Kulturë
Luan Çipi: Xhelo Dautaj
E hene, 30.08.2010, 12:52 PM
 Luan Çipi
Luan Çipi
XHELO DAUTAJ
 
E njoha Xhelon në Plazh
Krosonte, me hap të gjatë .
-Nga të kemi, mik?- i thash.
-Kam lindur në Kallarat.
 
Është burrë me histori
Shumë i ri, doli në mal,
La shtëpi e prokopi
Në luftën për ideal.
 
Prit më pritë brigada e tetë
Bashkë me trimat partizan.
Të krenohet, ka të drejtë
Për fitoret mbi gjerman. 
 
Atdheu mbarë çlirohet,
Parakalon fitimtar
Xhelo Dauti, caktohet
Në Tepelenë- sekretar.
 
Gëzon e feston rinia,
Ja nis punës me furi:
Do mëkëmbur Shqipëria
Që nga jugu në veri.
 
Xhelua, me Nikën Korçare,
Bijë nga një familje e madhe,
Në detyrat misionare,
Gojë ujkut hedhin valle.
 
Shkojnë në Mat, në Burrel
Tridhjetë  vjet, te balt e kuqe,
Rrugës Dritës, nën tunel
Vrapojnë mbi ‘’kuaj me huqe’’.
 
E lënë Korçën-‘’Paris’’,
Zëvendësojnë Vlorën, si nuse
Me këpucët qep e gris
Bukë thatë, ujë nga puse.
 
Mirë i shkolluan të bijat,
I selitën, i mësuan,
Mblodhën një nga një thërrmijat,
Gaze, halle, derte shkuan.
 
Tash, i vetëm, ri  i heshtur
Hedh e shkruan poezi,
Lëviz ditën, pa reshtur
Si të ishte djalë i ri.
 
Mediton “ i Kallarati”
Krenarisht, me kokën lart
Kujton vitet, jetëgjati
Ca të murrmë e ca të artë:
 
‘’Edhe rishtas po ta nisja
Atë rrugë do kisha ndjekur
Ndërgjegjen time, se shishja.
Për Atdhe, do kisha vdekur!’’
 
Vlorë, 30 Gusht 2010

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










