E diele, 28.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Speciale

Mevlud Matraku: Rezistenca antiosmane në epikën historike

E diele, 15.08.2010, 09:59 PM


Rezistenca antiosmane në epikën historike

 

Nga Mevlud Matraku

 

Kam mbajtur brenda vetes një peng të vonuar nderimi. Bëhet fjalë për luftëtarin e rezistencës antiosmane, kapedanin Shahin Matraku. Është detyrimi për atdhetarin, por jo vetëm kaq. Është nderimi për njeriun me të cilin na bashkon jo vetëm orgjina e vendlidjes, por edhe rrënjët e gjakut. E në këtë pritje, kam marrë me vete informacionin e bashkëkohësve, trashëguar  në forma të ndryeshme. Më është dashur të rikrijoj portretin e Shahinit, siç bën arkeologu me pjesët e zbuluara të mozaikut, gjer në formimin e pamjes së plotë. Për të arritur te emri i këtij kapedani, duhet të kalosh përmes shumë betejash. Në këtë rendje të gjatë do takosh emra të tjerë luftëtarësh të shquar. Udhërrëfyesja kryesore mbetet kënga. Ajo është dëshmitarja më besnike e kohës, një nga arkivat e kujtesës njerëzore. Po të qëmtosh me kujdes në thellësi të kohës, në mungesë të kronikave apo shtypit të shkruar, por edhe si një nevojë e brendëshme shpirtërore, gjenia e popullit ka gjetur te kënga djepin më të sigurt, doemos edhe mjetin më të përshtatshëm; për të zbuluar botën e madhe njerëzore, ndjenjat me bukurinë e tyre, forcën e karaktereve,  patriotizmin dhe bëmat që kanë lënë gjurmë në kujtesën e brezave. Kënga ka bashkudhëtuar me luftëtarët, rrjedhimisht edhe me historinë, duke marrë me vete ngarkesat emocionale, të cilat, është e aftë të na i trasmetojë fuqishëm edhe pas një apo më shumë shekujsh:

“Shqipëri tre vilajete

në mes të kraleve mbete

Ca rigata pa edepe

i thonë dovletit: ”jepe”

Rapsodi, gati si të fliste me vete, (sepse është pjesë e dhimbjes kolektive), i drejtohet herë fatit, herë vendit të tij, Shqipërisë. Përse duhet të vendosin të tjerët, kralët e pashpirt, dhe jo zotërit e vendit, shqiptarët?! Populli guxon të gjykojë mbretër e perandorë, sepse mbështetet tek e vërteta dhe kërkon drejtësinë e munguar. Është një popull i martirizuar barbarisht, pa kurrfarë faji e përgjegjësie. “Të shtat’ krajlat bajn’ pleqni:/-Na duel doret kjo Shqypni!/ Na duel doret Shqypja krejt/ Dërgut pasha ni fjal’ po e flet:/ -Ma jepni mue për tre vjet/ kur ta ap, ta ap terbiet;/ po i marr t’dhet,’ po i marr xhelep/ dal sylahin ua mbledh krejt...”Mirëpo rezistanca e malsorëve ishte e paparashikuar për Turgut Pashën:

”Dërgut pasha n’Shkup ka shkue

telegram n’Stamboll ka çue

-Ni nim’ t’madhe shpejt me m’çue

se Idriz Seferi don me m’farue”

Albanalogu Milan Shuflai, kostaton: “Nepër malet shqiptare të paprekura nga lufta e rreziqe, popullsia e një race shumë të bukur u mbajt e freskët, pjellore, e shëndoshë, me një jetësi të jashtëzakonshme ndër disa fise, e qëndrueshme ndër të gjitha fatkeqësitë, luftëtare...së cilës i ishte dyshek toka e jastek guri…Shqiptarët e mbrojtur prej maleve janë forma madhështore e vjetër, e jo kurrsesi teprica të ngurosura e të pafuqishme, por grumbull kombëtar i gjallë me grumbullim rreth Krujës”. Turqia është armikja më jetëgjatë në trojet shqiptare, më shkatërrimtarja:

Thanë doli Rumelia

ngriti krye Shqipëria

thanë doli sadrazemi:

-Ngrihi, Shqipëris’ t’i vemi”

Autori Dodë Progni, duke shkruar për qëndresën e banorëve të veriut të Shqipërisë (Krasniqe, Gash, Nikaj, Mertur, Shalë, Shosh etj.) i referohet F.Bardhit, njërit prej prelatëve katolik, i cili, në një relacion dërguar Vatikanit, në vitin 1637, midis të tjerash informon: “Asnjë komb n’Europë që gjëndet nën zgjedhën e turkut nuk mundë të flasë me zyrtarët turqë me armë në brez e në dorë ashtu si flasin me guxim Dukagjinasit dhe popujt e Shqipërisë malore...Asnjë komb n’Europë që është nën zgjedhën e turkut, nuk ka mujt me çue krye kundër tij dhe me qëndrue 100 vjet në kryengritje, në mbrojtje e në sulme të mëdha kundër gjindes barbare, sikur vazhdojnë sot disa popuj të këtij kombi shqiptar…N’Europë nuk gjënden burra armësh ma të mirë se këta kundër turkut, sepse 100 kësish vlejnë 1000 turqë...dhe luftojnë, jo fshehtaz ose së largu me zjarr,po ballëpërballë dhe shpatë për shpatë një i vetëm shkon me guxim e futet në mes të 15 e 20-ve, gja e pabesueshme për ata që nuk e dinë me siguri.”

Shqipëria, përjetësisht miqësore me fqinjët, e çuditërisht e shoqëruar me mosmirënjohje e pabesi prej tyre. E sipas qëndrimit të mbajtur, marrin edhe përgjigjen e merituar prej shqiptarëve:

Kral Nikolla i Cetinës

T’jep xhevap gryka e martinës

Sipas Roald A. Hysa, “Beteja e Fushë-Kosovës më 1389-ën tregoi se princat ballkanas dhe bujarët e tyre nuk ishin në gjendje të ballafaqoheshin me një superfuqi të tillë, siç ishte asokohe Perandoria Osmane. Strategjia e tyre ishte thyerja e princërve të ndryshëm ballkanas një nga një nëpërmjet diplomacisë apo veprimeve të ndryshme dhe vendosja e tyre fillimisht në gjendjen e vasalitetit. Shqipëria në atë kohë ishte shumë e copëzuar dhe vetëm formalisht ndonjëri nga bujarët shqiptarë mundet, që të njihte sundimin e bizantinëve. Ndërkaq princat dhe bujarët shqiptarë kishin njohur për të parë të tyren me kohë mbretin anzhuin të Napolit, Karli I Anzhu, të cilit ia kishin deleguar kurorën mbretërore të Arbërisë, por secili vepronte për llogari të vet dhe po në këtë mënyrë i ndërtonte marrëdhëniet me fqinjët e vet, qoftë të afërt apo të largët…”

Kënga popullore, një rëndësi të veçantë i kushton edhe qëndrimit të Ali Pashë Tepelenës. Herë në mënyrë të kamufluar e herë në mënyrë të hapur, ai luftoi për 33 vite rresht kundër Portës së Lartë. “Një Pasha në Tepelenë/ gjarpri që tromaksi dhenë”. Po të shikosh me vëmëndje, ka një bashkëveprim e bashkërendim të qëndresës popullore, mes prijësve e luftëtarëve të të gjitha krahinave. Është shqiptarizmi që i bashkon, ëndrra për të qënë të lirë në trojet e tyre:

“Një mijë gegë e dy mijë toskë

lidhën fjalën me pashanë

Ata vunë kryet poshtë

dhe me besë për të u vranë”

Janë bërë objekt i vëmëndjes dhe  këngëve popullore, edhe bëmat e bashkëluftëtarëve të sundimtarit tepelenas. Unë do ndalesha te një prej personaliteteve të shquara të viteve 1820-1835, Zylyftar Poda, një luftëtar i përmasave të mëdha. E gjithë veprimtaria patriotike e Zylyftar Podës, luftërat dhe bëmat e tij, u përcollën në formë gojëdhënash dhe këngësh popullore folklorike ndër breza, duke ardhur deri në ditët tona.

 

Lidhur me këto këngë popullore folklorike, në studimin e tij, historiani Ligor K. Mile, ka shkruar: "Sipas Spiro Dines, këngët kushtuar kryengritjeve të Zylyftar Podës ishin të shumta dhe këndoheshin me dashuri në popull. Ndërmjet këtyre këngëve del qartë dhe përbërja shoqërore e pjesëmarrësve të kryengritjeve, që poeti popullor i quan "harbutë", ose "hajdutë", d.m.th. fshatarë të varfër, të ngritur me armë në dorë kundër pushtetit turk. "Melesini mal i butë / Rreth e rrotull me harbutë / Melesini i përpjetë / I vete gjylja shigjetë / Kjo kisha me një kamare / Nizamët i shojti fare / Mun te portë e Zylyftarit / varur kokë e bashnizamit". Mirëpo, ka edhe disa shkrime kontraditore që vënë në diskutim besnikërinë e Zylyftar Podës dhe shumë trimave të tjerë ndaj Ali Pashë Tepelenës, në kohën që ky i fundit jetonte muajt më të vështirë në jetën e tij: dhjetor 1821-shkurt 1822. Të tjerë jetëshkrues të Zylyftarit, komentojnë se ky i fundit s’ishte pranë Aliut, jo për arsye besnikërie. Megjithëse Zylyftar Poda ishte mik dhe kishte aleanca të qëndrueshme me Mustafa Pashë Bushatlliun e Shkodrës dhe Mehmet Ali Pashën e Egjiptit, pra në një front rezistence kundër Portës së Lartë, mbeten enigmë arsyet, nëse ka patur vërtet mosmarrëveshje me pashain tepelenas.

Studiuesi Mihal Gjergji, duke analizuar qëndresën antiturke të drejtuar nga Veziri i Janinës,  mes të tjerash shkruan: “Në kohën që Ali Pasha bën thirrje për një aleancë mbarëshqiptare kundër turkut, pritet në besë nga bashkëluftëtarët e tij. Meritonte ky prijës të tradhëtohej nga Omer Vrioni, i vlerësuar si rrallë bejlerë të tjerë?. Në grykën e Mecovës shpërndan 15.000 luftëtarë dhe bashkohet me turkun. Sa turp! I besuari tjetër, Odisea Andruco largohet nga Livadhjaja. Sa kryeneçe rraca Andruco! Përse vallë, nga frika apo premtimet e turkut për poste të larta i verbuan?. Pas këtyre, edhe djemtë e tij e poshtëruan Pashain: Myftari braktisi fortesat që kishte marrë përsipër t’i ruante, ndërsa djali tjetër, Veliu, dorëzoi Prevezën, pikën më të rëndësishme, për të cilën Aliu kishte luftuar aq shumë. Mos vallë u ishte premtuar vendi i Ali Pashait në këmbim të kësaj tradhëtie që i bënë?. Ndoshta ishin dritëshkurtër dhe s’mund ta përfytyronin perandorinë turke të rrënuar, ashtu siç ndodhi shumë shpejt?. Apo kishte arsye të tjera?.

Me guximin e Ali Pashës në ballë, me dinakërinë e tij të pakrahasueshme, me diplomacinë dhe goditjet e tij të befasishme, luftëtarët e bashkuar shqiptarë mund të hynin triumfatorë edhe në portat e Kostandinopojës, brenda sarajeve të sulltanit.

Me Aliun në ballë mund të realizoje çdo ëndërr, mirëpo tronditja ishte më e thellë nga ç’dukej. Si ndodhi vallë, kush punoi tradhëtisht për të shëmbur këtë kështjellë të lartë besimi?!. Mos vallë Ortodoksia (Ruso-Serbo-Greke) dhe Katolicizmi (Vatikani), kishin punuar në heshtje dhe me shumë kujdes, ashtu siç bënë me Armatolët, me rebelimin nga brenda dhe goditjet nga jashtë, paçka se buzëqeshjet s’i kursenin?! Ndoshta, por tashmë janë të parëndësishme…”

Sidoqoftë, trimi i Podës, Zylyftari, ka qëndruar në ballë të formacioneve të rezistencës antiosmane, me një kontribut të padiskutueshëm.

Gazeta "Melesini" e viti 1930, që botohej në  SHBA, në përkujtim të kryengritjes së viteve 1830-1831 (100-vjetorit të saj), nga komuniteti shqiptar i SHBA-së, në një artikull të botuar në gazetën e mësipërme të ËORCESTER, MASS në janar 1930, midis të tjerash shkruan: "Në 1831 plasi një kryengritje në Leskovik dhe në qarkun e tij. Zylyftar Poda e bashkoi popullin, të Krishterë dhe Muhamedanë, dhe nisi luftën kundra Turqve për të fituar lirinë e Shqipërisë. Qeveria Turke dërgoi kundra këtij një ushtari të rregullshme. Përpjekjet e para u bënë në Qarr; po me që u thye atje, ardhi në Leskovik dhe u vendos në kishën e Shënjt Illi në majën e malit Melesin. Populli i qarkut dhe qytetit, pleq, gra dhe fomi, prisnin gorricat, u chponin vëra dhe i përdortej ushtria Shqipëtare në vënt të topave. Ksisoj lufta në Leskovik mbajti nëntë muaj. Më së fundi, me që nuk ardhi ndihmë, u munt dhe u dha në duart të Turqisë. Shokët e tij u hodhën në Malin Nemërchkë dhe atje luftuan për disa kohë. Leskoviku mbeti si kryeqytet i Shqipërisë për dy vite. Më 1913, Leskoviku ra në duart e Grekëve të cilët, më parë se të iknin, i vunë zjarrin. Kësisoj, Leskoviku mbeti prapë gërmadhë. Po me që klima është e mirë dhe ndenjtësit e qytetit dhe të fshatit janë të mirë, ka shpresë që Leskoviku të rritet prapë dhe të bëhet më i bukur se sa ish". 

Publicisti Nuri Dragoi, trajton gjerësisht kontibutet e mëdha të trimave shqiptarë në luftën që i solli pavarësinë Greqisë,  gjithshtu, duke parë marrdhëniet shiptaro-greke nga thellësia e shekujve e deri në ditët tona, shkruan: “Popujt, natyrshëm, përherë janë më të emancipuar se sa vetë politika e shteteve ku ata bëjnë pjesë. Lidhjet me popullin grek janë të panadara prej thellësisë së shekujve, për shkak të elementëve të përbashkët të kulturës, këngëve dhe dokeve”. Zylyftar Poda është ndër luftëtarët e shumtë  që ka sakrifikuar e  kontribuar shumë për popullin grek, qysh me veprimtarinë e përbashkët të tij me Vezirin e Janinës dhe shumë vite të tjera më vonë, pas rënies së Pashallëkut. E megjithëatë, jo vetëm kontributet shqiptare s’u vlerësuan, por synimet dashakeqe të fqinjëve tanë, realizuan coptimin e trojeve tona. Sigurisht që plagët duan kohën e nevojshme për t’u shëruar, kuptohet, ato që mund ta kenë një fat të tillë.

Historiani Beqir Meta, arsyeton: “Mendoj që problemi kryesor janë remineshencat e së shkuarës, që vërehen shumë qartë në politikën greke. Unë do të them që në lidhje me këtë problematikë të marrëdhënieve kemi një asimetri të plotë. Nëse nga pala shqiptare nuk ka problematikë, tek ata gjithmonë ka krijim problematikash dhe kemi një ndikim të nacionalizmit në politikë, por edhe në shoqërinë grekë në përgjithësi”. Le të vazhdojmë me luftëtarin e Melesinit dhe gjurmët që ai ka lënë në dokumentacionin e ruajtur të kohës. 

Në një intervistë të Myftar Tares për gazetën “Shqip”,  ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në vitet 1945-‘48, kujton: "Në fillim të shtatorit të vitit 1946, unë
u ngarkova që të shoqëroja Enver Hoxhën gjatë udhëtimit që
ai do të bënte në Paris, ku ishte i ftuar të merrte pjesë
në seancat e mbledhjes së Konferencës së Paqes. Në axhendën
e asaj vizite në Paris, Enver Hoxha dhe grupi që e
shoqëronte (Hysni Kapo, Manol Konomi, Kareman Ylli etj.),
ishte planifikuar edhe një vizitë në Muzeun e famshëm të
Luvrit. Ashtu siç ishte planifikuar, ne vajtëm për të
vizituar Muzeun e Luvrit, ku qëndruam plot 9 orë në
pavijonet e tij. Gjatë asaj vizite, në një nga stendat e
atij muzeu, ne pamë një bust të vogël të Zylyftar Podës,
bust i cili nuk ishte më shumë se
30 cm. I pari atë e pa
Kareman Ylli, i cili menjëherë na ftoi ne të tjerëve që u
mblodhëm të gjithë aty. Teksa po shikonim bustin e Zylyftar
Podës, Enveri tha: "Interesant, këtu nuk paska shqiptarë të
tjerë, qenka vetëm Zylyftar Poda". Ndihmat e bashkëkohësve luftëtarë ndaj thirrjeve të  Zylyftar Podës, kanë qënë të pakursyera dhe të menjëhershme
                                                “Melesini maja-maja

e rreh topi, kumbaraja

del Sinan Labi përpara

me dy kobure të lara”

Historiani Irakli Koçollari na sjell në kujtesë shqetësimin e gjeneralit francez Donzalo, i cili administronte ishujt Jonianë dhe komandonte trupat ushtarake të perandorisë franceze, gjithashtu edhe të Pukëvilt, konsullit  të atashuar në Janinë. Për të dobësuar Pashallëkun e Janinës dhe për të patur dorë të lirë në Ballkan, ata përdorën të gjitha format dhe mjetet, krijuan frontin kundërshtar të Ali Pashë Tepelenës. ”Njeriu i caktuar në krye të Alenacës-shkruan Koçollari,-burri trim Selim Koka ( nga Delvina-M.M), merrej me organizimin e forcave, frymëzonte orë e cast, nxiste dhe grumbullonte burra për luftë...Tepelenasi dinak që ndiqte i përqëndruar tërë lëvizjet e kundërshtarit nuk u kish lënë kohë atyre të grumbullonin forca e armatim, të mobilizoheshin dhe organizoheshin...”Dihet si cili ishte përfundimi i kësaj aleance të fshehtë të ideuar e organizuar nga francezët. Fundi i shkurtit të vitit 1812, do të shënonte edhe fatin tragjik të Demir Dostit, Selim Kokës, Mustafa Agës e shumë trimave të tjerë, të cilët pranuan dorëzimin në duart e Vezirit të Janinës. Pra, agjenturat e huaja; turke, franceze, ruse, kishin punuar për destabilizimin e rezistencës shqiptare, përçarjes së prijësve, blerjes së njerëzve me inflyencë.

Dr. Sulejman Abazi, për fenomene të tilla, të ngjashme, por në kushte të reja zhvillimi, shkruan: “Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes…kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë.” Përballë rezistencës shqiptare dhe drejtuesve të tyre, komandantët turq i përdorën të gjitha mënyrat për t’i thyer  moralisht dhe mandej për t’i eleminuar fizikisht ata. Një praktikë të tillë e përdori edhe Sulltani me Skënderbeun, pavarësisht nga rezultati.

U rreshtuan në formacione luftarake rreth 11 mijë shqiptarë, të cilët u bënë  pjesë e koalicionit antiosman, gjatë luftës austro-turke që u zhvillua në Kosovë në vitet 1689-1690. Mirëpo turku, do vazhdonte të priste jetët e shqiptarëve pa mëshirë, ndërsa ato rilindnin përsëri, si bari i kositur. Kjo gjëndje përsëritej kohë pas kohe, për pesë shekuj me radhë.

”Shum’ asqer po qet pamporri

tan po i qet ma zi se korbi

Dervish Pasha prej Stambolli

-ku i ka çadrat Mic Sokoli ?”

Vargjet e kësaj rapsodie, pasqyrojnë luftimet e fillim prillit të vitit 1881. Në stacionin e Ferizajt erdhën me tren nga Shkupi 20.000 ushtarë turq, të kryesuar nga Dervish Pasha, për të shuar lëvizjen e armatosur të kosovarëve, të cilët vepronin nën drejtimin e komiteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për të ruajtur autonominë ( nëse mund ta quajm kështu) e lirinë e fituar me kaq shumë sakrifica, për t’u vetëqeverisur më mirë, e për t’i dhënë luftës antiosmane përmasa të reja më të fuqishme, malësorët kërkuan e gjetën forma organizimi mjaft të përsosura. Këto u gjetën në traditën, në të drejtën zakonore vendase, në organizimin shoqëror të trasheguar nga e kaluara.Organizimi i ri mori formën e bashkimit të një varg fshatërash me lidhje të forta farefisnore dhe ekonomike, në disa njësi krahinore-administrative dhe ekonomiko-shoqërore të vetëqeverisura në bazë të të drejtës zakonore.

 rrjedhën e kohës dhe të ngjarjeve, pas brezit të Zylyftar Podës, dalin trima të tjerë, në të gjitha trevat dhe me të njëjtin përkushtim në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Studiuesi Agim Boba,  anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, shkruan:Gjatë periudhës së sundimit Turk, Shqipëria shërbeu me ushtarë dhe gjeneralë, ku 25 vezirë të mëdhenj qenë shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri (shqiptar), Pashai i pamvarur A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë si bazë furnizimi turke.
Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin. Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( "enigma" R.d' Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga kohët e lashta e deri në këtë periudhë,  mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na mungojnë”.

Historiani Ludvig Holberg (1684-1754), për dinakërinë e sulltanit dhe taktikat e ndjekura nga Skënderbeu, në ndeshjen e gjatë 25-vjeçare, shkruan:  “Sulltani, gjëja e parë që bëri pasi hipi në krye të shtetit, i ofroi Skënderbeut paqe me kushtin, që ai të mbante tokat e tij dhe t'i jepte atij një tatim vjetor, dhe pasi kjo ofertë u refuzua nga Skënderbeu, Muhameti krijoi dy ushtri kundër Epirit. E para u drejtua nga Hamzai, e cila u thye menjëherë dhe drejtuesi i saj vetë ra në duart e Skënderbeut. Ushtria e dytë, e cila u drejtua nga njëri me emrin Debrea nuk pati një fat më të mirë; pasi Skënderbeu e vrau drejtuesin e saj me dorë të vet në betejë dhe pastaj e shpërndau të gjithë ushtrinë. Në të gjitha luftimet ai kishte parandjenjën të ndiqte drejtuesin dhe e kishte zakon të thoshte se kur koka është prerë, pjesët e tjera bien vetë.” Rezistenca antiosmane është drejtuar nga emra prijësish të shquar:     ”Në Kurvelesh tre nishanë

bëjnë harp me padishanë

Çelo Picari i parë

Gjolekë Kuçi me pallë

Hodua që mban kalanë”

Luftëtarët e sipërpërmëndur, krahas Tafil Buzit, Veiz Vasjarit, Rrapo Hekalit, Hasan Gjostojës, Dervish Aliut, Tartar Memushit, Hadër Kaninës, Bajo e Çerçis Topullit, etj, s’kishin zona të ndara rezistence. Ishte thirrja e gjakut që i bashkonte: ”Lum’i Vlorës nëntë mijë/ Delvina me Çamërinë/ Berati me Toskërinë/ Velabisht e hodh’ ordhinë”. Delvina ishte një nga epiqëndrat e rezistencës në jugun e Shqipërisë: ”Ra topi në Palavli/ fush’ e Delvinës u nxi/ me nizam’ e me deli/ dhjetë mijë suvari !/ I shkreti Hodo Ali/ i kish djemtë çilimi/ bën me dor’ e bën me si:/ -O burra, t’u hidhemi/ është nat’ e s’vritemi…” Me të njëjtin përkushtim e atdhetari ka luftuar edhe Çamëria. “Labër e çamër furtunë/ ca me brruc e ca me gunë”. Ajo ka bashkëpunuar ngushtësisht me Delvinën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Kurveleshin:

“Gjegje, ti kaza Delvinë

Lum’ i Vlorës po të vinë…

-O Sulo Kallapodhati

Mbahu se t’erdhi imdati

Belul Bequa ka Shehati

Brahim bej Konispolati

Xhafer Demi nga Filati

Osman Kuci ka Zhulati…”

Për të ruajtur të paprekura pozitat e tyre, disa bejlerë vendas bashkëpunuan me turkun. Kënga popullore ka bërë objekt referimi njërin prej bejlerëve vrionas:More Isuf be Berati/ tre mij’ aspra të bën ati/ copë-copë t’u bë shtati/ gjak t’u mbulua surrati/ Ç’të bëri Gjolekë Labi/ të theri mu si kasapi...” Po cilët janë këta trima, cilat nëna i kanë lindur, ç’farë gjaku kanë ndër deje?! Këto pyetje i kanë munduar drejtuesit e operacioneve ndëshkimore turke, pashallarët dhe vezirët e Turqisë, teksa bëjnë bilancin e përballjes së tyre në trojet shqiptare.

”Në Stamboll telit i ranë 

haber dovletit i dhanë:

-Gjoleka griu dynjanë !

Në fush’ e mbylli  pashanë

me nëntë mijë nizamë

-Falu! Gjolekës i thanë

-S’falem, se mburoj vatanë”

 

Ç’farë mund të duhet akoma, për të plotësuar portretin e Gjolekë Kuçit ?!. Asgjë. Ai është i plotë dhe i pakrahasueshëm. Personalitete si Gjoleka apo luftëtarë të tjerë, të cilëve do t’u referohemi më poshtë, të cilësuar si të tillë nga gjykimi popullor, s’janë gjë tjetër veçse fenomene shqiptare, të vazhdueshme e mbase të imponuar nga koha, por të lartësuar në panteonin e lavdisë.

”Kush e njih Dervish Alinë/ rrobacohtë mustaqezinë?/ Ati tija me zengjinë/ hipur, e gjykon valinë/ Dervish Aliu kish nurë/ çili bardhë sa një kullë/ halldupët’ gunëmurrë/ i qëndron si dhënt’ në shtrungë/ u rrij me këllëç nër hundë/ i përmbys për nën Urë ! ” Përjetësohet kështu emri dhe bëmat e Dervish Aliut nga Dukati i Vlorës, një luftëtar i shquar i rezistencës antiosmane. Edhe pas viteve 1840-1850, qëndresa shqiptare është po e njëjtë. Nuk dihet saktësisht pozita e francezëve në ishujt Jonianë, alencat e saj diplomatike në vitet 1870, pozitat e Turqisë përballë fuqive të reja që e kërcënonin, afro 50 vite mbas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, por rezistenca shqiptare është pasqyruar  saktësisht: Taksirat i vëndit tynë/ ç’e pru Progonat Hysninë/ lidhi pleq e parësinë;/kërkon Bejo Dukë trimnë/ Në det e ropi gjeminë/ me grusht e ndau florinë/ preu frëngjërë një mijë/ Tri kushulla pas iu njinë/ bëhet dava në Janinë” Ngjarja e pasqyruar në vargjet e mësipërme na shpie ne vitet 1870. Hysni Pasha është komandanti i forcave turke që kërkon të arrestojë Bejo Dukën, një rrebel kurveleshas, nga fshati Gusmar, ashtu siç do të bëhej shumë vite më vonë me 13 bilbilenjtë e kësaj krahine. Megjithëatë, ka shumë qëndrime dashakeqe nga historianë e studiues të huaj, në lidhje me gjykimin e shqiptarëve si popoll e si komb.

Sipas Kastriot Myftaraj:Nathalie Clayer, si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë, kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Ata që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në të shkuarën, e shohin si pengesë të madhe Skënderbeun. Se është e qartë që, derisa në historinë shqiptare, në shekullin XV, ekziston një personalitet 
si Skënderbeu, nuk mund të thuhet se në atë kohë nuk kishte një bashkësi nacionale shqiptare të konsoliduar, për kohën…
Me anë të sistemit të aleancave të Besëlidhjes së Princave në rezistencën dhe shtetformimin në kohën e Skënderbeut morën pjesë edhe një pjesë e madhe e asaj që sot është Kosova, si dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë”. Shqiptarët luftonin brenda teritoreve të tyre, dhe brenda këtyre teritoreve s’kishte shtetas të huaj.

Historiani Sherif Delvina ka qenë në përbërje të delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërkombëtare “Për minoritetet”, që u mbajt në Ankara të Turqisë, nga 27 deri më 29 tetor të vitit 1994. Ai ka hulumtuar në disa nga arkivat e Turqisë, Francës, nga ku ka sjellë në Shqipëri dokumente me vlerë dhe në shërbim të çështjes kombëtare. Nga Arkivi i Sulltanit, në Turqi, Sherif Delvina solli në Institutin e Historisë, regjistrat e viteve 1500-1600, realizuar nga turqit, ku jepen të gjithë banorët e Shqipërisë, me emra dhe mbiemra. Ajo që ka më tepër rëndësi në këto regjistrime është se deri në vitin 1690, në regjistrat turq, nuk figuronte të kishte asnjë minoritar në Shqipëri. 

Ka një vlerësim e nderim të merituar për luftëtarët. Këtë e realizon populli nëpërmjet këngës së tij. Ky kumt apo mesazh, duhet të bëhet publik, të njihet e mandej të bëhet ushqim shpirtëror për të tjerë trima. Ky është edhe një nga misionet e këngës :

”Doli Tafili nga deti

duall’  e prin’ vilajeti

Vilajeti mir’ e prinë:

bënë dasm’ e e gostinë...

Nga do ta shkojmë Tafilë?

-Poshtë, përpjet’ Arbërinë”

Është një lajm i gëzuar. Nga Korfuzi, në portin e Vlorës ka zbritur Tafil Buzi. Ai duhet të pritet me të gjitha nderet që meritojnë trimat e këtyre përmasave, por edhe duhet të ruhet, sepse turku kërkon ta shpjerë të lidhur para sulltanit. Ai nuk trembet në këtë përballje, por s’duhet ta lerë në mes misionin e tij: kryengritjen popullore. Megjithatë, le ti referohemi  këngës që paraqet përballjen e një trimi tjetër shqiptar, Çelo Picarit, me sulltanin:

”Çelua, këllëçkaftani/ u ngre vate te Sulltani.../Seç u zu hundë për hundë/ Tha Sulltani:-ç’dreq o punë/ nuk e lë të lirë ”hajdunë”/ se ngrë vënd’ e më prish punë.../Ndaj në Konj’ syrgjyn e shpunë”

Tepelenas e shkodranë luftojnë krah Zylyftar Podës, Vlonjatët në Berat, gjirokastritët i gjën në Korçë: ”Ky Bajua me Çerçizë/ për tërë natën ç’u dinë/ në Korç’ e zunë pusinë/ vranë dhespot mjëkërzinë/ se kish lidhje me Greqinë” . Bëhet fjalë për vrasjen e Mitropolitit të Korçës. Shumë prej këtyre luftëtarëve humbën jetën në përballjet e pabarabarta me pushtuesit:

”Ç’ka po thot’ pash’ Xhaviti?

-Kurrkush luftën s’un ma nisi

n’Mitrovic’ Is’ Boletini

n’qaf t’Morins Zeqir Halili

-Kush e nis luftën ma i pari

-Halit Dula prej Myhejani

Sadik Rama e Sadri Bardhi

      Brahim Hoxha i Hoxh Dallapit”

Bëhet fjalë për vitet 1909-1910. Shefqet Turgut pasha,  një nga gjeneralët famëkeq që drejtonte operacionet ndëshkimore ndaj kryengritëse kosovarë, tentoi çarmatosjen e shqiptarëve, shkretoi Fushë-Kosovën, Gjakovën, Kaçanikun...

E njëjta urrejtje antishqiptare manifestohej edhe në jug të vendit, prita dhe pabesi ndaj luftëtarëve shqiptarë. Edhe përgjigja do ishte flakë për flakë: ”Vërtet Hajredin’ e vranë/ por hakën s’ja lë pa marrë/ me mazapë e me xhandarë/ do ta mbush rrapin të vrarë

Parballjen e banorëve të Çamërisë me pushtuesin osman, mandej shpërnguljet dhe ndryshimet e ndodhura në këtë krahinë, padrejtësitë e paimagjinueshme, por të vërteta, i përshkruan edhe historiani Pëllumb Xhufi: ”Nëse shohim librat e fundit të shekullit XVIII dhe të fillimit të shekullit XIX,

midis tyre edhe një autor, Psalidha, që quhet babai i historiografisë greke, të gjithë e quajnë Çamërinë si tokë shqiptare dhe popullsinë krejtësisht shqiptare. Psalidha ka bërë një histori të asaj që ai e quan Historia e Epirit, të cilin Epir ai e quan edhe Shqipërinë, d.m.th. Historia e Epirit ose e Shqipërisë. Ai jep një pasqyrë të qartë dhe e pranon pa bërë asnjë polemikë, që Çamëria është një tokë e banuar nga fise shqiptare… Mund të përmend një kronikë greke të zbuluar në arkivin e Vatikanit, e cila flet pikërisht për këtë zonë, flet për kohën ku në Çamëri ishte zot Gjin Zenebishi i famshëm në fund të shekulli XIV, kronikë që zë me emër të gjitha fshatrat dhe ku thuhet se në këto zona jetonin shqiptarë deri në kufijtë e Janinës. Kemi dokumente që tregojnë për ngjarje të mëdha, siç është ajo në fund të shekullit XVI dhe fillim të shekullit XVII, me kryengritje të mëdha antiosmane, në të cilat përfshihen çuditërisht në krye të tyre klerikë, peshkopë shqiptarë. Pikërisht këtu kemi një kryengritje në krejt Çamërinë, ku një peshkop shqiptar nga Paramithia, me emrin Dionis, ngriti 70 fshatra dhe të gjithë kryengritësit ishin shqiptarë. Dhe fshatrat po ashtu. Këto të dhëna janë zbuluar nga dokumentet greke dhe ato veneciane…”

Mandej, pof. Pëllumb Xhufi komenton se si e morën Çamërinë në vitin 1913, vetëm pak kohë pasi shteti shqiptar ishte krijuar… Ndodhi Lufta e Parë Ballkanike, e cila shpërtheu në marrëveshje midis Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi për të ndaluar krijimin e shtetit shqiptar. Kjo ishte në thelb Lufta e Parë Ballkanike, që ishte një luftë në funksion antishqiptar, pra për të copëtuar territoret e Shqipërisë dhe për të ndalur krijimin e shtetit shqiptar. Në këtë rrëmujë të Luftës së Parë Ballkanike, ushtritë greke arritën të avancojnë dhe të pushtojnë një pjesë të Maqedonisë dhe në 1913-ën u lëshuan edhe në Çamëri. Pushtuan me dhunë, me vrasje dhe këtu filluan shpërnguljet e para të popullsisë çame. Pastaj vjen Konferenca e Londrës, që e njeh "de jure" këtë pushtim, që ushtritë greke i kishin bërë Shqipërisë. Është e vështirë të hysh në logjikën e Fuqive të Mëdha të asaj kohe. Çamëria nuk është i vetmi rast. Me këtë logjikë iu dha edhe Kosova Serbisë, meqë Kosova ishte aleate e Antantës dhe meqë në atë kohë Greqia ishte aleate e Francës dhe Anglisë. Arsyetimi ishte i thjeshtë: shpërblim aleatëve me dhënie tokash që ata i pretendonin. Madje, në Konferencën e Parisit që mbylli edhe Luftën e Parë Botërore në vitin 1919, pa u druajtur fare, përfaqësuesi francez thoshte që edhe Vorio-Epiri, pra pjesa jugore e Shqipërisë, duhet t‘i kalojë Greqisë, sepse është interesi i Greqisë që e kërkon dhe ajo është aleatja jonë dhe duhet ta mbështesim. Pra, janë arsyetime të tilla cinike, që për fat të keq, në rastin shqiptar kanë funksionuar, pavarësisht se duken të padrejta. Në vitin 1923 vjen Marrëveshja e Lozanës, kur, përveç të tjerave, filloi përzënia e çamëve për në Turqi si myslimanë turq…Përgjithësisht, ky ishte fati i trojeve shqiptare në veri dhe në jug të vendit, edhe pse gjakun s’e kemi kursyer. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, formacionet luftarake u organizuan me një frymë të re, me objektiva më të qarta, me një ndërgjegje e ndjenjë kombëtare më të lartësuar. Ishin hapat e para që tentonin shkëputjen prej Turqisë.

”Haxhi Zeka flet i pari:

-na n’kët ven vllazën si kem’ ardhë

me lidh’ besën me i fjalë

Atdhen’ ton’ kujt mos me ia lshu

prej sulltanit m’u shkatrru

na ka shtyp’, na ka robnu

vllaun prej vllaut e ka largu

gjuhën shqipe s’ka lon’ me msu”

Janë fjalët e Haxhi Zekës, Kryetar i Kuvëndit të Pejës (janar 1899) ku morën pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Kosovës, të rrafshit të Dukagjinit dhe Tetovës. Kjo frymë rrevolte mori shtrirje të gjerë në gjithë krahinat e Shqipërisë dhe vazhdoi deri në shpalljen e pavarësisë e më tej...

 

Shahin Matraku, njëri nga bijtë e shpatës shqiptare.

 

Veprimtaria antiosmane e Shahin Matrakut dhe çetës së drejtuar prej tij, fillon afërsisht me Lidhjen Shqiptare të Prizerenit dhe vazhdon deri në vitet 1912. Për herë të parë, historinë e kapedanit Shahin Matraku e kam dëgjuar në moshën e miturisë, atherë kur fëmijët janë të prirur të dëgjojnë nga gjyshërit, gjyshet dhe prindërit përrallat e historitë e kohës së kaluar. Në atë moshë dëgjon, e duke dëgjuar gati si pa interes, duket sikur historitë e treguara rrjedhin e treten bashkë me kohën, por kur rritesh e kupton që ato kanë lënë gjurmët e tyre. Vjen një tjetër kohë, kur hapat e trazuar të fëminisë kërkojnë të tregojnë për rrugët e shkelura, për fjollat e tymit të cigarit në duart e argasura të baballarëve, të cilët, bashkë me ta digjnin edhe brengat e ditës, për aromën e bukës së ngrohtë në duart e mira të nënës, për ëndrrat e bukura, në krahët e të cilave donim të bridhnim ende, tamam si trimat për të cilët dëgjonim.

Vazhdimisht kujtoj babain tim të nderuar Njaziun. Ende ndjehem fëmijë para tij, si dikur në netët e gjata të dimrit, pranë oxhakut në shtëpinë tonë në fshat, kur tregonte vazhdimisht jetën e historinë e fisit “Matraku”. Jo rrallë trazonte kujtimet e tij dhe fliste për trimat e Gorës dhe Oparit, krahina të cilat i ndan administrativisht fshati Strelcë, por i bashkon e njëjta traditë : Theodhor Kavaliotin, Kajo Babjenin, Grigor Voskopojarin, Malkë Zvarishti, Ismail Dërdusha, për gruan burrëreshë Pashako Selmani, Bendo Shaperdanin, etj. Pastaj rikthehej përsëri në rrënjët e fisit. Ai na tregonte se një kaçak, luftëtar nga ky fis me emrin Shahin Matraku ishte një trim që kishte luftuar kundër turqëve. Megjithëse kaçak, Shahini ndihmonte fshatarët e varfër me ushqime, mbronte rrugën tregëtare Voskopojë-Berat, etj. Babai tregonte ngjarje të ndryshme, episode luftimesh të kapedanit dhe ne fëmijët krenoheshim se ishim gjak i këtij luftëtari.

Më vonë, në periudhën e shkollës 8-vjeçare, (fillimi i viteve 1970) kam lexuar në revistën “Ylli” një shkrim historik për kaçakun Shahin Matraku. Aty kam parë edhe fotografinë, pikturën e realizuar nga Spiro Xega me emrin “Çeta e Shahin Matrakut”.

Në fillim të viteve 1980, kohë kur kam kryer studimet e larta në Tiranë, me një grup studentësh organizuam një vizitë në Galerinë e Arteve.Duke lëvizur në pavionet e Galerisë dëgjonim edhe spjegimet e ciceronit. Në një moment ai bëri spjegime rreth pikturës: “Çeta e Shahin Matrakut”, duke folur gjithashtu edhe për piktorin Spiro Xega... Pa përfunduar plotësisht fjalët ciceroni, mbi mua u kryqëzuan vështrimet e shokëve. Disa prej tyre folën si në kor: ... ne e kemi Matrakun këtu... Reagoi edhe ciceroni, duke kërkuar me sy në hapsirën e koridorit që të shpinte drejt pikturës.Unë u afrova pranë tij dhe ju përgjigja se jam nga fisi i kapedanit. E ndjeva veten më të rritur, më të burrëruar do të thosha, por edhe më të vlerësuar. Ja që njeriu ka nevojë të kapet pas diçkaje, qoftë edhe pas kujtimeve, ndërsa kur bëhet fjala për rrënjët e tua, të zgjidhet gjuha dhe të shtohet siguria.

M? von? kam lexuar me interes: shkrime, libra, poezi t? kushtuara Shahinit, ndërkohë që  fillova t’i mbledh e t’i ruaj n? biblotek?n time personale. Më të rëndësishme kam gjykuar e mbledhur gojdh?nat dhe këngët, kryesisht nga babai im, duke i marrë nga rregjistri i konservuar i fëminisë. Ngjarjet q? m? kan? b?r? m? shum? p?rshtypje dhe m? p?lqenin m? shum? ishin ato q? tregonin trim?rin?, guximin dhe zgjuarsin? e kaçakut dhe trimave t? çet?s s? tij n? luftimet me turqit. Nj?koh?sisht, dashuria e kapedanit Matraku me Silen, n? at? koh?, ?sht? mjaft interesante dhe e pazakontë, ndaj, kur e d?gjonim në fëmininë tonë, qeshnim n?n buz?.

Fshati Popçisht, q? ?sht? v?ndlindja e Shahin Matrakut, ndodhet n? krahun e djatht? t? rrug?s Korç? – Moglic?, e cila gjarp?ron rrjedh?s s? lumit Devoll. Ai shtrihet n? k?mb? t? malit t? Lenies dhe ka fqinj? fshatrat: në lindje ndodhet fshati Strelcë, n? perëndim fshati Kucak?, n? veri ndodhet mali i Lenies dhe në jug ndodhet fshati Gjinikas e Osoja. Fshati ?sht? i p?rb?r? nga disa lagje si “ Vranas”, lagjia e “Kroit” e cila ?sht? dhe q?ndra e fshatit dhe ka marr? k?t? em?r pasi aty ndodhet kroi i fshatit me uj? të mrekullueshëm, lagjia e “Manastirecit” dhe “Kojasi”. Shahini ka lindur n? lagjen e Kroit dhe fisi “Matraku” ?sht? i vendosur i gjithi n? k?t? lagje.Fshati n? fund t? viteve 1980 num?ronte rreth 150 familje, ndërsa sot ?sht? braktisur nga shumica e banorëve, rreth ¾ janë larguar.

Fshati ?sht? i besimit mysliman dhe ka pasur nj? xhami n? fund t? lagjes Kroi, ose n? mes t? lagjeve Kroi dhe Kojas.Por duhet t? theksojm? se n? lagjen Manastirec ka pasur edhe nj? kishë dhe fashatar?t i thoshin v?ndit “te kisha”.Si xhamia dhe kisha jan? prishur n? fund t? viteve 1967-70, si n? gjith? Shqip?rin?.T? b?n p?rshtypje se fshati ?sht? i vendosur n? nj? territor ku ndasia fetare nuk ka ekzistuar. Banorët e fshatit Kucak? janë të besimit ortodoks, por marrëdh?niet midis dy fshatrave kan? q?n? dhe jan? shum? t? mira.Po k?shtu dhe fshati Gjinikas e Osoj?.

Popçishti ?sht? nj? fshat arsimdash?s, i cili edhe larg qytetit t? Korç?s ka ditur t? arsimoj? f?mij?t e tij.Kujtoj se nga fshati jan? arsimuar mjaft t? rinj n? deg?t e profilit t? bujq?sis?, blektoris?, arsimit, financ?s, mjekësis?, nd?rtimit, ushtarak? etj, t? cil?t kan? sh?rbyer jo vet?m n? vendlindje por edhe n? rrethe t? ndryshme t? vendit.Me respekt duhet t? kujtoj Mylazim Matrakun (vdekur nga nj? s?mundje e r?nd?), ish deputet i Kuv?ndit t? Shqip?ris? n? legjslatur?n e vitit 1991-1992.

Fshati duhet t? respektohet p?r atdhedashurin? e treguar n? shekuj, p?r ndjenjat e patritozimit dhe t? trim?ris?. Si gjith? krahina e Gor?-Oparit kan? ditur t? ushqejn? brez pas brezi cil?sit? m? t? mira t? atdhetarizmit, vlera t? cila ndjehen edhe sot. N? t? gjitha ngjarjet historike t? Shqip?ris? kan? ditur t? rreshtohen n? t? mir?n e vendit.

Duhet t? p?rm?nd edhe nj? cil?si tjet?r t? fshatit Popcisht, por jo dhe vet?m t? tij, t? gjith? krahin?s. Ata janë njerëz të lindur për punë dhe të edukuar me dashurinë për të.Krahina e Gor?-Oparit ?sht? krahin? malore e cila p?r t? jetuar k?rkon shum? sakrifica ..Ata kan? ditur t? sfidojn? k?to v?shtir?si dhe t? nd?rtojn? jet?n sa m? mir?, veçse me pun? t? ndershme dhe djers?n e ballit.

Ky, pra, me pak fjal? ?sht? fshati i Shahin Matrakut. Nga sh?nimet q? kam mbajtur, gjat? rrefimeve q? b?nte im atë, por edhe fshatar? t? tjer?, rezulton se Shahin Matraku nuk ka pasardh?s t? drejtp?rdrejt? t? familjes s? tij, por vet?m t? arf?m. Ai nuk ka q?n? i martuar dhe si i till? nuk ka trashgimtar?. Shahini ka patur nj? mot?r t? martuar n? Popçisht me emrin Duda, e cila ka kryer edhe varrimin e Shahin Matrakut pas vrasjes n? teqen? e Vr?pck?s, por q? nuk dihet vendndodhja e varrit. Duda, tregonte babai, ishte e martuar me xhaxhain e Halim Xhaferit, por q? nga kjo familje nuk ka trashëgimtar?.N? fshat ekziston sht?pia e saj e cila sipas rr?fimeve ?sht? nd?rtuar nga Shahini dhe ka q?n? baz? dhe streh? e tij.Deri vonë kjo sht?pi ka q?n? monument kulture.Sipas gojëdhënave, tregohet se tre motrat e tjera të Shahinit kanë qënë të martuara në fshatin Babjenj, Gribec dhe Dërdush, të cilat kanë dërguar në çetën e Shahinit nga një djalë.

Siç p?rm?nd?m m? sip?r, d?shiroj t? trajtoj? dy-tre ngjarje t? cilat m? kan? mbetur n? kujtes?, kryesisht n? lidhje me veprimtarin? e kapedanit Shahin Matraku. Sipas këngëve të trashëguara deri në ditët e sotme rezulton se bazat dhe strehimi i çetës së Shahinit kanë qënë pyjet afër vendlindjes së tij; si pylli i Gavlishtit që është në krahë të fshatit Gjinikas, pylli i Bakullit që është afër fshatit Osojë dhe lidh me rrugë Voskopojën.Njëkohësisht, bazë kanë qënë edhe pyjet e fshatrave në Gorë, si Gribeci, Babjenji e Dërdusha, ku kishte të martuara motrat e tij.Kështu edhe luftimet e çetës me koshadhet turke janë zhvilluar pikërisht në këto zona.Mendoj se tabllo-piktura e Spiro Xegës “ Çeta e Shahin Matrakut” duhet të jetë krijuar me frymëzimin e pyllit të Bakullit, i cili edhe sot është mjaftë interesant. Bile edhe vendlindja e piktorit është pikërishtë në afërsi të këtij pylli.

“Tek kisha, majë  Gavlishtit

Lufton Shahini i Popçishtit”

Për këtë këngë tregohet se ushtarët turq kishin marrë dijeni për vendndodhjen e çetës në pyllin e Gavlishtit dhe kishin kryer rrethimin e saj.Njarja ka ndodhur në periudhë dimiri.Kapedani e kuptoi këtë plan të turqëve dhe urdhëroi trimat e tij që duhet të çanin rrethimin, por jo duke luftuar ballë për ballë me armikun e tyre. Menduan një plan mashtrimi. Me zgjuarsi hoqën gunat që kishin të veshura, i mbushën me dëborë dhe i hodhën në një rrëpirë, vend të pjerrët e të zhveshur nga pemë e shkurre. Koshadhet turke ndoqën gunat që rrukulliseshin tatpjetë në greminë dhe qëllonin me armë duke kujtuar se u asgjësua ceta e kaçakut.Por plani i mashtrimit nuk përfundon këtu. Për të çarë rrethimin dhe për ta bërë më të besuar para turqëve se vërtet ceta ishte asgjësuar,kapedani porositi anëtarët e çetës që opingat ( shollët që kishin veshur në këmbë) ti vendosnin në të kundërt, pra thembrën nga maja e cila do të tregonte gjurmët në dëborë në drejtimin e kundërt.Çeta në këtë rast doli nga rrethimi dhe u strehua në pyllin e Bakullit, ndërsa turqit kujtonin se çeta u asgjësua.

Mbas këtij rrethimi, çeta e Shahin Matrakut ka ndryshuar strehimin e saj duke lëvizur nga pylli i Bakullit në fshatrat  Gribec dhe Dërdush. Por edhe këtu turqit e rrethuan sepse i informoi Mete ... nga fshati Marjan i Gorës i cili ishte koshadhe me turqit.Edhe kënga e nxjerrë nga goja e popullit tregon ngjarjen e mësipërme por dhe me një cilësi të cetës. Ata edhe pse ishin të rrethuar dhe luftonin me turqit e shqiptarët në shërbim të turqisë (Mete kushëri i parë me nipin e Shahin Matrakut) nuk dëshironin vëllavrasjen. Ja si e tregon kënga luftimin në fshatin Marjan: “Ky Marjani i shkretë mbushur plot nizamë/ Bini moj muzika bini në të qarë/ Lufton me Shahin’ kushëriri i parë/ Bini moj muzika bini në të qarë/ Nga dritarja e shkëmbit dy martina ranë/ Bini moj muzika bini në të qarë/ O të shkretin Mete ç’e zuri në ballë/ Bini moj muzika bini me të qarë/ Hodua i Gribecit:- ta zëmë të gjallë/ Bini moj muzika bini në të qarë/ Ky Kajo Babjenji:- mos se janë shqiptarë/ Bini moj muzika bini në të qarë”

Për çetën e Shahin Matrakut nuk tregohen vetëm ngjarjet me luftë, rrethime, trimëritë apo zgjuarsitë e kaçakëve, por tregohet edhe ana sociale, njerëzore e tyre.Është shkrojtur në libra apo artikuj të ndryshëm për dashurinë që kishte kaçaku me Silen, por unë do të preferoj të tregoj një këngë të popullit që këndohet për këtë dashuri. Është mjaftë interesante të përceptohet në ditët e sotme që një kaçak gjen kohë edhe për të dashuruar dhe aq më keq një kaçak i besimit fetar musliman dashuron një vajzë të besimit fetar ortodoks, bile vajzën e priftit të fshatit Osojë. Siç e kemi përmëndur edhe më sipër kur është përshkruar fshati Popçisht, mendoj se ky fakt apo cilësi, bashkëjetesa fetare në këtë krahinë ka qënë dhe është  një virtut i këtyre njerëzve, të cilët në plan të parë kanë vendosur vlerat njerëzore dhe jo besimin fetar.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, për këtë  ngjarje, në një nga gazetat e  muajit Korrik 1994, do shkruante në një intervistë se ... në këtë vap Korriku do të dëshiroja të isha në një pyll, të shkoja një mish në hell, të kisha një faqore raki me vete dhe të kisha patjetër edhe Silen si kaçaku Shahin Matraku... e më poshtë vazhdon i madhi Dritëro se ... a dini ju  kush është Shahin Matraku? Është ai që edhe të dashurën e ka marrë në çetë. Pjesmarrja e të dashurës së Shahinit në çetë, Sile , është rasti i parë në historinë e gruas shqiptare në formacionet luftarake, bile para Shotës....

Dhe kënga për këtë dashuri të kaçakut me Silen sillet edhe në ditët e sotme: ‘Do ta prish shtëpinë, do ta bëjë lëndinë/ Do të shkoj moj Dado, në mal me Shahinë/ Silja: Merrëm Shahin merrëm, merrëm mos më ndaj?/ Shahini: Rri moj Sile rri, se unë jam firar (i kërkuar)/ Silja: Merrëm Shahin, merrëm se jam fukara/ Në daç me kurorë në daç me nigja/ Hajde Shahin hajde që sot’ ta pjekim/ Shahini: Rri moj Sile rri se mua më ndjekin...”

Për vrasjen e Shahin Matrakut, turqit pasi e panë se me forca ushtarake  nuk arritën dot qëllimin e tyre dhe dështuan me turp duke e ndjekur për ta asgjësuar fizikisht çetën  e tij, përdorën mënyrën dhe metodën e tërheqjes, se “gjoja” Porta” e kishte falur kaçakun.Për këtë në fshatrat e zonës së Oparit dhe Gorës u përhap lajmi se Shahin Matraku është falur dhe nuk ndiqet më nga turqit. Bile edhe copa gazete silleshin nga Stambolli ku shkruhej kjo e “vërtetë”.Prandaj Muharremi ....(nga zona e Devollit i vënë në shërbim të turqisë) do të shtronte një darkë në teqenë e Vrëpckës për nder të faljes së Shahinit, i cili do të ishte i ftuar.Nga ana tjetër edhe Shahini ishte bindur se do të ishte vëtetë një darkë miqësore sidomos kur bëhej fjalë për besën që e jep shqiptari.Por e vërteta nuk ishte kështu.Muharremi kishte rrethuar teqenë e Vrëpckës dhe kishte përgatitur planin e asgjësimit fizik të kaçakut pasi edhe detyrën kështu e kishte marrë nga turqit.Gojëdhënat tregojnë se Shahin Matraku ato ditë është ndodhur në fshatin Dushar dhe para se të nisej për në teqenë e Vrëpckës ishte përgatitur që të çonte në darkë edhe raki rrushi, ball kazani, që këto fshatra e kanë për traditë.Sapo është përgatitur për tu nisur është thyer një trabuzanë raki dhe shoqëruesit e tij i kanë thënë:- mos shko në teqe! U nis ters kjo punë, kthehu.Por kaçaku kishte dhënë fjalë dhe i qëndroi besës së dhënë dhe shkoi në teqenë e Vrëpcës.Në momentin kur janë takuar brënda në teqe, koshadhet turq i janë hedhur sipër dhe e kanë vrarë, bile i kanë prerë edhe kokën, të cilën e kanë çuar në Stamboll. Populli i Gorës dhe Oparit, ende vazhdojnë të tregojnë me dhëmbshuri, por edhe me një ndjenjë adhurimi e krenarie, bëmat e Shahin Matrakut.

Kështu që, unë s’pretendoj për prurje të tjera të reja, për zbulime interesante, veçse një gjë e di mirë: zërat e bashkuar shkojnë më larg, ndërsa oshtima e tyre i detyron të dëgjojnë edhe ata që s’e dëshirojnë një gjë të tillë. Sikush i shpreh  mendimet sipas mënyrës së vet. Më shumë se sa këngët që vazhdojnë të kalojnë gojë më gojë, s’mund të pretendojnë as ata që e kanë bërë objekt të shkrimeve të tyre kapedan Shahinin, të cilët, jo vetëm që i falenderoj, por edhe u referohem.

Mexhit Kokalari, në librin e tij “Bijtë e shpatës shqiptare”, vlerëson: “Shahini ishte luftëtar i sprovuar i luftës së çetave, dallohej për manovrimet e shpejta dhe për maskimin që u bënte luftëtarëve për të carë rrethimin. Shquhej për sulmet e befasishme që u bënte pushtuesve të udhëhequr nga rrenegatët e vendit”

Apostol Bitraku i referohet Gjerasim Qiriazit ( “Pengu i kaçakut”) dhe rikujton: “Shahini doli kaçak nga varfëria e madhe dhe urrejtja ndaj nëpunësve qeveritarë. Ca gjëra që u kish lënë i jati, u shkuan për të larë borxhet. Gjithashtu ai refuzoi të shkonte nizam e të linte eshtrat në shkretëtirat e Arabisë. Që kur ishte i ri u burgos në Korcë bashkë me të vëllanë. Në përpjekje për tu arratisur nga burgu, i vëllai mbeti i vrarë në vend, ndërsa Shahini u plagos rëndë në krahun e djathtë. Vuajti shumë nga ajo plagë. U dërgua në burgun e Manastirit ku kreu dënimin 5 vjet dha pastaj u lirua. Prej këtij momenti, për të shpëtuar nga kusuret e tjera, bëri një vulë e doli kacak, u hodh në arrati. Në fillim vetëm, pastaj edhe me shokë të tjerë. Herë herë ceta e tij arrinte në 20 – 25 vetë.Forcën kryesore të saj e përbënin fshatarë të varfër , si dhe ai, që kishin të njëjtin hall. Kishte fshatarë nga Popcishti, Llënga, Skrapari, Bozhigradi e tj.Të përhershëm ishin në cetë edhe nipërit e tij Kajua e Haxhiu nga Gora, si dhe Bazi e Hodoja nga Gribeci.Aty bënin pjesë edhe Nuriu me të vëllanë, Tahirin, nga Bozhigradi, Saliu nga Popcishti, Rushani nga Gora, Kajmaku e Ahmeti nga Panariti, Lakja nga Skrapari, Tuni, Narti e Rapi Kokoneshi nga Llënga e tj.

Autori Besim Shyti, midis të tjerash shkruan: “Gora, Opari dhe Mokra ishin limeret e përhershme ku ajo strehohej (ceta e Shahinit- M.M), sidomos kur ndiqej prej koshadheve turke, kurse krahinat e tjera ishin fusha veprimi sa herë paraqitej nevoja për të bërë ndonjë goditje apo rrëmbim pasurie…”

Mihal Gjergji, në shkrimin “Kapedani i mësonjtores shqipe”, duke analizuar kohën në të cilën veproi edhe çeta e Shahin Matrakut, komenton: “Bëhet fjalë për një periudhë tejet të vështirë për popullin shqiptar, atë të fundviteve nën sundimin turk. Perandoria osmane  vazhdon të ndërmarrë reforma të  njëpasnjëshme për të zgjatur jetën, ndërkohë që kërkon të vjelë taksat  në të katër vilajetet e populluara nga  shqiptarët, për të ushqyer mokrën burokratike të shtetit të mbërthyer nga kriza morale, ekonomike, politike dhe shoqërore. Shkolla shqipe përsëri  vazhdon të jetë kërcënim për xhonturqit, lejohet vetëm mësimi në gjuhën turke dhe në trevat jugore në gjuhën greke. Pikërisht në këtë periudhë, patriotët e shquar shqiptarë, rilindasit, ngritën me forcë zërin për nevojën e njehsimit të alfabetit dhe shkollimin e fëmijve  në gjuhën amtare, hapjen e tyre në të gjitha zonat e vëndit, duke ia kërkuar këtë me forcë vetë Sulltanit, zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe kultivimin në popull të frymës kryengritëse ndaj shtypjes osmane dhe të kujtëdo pushtuesi në veri apo në jug të vendit. Këtë frymë e përkrahën menjëherë atdhetarët e vërtetë, luftëtarët e pushkës dhe të penës, ndërsa rreth tyre, populli i lodhur nga vuajtja e gjatë dhe padurimi për ta parë veten të lirë, filloi lëvizjet e protestës.”

Dritëro Agolli, përsëri  e çmon si dinjitoze një vdekje si të Shahin Matrakut, dhe pse jo, e dëshiron atë: Ndodh të kem pak gjumë e të gremisem / Mbi një shkëmb si cub e si kaçak / Por si presh i zier nuk zvarrisem / Vdes diku si një Shahin Matrak “.

Koçi Petriti e cilëson Shahinin si njeriun që po shpall shkrimin shqip dhe qëndron në roje të tij: E pret Gora shpellë pas shpelle/ kush për mbrojtje kush për hall,/ po mbi palë fustanelle/ shkrimin shqip ai po shpall.“

Agron Agolli  futet në botën shpirtërore të kaçakut: “S’blihet Shahua me flori/ Lajka e të lutur/ Ka vetëm një kal dori/ Dhe Silen e bukur“. Përpos emrave që përmënda, ka edhe autorë të tjerë,  si Qerim Vrioni, Pëllumb Gorica, Adem Telha Bacelli, etj, madje edhe të huaj, të cilët i kanë veshur Shahinit kostumin e luftëtarit atdhetar, gjithëkush sipas shijes së vet, por, me  vlerësimin që meritojnë ata që kanë fituar përjetësinë.

Ndërsa populli, përshkruan një prej ngjarjeve të dhimbshme dhe vendos gishtin mbi tradhëtarin: ”Brenda Voskopojë:/ dy martina ranë/ bën dyfek Shahini / me treqind nizamë/ Ju sosnë fishekët;/ -Forra, jataganë!/ Kapedan Shahini/ Kapedan  me pallë/ Ky Beqo Gjobabsi/ Seç mori përruanë/ S’kish zanat dyfeknë/ Kish zanat cekanë...”



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora