Përjetësi » Mani
Cikël poetik nga Kadri Mani
E diele, 29.08.2010, 07:57 PM
Kadri Mani/Cikël poetik
Fjalët...
Sikur t’i kishim më të pakta
Më të zgjedhura
Të qërura
Oriz
Do t’ua trasonim rrugën
Gjeneratave
E do ta lanimi një borxh të pashlyer...
Librat...
Me defekte
Sërish duhet të kthehen
Në letër... gjynah bre...
Ministrat në ndërrim...
Gjuetarët dalin për gjah
Me zagarë
Dhe ata dallojnë nga
Trajtat, ngjyra, zëri...
Njerëzit...
Tentoni t’i frenoni
Të pafrenueshmeit
Lëshoni sallamadi
As mos i pritni të kthehen...
Në spital...
Mjekohen falas
Me mjete shoqërore
Sëmuren kushtueshëm
Me mjete personale
Duke nxi edhe ambientin
Me zift nikotine
E duke nxitur tërmet kollitjesh...
Të patraditët...
S’patën edhe ata
Si ti
Një dajë Sinanin
Apo një gjyshe Hatixhen
T’ua prenin veshët
Qëkur qenë këlyshë...
Komentoni
Artikuj te tjere
Kadri Mani: Mustafë Bunjaku - Martir i Demokracisë
Kadri Mani: Dëshmori Agimi Ynë jeton
Kadri Mani: Bashkëshortë e bashkëluftëtarë të pandarë në luftë dhe në vdekje
Kadri Mani: Nëna jonë Tereze
Kadri Mani: Fetah Sahiti një burrë malësor
Kadri Mani: Halil Canolli luftëtar i pavarsisë
Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata
Kadri Mani: Nexhmije Pagarusha - Bilbileshë kosovare!
Kadri Mani: Letër e hapur ish-kolegut tim të burgut në Pozharevc, zotit Milan Baboviq
Kadri Mani: Drejt rrugës për ndryshim
Kadri Mani: Bislim Elshani antikombëtar
Kadri Mani: Bruksel=”bruka”- të vraftë buka!
Kadri Mani: Mejdi Asllani, komandant- “Plaku”
Kadri Mani: Veprimtarë trima të heshtur
Kadri Mani: Një roman për mizoritë e burgjeve enveriste
Kadri Mani: 24 Maji - Dita e Presidentit
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (II)
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (I)
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (III)
Kadri Mani: Naimi e Mihrija – sokoli e perria!!