më keq ai që kërkon se sa ai që falë? U zu

ngusht dhe nuk dinte seç përgjigje t'i jepte.Se për t'u zënë ngusht

qe.Megjithatë,sekretari(edhe ky qe i ndershëm,pse t'i  hamë hakën) ,as

që e vazhdoi këtë problem.Por kryetari,sa mbaroi punë në komitet,e

mbajti frymën në kooperativë dhe bëri mbledhje të posaçme.E filloi pak

a shumë kështu:-... do t'ju lutem shumë që të gjithëve juve që kini

"jusherllëqe"(gjëra për të ngrënë),në se ju kërkon qoft dhe njjë

udhëtar çfarëdo,do t'ia jipni dhe do t'i shënoni në emrin tim,të më

dalohen mua në bordero të kooperativës".Dhe,pastaj tregoi rastin e

Simonit me atë parcelën  me misra të vonë.-Aha,- tha prapë Simoni,-

kryetarët venë e vijnë;edhe sekretarët të parë e të dytë.Për mua të

jenë shëndosh atje ku janë.Unë njoh statutin e kooperativës dhe bëj

siç thotë ai.Dhe kështu e sosi Simoni deri sa u prish kooperativa.Tani

është i moshuar dhe unë nuk e di në rron apo jo?Sidoqoftë,me këtë

tregim dua që t'i uroj jetë të gjatë si një idealist dhe i përkushtuar

në punë.Ai qe pasqyra ku mund të shihje ndershmërinë.

 

                                                       22 shattor 2010

 

__________

 

Përparim Hysi

 

Nata e parë

 

(Poezi)

 

Sa mistere fsheh nata e parë

Është si një minierë që fsheh xehërorë

Nata e parë...po kush s'e ka provuar?

Kush s'e ka provuar atë çast dashuror?

 

E fiku llambën mikja ime

Dhe dhoma u zhyt në terr

Pa ndaluni pak në ato përjetime

A s'kanë vërtet mister?

 

Dhe pret ajo me ankth momentin

Momenti?! I gjithi:mister!

Ma sillni prapë"moment lanetin"

Pa shpirti të më shkojë në ferr.

 

Se zgjat pakësa;ta zëmë një çast

Kënaqësi që arrihet në një "grimë"

Ah,natë e parë! Ah,kohë e mjaltë!

Aty le të dalë e imja frymë

 

19 shtator 2010

 

Katerina

Ç'të ka gjetur,Katerina,që më rri menduar?
Mos mendon,moj Katerinë,dashurinë e shkuar?
Shkoi e vajti dashuria,për ne,Katerinë,
Se ka  ardhur pleqëria,edhe s'ka më kthim.

Nuk ka khtim në kohë tëshkuar;s'ka,moj Katerinë,
Ajo kohë,tash,ka perënduar;ndaj kem nostalgjinë.
Nostalgjia na pushton,mbi ne vë domenin
Edhe zë e na mundon,sa s'e mbajmë dot helmin.

Englendisemi kot së koti,mbytur në mendime
Ç'bie sahati,s'e sjell moti,o moj  mikja ime!
Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin
Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo Përparimin.

Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele trullosur
Dashuria na la "hijen";kot bëjmë si të krekosur?
Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo punë e vajti
Zëre se ke qenë në ëndërr;nuk ka vënd inati

10 mars 2006 - 23 shtator 2010


A më lë ?

 

- A më lë që të ta puth,atë buzë aq të njomë?
-Ik,or plak,ore matuf!Veten tënde pse mundon?

-Mos më shiko moshën mua,po shiko ti timen zëmër
A e di,pse unë të dua,se më je e gjithë:si ëndërr!

-Lëri lajkat ti me mua,se ato me mua s'të shkojnë
Se ka kush mendon për mua;e ke kot,më dëgjon?

Ja,kështu për çdo ditë hahem,me një mike që e njoha
Dhe s'i ndahem,nuk i ndahem,se m'u bë zëmra copa.

Jap e marr që t'i mbush mëndjen,po s'dorëzohet,mezalla
Ku e njoha,them,"qënen";tani mëndja krejt më la.

Dhe ngulmoj në lutjen time;mënd asaj i bie në gjunjë
Mike,moj,shiko!Më thinje dhe nga mëndja jam rrëmujë.

Ja,u "thye";o çfarë fati! Më dha buzën për së pari
Pastaj ndryshe hidhet çapi,se më kot  nuk jam flokëbardhi.

Tash  nuk ndahem,se e ndreqa dhe  kam gjetur unë Edenin
Sa e mirë që ishte "dreqja",më nuk pyes për thashë e themin.

24 shtator 2010