E hene, 29.04.2024, 05:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me Murat Kocin, mësues dhe aktivist i dalluar në jetën kulturore të shqiptarëve ne Skandinavi

E hene, 15.03.2010, 09:39 PM


Bisedë me Murat Kocin, mësues dhe aktivist i dalluar në jetën kulturore të shqiptarëve ne Skandinavi

Nga Sokol Demaku

Kurreshtja për dije, për të zbuluar të panjohuren është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti cfaqet krejtësisht hapur tek femijët e të rinjt

Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si  pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja.

Ndërsa roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të thëm  që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike. Jeta kulturore e shqipatrëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.

Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjës, shtypjës e dhunës cnjërëzore të ushtruar nga sllavoserbet.

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Jam Murat Koci nga komuna e Skenderajt, jam profesor i Letërsisë dhe gjuhës shqipe (duke u shperhur me terma të kulifikimeve në Kosovë), punoj si mësues i gjuhës amtare në komunen e Borlänges që nga viti 1995.

Profesioni i juaj?

Muësues i gjuhës amtare.

Përvec së një mësues i Letersisë dhe gjuhës shqipe në diasporë do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e nje mësuesi të gjuhës amtare në diasporë?

Dihet mirëfilli së roli i mësuesit është i një rëndësie të vecantë në cdo shoqëri, kohë apo vend. Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si  pedagog e edukator me kohen vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja. Ndërsa roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Profesioni ynë, puna jonë në diasporë si mesues të gjuhës amtare është gati gati i shenjtë, është udhërrëfyes për shumëcka e edhe ne duhet të sillemi e punojmë brenda këtyre kordinatave.

Cka ju shtyri ta leni vendlinjen dhe sot të jeni ketu ne Skandinavi?

Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjës, shtypjës e dhunës cnjërëzore të ushtruar nga sllavoserbet. Dhe si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre shekullore, ata ia mësyen gjithandej botës e një pjesë erdhi këtu në Suedi. Unë jam një nga ata. Kjo periudhë tragjike për shumë shqiptarë nuk është e memorizume vetëm në faqet e kronikave të zeza e të atyre me theks negativ, vajtues e emigrues por është edhe periudha më e lavdishme e kombit shqiptar në fundshekullin që e lam pas. Ku emigracioni, diaspora ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm e shume dimensional në clirimin dhe pavarësimin e Kosovës si dhe përmirësimin e kushtëve dhe të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Iliridë e Ulqin, Plavë e Guci.

Ju i jeni perkushtuar pra edhe ketu punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësues këtu në krahasim me mësuesin në Kosovë?

Sistemi shkollor në Suedi ndryshon prej atij në Kosovë dhe gjithë trojet tjera etnike shqiptare në shumë aspekte. Shkolla, puna edukuese, pedagogjike më fëmijë në Suedi ka një traditë të gjatë e thëllsishtë kombëtare që është ruajt, zhvillu e reformu në shumë shekuj me një fantaizëm të paparë. Falë këtij përkushtimi të devotëshëm të shoqërisë suedeze mbi arsimin sot shkolla suedeze gëzon reputacion botëror e roli i mësuesit në këtë institucion është dhe ka qenë i pazëvendsueshëm. Mësuesi i shkollës suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq. Trekëndëshi nxënës-prind-shkollë funksionon në të shumtën e rasteve me shumë sukses, fal mësuesve dhe angazhimit të tyre konform nevojave e kërkesave të shkollës. Mësuesi në shkollën shqipe në të gjitha teritoret etnike ka qenë nën presionin e politikës ditore, diktatoriale, okupuese e në shumë raste antikombëtare. Edhe pse në kushte tejet të vështira mësuesi shqiptar ka arrit të ruaj dhe kultivoj krenarine e pedagogot, edukatorit ,stimuluesit te atdhedashurisë dhe nxitesit të ndjenjave e dëshirave për dije, për emancipim etje.

Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj,  cfarë ju frymëzon në punen tuaj?

Puna e mësuesit përpos që kërkon angazhim, durim, devotëshmëri e kreativitet është edhe stimuluese, argëtuese si dhe ndihmon zhvillimin e identitetit individual në punen me femijët e të rinjtë.  Fëmjët e të rinjtë janë e ardhmja e cdo shoqërie e marrja pjesë në brumosjen, edukimin dhe armatosjen e gjeneratave të reja me dije dhe mjetet e nevojshme për jetë si gjenerator të shoqërisë është detyrë me rëndësi të vecantë dhe gati, gati si mision i shenjtë. Kurreshtja për dije, për të zbuluar të panjohuren është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti cfaqet krejtësisht hapur tek femijët e të rinjt. Pjesëmarrja në krijimin e personaliteteve te reja, identiteteve të reja duke u munduar gjithëherë që në këtë proces edukues e arsimor fëmijët e të rinjtë të edukohen me vlerat më të mira kombëtare si dhe vlerat më të mira njerëzore univerzale është punë joshëse dhe frymëzuese. Këto bëjnë që unë të gjej stimul të mjaftueshëm për të bërë një punë me nder e pa u lodhur fare.

Ju jeni shumë aktiv edhe në jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptareve këtu, cka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është i angazhuar Murati?

Po, jam aktiv në disa shoqata si ato me karakter etnik e edhe në ato internancionale a kulturore e humanitare. Puna në Shoqaten shqiptare Iliria në Borlänge a ajo në Lidhjen e shoqatave shqiptare Iliria sikur plotësojne sado pak mungesen e atdheut. Por njëkohësisht ky aktivitet në shoaqata ndihmon komunitetin tonë këtu në Suedi në ruajtjen e identitetit kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sonë, tradditës, gjuhës e edhe të individualiteteve tona shqiptare. Më duhet të falenderoj hapur e pa ekuivok të gjithë shqiptarët në Borlänge e Dalarna për një përkushtim të pashoq e angazhim të pakursyer në tërë periudhen e kaluar këtu në mërgim. Shqiptarët këtu kanë ndihmuar Kosovën, Iliriden dhe gjithë trojet etnike shqiptare në cdo aspekt e sidomos atë ekonomik e sensibilues. Është për cdo lavdatë angazhimi dhe ndihma e shqiptarëve në Dalarna që i kanë dhënë luftës clirimtare në Kosovë e Iliridë. Unë ndihem shumë i nderuar e respektuar që disa nga këto aktivitete i kam udhëhequr. Ndoshta do ishte me rëndësi për lexusit të dijnë se gjatë vitit 1998/9 dhe 2000 shoqata humanitare ”Shpetoje një jetë”  me seli në Borlänge ka dërguar ndihma humanitare në Kosovë e Shqipëri në vlerë mbi 10 milion korona. Shqiptarët në Dalarna kanë qenë edhe paguesit më të rregullt të findit 3% si dhe fondit ”Vendlindja thërrët”

Ndoshta vlen të përmendet edhe bibloteka shqiptare këtu në Borlänge që ndoshta është edhe e vetmja bibliotekë shqipatre në Suedi.  Mund të them që aktivitet tona me shqiptarë e për shqiptarë këtu në Dalarna e në vëcanti në Borlänge janë të shumta e të nduarndurshme.

Cka mendoni per sistemine  arsimit sot në Diasporë, cka kishit me ndryshue ne kete drejtim po të pyteni ju?

Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të thëm  që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike. Natyrisht që duhet dhe kërkohet edhe më shumë në të gjitha fushatë e këtu mendoj edhe në anën ligjore, kuadrike e të asaj materiale e pedagogjike.

Unë do doja që mësimi i gjuhës amtare të jetë obligues si i cdo landë tjetër e jo siq është tash në baza vullnetare. Kjo do ngriste statusin e landës gjuhë amtare por njëkohësisht kjo do sillte organet shtetërore e arsimore para një situate më serioze e më obliguese e edhe prindërit do viheshin para nje situate më të përgjegjshme e angazhuese. Do të ishte në interes të kulturës sonë, fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre si shqiptarë që kuadri arsimor që punon me gjuhën amtare të jetë plotësisht i pëgatitur për detyrën mjaftë të vështirë por edhe jetike për të ardhmen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe idintitetit të të qënit shqiptar. Pa kuder të përgatitur plotësisht është e pamundur të motivosh fëmijët për një punë kreative e rezultative. Pos këtyre për një punë të sukseshme duhen edhe mjete të përshtashme pune si libra, cd, dvd. E thëm me bindje të plotë së në këtë drejtim na duhet ndihma e organeve arsimore e pedagogjike në atdhe, vetëm ne nuk mund ta kryejme këtë mision.

Ju jeni edhe një aktivist i dalluar kulturor mund te themi në ambasador i kulturës shqipe këtu, cfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë?

Momentalisht jam duke punur rreth seminarit ”Integrimi, dygjuhësia dhe gjuha amtare”, është një seminar që Shoqata shqipatre Ilira në bashkëpunim me institucione e organizata tjera lokale këtu në Borlänge organizon këta aktivitet tash në vitin e katërt me radhë. Jam duke punuar edhe me një film dokumentar që e kam titulluar ”Shqipatrët në Suedi”. Projketi filmik është gati si edhe skenari. Kemi angazhuar një kompani filmike suedeze që do bëj filmin gati, por jemi disa që punojmë më këte projekt. Sa për të shuar pak kërshërinë e lexuesit, film do pasqyroj historinë e shqipatrëve në Suedi, do filmojme katër familje shqiptare në Suedi dhe gjatë vizitës në Kosove a Shqipëri. Filmi do trasmetohet në televizionin suedez dhe atë shqptarë por do jetë i pergatitur edhe për tu përdorur në mësimin e gjuhës amtare.

Cka mendoni për jetën kultutore te shqiptareve në Suedi, si ju e shifni ketë?

Komuniteti shqiptar në Suedi është relativisht i ri e duke u nisur nga kjo sigurisht që edhe jeta kulturore e shqiptarëve qalon në shumë aspekte. Jeta kulturore e shqiptarëve duke përjashtuar raste të rralla është stihike dhe e karakterizuar nga shundi a përpjekje për të nxjerrë përfitime momentale materiale. Jeta kulturore e shqipatrëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.

Përveç punës suaj ne  shkollë, si e kalon kohen e lirë?

Lexoj, studijoj, jam aktiv në disa shoqata.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti në jetë?

Kosova sot është e lirë nga hordhitë sllavoserbe, Ilrida po frymon më lirshëm, Shqipëria po ecën me hapa gjigand drejt lirisë e begatisë, këto më bejnë të lumtur. Korrupsioni, keqqeverisja, harresa e shpejtë e gjithë atyre sakrificave jo nëpër vite por nëpër shekuj që popullit shqiptar ka bë më bëjnë të ndihem keq. Jeta në mërgim dhe bindja që sa vjen e përforcohet së pjesa dërmuese e jona do mbetet përgjithëmon këtu më bën gjithashtu të ndihem jo mirë.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?

Polac, Kosovë.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora