Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Kadri Mani

| E diele, 29.08.2010, 07:57 PM |


Kadri Mani/Cikël poetik

 

 

Fjalët...

 

Sikur t’i kishim më të pakta

Më të zgjedhura

Të qërura

Oriz

Do t’ua trasonim rrugën

Gjeneratave

E do ta lanimi një borxh të pashlyer...

 

Librat...

 

Me defekte

Sërish  duhet të kthehen

Në letër... gjynah bre...

 

Ministrat në ndërrim...

 

Gjuetarët dalin për gjah

Me zagarë

Dhe ata dallojnë nga

Trajtat, ngjyra, zëri...

 

Njerëzit...

 

Tentoni t’i frenoni

Të pafrenueshmeit

Lëshoni  sallamadi

As mos i pritni të kthehen...

 

Në spital...

 

Mjekohen falas

Me mjete shoqërore

Sëmuren kushtueshëm

Me mjete personale

Duke nxi edhe ambientin

Me zift nikotine

E duke nxitur tërmet kollitjesh...

 

Të patraditët...

 

S’patën edhe ata

Si ti

Një dajë Sinanin

Apo  një gjyshe Hatixhen

T’ua prenin veshët

Qëkur qenë këlyshë...