E hene, 29.04.2024, 06:39 AM (GMT+1)

Speciale

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (V)

E diele, 15.08.2010, 09:58 PM


NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI

 

Nga Mejdi Asllani

 

                              XVI

 

Sa i përket regjistrimit në Gjimnaz, kudo që ta regjistroje shkollën e mesme, ishte bërë njejtë. U regjistrova në katedrat shqipe me profesorë serbë, që nuk e flissnin asnjë fjalë shqip. Programi mësimor vinte nga Beogradi, historia ishte e stërmbushur me Cara e Kjaza. Kjo e luftës partizane, me vetëm e vetëm heronjë serbë dhe ndonjë Malazias, siç që ishte Sava Kovaqeviqi. Asgjëkundi, nuk përmendej Fadil Hoxha ose Emin Duraku, për të cilët kishim mësue në fillore ose kishim dëgjue nga prindërit.

Një fjalë e urtë thotë: armiku, nganjëherë bën turr me të kafshue, e vetëm të puth. Edhe ky plan i Beogradit, për mbylljen e shkollave shqipe dhe asimilimin e shqiptarëve, kësaj radhe doli ashtu, sepse, ne shqiptarët kemi një talent të lindur, për t’i mësuar   gjuhët e huaja. Pse jo edhe religjionet dhe partitë i kemi përvehtësuar shumë shpesh dhe i kemi mbrojtur me fanatizëm, që në të shumëtën e rasteve jua kemi parë sherin. Në këtë rast u pajisëm me dituri shkencore, por edhe më shumë.

Mësuam nga historija e sërbëve gjëra që nuk përputheshin me realitetin, sepse ato bienin ndesh argumenti me argumentin dhe nuk duhej shumë mend, për ta kuptue se Serbët e kishin vjedhë, komplet historinë e të parëve tonë, dhe shkruar për vete.

Kështuqë pas çdo orë mësimi, medoemos bëheshim bashkë nga dy, e nga tre shokë dhe diskutonim për momentet historike, që nuk përputheshin me ato që na e kishin shpjegue. Si për shembull, nga gjuha e letërsije serbe e asaj kohe, na e patën kërkue ta mësojmë një vjershë për Car Llazarin, ku në njërën strofë thuhej, (Car Llazar serbski knjaz, ro?en u Prilepnici gradu bijellome) përkthyer në shqip do të thotë: Car Lazri, knjaz i serbëve, i lindur në Përlepnicë, në qutetin e bardhë.

Përlepnica është tani një fshat katër km. afër Gjilanit. Pastaj në një tjetër vjershë, me titull (Careva ve?era), gjatë darkës së fundit mbretrore, Lazri i thotë Mileshit; (O Milloshe moj sestri?u, u tebi je vera i nevjera), që në përkthim do të thotë: O Milesh nipi im, në ty është besa dhe pabesia. Për Milloshin thuhej se ishte nga Fshati Kopiliq e që serbët e quanin Kobilliq, nga Drenica. Me ç’rast Mileshi i përgjigjet: (Sutra na bojnome polju, vidjet ?e se ko je vera a ko nevjera), që në përkthim thotë: nesër do të shihet në fushë të mejdanit se kush është besa e kush pabesia, meqë e kishte vërejtur se Vuk Brankoviqi, po i fliste diçka në vesh dajës tij Lazrit, ngritet nga tryeza dhe del jashtë, i zhgënjyer. Nga letërsia mësohej se Car Llazari ishte nga Kosova, si dhe nipi i tij Milloshi, kurse nga historija, thuhej se Car Llazari ishte nga nji qytet diku larg në Sërbinë e tanishme, ndërsa për Milloshin nuk thuheshe se është nga ndonjë qytet në Sërbi. Edhe ky fakt na bënte të dyshonim,  pse vallë, një knjaz aq i fuqishëm ta kishte martuar motren aq larg vendbanimit të tij, vallë, a nuk paska pasur ndonjë aristokrat më afër, por ka qenë i detyruar ta martoj në Drenicë të Kosovës!?

Gjatë diskutimeve vënim në dyshim e tërë historinë e serbëve. Si për shembull, dihet se serbët deri në shekullin e XI, sorollateshin andej e këndej Danubit, as pashllukun e mëvonshëm të Beogradit, nuk e kishin në duart e veta. Si u bë që në shekullin e XIII-XIV.ta kenë marë sundimin, mbi tokat Ilire të Dardanisë dhe ta kishinë bërë luftën e Fushë-Kosovës ata, po Dardanët ku ishin, vallë!? Në histori askund nuk shihet, se kanë luftuar, ose kanë okupuar toka Dardane. Mandej, historianët Turq të asaj kohe, as kund nuk i përmendin Serbët, si kudërshtarë në këtë luftë, edhepse sulltanët, kishin me vete, si këshilltarë njerëz të shkolluar, filozofë,  historianë e gjeogafë, të marur nga persija, qysh nga koha e Xhingis Kanit, për t’i arsimuar Mongolët e vet dhe për t’i këshilluar Sulltanët. Të vetmin term, që e kanë përdor ishte, emërtimi i përbashkët, për të gjithë popujt, që nuk ishin myslimanë, i quanin kaurrë dhe dinsuzë, që do të thotë, të pafe. Kurse shumë vonë i dalluan sebët me Gjaurë kurse Shqiptartë me Arnaut. Po të kishin bërë luftën e Kosovës serbët, me siguri se në historinë turke të asaj kohe, do të figuronte edhe emri serb dhe Serbistan. Historinë e turqve unë e njihja mirë, sepse kisha bërë shkollimin fillor në gjuhë të tyre.

Në shtator të l955, nga një infrakt i përsëritur, më vdiq edhe baba. Tani në familje mbetëm vetëm tre antarë, nga një familje shtatë antarëshe,  brenda gjashtë viteve ramë në tre antarë, më shkonte mendja se do me u shfarosë familja. Për çdo ditë i bëja trysni vllait, Jakupit, që të martohej sa më parë, me qëllim që të shpëtonim nga shfarosja. Megjithat, unë vazhdoja shkollimin.

Ndoshta nga kujtimet e freskëta për gjakderdhjet e pasluftës së dytë botrore që i thamë më lart. Ndoshta nga pikëllimi për largimin e profesorëve shqiptarë nga shkolla e mesme. Por edhe mbase se nga historija e tyre e rreme, mësuam se kush janë në të vërtetë serbët, e kush jemi ne. Nga kjo gjeneratë dolën djem të pajisur me atdhedashuri, që disa edhe u dergjen nëpër burgje të gjata politike, si që ishin Rexhep Elmazi me vllëzërit Elmazin dhe Fehmiun, Hetem dhe Adem Bajrami e shumë të tjerë.

Më vonë në vitin l961, vëllai im, Jakupi, u martue me një vashë nga fshati Përlepnicë të Gjilanit. Kur shkuam miq së pari, aty takova disa intelektualë, mësuest me përvojë, si Fehmi e Muharem Salihun. Kur i pata pyeta, nëse dijnë diçka për Car Llazarin, që të dytë më thanë se aty nga fundi i fshatit janë themelet e kullave të tij. Kur të duash mund t’i shohësh vetë- më thanë. Edhepse isha shumë i interesuar, nuk kishte kuptim të ndahesha nga ceremoniali. Megjithatë, më mundonin faktet, të cilavet nuk mund t’u jepja shpjegim, si p.sh.: Pse Vuk Brankoviqi, të cilin edhe serbët e anatemonin për tradhti ndaj Car Llazarit, me fjalët: mos i lindë djalë në votër, e mos i mbiftë drithi në arë, e e namë tjera. Pas Betejës u bë Vazall i Sulltan Pajazitit, duke ia dhuruar vajzën më të re të Lazër Shtjefnit, Oliverën, e jo vajzën e vet; të cilën pastaj pasi e zuri rob, Timurleni, ia mori bashkë me dy gratë tjara Sulltan Pajazitit. Pse pas Betejës gruan e Lazër Shtjefnit, Milicën, e ndau nga i biri dhe e detyroi të mërgohet në një kishë të vogël afër Beogradit, kurse djalin e Lazër Shtjefnit e mbajti në burg shtëpiak, deri në vdekje, në kalanë e Smederevës. Pa u lejue edhe një të vetmën herë ta vizitojë Kosovën?. Vallë, a mos kishin frigë se nëse kontaktojnë me bashkëkombasit e vet do ta ngritin kombin kundër turqve dhe Brankoviqëve?. Është enigmë se kush ishte Vuk Brankoviqi? Cilit komb i takonte, para se të serbizohej?. Meqenëse njëra vajzë e Lazër Shtjefnit ishte bashkëshortja e Vukut.

Shumë herë gjatë jetës, kam ra ndesh me profesorë dhe njërëz të tjerë, për këtë argument, kurrsesi nuk pajtoheshin, se Car Llazari ka qenë nga Kosova dhe se mund të ketë qenë Dardan (Shqiptar). U dashtë që një historian Gjerman me emrin--------------të gjurmojë dhe të konstatojë se Car Llazari ka qenë nga qyteti Perepac principata e Artanës – Novobërdës që mund të shihet e lexohet në internet- Gogle- vikpedija, nëse shkruhet emri Lazar Stefanoviq- Hrebelanoviq.

Për kohën kur historianët tonë të vjetër, kanë shkruar historinë ose vetëm e kanë përshkruar, e mbi te kanë magjistruar e doktoruar. Unë nuk jua shoh për të madhe, sepse vetëm një fjalë të vërtetë ta kishin shkruar, jashtë asaj çfarë ka dashtë Serbia, jo se nuk kishin mu të doktoronin, por as shkollën e mesme nuk do ta kishinë kryer. Por do ta pësoninë, si i nderuari profesor Dr. Ali Hadri e shumë atdhetarë tjerë para tij. Tani shtrohet pyetja pse edhe pas l999-ës?- pse nuk marrin guximin e të rishkruajnë, se as serbët që jetojnë në Kosovë, nuk janë të gjithë serbë, por shumica e tyre janë shqiptarë të sërbizuar, në rethana të caktuara, disa me dhunë, disa tjerë, nga ndikimi përmes strategjisë së kishës ortodokse të përbashkët, serbo-shqiptare, të konfesionit ortodoks. Qysh nga koha e Bizantit, kur edhe serbët edhe dardanët në numër të madh, kaluan nga serbët, nga paganizmi, kurse shqiptarët nga katolicizmi në konfesionin ortpdoks. Dihet mirë, se në Ksovën e sotme, që dikur quhej Dardani, me një territor shumë më të madh se sot, kishte shumë shqiptarë të konfesionit ortodoksë, andaj shtrohet pyetja: ku janë ata sotë? Vallë, a i përpiu dheu apo i mori drini e i çoi në Shqiprinë e sotme?, apo, me metoda të ndryshme u deturuan të shkrihen në kombin serb. Duke shumëfishuar prezencën e tyre numerikisht në Kosovë. Nuk ka qenë i vogël edhe ndikimi i fisit të tyre, duke i përbuzur dhe etiketuar me emrin fyes shkja, që rjedh nga fjala i shkyer, ndërëprerja e mardhënieve martesore, ndejave në dasma e morte, me një fanatizëm të paparë, që vetëm kombi ynë di ta bëjë, qoftë për sekte apo më vonë edhe për parti.

Tani të shkyerëve, në trojet e Kosovës dhe Malit të Zi, nuk u mbetet tjetër pos t’i mbështetën serbëve dhe të serbizohen.   Këtu duhet ndalë e thënë: serbë në Kosovë ka, por ata janë kolonët dhe ardhacakët, kurse ata që në Kosovë, janë denbabaden shqiptarë, të cilëve kur të dalin në Serbi edhe vetë serbët, u thonë- shiptarë, sepse ata e dinë mirë se kush është i gjenit dhe gjakut të tyre e kush nuk është. Këtyre vllëzërve të gjenit e të gjakut, duhet thënë se dera është e hapur kur të duan mund të rikthehen në kombin e stërghyshërve të vet. Pa jua prekur as kishat as besimin e as traditat.

Në Malë të Zi i kemë: Krasojeviqët, Berishiqët, Kuqtë, Balosheviqt (Ballshaj), Bullatoviqtë e Ali Pashë Gusisë, Spaleviqt e Jakup Ferit etj., etj. Edhe atyre duhet thënë, mjaft më, me mosmarveshtjet ndërëvllazërore, jemë të një gjeni, jemë një gjaku. Kush nuk beson, ta bëjë AND-në dhe do të bindet. Dihet se e kaluara ka qenë e ndikuar përmes një strategjije perfide dhe sistematikisht, për t’u derdhë gjaku i pa dhimbëshëm për serbët dhe Sërbinë; mbi nji komb të paarsimuar. Tani as malazezët nuk janë të paarsimuar, por as shqiptarët. Çdo malazias e ka lehtë, vetëm nëse i a shtron vetës pyetjen: pse unë jam Krasojeviq (krasniq) apo berishiq (Berishë), Kuqtë nga fisi Kuq, Balosheviqët (Ballshaj); dihet mirë se kush ishte Ballsha etj. Kur dihet se këto fise ju takojnë shqiptarve, që nga koha e Lekë Dukagjinit. Pastaj, unë kam pas rastin me mija herë, të dëgjoj kah e ngasin njëritjertin, duke i thënë se Bresalcasit e kanë ende kryqin në tavan, kurse ata për t’u mbrojtur thoninë, jo të gjithë vetëm mëhalla e Uruqëve, para se të myslimanizohen e kanë ngrënë derrin e larëm. Daja im i thoshte gruas sëvet se Maliq Poneshi deri vonë e ka pasë kryqin në rrasë të axhakut. Pastaj pleqtë thoshin se deri vonë një pjesë e serbëve të Graqanicës janë ftue mesvete me shqiptarët e Mramorit në festën tradicionale kombtare të kuleqëve. Sado që këto duken si mahi imagjinare të individëve apo grupeve, unë besoj se këto e kanë një bazë, përndryshe përsëri pyes: ku janë sot shqiptarët ortodoksë që kanë lindur e jetuar në këto troje?

Sipas mendimit tim, vetëm shqiptarët e konfesionit katolikë dhe myslimanë i kanë shpëtuar asimilimit kolektiv, edhepse unë personalisht mendoj, se edhe këto dy konfesione nuk janë pa mëkate, sepse shqiptarët, po të mos kishinë qenë myslimanë në kohërat e vështira për Kombin, nuk do të shpërngulëshin me aqë lehtësi për në Turqi, ku sot i kemi, afro pesë milionë njerëz tanë të pakthim. Por do të shpërngulëshin, për në Shqipëri dhe pas qetësimit të ujërave, do të ktheheshin prapë në troje të veta, në Toplicë e gjetiu. Në anën tjetër, po të mos kishin qenë katolikë, shqiptartë e Janjevës dhe Karadakut të Gjilanit, nuk do të shkruheshin kroatë; për ta pasur më lehtë në kohën e Jugosllavisë së Kralit dhe të Titos, e pastaj të shpërngulen për në Kroaci, edhepse ky numër eshtë më i vogël se në rastin e Ortodoksëve dhe të Myslimanëve, por megjithatë, ka të tillë. Pjesëtarët e konfesionit ortodoksë shqiptarë, pos asimilimit në vend, pati edhe të shpërngulur për në Bellorusi, ku tani jetojnë mbi një milionë sish, e që gati tërësisht e kanë harruar gjuhën shqipe, por jo edhe prejardhëjen.

Unë jam plotësisht i vetëdijëshëm se edhe pa zbulimin makabër të njerëzimit, që ka të bëjë me ndarjen e njerëzve në religjione; prapë do të kishte lufta për mbijetesë dhe për jetesë më të mirë në kuriz të tjerve. Por së paku nuk do të kishim Kryqëzata, inkvizicione, nuk do të pengohej zhvillimi i shkencës për mijëra vite dhe lufta ndërvllëzërore për t’i mbrojtur interesat e klerikëve të vet.

Nëse merret parasysh fakti se, cili komb ka qënë i privilegjuar e cili i përndjekur, atëherë, lehtë do të vihet në konkludim, se cili pjestar i kombit, ka padur arsye më të fortë, të shkombtarizohet e t’i mbështet tjetrit komb.

Fill pas Betejës së Kosoves, kundër Sulltan Muratit, Vuk Brankoviqi, me rastin e dhënies së peshqesheve Sulltanit, ndër të tjera, edhe vajzën e Lazër Shtjefnit, Oliverën, ia dhuron Sulltan Pajazitit, të birit të Sulltan Muratit. Vuku kishte kërkuar, si kundërshpërblim, edhe për faktin se nuk kishte hyrë në luftë kundër turqve, të i lejohet përdorimi i religjionit, Kishave dhe ceremonive në to. Të cilat edhe ia garantoi Sulltan Pajaziti.

Këto kisha, u mbushën me priftërinjët nga Rusija dhe Greqija, të cilët, ditën t’i shfrytëzoinë mirë për strategjitë e veta. Serbët lejohen të vijnë, jetojnë dhe punojnë në tokat më pjellore, të marra nga shqiptartë, të cilët detyrohen të shpërngulen nëpër vise malore sa më larg çizmës së turqëve. Derisa serbët nëpër kisha ortodokse, me ndihmën e priftërinjëve ortodoksë nga Rusija, shkruaninë histori si jua kishte ëndja, njëkohësisht shtrinin edhe propagandë joshëse për shqiptarët, duke u thënë se nëse deklarohen serbë, do ta kenë më lehtë, që ishte edhe realitet. Kur merret parasyshë se, priftërijtë katolikë ndiqëshin dhe vritëshin, si që ishte rasti i Atë Pjetër Bogdanit, të cilit as eshrat në varr nuk ia janë rahat dhe më vonë At Shtjefën Gjeçovin e vranë, vetëm pse jua mësonte germat e alfabetit shqip, duke i shkruar nëpër rrasa guri, barinjëve shqiptarë, u likuidue nga pushteti Tuqisë. Nëse torturohen dhe vritën krerët, si janë me emër, atëherë s’ka çka të diskutohet për vuajtëjet e popullit të thjeshtë. Duke i marrë parasysh këto rrethana, atëherë është lehtë të dihet se pjestartë e cilit komb janë shkri në kombin tjetër.

Meqë u përmend at Shtjefën Gjeçovi, i mbetem borxh nëse nuk e shkruaj edhe një rrëfim të një plakut nga Planeja e Hasit, të quajtur Qazim Xhema, që ka të bëjë me karakterin e At shtjefën Gjeqovit:

 

                             RËFIMI I LALËS QAZIM

 

Që në vegjëli mbeta jetim pa babë, meqë pos motrave nuk kisha vlla tjetër, herët më mbeti shtëpija e familja për t’u kujdesur për ta. Një ditë pazari më dërgoi Nëna në Prizeren, për të blerë ca gjera të nevojshme për familje.

Ishte ditë vere me vapë, aty nga mesëdita, m’u ngrit temperatura e trupit, sa që më shkonte mendja se do të vdisja. Më humbi fuqija tërësisht, s’mund të lëvizja nga vendi, prandaj u shtrina në një pllakë guri, pranë shadërvanit. Njerëzit kalonin, më shikjonin dhe ecënin.

Për fat timin, atypari po kalonte edhe At Shtjefën Gjeqovi, i hypur mbi një kalë me shalë. Po sa më vërejti, u afru pranë dhe më pyeti:

-Ç’të mirë ke ore trim, pse je skuqur ashtu?

-Jam i smuerë Zotri Shtjefën, iu përgjigja.

-Po nga të kemi or djalë, si po ma di emrin?

-Jam Shëgjeq, nga Planeja.

Isha fare i ri, nuk e di, nëse i kisha mbushur të katërmbëdhetat.

-Po si ta thonë emrin o trim?

-Qazim, Qazim Xhema më thonë, se jam i Xhemës që më ka vdek.

-Aha, prandaj ty të kanë dërgue për Pazar.

Zbriti nga kali dhe me ndihmoi të hyp unë në kalin e tij, dhe u nisëm për në Has. Ai ecte këmbë dhe mbante kalin për freri, kurse unë mezi qëndroja në kalë. Kur aritëm në fshatin Gjonaj, aty ku ndanë rruga për Zym e për Planejë, i thashë:

-Baca Shtjefën, ndale kalin se po zbres këtu, e kam një motër të babës (hallën) në Gjonaj e dikush më dërgon në shtëpi. E ktheu kokën më shikjoi dhe më tha:

-Jo për Zo, në këtë gjendje nuk mund me të lënë në dorë të krrkujt, po shkojmë tek unë në Zym, e pastaj kur ta marësh vetën, shkon në shtëpinë tënde dhe vazhdoi rrugën. Pos që isha tepër i smurë, më ngarkonte edhe keqardhja, që unë të qëndroj në kalë e një njeri për të cilin flitshin aq shumë fjalë të mira, të ecë këmbë!

Ku aritëm në Zym, më ndihmoi deri te dhoma e tij dhe më shtriu në një jatak me çarqçfë të bardhë. Një motër ma pruni një lëng të idhtë dhe më tha:

-Ja, pije të tërin, se të bën mirë. Lëngu kishte qenë shumë i idhët, por më freskoi fort dhe pas pak filloi të më zbresë temperatura.

Pak pa u errësue, e thiri një njeri që punoka në kishë dhe i tha:

-Shaloje kalin, merre kët djalë dhe dërgoje në Planejë, se qenka i vetëm, e i merakoset familja. Pasi ma dha një gastare me asi lëngu të idhët, hypa në kalë dhe u përshendetëm, duke më thënë:

-Pije këtë lëng nga tri herë në ditë, mos e le pa e pi. Tani të qoftë rruga e mbarë.

At Shtjefën Gjeqovi edhe Zoti sebep unë tani jamë gjallë, thoshte Laja Qazim.

E pyes vetën, cili hoxhë a prift i ditëve tona, do t’i ecte këmbë mbi njizetë km. për t’i ndihmue një të smuari, të konfesionit tjetër?                                                                                                                                                                                 

Fluksi më masiv i asimilimit vullnetar të shqiptarëve ortodoksë të Dardanisë, ka ndodh në periudhën e sundimit pesqind vjeçar, të Osmanlinjve, pikërisht pse në këtë periudhë serbosllavët ishin më të privilegjuar, kurse shqiptarët, qofshin katolikë apo ordtodoksë, më të përndjekur. Kurse asimilimi i dhunëshëm ndodh, në vitët l912-14. në kohën e Millosh Obrenoviqit në Sërbi dhe Savë Batares në Malë të zi. Kur edhe merr hovin më të madhë, falsifikimi i historisë.

Unë mendoj se patjetër duhet hapur dera e rikthimit, në mos për tjetër, për të mos u derdhur gjaku ndërvllazror, kur dihet se njëriu nuk i frikohet gjakut dhe gjenit të vet. E pa njohura gjithëherë është më e frikshme. Andaj edhe është derdh aq shumë gjak, deri më tani, sepse më shumë jemë vra me vllain budalla, që s’e ka ditur se kush është dhe nga vjen, se sa me të huaj.

Por këtë duhet ta bëjë një ekip i historianëve profesionistë, duke gjurmuar familje për familje dhe me argumente t’i tregohët sejcilës, se kush kanë qenë dhe nga vijnë. Duke pasur parasysh se kanë kaluar disa breza dhe Serbia përmes strategjisë së vet perfide, ka arrijtë ta çrrënjos informatën mbi përkatësinë, bashkë me të edhe ndjenjën kombëtare. Pikrisht kështu pati vepruar Turqija e Osmanlive me Jeniçerët. Jeniçerët ishin djemë të këtyre trojeve, të cilët përandoria Turke i merrte si fëmijë, i edukonte dhe stërviste, duke i frymëzuar negativisht kundër popujve nga ata vinin dhe i kthente në vijën e parë të frontit, kundër kombit të vet. Dihet se po ata kanë qenë ushtrija më elite dhe gjakëpirëse, në të cilën mbështetej Sulltani. E njëjta situatë ka ndodhur tek ne, në luftën e fundit me paramilitarët, ose më mirë me i quajt Jeniëerët e Serbisë. Kishte, por fare i paktë ishte numri i atyre, që zgjoheshin dhe e merrnin kombin e vet në mbrojtje, si rasti i Gjon Kastriotit- Skënderbeu me shoktë e tij. Edhe në luftën e fundit kemi pas një rast, që unë kam dëgjuar. Në Gjilan komandanti i milicisë njëfarë Tasiqi, nga një fshat në komunën e Dardanës ish (Kamenicë). Në vitin l999 kishte shpëtuar nga masakrimet dhe torturat, në ato ditë të tmerrit për shqipëtartë e Kosovës, më shumë shqiptarë, se të gjithë shqipëfolsit së bashku, të garniturës së Llugiçëve, Faik Jasharit nga Gjilani, tërnavcave, ajvazave dhe basri pllanajve  etj. Për këtë veprim të tij, sa humanitar dhe diçka më tepër, nuk jam i  informuar vetëm unë, por të gjitë qytetarët e Gjilanit flasin.

Prandaj çuditem, pse nuk i është dhënë ndonjë, shenjë mirënjohëjeje këtij njeriu, duke i shkuar në mënyrë institucionale në shtëpi, bashkë me ndonjë falenderim ose mirnjohëje në formë të shkruar. Punë e mirë është të ndahet egjra prej gruri. Tani është koha që të veprojmë ne, sepse kemi të drejtë natyrore, që ata njerëz që na i ka marrë Sërbia, përmes strategjisë perfide, t’i joshim, për t’u rikthyer aty, ku i ka zbritur Zoti, në kombin e tyre stërgjyshor.

E jo si pati vepruar i ndjeri prof. i historisë Dr. Zekirja Cana. Kur  malazezët e Gjukanoviqit ishin në pikë të hallit, se si të ndahën nga Serbija, pa gjakëderdhëje, ai zotriu doli në tevizionin Shqiptar dhe ju kërcnue, duke  thënë, po e citoj: Të mos harojnë malazezët, se ne i kemë haruar, mbi  treqind të vrarë nga malazezët e të varosur në vareza masive në fshatin Martinaj. Shtrohet pyetëja, kujt i ka shërbyer ky kërcnim, në ato momente historike?!

Në një bisedë me fqiun tim Zef Krasniqin, në lidhje me këtë temë, mësova se ai kishte mësuar, nga një prift katolik, nuk më kujtohet të më kishte thënë se cili ishte ai, por supozoj të ketë qenë njohës i mirë i historisë mesjetare, mund të ketë kryer studimet në Venedik, ku do të ketë pasur qasje të mirë, në dokumente historike të asaj periudhe, lidhur me Ilirinë dhe Dardaninë në të. Baca Zef thoshte se Car Llazari paska qenë një Prijs (princ) shqiptar i quajtur Lazër Shtjefni nga fshati Përlepnicë, i principatës së Artanës (Novobërdës), si dhe nipi i tij, Milesh Kopiliqi nga Drenica e sotme. Dhe se e tërë historinë për personazhe dhe manastire e kisha ortodokse dardane shën Sava (sveti Sava) shqiptar (Dardan) nga Rasi, rrethina e Jeni Pazarit të sotëm. I shkyer nga konfesioni katolik, me kalimin në ortodoks dhe për atë i përbuzur nga pjesa tjetër e fisit. Është e shkruar se njëherë, m’u për këte ka pasur një incident në periferi të Plavës së sotme, ndoshta nga hidhërimi për këto përbuzje. I gjithë kontributi i mëvonëshëm, në arsimim, kulturë e histori, ia dhuron etnitetit sllavo-ortodoks, gjegjësisht Serbëve, të cilët e shfrytëzuan atëherë, dje edhe sot për të krijuar historinë e vet, që për bazë i kanë gënjeshtrat.

T’i thuhet nji kombi: gënjeshtar dhe vjedhës të historisë. Nuk i përket mirësjelljes, por çfarë termi tjetër të gjendet, për një popull, liderët e të cilit, brez pas brezi, e sidomos Millosheviqi, hiq më pak edhe Tadiqi e Vuk Jeremiqi, në vazhdimësi e përsërisin të njejtën frazë, duke thënë se: Nëse gënjeshtra përsëritet njëqindë herë, bëhet e vertetë. Duke mos u bazuar se tani, jemi në epokën e internetit e jo në epokën e analfabetizmit.

Nëse i referohemi historisë së Sërbisë, përmes internetit, do të vërejmë se Serbët, kur në shekullin e shtatë, prekin tokat e Ballkanit, duke ardhur me qere drujsh, me çerga e çadra, zbathur, e të pështjellur me lëkura, askund nuk thuhet se kanë takuar njeri, apo grupe njerzësh, të qytetëruar, të gjysmëqytetëruar apo të egër nëpër lisa. Të shkon mendja se nuk kanë ardhë në shekullin e shtatë nga Karpatet, por pasken zbritë nga anija  e Hazreti Nuhit, fill pas Kataklizmës (Kiametit), dhe këtu kanë gjetë toka të zbrazëta, ku janë zhvilluar, duke prodhuar Knjaza dhe Cara, si dhe dinastitë e tyre. Nuk duhet shumë mend për ta shtruar pyetjen: vallë, ku ishinë Dardanët dhe Romakët. Ndoshta pasken qenë të droguar dhe nuk u kanë pënguar Serbëve, për të bërë ç’të donin në këto troje.

Nëse i shtohet edhe deklarimi nën betim, i një kryesuesit të ekipit arkeologëve nga Beogradi në vitin l987., që u zhvillua në fshatin Tërbuvc komuna e Lipjanit, në shtëpinë e Xha Bajram Tërbuvcit, me ç’rast ishte prezent dhëndri i tijë Nazmi Gashi nga Prishtina.

Ja si e përshkruan Nazmiu këtë bisedë mes Xha Bajramit dhe arkeologëve nga Beogradi: Nuk më kujtohet data e caktë, por viti po. Erdhën një ekip i arkeologëve me një xhip të shtrenjtë, me tagra të Beogradit në Fsh. Tërbuvc; unë dhe vjehri im xha Bajrami ishim në kopshtin e shtëpisë duke i kultivue do pemë. Pasi ndaluan para dyerve, ne të dy u afruam, njeri prej tyre na pyeti,

-kush është këtu kryeplaku i fshatit?

-Unë jam, ju përgjegj Xha Bajrami.

-Cila është korda e kishës këtu?, Pyeti arkeologu.

-Ja kjo kodra përballë, duke jua tregue me dorë xha Bajrami.

-Po ju kush jeni?-i pyeti Xha Bajrami.

-Jemi arkeologë nga Beogradi.

-Mirë se keni ardhë, urdhroni brenda ta pijmë nga një kafe, pastaj u dërgoj te rrënojat e kishës- ju tha Xha Bajrami.

Pa ngurrim hyrën në oborr, unë u prina drejt odës, meqë djemt e Xha Bajramit nuk ndodhën aty me atë rast, unë u poqa kafe, përderisa xha Bajrami zhvillonte bisedë me ta, më kujtohet se pytja e parë ishte se, si e kanë bart ujin nga kroi i kishës, në fund të kodrës, deri lart te kisha?, Arkeologu i shpjegoi se me anë të një çikrriku të cilin e ka sjellë një kalë, çikrriku ka pasur tasa të cilët janë mbushur poshtë dhe janë derdhur lart. Pytja e dytë e xha bajramit ishte:

-Pashë fëmijtë, (duke e dijtë se serbët janë të ndieshëm ndaj këti betimi) të kujat janë këto kisha kaq të vjetra? Arkeologu:

– Pasha fëmijtë, të juajat janë, por tashti ne po i shkruajmë dhe po i bëjmë tonat, dhe paksa i luajti çehra sikur i erdhi keq përse i përbeu plaku. Xha Bajrami:

– Po pse kështu? Arkeologu: 

- Ti qenke burrë i vjetër, duhet ta dijsh, se i forti nuk lypë, i forti merr. Xha Bajrami:

– Po, po e kam të qartë.

Duke e marë parasysh edhe këtë fakt, vihet në konkludim se Sërbia kurrë nuk ka ndaluar së vjedhuri historinë tonë dhe shkruar për vete, duke aluduar se përmes historisë të përfitojë edhe trojet shqiptare, kurse as historianët po as populli shqiptar, nuk u ka bërë pengesa në këtë ekspanzion. Na e patën marrë lulebozhurin e Kosovës, një bimë e cila eshtë rritur dhe lulëzuar në këto troje. Edhe atëherë kur serbët ishin një fis bredhëritës pa emer, duke bredhur nëpër hapësirat e pafundme të imperatorisë se Përsisë Darjane. Tentuan të na e marin edhe Skendërbeun në vitin l991, duke ia lënë emrin një shkolle në Bresje afër Fushë-Kosovës: “Gjer?iq Kastriotiq- Skenderbeg” dhe në oborrin e shkollës vendosen bustin e tij.

Të themi se kanë qenë kohëra, kur na ka munguar guximi, t’u kundërvihemi, qoftë në mënyrë shkencore apo kombëtare, për t’i mbrojtur interesat vitale kombëtare. Por tani nuk ka kurfarë arsye, të mos ju themi prerë: Mjaftë më, me ato gënjeshtra. për djepa e zemra të Sërbisë, sepse djepi i Serbisë nëse egziston dikund, kërkojeni përtej Karpateve. 

Për prejardhjen e Serbëve, Baca Zefi thoshte se janë, nga një fis nomad nga Persija dhe se në një luftë të rastit, i kishin ndihmuar mbretit Darie, të cilën luftë e kishte fituar, prandaj jua kishte dhënë një ferman (leje qarkullimi), në të cilën shkruante fjala (Serbez) që në përkthim nga persishtja do të thotë, (të lirë) për qarkullim, përbrenda kufijve të Imperatorisë Persiane, dhe nga aty u ka mbetur Serbezët dhe më vonë e shkurtuar në Serb. Gjuha e tyrë ka pësuar ndryshime rrënjësore, gjatë qarkullimit nëpër toka të banuara me sllavë, nga karpatet e pastaj e pasuruar me kroatishten pas dyndjeve sllave. Gramatikën dhe gjuhën letrare serbe, Vuk Karagjiqi e ka rregullue, duke e përkthyer gramatikën gjermane, derisa ishte luftar i Karagjorgje Petroviqit, nga fundi i vitit l900. Më parë e kanë përdorur alfabetin rus e grek nëpër kisha.

Unë prapë nuk këmbëngul, në të dhënat e mia, se ato janë të vetmet të vërteta, por me këto, sugjeroj historianët tonë të nderuar, të mos jenë shumë këmbëngulës në atë, që e kanë mësuar nga historianët rusë e serbë, të cilët kanë bërë histori për interesa të veta. Nga e cila histori këta profesorë edhe i kanë mbrojtur disertacionet e veta, në kohët e caktuara historike. Por të mos pritojnë me gjurmue, për ta zbardhur të vertetën, të paguar me gjak, nga të parët tonë, e me të cilën, duke e vjedhur, serbët krekosen me të, njëkohësisht krijojnë platforma, për t’i mbrojtur interesat e veta gllabëruese, mbi trojet etnike shqiptare. Një ndër vendet ku mund të fillohen gjurmimet për ta rishkruar historinë është Venediku, sepse në kohën e shtrirjes se Imperatorisë Osmane, me këto troje ka qeverisur Raguza (Vendiku), të cilët edhe kanë shkruar historinë, por më vonë i tërë dokumentacioni është bartur, për në katedrallën e Shën Markos dhe arkiva e biblioteka tjera në Venedik. Unë kam pas rastin, gjatë një vizite turistika në vitin l964., me ndihmën e një emigranti politik nga Korça, ta shoh dhe prek një libër, që shkruante historia e Gjergj Gjon Kastriotit- Skanderbeut. Më tepër nuk kam mund me lexue, sepse ishte shkruar në një gjuhë, që unë nuk e kuptoja. Libri ishte i lidhur me një zinxhir për tavoline dhe i mbyllur me dry.

Jam i bindur se po në këtë katedrale, gjenden edhe shumë të dhëna tjera historike, mbi personazhet e rezistencës kombtare, kështjellat, kishat e manastiret shqiptare, dhe se me këto të dhëna, do të përgënjeshtrohet në tërësi, historia false e shkruar nga serbët dhe rusët, me qëllime të caktuara politiko-strategjike



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora