E marte, 06.05.2025, 07:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga V. P.

E marte, 31.08.2010, 08:40 PM


“Lodhur, jam”

 

Vë posht tërbimin tim,
mbi gjunjë të mi të lodhur;-
A do përvijoj që të jem dënuar?

Kërkoj shpëtimtarin. Thuani, ajo ka humbur!..
Thuani që kam rënë edhe kësaj here,
rënë për të mos u ngritur më!…

Jo, kukull-mëshire, as e përçar e as e ndenjosur!..
Jam vetëm e lodhur!..
Lodhur, jam, o kuklla porcelani!…

Po flas dhe unë!… Blasfemi!
Nuk e bekoj dot as vetën!
Mëshiruar jam në asgjë..

Jam lodhur së qëni “e fortë”!..
Jam e dobtë, fragjile,
një pluhur vjetëruar prej argjile!…

Jam lodhur dhe nga pa’ndjesia!..
Ecë nëpër çmendin – mpirë,
Satan i shpirtit tim!.

Jam lodhur, o gjakëpirësa!…
Dot as këmbën nuk e vë në lëvizje!
Dorëzohem – ipem, o kopsht i Edenit mbamë,
Lodhur, jam…. Lodhur, jam!…

 

© V.P., 30 Gusht 2010

 

-Mohimi mëkatit-

 

Të urritur!. – e prap,
E mohojnë!
E shtyen larg!
Bërtasin në të!
Ulërijnë!

Një moment… Hiç më shumë se një moment!.

Pastaj, ja ku vjen!
Gota e parë plotë,
që rrjedhë poshtë ezofagut,
dorëzuar me krenari.

Oh, sa pështirë.
Sa pështirë që është!
Një bukuri pikëlluese.

Tani edhe e kuptoj.
Jo.!!!
Ti vetëm do ringjalljen, shpërthimin e vetëvetës!.
Të është nevojitur.
Kaq kohë mbërthyer fshehtazi,
në hijën e çiltërsisë!

Oh, sa pështirë.
Sa pështirë që është!
Një dorëzim madhështie.

 

© V.P. – 28 Gusht 2010

 

-Ruleti Rusë-

 

Vërdallisem para e mbrapa;
Dua shije!
Po çmendem!
Një revole, një plumb-
dhe unë.

Unë jam problemi!
Shkrep revolen,-
Bang..
Asgjë!..

Unë jam arsyeja pse!
Shkrep revolen,-
Bang..
Asgjë!..

Ai është problemi!
Shkrep revolen,-
Bang..
Asgjë!..

Ai shkaktojë këtë!
Shkrep revolen,-
Bang..
Asgjë!..

Kush do më mbrojë?!
Shkrep revolen,-
Bang..
Asgjë!..

Shkrep revolën pa arsye.-
Bang!

Ngul sytë tek murri,
qëndrojë dhe dalë ballë çmenduris sime;
Me asgjë për të kujtuar,
përveq vrimës boshe në kokën time!

 

©V.P. – 20 Gusht 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx