Speciale
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (IV)
E diele, 08.08.2010, 07:58 PM
NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI
Nga Mejdi Asllani
XIII
Tani, jo, nga respekti ndaj gjithë historianëve, me përjashtim të disa ve prej tyre, për të mos u përzie në profesionin e tyre, por për hir të lexuesve, do t’i nxjerr nga ky korridor i skëterrës. Duke e përshkruar një dramë dashurie që zgjatë pesë vite dhe përfundon me dështim. Me qëllim për t’i përgaditur lexuesit, që me më pak lodhje të hyjmë në korridorin tjetër.
Një vashëz të lagjes, që e njihja që nga fëmijëria e hershme, e që kurrë nuk më kishte rënë në sy, edhepse ndonjëherë kisha pirë ndonjë gotë ujë apo çaj, nga duart e saja, kur ndodheshim në ndejë pas darke, në shtëpinë e saj. Me që endeshim familjarisht, sepse na lidhëte një shoqëri e hershme, mës prindërve tanë.
Tani për njëherë, m’u zgjua kureshtja për të, e vështroja pandërpre, sa herë që m’u jepte rasti ta takoj. Shpesh e zëja veten, se jamë shfrenuar paksa, dhe se sjelljet e mija më dukëshin banale. Kurrsesi nuk mundja me ia shpjegue vetes, se ç’po ndodhë me mua, nga një djalë, që i gjykoja ashpër, banalitetet dhe bezdisjet, tani u bëra vetë i tillë. Më shkonte mendja mos është në pytje puberteti, sepse në këtë kohë i kisha mbushë pesmbëdhjetë vjet, apo kjo vajzë, vërtet ishte bërë aq e bukur, saqë nuk mundja me i rezistue bukurisë magjepse të saj. Kështu vazhdoi një kohë të gjatë, afro një vit, duke vështruar çdo gjymtyrë të trupit të saj.
Flokët e gështenjta të shkëlqyeshme e të gjata. Sytë të zinj, të mdhenj e plotë shkëlqim. Faqet e saja kishin një nuancë mbi bardhësinë e pjesëve të tjera të fytyrës, sa që për atë që se njihte, do t’i shkojë mendja se shminkën dhe grimin ia kanë bërë, artistët me famë, të kësaj lamie. Mbi sytë e zinj e të mdhej i ngriheshin qerpikët e gjatë e të zinj. Buzë të njoma paksa të skuqura dhe të plota, që ia shtonin bukurinë, mozaikut të përgjithëshën të kokës së saj vezake.
Të shkonte mendja se për çdo ditë, vetëm sa vinte dhe bëhej më e bukur, shtati i zgjatej, krahërori i zgjërohej, vithet poashtu, beli sa vinte dhe i t’hollohej, tani nga një vajzë, në vegjëli bullafiqe, do të shndërrohet në një bukuroshe të pakrahasueshme. Gjithë çka që mund të shihej te kjo vajzë, edhe këmbët nën gjunjë ishin të përkryera, në atë kohë vajzat mbanin veshur fustana të gjatë, deri në nëngjunj, kështuqë mbi gjunjë nuk mund të shihnim gjë, nëse nuk ishe në marëdhënie intime me të. Mbi të gjitha, qëndrimi i saj, si një zonjë apo perëndeshë mitike nga legjendat e Homerit, të mbante në distacë, thjesht ta mbyllte gojën edhepse kalonin net të tëra pa gjumë, duke fantazuar, se që nesër do ta ndalë, e do t’i themë, se më pëlqen, do t’i themë të dua, se do të jeshë e imja për jetë dhe e askujt tjetër. Të nesërmën dilja posaçërisht për t’i a thënë këto fjalë, por kot, ashtu si edhe herat tjera, m’u mbyllte goja dhe takimi përfundonte vetëm me shikjime dhe ndonjë buzqeshje të rastit, e cila ma bënte zemren të gufojë si qumshti në vlim, e të fugojë si fuzë!
Ndodhte shpesh të më zinte duke e vështruar, më shikonte në sy dhe ma hedhte një buzqeshje të ëmbël, sikur donte të më thoshte; Ja se të zora, s’ke kah t’ia mbajshë. Ky takim i syve dhe buzëqeshja, zgjatnin sa një shkëndi, por unë, nga ana morale skuqësha pak, por nga ana shpirtërore, ma kënaqte shpirtin aq shumë, sa vetëm Shekspiri do të kishte mund, me përshkrue me fjalë, këtë ndjesi shpirtrore.
Ishte ditë prandvere, qyteti nuk ishte edhe aq i urbanizuar, por pëmë e gjelbrim kishte sa të duash, kahdo që e ktheje shikimin, kishe për të parë pemë të lulëzuara nga behari prandveror, ngjyrat ishin të ndyshme. Mua më pëlqente më së shumti behari i pjeshkëve, sepse kishte një ngjyrë vjollce në të kuqërremtë, bash si faqet e Liridonës, vajzës të cilën unë e adhuroja. E gjelbëruar ishte edhe toka, gjithëandej, bulbërim dhe jetë.
Te tregu e gjelbërimeve e takova Liridonën, të ciles shkurt i thonim Dona, pasi u përshëndetëm ngrohtësisht, vendosa ta bëj zemrën gur dhe t’ia citoj refrenin, të cilin e kisha mësuar përmendësh, muaj me radhë:
Liridona unë jam kah të dua me gjithë zemër
Kam dëshirë t’jesh imja nga tepja në thebër!!
Më erdhi aq vështirë që i shqiptova këto dy vargje, sa filluan të më dridhen këmbët dhe mezi prisja përgjigjëjen, çfardo qoftë, e t’ia mbathë dikah sa më shpejt, Të shpëtoj nga kjo gjendje.
Vajza m’i kishte ngulitur sytë dhe më shikjonte në mes dy syve dhe sikur donte të tallej me mua, për shkak të ndjenjës në të cilën kisha ra. Pa u vonuar me një buzqeshje në fytyrë, më tha:
-Po ti nuk më meriton mua, nuk ke bukuri, thjesht je një dordolec, besharet nëse më kupton më mirë.
-Po të kuptoj mjaft mirë, por nuk besoj se e ke seriozisht, unë kam pas rast të dëgjoj qytetarët, duke thënë se jam i bukur, bile ndër më të bukurit në qytet.
-Ata nuk e kanë thënë të vërtetën, e unë po. Gjithnjë duke buzëqeshë
-E pra edhe unë, po ta them ty. Shikoje veten në pasqyrë se si je bërë, të ka hyrë koka mes dy veshëve dhe këmbët t’u kanë zgjatë aq shumë, sa po të prekin në tokë. Për një sekondë Dona u hutue pak nga këto fjalë, por shpejt i ra në fije.
-Pra edhe ty këmbët po të prekin në tokë edhe kokën e paske mes dy veshve dhe për një çast u bë sezioze.
-Shiqo, unë qëmoti jam përcaktuar për ty. Dhe unë të dua.
-Ah… çfarë…seriozisht… dhe në atë moment më shikoi mendja t’ia jap vrapit dhe të sillem rreth olimpit të lartë, duke bërtitur me zë sa që t’kisha: HEJ, JU ATJE LARTË, UNË FITOVA!… FITOVA!,… FITOVA!… të më ndiejnë perëndeshat, e sidomos Afrodita, deri sa ta kisha çmend Zeusin plak.
Kur u ktheva në jetën reale, nga pushtimi i nëndijes së pasur me fantazinë, e cila më kishte vërshue të tërin, dhe më shetiste nëpër legjenda mitologjike, duke më ballafaquar me figura mitike, për të cilat kisha ndëgjuar apo lexuar diku. Gjeta para vetes Liridonen, të gatshme për të ma zgjatë dorën, ashtu e gëzuar që, më në fund, endërrat për së zgjuari, netët pa gjumë, zjarri në brendinë e zemrave, u kurorzuan me realitet.
E kapa atë dorë të butë e të nxehtë, e pyeta, për se ke dalë këtu, a mos të kanë dërguar për të blerë gjë?.
- Jo, vetëm dola ashtu, sepse këndejpari të takoja ty, më së shpeshti.
- Pra, a do shetisim pak?
- Si të duash.
- Ani, kah po ke dëshirë të shkojmë?
- Kah të duash.
Ashtu dorëpërdore dolem në qytet, duke shetitur dhe duke u kënaqur me shikjimet e pa ndërprera symësy dhe dorëpërdorë. Qyteti mund të ketë qenë edhe i mbushur me njerëz, por ne nuk i vërenim, na u dukte se është plotësisht i zbrazët dhe se vetëm unë dhe Dona jemi duke shetitur si Princi me Princeshën. Bisedonim nga më të ndryshmet, i tregonim njëritjetrit, për vuajtjet shpirtrore dhe netët pa gjumë, prej se kishim rënë në dashuri ndaj njëritjetrit, shpesh qeshnim, me marëzitë e njërit apo tjetrit, për një punë që ka mund me u krye, me pak kurajo edhe para një viti. Mua më ishte nda mendja, se si do të marr kurajon, për puthjen e parë, derimëtani nuk kisha puthur kurrë ndonjë femër, edhe ajo nuk kishte puthur ndonjë djalë. Këtë veprim e kishim parë vetëm nëpër filma. Që të dy ishim qindpërqind virgjinë.
Ashtu duke shetitur u nisëm, në drejtim të shtëpisë së Donës, me qenë se, para se të arrihej deri te dera e shtëpisë, ishte një rrugicë e ngushtë, si koridor, dhe unë mendoja, aty t’ia hedhja duart reth belit dhe ta bëja puthjen e parë, megjithatë unë kisha siklet, se si t’i them Donës, të ulemi diku e pastaj të puthemi, sepse kisha frikë, se gjatë puthjes në këmbë, mos po më lëshojnë këmbët në lak të gjunjëve, e po bie në tokë, gjë që do t’i jepte Donës shkas, që gjithë jetën të qeshte me mua.
Posa hymë nja dhjetë metra në atë rrugicë, u ndalëm dhe papritëmas. Dona m’u afrue dhe m’i hodhi duart e saja rreth qafës, kurse unë asaj rreth belit të hollë, dhe pa mundur me shqiptue as edhe një fjalë, filluam me u puthë, duke i bashkuar buzët e njoma, ashtu si bëjnë pëllumat, kur ushqejnë njëritjetrin. Aq shumë u futëm, në brendësinë e asaj pafundësie të këndshme, që emërtohet, me fjalën më të ëmbël që ndonjëherë ka shpikë njerëzimi, fjalën- dashuri! Tani, dy trupa ishin ngjitur dhe ishin bërë një, dy gjinjët e saja, si dy kokrra shege, bënin trysni të këndshme mbi gjoksin tim, buzët qëndronin të ngjitura, sikur donin ta thithnin nektarin rinor, nga njëritjetri. Nëndija i komandonte gjoksit, hapu dhe fute të tërën brenda, por nga ana tjetër, vetëdija thoshte, mos kërko të pamundërën, kënaqu me atë që është e mundur, isha duke ia shtrënguar trupin aq fort, saqë pastaj pata ndie dhëmbje të muskujve, çuditem si ajo nuk ma kishte tërhjequrk vërejtjen, edhepse ishim të veshur me rroba prandverore, e ndiejshim ngrohtësinë e trupit të njëritjetrit dhe kënaqëshim pamasë. Në çaste më shkonte mendja: po të na prekeshin lëkura ime mashkullore me të sajën tipike femrore, me tërë sipërfaqën e trupit, çfarë knaqësie më e madhe do të ishte, duke llogaritur se sa shumë gjandra erotike ka lëkura. Kjo gjë nuk do të ndodhë, as për pesë vitet e ardhëshme, kur do të piqeshin kushtet për martesë, por as kurrë. Sepse kjo dashuri e madhe, që më parë, kishte qenë e gjykuar për dështim. Nga ekstaza që na kishte mbërthyar na nxori krrokama e një laraske, e cila mbi murin që ishim mbështetur ne, si e dalldisur vraponte djathtas e majtas, duke i hapur krahët ngapak dhe duke lëshuar një zë alarmues: Krra…Krra…Krra… pasi ia liruam shtatin njëritjetrit dhe u mbështetëm të dy për mur, vërejtëm se një kohë të gjatë paskem qenë jashtë kësaj bote, Dona tha si në dyshim:
-Kjo sjellje e laraskës mund të mos jetë ndonjë shenjë e mirë.
-Përkundrazi, familja jonë, laraskën e konsideron si lajmëtare.
-Besa, se paskan keq, se tani është koha kur burri i motrës vjen në shtëpi e nuk e lë pa na e prishë lumturinë, po na gjeti bashkë.
-Po, si po sillet me juve ai farë milici?.
-Eh, kur mbetet shtëpija, dhëndrri me t’u bërë zot shpie. Me pas pasur fat familja jonë, do t’ishte gjallë Kastrioti, dhe ai do ta udhëhiqte familjen tonë, por atë, na e vranë shkiet, edhepse e patëm të vetmin mashkull të aftë, sepse Baba tani është plakur, Vllai tjetër s’kemi
U nisëm sokakut për kah shtëpija e Donës, por sikur nuk na kishte dalë mjaft, gjithë ajo kohë, por në çdo katër-pesë hapa, ndaleshim dhe përsëri puthëshim, kështu derisa arritëm te dera e saj, aty u përshëndetëm dhe u morëm vesh për takimin e ardhshëm.
XIV
Edhe ky vit për mua dhe familjen tonë, ishte i stërmbushur me ngjarje dramatike. Me Donen takoheshim për çdo ditë, pas përfundimit të mësimit në shkollë, tani e kishim thyer akullin dhe e kishim më lehtë, e patëm bërë gati si me orar, nja një orë e kalonim bashkë, në ndonjë skutë ose rrugicë qorre, duke u përqafuar ashtu në këmbë, pastaj shkonim sejcili në shtëpi të vet, për ta kapur librin, ose për të na e parë hajrin shtëpia.
Nga fundi i majit, na erdhi një shkresë nga ambasada Turke në Beograd, ku shkruante se na paskan ardhë vesikat, nga shteti Turk me të cilat, na mundësohej, të shpërngulemi nga Jugosllavia dhe të bëhemi shtetas të Turqisë. Këto na i kishte rregullue motra e nënës time, tezja Nazli, shtetase e Turqisë, e shpërngulur nga Kosova para lindjes time, e në marveshtje me Nënën dhe Jakupin, këta dy ia kishin dërguar edhe çertifikatat e lindjes për tërë familjen, pa konsulltim paraprak me Babën as me mua.
Tani diskutonim se kush me shku dhe me i marëë ato, Jakupi që ishte tetë vite më i vjetër se unë, pritonte me shkue. Vendosën të shkoja unë, me motivacionin se gjuhen turke e dija më mirë, sepse isha në përfundim të shkollës fillore në atë gjuhë. Me 28 maj 1955, pasi m’i dhanë të hollat për rrugë, shkova në Ferizaj , nga mbrëmja hypa në tren, dhe në mëngjes herët, mbrrina në Beograd. Kurrë më parë nuk kisha qenë ma larg se në Shkup, prandaj me të dalë nga stacioni hekurudhor, fillova t’i pyes taksistat, se në ç’drejtim ndodhen ambasadat, askush nuk më tregonte, por thonin hyp në taksi e unë të dërgoj atje, edhepse kisha të holla për ta paguar taksin, nuk jua kisha besën, sepse flitej se në Beograd ka gjithfarë bandash mafioze, por edhe kujtimet për pabesinë e serbëve ende ishin të freskta.
Pasi u largova pak nga stacioni, hyra në një ëmbëltare, duke e ditur se ato, në atë kohë i mbanin vetëm Goranët nga Kosova; e pyeta për vendndodhjen e ambasadës dhe ai më orjenoi mirë. Kur arrita në ambasadë, jua dorëzova njat shkresën që na e kishin dërgue. Më thanë se duhet të shkoja të nesërmen, kur do të jenë gati.
Dola e shetita pak nëpër Beograd dhe nga mbrëmja, u paraqita në njifarë bujtine në biçim të hotelit, në afërsi te stacionit të trenit, sepse ma mori mendja se aty do të ishte më lirë. Kishte qënë i lirë vetëm një shtrat, në një dhomë të përbashkët. Kur hyra në dhomë, aty gjeta edhe dy serbë, puntorë krahu, që kishi ardhur aty dhe punokan si mëditorë. Para se të binim me fjetë, i dëgjoja ata duke biseduar, se si po në këtë bujtinë, e paskan mbytë një njeri, ia paskan plaçkit të hollat dhe pastaj e kanë gjuajtë nga dritarja. Me ketë muhabet të tyre, më dhënëshin kinse gajret. Shkova ngadalë te dritarja dhe shikova pak, por çka me pa, ishim në katin e pestë, e tërë ndërtesa ishte e ngritur si një shtyllë pa as edhe një ballkon ku do të mund t’u katrriste njeriu, në rast nevoje. U ktheva në shtrat, këta dy cimerat kishin qenë të llodhur nga puna ditore, prandaj nuk vonuan dhe ia rrasën gjumë, edhe unë ia bëra ashtu.
Në mëngjes dola nga bujtina, meqë e kisha parapague fjetjen, shkova në një qebaptore, ngrëna mëngjes dhe përsëri shkova në ambasadë. Pas nja dy orë pritje në korridor, më ftuan dhe m’i dhanë vesikat, unë nënshrova dhe i mora, i futa në gji nën kmishë, sepse kishin qënë të shkruara në letër të trashë si formë diplomash dhe të papërshtatshme me i futë në xhep.
Prapë shetita nëpër rrugët e Beogradit, ngapak nëpër parqe dhe m’u pat dukë mjaft interesant. Nga mbrëmja arrita në stacionin hekurudhor, dhe meqë e kisha biletën kthyese, hypa në tren dhe u ula në ulësën për të cilën e kisha numrin në rezervacion. Përballë meje ishin ulur dy studente të bukura, që të dyja serbe, studiokan në Beograd, por meqë ishte festa e një majit, ishin duke shkuar në shtëpitë e veta, diku në Sërbi. Unë i kisha një parë syza dielli, që m’i kishte blerë vëllai, meqë shkonin mirë, me bukurinë e fytyrës time, unë nuk i hiqja nga sytë as në tren. Studentja që ishte ulur përballë meje, nuk m’i ndante sytë edhe derisa bisedonte me shoqen e vet. Dikur filloi të m’i ngasë këmbët, ngadale ngadalë, dikur ma tërhoqi këmbën dhe e futi mes këmbve të veta dhe filloi të më pyes se kush jam e nga jam. Edhepse i tregoja drejt, se jam shqiptar nga Kosova, fare nuk i bënte ndonjë përshtypje negative, mua më vinte çudi, duke e ditur urrejtjen ndërnacionale, që e kishim ne atje poshtë në Kosovë. Vajza sa vinte e nxehej duke lozur me këmbën time, unë ia përcjellja ngjyrat e fytyrës, dikur iu skuqën faqet dhe ishte nxe deri në vlim, por nuk kishte kurajo të më thoshte, hajde dalim në koridor mes vagonetave dhe bëjmë dashuri. Edhepse që tani e parafytyroj, bukurinë e asaj vajze të re, nuk isha i interesuar, sepse e kisha timen më të bukur në Gjilan.
Në stacionin e quajtur Llapovë, treni u ndal dhe përcjellësi i trenit lajmëroi, se do qëndrojmë aty dhjetë minuta, meqë më kishte marë etja, zbita nga treni dhe në një çeshme ndërmjet peronave, piva pak ujë dhe më tutje, i bleva nja tre sendviça.
Kur filloi me u nis treni, unë hipa shkallëve, por çfarë me pa, ishte stërmbush parahyrëja e vogonit me udhëtarë, që shkonin për pushime të festës së një majit, në fshatra e qytete të veta. Meqë s’mund të kaloja, i luta të më bëjnë pak rrugë, sepse udhtoj nga Beogradi dhe vend uljen e kam atje brenda. Një serb shtatmadh, më i madhi ndër ata udhëtarë, më fiksoi nga dialekti, që nuk jam serb, më kapi për gjoksi dhe më tha, ngadal, nuk shkon kjo punë kështu, pse ma shkele këmbën? Isha fare pran derës dhe dera rrinte e hapur, unë i thashë, nuk besoj se ta kam shkelur këmbën, por edhe nëse e kam bërë, nuk e kam bërë me qëllim, por nga kallabllaku që s’kishe as ku me i vendosë këmbët, ai më mbante fort për gjoksi dhe unë vërejta se e ka nda mendjen, kur të merr treni shpejtësinë e duhur, diku jashtë vendbanimeve, të më hudhë nga treni. Prandaj me të dy duart, ia kapa rrypin e pantollonave, që e kishte pas goxha të gjërë dhe i thashë: nëse ti më shtyen mue, kem për të ra të dy. Me njërën dorë më bante për gjoksi me trjetrën mundohej, të m’i largojë duart nga rrypi, por nuk kishte sukses, sepse unë e përdorja tërë forcën, përndryshe më priste vdekja e sigurt. Filluan të reagojnë edhe udhëtarët tjerë, që ishin prezent, duke i thënë, lëshoje djalin çka i ke hypë në qafë. Nuk ngurroi me shfaq shovinizmin e vet, duke thënë, se do ta regulloj unë këtë (shiftar). Pas nja dhjetë minutash qëndrimi në atë makth dhe reagimit të masës prezente, më liroi dhe m’u bë e mundur, të shkoja në vend, në ulësen time. Aty kishte qenë i ulur një tjetër udëtar, por kur ia shpjeguan ato studentet, që ai vend ishte i imi, u ngrit dhe ma liroi vendin. Sendviçat më kishin rënë në tokë. Pas pak filluan ndezja e fishëkzjarreve festive, nëpër vendbanime të Serbisë, e ndriçonin qiellin, kur plaste ndonjë e madhe, vajzat më thoshin, çohu e shiqoje këtë sa e bukur është, po sa u çoja unë në dritare, që të dyja m’u gjuhëshin në shpinë, duke më ndrydhë për gjami të dritares, në një rast ju thashë:
-Derisa të mbrrijë në Ferizaj, paskëni me më bërë pleskavicë (qyfte). Njëra tha:
-Mos ke dert, se na zbresim në Nish.
Të nesërmën, me një maj arita në shtëpi në Gjilan. Nëna u gëzue fort, kur i pa vesikat, por nuk i zgjati shumë, sepse baba ashtu me buzqeshje tha;
-Çka po ju duhen këto?, ne s’kemë për të shkue kurrë në Turqi! Ne jemi shqiptarë, nëse nuk ju rrihet këtu, shkojmë në Shqipëri, e kurrsesi në Turqi.
Me gjithë orvatjet e nënës, për ta bind babën, duke ia kujtuar rreziqet që i kishim kaluar dhe ato potenciale, që do të mund të na vinin pastaj, kot së koti, puna shkoi huq. Familja jonë kurrë nuk u nisë për Turqi, kurse nëna i ruante ato vesika më kot, në sandëkun e rrobave të veta edhe nja njizet vjet pas, duke shpresuar se vallë, mos po i mbushet mendje babës, ose neve, sepse nëna i kishte vëllain dhe motrën në Ankara të Turqisë, e që nuk i kishte parë, më se tridhjet vjet.
XV
Në fillim të qershorit ndodhesha në shkollë, erdhi një i ri, tani nuk më kujtohet se kush ishtë, dhe më tha:
-Ti shëndosh se të ka vdekur babi. I befasaur e pyeta:
-Si është e mundur!?- kur unë Babin e kam lënë shëndosh e mirë në shtëpi. Ai më tha se e ka parë, kur në qytet sikur ishte duke ecur, u përplas përtokë pashpirt, e morën ca burra dhe e dërguan në spital.
U trondita pa masë, me vrap shkova dhe iu lajmërova drejtorit të shkollës, ai më liroi dhe unë shkova së pari në shtëpi, e pastaj, bashkë me Nënën, shkuam në spital. Kur hymë në dhomën ku ishte shtrirë Babi, aty ishin, një mjek dhe dy motra medicinale, babi ishte tërsisht pa ndjenja, dukej si i vdekur, unë fillova të qaja, por mjeku më tha, se Babi është i gjallë, se ka pasë sulm në tru dhe është i paralizur, por do të bëjë më mirë. Nëna nuk i besoi fjalëve të mjekut, prandaj filloi t’ia zbath çorapet; kur e pyta, pse?- ojo më tha se nuk eshtë mirë, të vdesë mbathur. Përsëri fillova të qaja, Babi i kishte ngulitur sytë vetëm në një drejtim dhe nuk jepte ndonjë shenjë, se është duke kuptuar se çfarë është duke ndodhur. Mjeku na urdhëroi të dalim jashtë, se tani duhet të pushojë babi.
Pasi erdhi edhe vllai, Jakupi, nga fshati ku ishte mësues, që të tre rrinim në koridor të spitalit, kur nga orët e vona të mbrëmjes, babi dha shenja përmirsimi, na ftuan të hyjmë brenda për ta vizituar. Tani babi mund të lëvizte dorën dhe këmbën e majtë, por, anën e djathtë e kishte të palëvizëshme. U mundue të na thoshte diçka, por nuk mund t’i artikullonte fjaltë tamam, dhe ne nuk mund ta kuptonim, kështu provoi disa herë, por kot. Pasi e pa se nuk po mund të kuptoheshim, i mbylli sytë përsëri dhe sikur e zuri gjumi, meqë kishte marrë qetësues[1]. Mjeku na tha se mund të shkonim në shtëpi, se tani ka kaluar rreziku. Ashtu dhe bëmë, Unë dhe nëna shkuam te shtëpia, ndërsa Jakupi mbeti për t’u kujdesur deri në mëngjes.
Në mëgjes nëna shkoi me zëvendësue Jakupin, sepse ai duhej të shkonte në fshat për të mbajtur mësim, meqë nuk kishte kush ta zëvendsonte, unë shkova në shollë, sepse tani ishinë ditët e fundit të mbarimit të vitit shkollor dhe unë e kryejsha shkollën fillore 8- klasëshe. Pas mësimit, në spital dhe kështu me radhë, nja dhjetë ditë. Pas dhjetë dite e morëm babin në shtëpi, ku vazhdonte t’i merrte ilaçet, dhe gradualisht vinte duke iu përmirsuar gjendja shëndetsore. Pas disa muajve, ju lirua edhe këmba e dhjathtë, por dora jo krejtësisht. Megjithatë familja y kthye në normalitet[2].
Pasi përfundoi viti shkollor dhe unë e kreva shkollën fillore, me sukses të shkëlqyeshëm, në ndërkohë doli në gazetë, se në Prishtinë u hapka shkolla e mesme e edukatës fizike dhe se dhënkan bursa për ata që regjitrohen. Unë shfaqa dëshirë për t’u regjitrue në këtë shkollë, sepse edhe kisha talent të lindur për gjimnastikë, isha më i miri në shkollë nga kjo lëndë. Vëllai im, Jakupi, ishte kundër, me arsyetimin se, nëse na mbushet mendja me shkue në Turqi, unë nuk mund të shkoja me ta, meqë ishte obligative, që pas shkollimit të punohet pesë vite në atë komunë, e cila ta kishte dhënë bursën.
Atëherë në Gjilan, egzistonte shkolla e vetme e mesme gjimnazi, prej të cilit, po në këtë vit doli gjenerata e parë e diplomuar.
Regjimi sllavokomunist, duke parë se do të dalin kuadro të shkolluara, përbrenda kombit Shqiptar, ndërmori akcion, për përjashtimin e mësimëdhënësve shqiptarë, nga Gjimnazi. U përjashtuan pa arsyetim, të gjithë mësimëdhënësit, e që po i quanim profesorë të cilët kishinë kryer fakultete ose shkolla të larta, diku në Serbi, sepse në Kosovë, nuk kishte fakultete. Në mesin e profesorve të përjashtuar, ishte edhe profesori, më vonë Dr. Shaban Geci, profesor e gjuhës shqipe, i cili pastaj u detyrua, që me mjete të veta, të kryej fakultetin e mjekësisë. Deri në pensionim, pati punuar si mjek në repartin e hematologjisë dhe profesor ordinar, në fakultetin e mjeksisë në Prishtinë.
I vetmi mësimëdhënës shqiptar, në gjimnaz mbeti profesori i matamatikës, Kurtesh Ahmeti, i cili mbante lëndën e matematikës, te katedrat shiptare edhe oto serbe, Ky profesor, ishte i dobët në të gjitha aspaktet, meqë e kisha fqinj, e njihja mirë, nuk gëzonte respekt në lagje, për shkak të një skandali, që e pati bërë me një vajzë, të një zotërije, të ardhur nga Shqipërija, edhe qëndrimi e tij në familjen e vet dhe me fqinjët, nuk ishte aq korekt, edhepse rridhte nga një familje e mirë, babën ia kishin vrarë serbët, për shkak të veprimtarisë atdhetare, por ky i biri, nuk ishte, si thotë populli, në tokë të bukës.
Pushimi veror kalonte shumë shpejt, takimet me Donën, i kishim, thuajse, për çdo ditë, shpesh i ngjitëshim kodrës së Popovicës, shtriheshim në barë dhe bisedonim nga më të ndryshmet, nganjëherë më recitonte vjershat, që i kishte shkruar për vllain e vet, të vetmin, për të cilin po i digjej zemra flakë, ashtu si digjet motra për vëlla, të cilin ia kishin mbytë serbët, në burgun e Nishit. Meqenëse, vëllai i saj nuk e kishte mbijetuar afatin e dënimit, nuk jua jepnin kufomën familjes, por e kishin varrosur pa prezencën e familjarve, diku në varezat e burgut të Nishit, ku edhe sot, i ndodhen eshtrat, kurse familja nuk ka pasur rast dhe as sot nuk ka mundësi, me ia vënë, të paktën, një lule te varri i tij. Vjersshat ishin tepër tragjike, ndiejsha dhembje edhe unë, sikur ta kisha vëlla, dhe ashtu ishte, sepse familjet tona ishin në një shoqëri të ngushtë, shumëvjeçare. Shpesh më vinte t’i thosha se kur të vijë koha, do të hakmerrem për të, por u përmbaja, sepse kisha frikë se mos po mendon, sikur jam duke e gënjyer, për t’i bërë lajka.
Qëmoti kisha fillue me ushtru, në gjithëçka, që ma merte mendje se njeriu mund të bëhet luftëtar i aftë. Dëgjoja me vëmendje të posaçme pleqtë, ata që kishin luftuarë, kur bisedonin për trima, që kishin tregue aftësi luftarake. Shikoja filma me tematikë lufte, i pyetja ish kaçakët, si mund të mbijetohet në ilegalitet, stërvitesha në gjimnastikë, .mundje, not, kalurim të kuajve, gjuajtje me pushkë, të cilat i rregulloja vetë, nga gypat metalikë të ujësjellësit, të cilat i mbushja me barut, nga predhat e gjetura dhe në vend të predhës ose saçmeve, merrja thumba te mbathtari, nga patkonjtë që i përpunonin ata vetë etj.
Një ditë vere, sa isha duke ia përfunduar kondakun një pushke, baba doli në oborr së bashku me Sheh Tefikun për ta përcjellë, kur ma panë atë pushkë në dorë, Shehu ma kërkoi për ta shiue. Kur e mori në dorë, u kthy dhe i tha babës:
-Asllan, kjo pushkë vret!.
-Vret qebesa, Sheh, e ka çue zoti peshë vetëm me kësi gjëra luan, s’po kam çka t’i bëj. Mbaje mend Sheh, se ti je më i ri e ndoshta e mbrrinë, ky djalë ose ka me vra ndokë, ose kanë me vra, kursesi nuk ka me vdekë me kokë në jastëk.
Duke ma kthye pushkën, Shehu më pyeti:
-Po kë do me vra ti?
-Shkiet, iu përgjigja.
-Po pse shkiet?
-Sepse ata na kanë vra neve, unë do t’i vras ata.
Sigurisht, duke i pasë parasysh këto sjellje, Sheh Tefiku më tha:
-Domethënë, ti po përgaditesh që, një ditë të luftosh me shkie, tamam?
-Për ta luftue dikë, duhet ta njohësh, atë që s’e njeh, vështirë mud ta luftosh, duhet t’ua lexosh librat, duhet t’ua njohësh gjuhën, historinë dhe dobësitë, pastaj më lehtë e ke.
-Unë gjuhen jua di, Baba Sheh.
Shehu buzqeshi dhe përsëri vazhdoi:
-Luftëtarit të mirë nuk i mungon vetëm pushka, duhet me pas edhe tjera sende, po nejse, i mëson ma vonë ato, por tani mbaje në dorë, ma shumë librin se pushkën. Hajde mirëmbetëshi Asllan, edhe ti ore këlyshi Asllanit.
-Udha e mbarë e doku burrë apet, i tha baba.
Po në këtë vit, u arrestua Sheh Tefiku me grupin e vet, në mesin e të cilëve, ishte edhe Enver Tali, dhe Ramadan Agushi, e që shërbimi sekret i Shqipërisë i kishte organizue, me program për bashkimin kombtar, kur i nxorën në gjyq, u kuptue se Sheh Tefiku kishte qënë udhëheqës ushtarak i kësaj organizate ilegale.
[1] Mejdi Asllani: Fjalë e re (neologjizmë): QETËSUES,-I m. sh. -, -IT. Bar qetësues.
[2] Majdi Asllani: Fjalë e re (neologjizmë): NORMALITET,-I m. sh. –E,-TET. Gjendje shëndetësore (atmosfere, politike) e përmirësuar pas një keqësimi a çrregullimi.