E marte, 30.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Dërmaku: Reportazh nga Dardana

E shtune, 22.05.2010, 09:58 PM


REPORTAZH  NGA   DARDANA ( ISH KAMENICA)

 

ATY KU PUNOHËT  ME PËRKUSHTIM, ATY  KU  ZBATOHET RENDI  E  LIGJI,  ATY  NUK  MUNGOJNË  REZULTATET

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Ditë më parë isha për vizitë në vendlindje.Pasë një rrugëtimi të gjatë e një lodhje të madhe  arritëm në vendlindje. Pasë një pushimi  e qmalljeje qe bëmë në familje unë i informova ata se nesër  do të shkojë në Dardanë për ti kryer ca punë personale dhe për t‘i vizituar punëtorët e Kuvendit Komunal në Dardanë. Pasi ne nuk dispononim informata të sakta se ku duhët rregulluar disa dokumente  personale dhe familjare u drejtova drejtë objektit të Kuvendit Komunal në Dardanë. Para se të hynim në objektin e Kuvendit Komunal në Dardanë, ajo çka ne na ra në sy e që duhet shënuar ne këta rreshta ishte pstërtia dhe gjelbërimi për rreth objektit të Komunës, shihej  diçka ka ndryshuar në kuvendin komunal të Dardanës.  Hyjmë në koridorin e objektit komunës vërejmë se aty vepron dhe funksionon rendi, ligji, thënë shkurtë respektohet e nderohet orari i punës nga punonjësit. I drejtohemi zyrës për informim aty na prezentohet një djalë i ri me fjalë të ëmbla dhe na dëshiron mirëseardhje. I  tregojmë se çka kërkojmë. Ai na thotë shkoni, tek zyrja e dytë (pasi ne shihnim zyrën). Para se ne të arrinim në zyre, papritmasë hapet dera dhe na dëshiron mirëseardhje punëtori i kësaj zyre z. Shaip Maliqi. Shkëmbejmë  ca fjalë përshëndetëse edhe ky  na pyetë ? Çka keni ardhur .., dhe a ka mundësi të ju ndihmojë diçka.  Ne e informuam  se për çka kemi ardhë, ai  na tregoi vendin dhe objektin ku ne duhet të rregullonim dokumentacionin tonë. Akoma pa u larguar nga lokalet e kuvendit të komunës, unë ngjitem  në katin e dytë për tu përshëndetur me kryetarin e komunës z. Shaip Surdulli, dhe t‘ia urojë detyrën e kryetarit të komunës. Ngjitem lartë shkallëve shkojë  drejtë zyrës  së kryetarit, një djalë i ri më thotë; axhë, kryetari nuk është këtu ? ! I them i habitur.., po ku ndodhet ? ! Nuk e dij..,  por unë edhe dje isha këtu ( dhe ofshau).., ai mungonte. Zbresim shkallëve teposhtë, hapet një derë, nga aty delë me  dokumente në dorë Selami Rexhepi - Përgjegjës i Gjendjes Civlile për certifikata dhe dokumente tjera. Pasi edhe më parë njiheshim shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse edhe ky më pyeti ? Çka keni ardhë, ne i thamë kemi punë tek ju (edhe pse ne nuk kishim punë), po mik i nderuar e dij se ju keni ardhë nga Gjermania ,me keqëardhje ju themë duhet pritur. Gjatë shqiptimit të këtyre fjalëve, fytyra e tij ishte skuqur dhe i vinte keq, por .., ndërhyj unë . I nderuari  Selami, unë nuk kamë punë tek ju.., por desha të bindem për fjalët e mira që kam dëgjuar për ju. Unë jamë shumë i kënaqur dhe i gëzuar kur shohë me sytë e mijë se edhe në Kosovë ka filluar të respektohet vendi i punës dhe të ketë rend dhe rregull. Ne u drejtuam zyrës ku kishim punë pra tek Shaip Dërmaku. Para se ti ofrohemi sportelit në koridor prisnin disa njerëz. Njëri nga punëtorët që unë nuk e njihja Limon LECI, mu ofrua më përshëndeti dhe më tha ngadalë, na vie keq por duhet pritur. Ne  do ti kryejmë shumë shpejtë punët me këto palë, e ju z. Ramiz, për të mos humbur kohë shkoni në bankë  bëne pagesën, derisa ju të ktheheni ne do ta kryejmë punët me palë.  Kur u  ktheva nga banka  në koriodor nuk gjendej asnjë palë. Drejtohem drejtë sportelit një fytyrë e njohur mashkulli.., më dukej se e kisha parë dikur.., ai qeshet dhe më dëshiron mirëseardhje. Ti nuk po më njehë.., unë jamë.., akoma pa e përfunduar ai fjalën, i thashë po Emrush MAKA.

                        Pasi mbarova punët, unë shkova  ta vizitojë e t‘i shprehë ngushllime për vdekjen e mixhës z. Shaip DËRMAKU, shef për pasaporta dhe letërnjoftime. Ngjitem në katin e dytë  trokasë në derë, mirpo Shaipi ishte nxanun me bisedë telefonike (zyrtarishtë). Unë presë në koridor deri sa ai ta përfundoj bisedën. Dhe vërtetë posa ai ndërpreu bisedën hapi derën dhe shikoi, kur më pa mua tha, më vie keqë por unë deri tani kisha një bisedë zyrtare. Dhe vërtetë ashtu ishte. Hymë në zyre në tavolinën e tij të mbushur me letërnjoftime e pasaporta. Pasi shkëmbyem fjalët përshëndetëse, ia shpreha ngushllime për vdekjen e mixhës së tij, i urova  detyrën duke i SE I KE MARRdëshiruar suksesë në punë dhe jetë të gjatë. Dëshira ime ishte që të bisedoj  për gazetë, por ai tha. Ju shkruani për të tjerët  se për ne është kompetente  zyrja informative në Prishtinë. Në këndin tjetër ndodhej  zyrja tjetër ne të cilën punonte  Bajram DËRMAKU, shef për regjistrimin e automjeteve - e të cilit para dy muajve i kishte vdekur babai. Unë isha në shtëpin e tij për ti shpreh ngushllime familjes së tij, por ai nuk ndodhej në fshatë. Nuk do të shkruaj asgjë më tepër pasi edhe tek ky pashë ate qka pashë tek kolegët e tyre. I drejtohem objektit të Gjeodezisë sepse aty punon një kolegë i imi Irfan DËRMAKU-drejtor i zyrës së Gjedezisë, trokas në derë nuk lajmërohet askush. Nga zyrja tjetër dëgjojë një zë .., dhe pasë ca sekondave drejtë meje ofrohet një djalë i ri  i cili me një buzëqeshje melankolike më thotë; axhë ju po e kërkoni Irfanin?!.., ia kthej Po. Axhë, ulu këtu në karrikë    në zyrën tonë, Irfani do të kthehet pas 10 - minutave. Unë i disponuar dhe i gëzuar me të gjitha këto që pashë me sy e i dëgjova me veshë i emocionuar thashë, edhe këtu në Dardanë paska filluar të punohet si në shtete të perendimit kjo ishte një stimulim për mua, ishte një kënaqësi shpirtërore. Derisa unë isha thelluar në mendime, Dritoni punonte ai nuk ndalej, shfletonte fletët e një libri të vjetër të gjedezisë . Akoma pa u bërë 10 minuta  arriti Irfani. Pasi ishte koha e pushimit unë u propozova  të dalim në një restoranë, ata kërkesën time e pranuan.  Në terasën e restoranit takuam edhe Enver Ajvazin- Drejtor i Administratës dhe Personelit, Rabit BIÇKU- Drejtor i Buxhetit dhe FInancave??pranë kuvendit komunal në Dardanë. Këta të preokupuar me gjendjen e rëndë ne të cilën po kalon komuna e Dardanës, (për shkakë të moskryerjes së detyrave, korrupcionit, dhe dukurive tjera negative që kishte bërë  ish. qeveria e kaluar) ne sot duhet ta paguajmë haraqin. Gjatë tërë kohës sa ne qëndruam në lokalet e restoranit-Haliti ata nuk biseduan tjetër posë konsultimeve , gjetjes së rrugëve më të mira për të shpëtuar nga kjo gjendje që e kishte katandisur kuvendin komunal të Dardanës. Fliste Enver Ajvazi i qetë, dhe  thonte se premtimet e dhëna elektoratit dhe popullit të Dardanës duhet realitzuar. Rabit BIçku rrëfente se qysh tani kishte filluar aksionin për sigurimin e mjeteve djegëse- drurit për shkolla. Ne duhet bërë përpjekje maksimale thotë Enver Ajvazi , që sa më mirë ti presim mërgimtarët tanë me rastin e pushimeve, të organizojmë tubime dhe ti informojmë për punët që janë kryer dhe ato që duhet kryerë. Kërkoj nga të gjitha organet kompetente komunale që të angazhohen dhe tua kryejnë punët mërgimtarëve tanë.Ne thotë Enveri do ta zgjasim edhe orarin e punës ne mënyrë që mërgimtarëve tanë t‘ua kryejmë punët me kohë, ne mënyrë që ata mos të bredhin rrugëve dhe zyreve të komunës për një dokumentë çka do qoftë ai. Kthehemi përsëri në lokalet e komunës për ta takuar kryetarin z. Shaip Surdulli, akoma ai nuk ishte aty. Në koridorë një punëtorë i komunës… , më pyeti Ramiz, kend po e kërkoni ?

                      Ju përgjegja kryetarin e komunës apo nënkryetarin. Më vie keq por nënkryetari –Lulëzim LECI, nuk rri këtu…, ai rri në Prishtinë. E kryetarit i ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni ai nuk do të vie asë sot. Prapë kthehem dhe i pyes disa shokë-punëtorë të komunës se ku ndodhet kryetari ata heshtin., heshtin dhe ngrehin lartë krahët nuk flasin. Ne e ftuam disa herë në telfonin celularë z. Shaip Surdulli, ai nuk lajmërohej. Kjo diç më shqetësoi  edhe mua. Vendosa të largohem nga lokalet e kuvendit komunal  të Dardanës me një shpresë se herën tjetër do ta gjejë kryetarin e komunës, z.Shaip SURDULLI. Ndoshta ai do të na pres herën tjetër dhe me siguri do ti realizojë premtimet e tij para zgjedhjeve ; Gjatë debateve televizive dheatyre me qytetarë ai deklaronte : Që nga dita e parë, nëse fitojmë ne do ti përvishemi  punës e do ti realizojmë  premtimet e dhëna. Mirpo një fjalë e urtë e popullit thotë: Dita e mirë shihet në mëngjesë. Qëllimi im ishte të takohem me njerëz kompetent të komunës dhe të informohem me punët që kanë kryer dhe ato që do ti kryejnë gjatë këtij mandati. Mirpo , siq u pa kryetari i Dardanës tani nuk ka nevojë të takohet me gazetarë, e qka është edhe më keq ai me veprimet e  tija jo korrekte ka ndikuar që disa aktivistë- e  themelues të bërthameve të para të LDK-ës sott ë largohen nga lDK-ës e ti bashkohen ndonji partie tjetër. Mbetem në shpresë se herën tjetër do të gjejë kohë Kryetari i  komunës së Dardanës të na informojë për rezultatet e arritura në Dardanë. Ne duke u larguar nga lokalet e kuvendit komunal, në derën e fundit takohemi me Avni HODEN, zyrtar ligjor i administratës nxjerr vendime, dhe shikon vendimet, i cili nuk pranoi që ne të largohemi pa e pirë nga një kafe. HYmë në zyrën e tij dhe fillon rrëfimin e tij për punën qe kryen.

Ai rrëfente me një dozë zhgënjimi. U ndamë nga kuvendi komunal i Dardanës   me shpresë se ne të ardhmën akoma më tepër do të arrihen rezultate , akoma më tepër do të respektohet vendi i punës, do të respektohen e nderohen palët, fjala e lirë, normat demokratike, sepse vetëm duke i respektuar këto që ne i shënuam më lartë do të arrihen rezultate inkurajuese dhe do të ecim së bashku me të tjerët. Në punë duhet harruar ngjyrat partiake, familjarizmin, korrupcionin, bajraktarizmin, demagogjitë , por duhet përdorë tolerancën, respektin dhe shumë e shumë dukuri tjera pozitive që e përcjellin shoqërin tonë. Do të bëja një gabim të madh sikur të mos shkruaja këta rreshta, për ata punëtorë të mirë të kuvendit komunalë. Për ata djem që me serizitetin më të madhë iu kishin përveshur punës, ata e dinin se vetëm me punë sistematike arrihen rezultatet dhe më shejtë ndertohet e forcohet shteti ynë. Ata duke e ditur se sa gjakë është derdhë për çlirimin e Kosovës, iu kanë përveshur punës dhe aksioneve .Ne thotë Ramadan BASHA, duke i kryer detyrat dhe obligimet që kemi para veti, ne ngadalë por të sigurtë do ta realizojmë amanetin e të gjithë martirve të kombit. Ne të vetëdishëm për gjendjen ne të cilën po kalon Kosova, nuk guxojmë të merremi me akuza, shpifje, urrejtje, por të bashkuarë do të ecim drejtë funksionimit dhe ndertimit të shtetit të Kosovës. Sot është koha që të gjithë së bashku të punojmë ne mënyrë që  ta ndertojmë dhe  forcojmë shtetin tonë.  Në fund po shpresoj se së shpejti do të takohem me kryetarin e komunës, z.Shaip Surdulli.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora