E marte, 30.04.2024, 02:12 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Çmimi letrar "Azem Shkreli" - shkrimtarit Arif Molliqi

E marte, 25.05.2010, 09:52 PM


Nga veprintaria e LSHAKSH në Gjermani

 

Çmimi letrar "Azem Shkreli" - shkrimtarit Arif Molliqi

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Në bibliotekën e qytetit në Ennepetal të Gjermanise Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në mërgatë,përmes një manifestimi me karakter përkushtues dhe nderues për shkrimtarin e çmuar Azem Shkrelin,bëri publik çmimet letrare nga konkursi vjetor për vitin 2010 ,të krijuesve jashtë atëdheut.

Juria e konkursit letrar në përberje,Adem Gashi,Vehbi Musa dhe Shaban Cakolli pas leximit dhe shqyrtimit me kujdes te 19 titujve konkurues,me çmimin letrar "Azem Shkreli",shperbleu romanin e shkrimtarit Arif Molliqit:"Gruaja e vizatuar nudo".

    Me çmime të dyta u nderuan peotja Alma Papamili per vellimin poetik:"Shtegtim pulëbardhe" si dhe Sadik Krasniqi "Oshëtim në urne",

 ndersa me vendin e tretë u shperblyen krijuesi Pal Sokoli për përmbledhjen me poezi."Unazë gjaku",dhe autori i vellimit"Shpirtëra të shitur"Dibran Demaku.

 Çmimi për pikturë kësaj radhe ju dha piktores së re Arta Hajdarit,me vendqëndrim në Holandë.

   Përveç një numri të madhë krijuesish dhe artëdashësish nga Gjermania,Shtetet e Beneluksit dhe Zvicra morën pjesë edhe dy shkrimtarët nga Kosova Ismajl Syla dhe Sabit Rrustemi të cilët në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës ,përshëndetën kët eviniment kulturor si dhe premtuan mbështetjen per LSHAKSH-ne,tash dhe në të ardhmën,si pjesë e pandashme  trungut kulturorë shqiptarë.

     Gjithashtu në këtë manifestim ishte edhe një delegacion i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani i cili kryesohej nga i ngarkuari me punë pranë saj z.Islam Spahiu.

       Ne manifestimin përkushtues ku ishin edhe familja e shkrimtarit Azem Shkreli,përpos një vështrimi mbi opusin e tij krijues u evokuan kujtime nga takimet me Azem Shkrelin dhe u deklamuan poezi dhe përkushtime për te nga  krijuesit e pranishëm ,Vehbi Musa, Sabit Gecaj,Alma Papamihali,Dibran Demaku,Arif Molliqi,Palë Sokoli,Hasan Qyqalla Avni Alijaj etj.

  Në fund kryetari i këtij asociacioni z.Martin Çuni,nderoi me mirnjohje dëshmorin e kombit post-mortum Jashar Jashari-Strofci,rapsodin Agim Gashi dhe kardiologun e mirnjohur shqiptarë nëGjermani,Dr Fatmir Dalladakun.

  Ky manifestim si një nxitje dhe inkurajim i veçantë për krijuesit e mërgates i cili është tradicional pritet të jetë më gjithëpërfshirës,duke plasuar vlera te reja në fushën e artit dhe letërsisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora