E shtune, 27.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Aleksandër Peçi: Shqipëria ka qenë një Sahara për 25 vjet në zhanrin e Baletit Nacional

E shtune, 13.03.2010, 12:04 PM


Flet kompozitori i talentuar dhe pedagogu i Akademisë së Arteve z. Aleksandër Peçi

Aktualisht Aleksandër Peçi, mbetet një ndër krijuesit e spikatur në zhanrin e baletit, duke mos lënë asnjëherë dhe muzikën e lehtë. Krijimet e tij tashmë i kanë kaluar dhe kufijtë e Evropës duke bërë kështu që muzika shqiptare e baletit të marrë vlerësime nga më pozitivet dhe të vihen në skenë nga insrtumentistë me famë botërore. Megjithatë ai mbetet skeptik në mënyrën se si zhvillohen politikat shqiptare në drejtim të muzikës duke thënë në mnëyrë konkrete atë çka i mungon muzikës shqiptare në përgjithësi në politik bërjet qeverisëse të djathta apo të majta në këto vite tranzicion 

Shqipëria ka qenë një Sahara për 25 vjet në zhanrin e Baletit Nacional.

Lekët për muzikën janë tretur në një det me vlera lokale

Albert Zholi

Zoti Aleksandër cilat janë  krijimet e tua të fundit, ku dhe nga cilët instrumentistë janë luajtur?

Janë të shumta gjatë vitit 2009. Në datën 27 shtator në Sofie, në datën 29 shtator në Pallat të Brigadave, ( me string sofis Solists ), në 2 Maj ( Tiranë) 23 Maj me Marcel Ëorms pianist në Amsterdam i cili luajti në Prishtinë, Tiranë dhe në Afrikë  Albanian Concertant blues ( në prill e luan ne Utreht Hollandë ) dhe 15 nëntor në Brescia e Cremona  me Dedalo (Ensemble Dir Vittori Parisi ), 29 nëntor në teatrin popullor me “Camerata e Tirana” Dirigjent Zhani Ciko ,13 Dhjetor me Mariana Leka e Dritan Boriçi,   18 dhjetor me Elvis Peçi (piano) e Ardita Meni soprano, 20 dhe 22 dhjetor në Akademi dhe sallën e MTKRS, kam patur mjaft aktivitete të krijimtarisë sime, si dhe  botime te partiturave të muzikës duke u bërë  promotori i letërsisë muzikore të botuar.

Për cilat nga krijimet tuaja, flautistë me famë botërore, apo instrumentist  ka qenë i interesuar?

Do të veçoja “Dodona” libret baleti dhe estimazione dhe më poshtë vlerësime dhe kërkesa të jashtzakonshme kam pasur nga flautisti më i madh i Francës dhe një nga më me reputacion në botë për 3 vepra të miat për flaut, të cilat do ti luajë ai, ku njëkohësisht më fton të shkruaj për ansamblin e tijë pjesë të ndryshme .

Përse e veçoni libretin”Dodona”?

Sepse “Dodona” është projekti që i vjen krijimatrisë kombëtare dhe imazhit të Shqipërisë pas një Saharaje  mëse 25 vjeçare në zhanrin e Baletit Nacional.

Ku e bazoni këtë argument?

Në një përllogari, njëherë i thashë MTKRS, se në 25 vjet mund të jenë harxhuar reth 45 miliard lekë ( së bashku me buxhet e TOB-it )  dhe Shqipëria ende nuk ka investuar për një balet nacional e contemporan. Jo se ska pas lekë, por se lekët janë trajtuar si kripa në ujë dhe  janë tretur në një det me vlera lokale..vlera lokale..e kupton?!  Në ato vlera që s'i japin kurgjë imazhit të vendit dhe si mbetet asgjë kulturës kombëtare .

Cfarë i mungon kulturës shqiptare dhe Ministrisë përkatëse parë në opitkën e mendimit tuaj profesional?

Strategjia. Mungesa e strategjisë dhe e orientimit që lekët të shkojnë aty ku krijohen  vlera nga potencialet e kulturës e që kapërcejnë kufijtë  e vendit. Kjo mungesë e ka dëmtuar mjaft kulturën e vendit tonë, kur bota në përgjithësi investon ndjeshëm.

Sa nga krijimet e tua kanë pasë interesim dhe kërkesa ndërkombëtare?

Është  një listë me mbi 35 edicione ( nga reth 530 edicione të Aelfior Editions) që kanë patur një resonancë internacionale.

Disa nga veprat tuaja më të spikatura që bota i kavlerësuar në mënyrë të veçantë?

Po citoj vetëm disa vepra :
OISOFONIA  e para vepër sinfonike që e zgjedh juria Internacionale 2003 ne Bienale di Venecia. Kjo vepër është luajtur  nga Orkestra Simfonike  e Venecias. Për suksesin e saj këtë vepër e katransmetuar me komente RAI, televizioni më i fuqishëm në Itali.  
Etera tondo  (sipas Paradiso te Dante) e vetmja vepër që ka bërë TOB  në 20 vjetët e fundit që merr pjesë në Europian Festival në Santa Cecilia dhe Festivalin e Hon Kong.
OIRAT . Opera Vienne 2002. çmimi “MUSA” 
Polycentrum Manchester 2002 ( e luajtur nga orkestra e Manchester) çmimi Musa dhe një sërë veprash të tjera prodhuar 2 CD në Neë York, nga kompania amerikane Labor Rekords, dhe 2 CD albanian lament dhe The broken song, made in USA .


Cpërbën për ju botimi i letërsisë muzikore?

Botimi i letërsisë muzikore dhe qarkullimi i saj, është një gjak kulturor që duhet të qarkullojë nga Tirana në qytete të tjera e në periferi të vendit, sepse në të kundërt, ashtu si pjesët e një organizmi që nuk furnizohen me gjak, ato janë të destinuara të atrofizohen.

Gjatë promovimit të volumit për Soprano, tenore & Piano, të kompozitorit të mirënjohur Aleksandër Peçi, kanë thënë:

Peter Gnoss, Drejtor i muzikës në Distribucionin Europian Otto Harrassaoeitz në Gjermani
Aelfior Edition i Aleksandër Peçit flet për një zhvillim të një vendi të hapur drejt modernizimit.

Dirigjenti Milto Vako 

"Ky edicion me një harmoni moderne bashkëkohore, me katër a më shumë zëra, është karakteristikë e kompozitorit Peçi, e cila e radhit atë krahas muzikës evropiane dhe botërore. Muzika e tij ka një gamë të gjerë. Ajo përfaqësohet nga më e madhja e operistikës, simfonia, muzikë filmash, si dhe ajo vokale - korale". Krijime të tilla që çlirojnë energji elitare dhe performancë të shkëlqyer, duhen ndihmuar e mbështetur sidomos nga institucionet përgjegjëse të kultures, si psh MTKRS.

Muzikologia Metila Dervishi

Në këtë album, kemi të bëjmë me një gjuhe muzikore, disi të ndryshme të atij kompozitori, qe shpesh cilësohet me të drejtë si një kompozitor futurist shqiptar


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora