E marte, 30.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lulzim Logu: Kthimi i merituar…

E marte, 25.05.2010, 09:58 PM


Kthimi i merituar…

 

Nga Lulzim Logu

 

Në orët e vona të 15 Majit 2010, në sallën e madhe te shfaqjeve te Pallatit te Kulturës në Gjakovë, në prani të qindra adhuruesve të fjalës poetike, është mbyllur Edicioni I 46-të I Mitingut të Poezisë, të emërtuar simbolikisht: Gjakova  2010.

 

Orën e Madhe Letrare Tradicionale, ku interpretuan krijimtarinë e tyre 30 poetë nga të gjitha viset shqiptare dhe të ftuar , I parapriu :” Java e Aktiviteteve” e cila shënoi gjashtë promovime të librave të rinj të autorëve: Qemajl Juniku; Halil Haxhosaj; Lulzim Logu; Gentjana Muhaxhiri; Muharrem Kurti ; Lumnije dhe Besnik Avdiaj.

 

Risi e këtij manifestimi të madh ishte kthimi pas shumë vitesh në organizim të Klubit Letrar:” Gjon Nikoll Kazazi” aty ku në të vertetë lindi ky aktivitet, nga poeti Din Mehmeti, legjendë e poezisë të kësaj treve e më gjërë.

 

Mitingu i Poezisë, këtë vit, për herë të parë, ka shtrirë aktivitetin e vet edhe jashtë Gjakovës, në Tropojë

 

Kështu, me 14 Maj , një numër i madh shkrimtarësh nga mbarë Kosova si Ibrahim Kadriu, Sejdi Berisha, Skënder R. Hoxha, Jonuz Fetahaj, Arif Demolli, Avdi Shala, Xhevat Syla, Gani Xhafolli, Kismete Hyseni, pastaj Agim Gjakova, Agim Byci, Halil Haxhosaj, Qemajl Juniku, Muharrem Kurti, Blerim Valla etj, janë pritur në mënyrë madhështore nga kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, z. Nuredin Ahmetaj dhe nga kryetari i Klubit Letrar Tropojë dhe shkrimtarë të tjerë tropojanë.

 

 Për nder të shkrimtarëve kosovarë piktori  Binak Osmanaj, ka hapur një ekspozitë retrospektive  me piktura dhe fotografi artistike, kurse poetët nga Bajram Curri mbajtën një orë letrare me punimet e tyre.

 

 Mikpritësit kishin rezervuar për mysafirët nga Kosova, edhe një vizitë shumë domethënëse në Kullën e Mic Sokolit në Bujan.

 

Kurse pika kulminante e kësaj dite ishte mbajtja e një Ore Letrare në Valbonë, ku në peizazhin mahnitës dhe bukurinë përrallore të Luginës së Valbonës, në amfiteatrin e hapur të kësaj parajse natyrore të Alpeve Shqiptare, poetët nga Kosova dhe Shqipëria lexuan krijimet e tyre poetike, dhe krejt kjo u bë e mundur në saje të bashkëpunimit kulturor mes shkrimtarëve të të dy klubeve letrare, atij të Gjakovës dhe atij nga Tropoja.

 

Aktiviteti i parë i cili caktuar për ta hapur siparin e këtij edicioni, në ditën qendrore, ishte tema debatuese siç e ka në traditë ky manifestim:

 “Letërsia Shqipe dhe Përkthimi”.

 

 Kumtesat për këtë temë i paraqitën studiuesit dhe përkthyesit Bashkim Kyçyku, Suzana Çapriqi dhe shkrimtari e përkthyesi Agim Byci.

 

Hapjen e këtij edicioni e ka bërë Kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Lekaj, i cili ka thënë se:

 “Gjakova e ka për nder t’i pres shkrimtarët nga mbarë hapësira shqiptare, pasi mitingu i poezisë është pasuri e madhe që duhet ta ruajmë si ngjarje kulturore me rëndësi kombëtare”

 

 

Pas tribunës për nxënësit e qytetit të Gjakovës, në Bibliotekën e re të Gjakovës :”Ibrahim Rugova” është mbajtur një orë letrare me shkrimtarët nga karvani i shkrimtarëve për fëmijë, ku me poezitë e tyre, para qindra nxënësve, janë paraqitur Jonuz Fetahaj, Agim Byci, Avdi Shala, Gjon Gjergjaj, Skënder R. Hoxha e Behram Hoti,  pastaj Halil Matoshi, B.Valla, dhe disa krijues të tjerë.

 

 Kjo festë e madhe poetike, u mbyll me pjesën e mbrëmjes, me Orën e Madhe Letrare, ku krijimet e tyre i lexuan:

 

 Din Mehmeti, Ali Podrimja, Agim Gjakova, Sadik Bejko, Albana Melyshi-Lifshin, Eqrem Basha, Halil Matoshi, Adem Gashi, Almona Bajrami, Entela Kasi, Arben Prendi, Anton Gojqaj, Adem Shkreli, Rexhep Ferri, Vjollca Dibra, Nehat S. Hoxha, Besim Muhadri, Lulzim Logu, Valdet Avdiu, Gjon Neçaj, Sejdi Berisha, Skënder R. Hoxha, Prend Buzhala, Frrok Kristaj, Jonuz Fetahaj, Vilson Culaj, Nergize Soba  etj.

 

Juria profesionale e mitingut, e përbërë nga Ibrahim Kadriu, Nexhat Halimi dhe Halil Haxhosaj, , si libër më të mirë të vitit, kanë zgjedhur  librin me poezi “Gorgonë” të poeteshës Blerina Rogova - Gaxha.

 

 Çmimi për poezinë më të mirë të mitingut, juria ia ndau poezisë “ Bariu i mirë” e poetit të njohur tepelenas Sadik Bejko.

 

 Çmimi për vepër jetësore, u nda nga  shtëpia botuese “Fan Noli”, post  mortum, poetit të njohur për fëmijë Agim Deva.

 

Darka festive ishte mjedisi ku poetet uruan kthimin e merituar te Mitingut te Poezisë ne shtepinë e vet të natyrshme, ku ka lindur dhe ka fituar famën e percjellur nder vite dhe breza të pandalur poetësh dhe veprash, tani pjese krenarie e fondit të poezisë shqiptare.

 

Natyrisht meritë kanë organizatorët e Klubit:’’ Gjon Nikoll Kazazi’’ për këmbënguljen dhe perkushtimin që ky aktivitet të jetë mbarëkombëtar, pjese e integrimit kulturor të përbashkët, të cilët kishin mbështetjen e Komunës Gjakovë dhe MKRS të cilët e mbështeten financiarisht mitingun dhe ishin pjesë shoqëruese e tij deri ne fund.

 

Klubi Letrar në Tropojë, I njohur tashmë per angzhimin në promovimin e vlerave kulturore dhe lidhjeve të vazhdueshme me komunitetin krijues ne trevat shqiptare, ia arriti me dinjitet të organizoje një ditë festive jo vetëm poezie, por edhe mikpritëse, patriotike dhe ndergjegjesuese për vlerat e mrekullueshme të traditës të Tropojës në art, letersi si dhe në afirmimin e mjedisit natyror të rrallë , nga I cili përditë burojnë veç talente, që e përfaqësojnë kudo atë me cilësi të lartë intelektuale dhe artistike.

 

Bashkia e B. Currit e mbështeti këtë nismë të Klubit Letrar dhe këtu vlen të çmohet veçanërisht ndihma dhe kontributi I Kryetarit, z. Nuredin Ahmetaj I cili vazhdimisht ka qënë pranë krijuesve tropojanë të poezisë, duke I konsideruar ata si mbartësit e imazhit pozitiv për Tropojën dhe veprat e tyre si një ogur I mbarë zhvillimi dhe prosperiteti.

 

Lulzim Logu

B. Curri- Gjakovë

Maj, 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora