Kulturë
Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
E diele, 14.03.2010, 10:22 AM
![]() |
Aziz Nesim |
Aziz Nesim
I ÇMËNDURI
Tregim humoristik
Unë po ecja nëpër Stamboll nga Eminënia për në Karaqëj.Arrita deri te ura e Gallatës e papritur dëgjova të thërrisnin:
-Ikuuu!
-Ikuuu!
Zunë të fërshëllejnë birbilat e të vrapojnë policët.Në urë fillun të shtyheshin.Lëvizja e trnsportit u ndal.
Kalimtarët pyesnin njëri tjetrin:
-Si është puna?
-Çar ka ndodhur?
Dikush u tha:
-Policisë i shpëtoi një i çmëndur.
Mua mu afrua njëri prej kalimtarëve.
-Punë e madhe u paska shpëtuar një i çmëndur!Sikur unë e ju jemi më të mënçur.Pa shiko u paska ikur një i çmëndur!Krijojnë panik kot së koti.
Ç’far ti thosha.Si përgjigje i buzëqesha.Zumë të ecnim pranë njëri tjetrit.Na doli një bashkëbisedues i këndshëm, dinte shumë anekdota zbavitëse për të çmëndur.Anekdotat ishin të goditura dhe ai i tregonte me mjeshtëri.Nuk mundja të mos qeshja.Ishte bashkëudhëtar i rrallë.I gjallë, i dashur e joshës.
-Po këtë e keni dëgjuar? Një të çmëndur që po shëtiste në oborrin e çmëndinës, e pyetën që pertej gardhit: “Sa vetë ka si ti atje brënda?”I çmënduri u përgjegj: “Po midis jush atje jashtë sa ka?”Ja shikojeni, jala vjen, këtë kalimtar.
Unë e vështrova atë njeri që më tha ai.
-Kushedi mbase ky është ai i çmënduri që ka ikur, - qeshi ai me qesëndi.
Me të vërtetë kishte shumë mundësi.Atë person të çuditshëm nuk mund ta mërrje kurrësesi për një njeri normal.I vrenjte vetullat, i tundte krahët, bënte gjithfarë gjestesh, sikur grindej me dikë, shqiptonte fraza të ndryshme, herë me zë të lartë, herë duke pëshpëritur, herë duke thirrur me zjarr.Po,po, kishte shumë mundësi që ai të ishte i çmënduri i vërtetë.E qartë, ai i kishte shpëtuar policisë.
-Vemë të lajmërojmë në polici, - i thashë unë, - duhet kapur.
-Jo.Pa vështroje tani këtë tjetrin?
Unë ktheva kokën dhe pashë një mesoburrë flokverdhë, nxitonte në tortuar dhe qeshte me të madhe. “E paskan gjetur kohën për tu gajasur, - mendova unë”Pa pritur u ngërdhesh dhe ytyra iu shëmtua.Flokverdhi u ndal, zuri të nëmëronte diçka me gishta pastaj qeshi përsëri.
-Ja ai, - i pëshpërita bashkbiseduesit tim.Më duket se ky vetë do të jetë ai i çmënduri.Eja shpejt të lajmërojmë në polici, le ta kapin.
Bashkbiseduesi im tregohej krejt gjakftohtë.Sa ia kisha zili.
-Nuk është nevoja, - buzëqeshi.Më mirë dëgjo bisedën e këtyre qytetarëve të nderuar të qytetittonë.
Unë i hapa veshët.Njëri thoshte:
-E kapa të poshtrin për gryke dhe e pyeta: “Sa kushton limoni? Si?Pesëdhjetë korushë?
Pa eja njëçikë këtu ore maskara!”Ky edepsëz duhet varur këtu në urë pa gjyq.Nuk duhen shumë, përdridhuja kokën nja dy a tre vetave e do të shikosh se në vëndin tonë nuk do ketë më spekulatorë.Eca më tej e shoh një shitës majdanozi, e pyes: “Sa e ke tufën?Si?Dhjetë korushë?Si dhjetë korushë?!O i pa ytyrë, qënke mësuar të rjepësh!Trekëndëshin e ke pak mere qën bir qëni!”Ta them me gjith mënd, pas këtyre masave nuk do të mbetej frymë spekulatori.
Burri tjetër asqë ia varte are shokut të vet dhe grinte për hesap të tij:
-Kryesore është buqësia vëllaçko!Buqësia është gjithçka.Mbi të gjitha është buqësia pastaj vjen liria.Në vëndin tonë nuk duhet të ketë asnjë pëllëmbë tokë të pa punuar.Ja, jala vjen, unë në ballkonin tim mbolla qepë në saksi.Po ta bënin këtë punë të gjithë qytetarët, vëndi ynë nuk do ndjente kurrë mungesë qepësh.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fasulet, për kastravecët.Po të rriste sejcili nga një fasule e kastravec në saksi, atherë nuk do të vuanim nga mungesa e këtyre prodhimeve shumë të shijshëm.Vetëm një avaz dëgjohet. “Liri!Liri!Për çfar lirije mund të bëhet fjalë në një vënd ku nuk ka as fasule!
Ndërsa shoku i tij vazhdonte të vetën:
-Duhet kërbaç, vetëm kërbaç!Ndryshe nuk bëhemi njerëz!
Të dy lisnin njëherësh, zërat e tyre bashkoheshin e unë dëgjoja këtë dyet:
-Para së gjithash është fasulja, vëlla, pastaj kushtetuta.E kemi mësuar përmëndësh, “drejtësi, drejtësi!” Po panxhari i sheqerit? Duhen varur këta të poshtër!
Unë e pyeta bashkëudhëtarin tim:
-Sa të çmëndur kanë ikur?Një apo dy?
-As unë nuk e di.
-Po, këta që të dy janë të çmëndur.Vemi shpejt në polici?Eshtë këtu afër pas urës!
Zumë të zbrisnim shkallët.Përballë nesh pamë të ngjitej një grua e re e bukur.Burrat i hidhnin vështrime me zili e disa mëndje e ngacmonin me paturpësi:
-Më dashuro mua bukuroshe!
-Dua të të shtrihem nën këmbë, që të më shkelësh ti, ashtu si shkel qilimin!
-Ah, ç’kukull!
Atë çast ngjau dhe skandli më i shëmtuar.Dy gangsterëiu sulën gruas.Ajo zuri ti godiste me çantë, por s’ishte punë.Bërtit:
-Ndihmë!...Ndihmë!...
Aqezinjtë e rrëzuan atë në shkallë.
-Po ne ç’presim? – thirra unë.- Ja këta janë të çmënduritqë kanë ikur!Kush mund të dyshojë?
Pastaj vazhduam rrugën tonë.Bashkudhëtari im gjaktohtë nisi prapë të më tregonte anekdota për të çmëndurit.Unë gajasesha si i marrë.
Arritëm në Karaqëj.Papandehur dy policë e kapën për duarsh bashkbiseduesin tim.
-Ehë! Të Zumë!Na ranë këmbët duke të kërkuar!Marsh përpara, o i marrë!
-Lamtumirë shok! – më tha ai, kur u ndamë.Desha të shkoja dhe unë atje ku do ta çonin atë.Desha, por nuk shkova.
I thirra:
-Mirupafshim o mik!
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Naser Aliu: Poezi e qelbur
Hajdin Morina: Vepër që reflekton rëndësine e demonstratave të pranverës '81 në luftën tonë të përgjithshme për liri
Nazif Çela: “Janino ç’të panë sytë” mbetet në piedestal të këngëve të mia
Demir Krasniqi: Sava i Basanit
Zef Mulaj: Ekuilibri i një shoqërie...
Cikël poetik nga Riza Haxhiu
Cikli poetik nga Gerti Pashaj
Doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (III)
Sejdi Berisha: Studimi i vetvetes ose matja e jetës me hije të mëngjesit...!
Albert Zholi: Lotët e sinqerta të një burri
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Aleksandër Peçi: Shqipëria ka qenë një Sahara për 25 vjet në zhanrin e Baletit Nacional
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (II)
Sabile Keçmezi-Basha: Mos më thuaj se edhe ti po shkon...
Demir Krasniqi: Kral Nikolla
Xhenc Bezhi: Rruga integrimit