Kulturë
Cikël poetik nga Luan Çipi
E merkure, 10.03.2010, 10:25 PM

THIRRJE DEPUTETËVE
Përfaqësuesi i popullit, i nderuar deputet!
Ti, nuk je thjesht anëtar në një parti,
Po më i miri, në dymijë e pesëqind vetë,
I zgjedhur nga koha të bësh histori.
Partitë, si vijnë dhe venë,
Ashtu siç shkon çdo njeri,
Kujdes bëni për Atdheun,
Për Komb e për Shqipëri.
Ka besë Shqiptari. Zini besë!
Bëhuni bashkë, të njëqind e dyzetë.
Dhe mos u çapëloni, nga katër e pesë
Në e doni vendin Republikë të vërtetë.
Është dita të merresh vesh
Dhe, jo të zihesh kotë, për kuti;
Te Salla e Kuvendit mirëkuptim gjesh,
Me fjalë të mençur, përkrahje, ujdi.
Të bësh e të ndreqësh rregulla e ligje,
Futjen në Evropë ta shpejtosh,
Në buxhet të kërkosh e të gjesh shtigje:
Shëndet, arsim e mirëqenie të shtosh.
10 mars 2010
SHTËPIA IME
Brodha në kontinente, shëtita në botë,
Nga Evropa plakë, gjer në Kanada
Si shtëpia ime, s’gjeta më të ngrohtë.
Shqipëri e dashur, vend si ty, nuk ka.
Atje, vetëm borë - këtu, vetëm diell
Nuk ke se ç’e do, dyzet kat pallat
Edhe një kasolle, një torbë e një fyell
Ta zbukurojnë jetën, ta bëjnë më të gjatë.
Pa, kur sheh më tutje, kodrat edhe malet
Që në Kanada, nuk duken gjëkundi
I lë, prapa malit, pleqërinë dhe hallet,
Uroj nënë time, djepin që më tundi.
Ikën edhe vitet, kur s’na mblidh shtëpia,
Se shkonim shkujdesur, te ahengu e qejfi,
Bridhnim lart e poshtë, si e gjithë rinia,
Herë ku ishin lojërat, herë ku binte defi.
Tani, bashkë me gruan, jetojmë të gëzuar
Te shtëpia jonë, te kjo vatër e ngrohtë
Edhe pse fëmijët i kemi të larguar
Ndihemi të rinj, bëhemi të fortë.
3 mars 2010
NIPI IM
Nipi im në Amerikë
Sa ka nisur që të ikë.
Ikë me hap e ikë me vrap,
Rrëzohet e ngrihet prapë.
Emrin e ka Nikolas
Katër veta i vijnë pas.
-Ngadalë djalë, mos u përplas!
Ai ndalet, qesh me gaz.
Nanurit, diç do të thotë,
Po fjala s’i merret vesh,
Ai rron në tjetër botë:
Shikon, belbëzon dhe qesh.
Po, dhe ne, duam ti themi:
Për çdo ditë, në gojë e kemi.
Të dy gjyshërit i rinoi,
Pleqërinë ua largoi.
MIDIS DASHURISH
Si trup - në Tiranë, si mendim - në Vlorë.
Kur vete në Vlorë, mendoj për Tiranë.
Po pse është dyzuar mendja ime e gjorë.
Erdhi pleqëria, që vendi s’më mban?
Kjo, është e vërtetë, këtë dot se fsheh
Po, kështu ka qënë dhe vite më pare:
Vlora më kënaq, Tirana më deh,
Se Vlorën e kam dashurinë e parë.
Edhe në Tiranë, në kryeqytet
Kalova shumë vite, thuajse një jetë
Atje nxënës isha, atje qesh student,
Edhe 20 vitet e moshës së tretë.
Atje pata miq, atje zura shokë
Ca vite punova, flokët mu përborën
Po s’u gënjej, vëllezër, u bëj be për kokë
E duaTiranën, po jo aq sa Vlorën.
Tirana e madhe, Tirana e dukur
Kuvëd, qeveri, pinjollët e mbretit
Oper e teatër dhe çdo gjë e bukur.
Po, Vlora seç ka madhështin e detit.
Në Tiranë: koncerte, kinema, balet
Vërtet të mahnisin dhe të mrekullojnë
Po, kur në Vlorë, zhytet dielli në det,
Krishti e Muhameti dalin ta shikojnë.
Bukuri e virgjër, bukuri e rallë
Kur del lart mbi kodër, sheh gjelbrim e ves
Kurrora ullijsh, limonë, portokallë
Lum unë ku kam lindur, s’më vjen keq të vdes.
Tiranë, më 05.03.2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Grimca malli
Eshref Ymeri: Nuk mund të hesht!
Bedri Tahiri: Shotë Galica në letërsinë shqiptare
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Shefqet Dibrani: Poezia e Sadik Krasniqit
Bilall Maliqi: Optimizmi për kohë më të mira
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Milazim Kadriu: Vjersha me ndjenja depërtuese, artikulim i vlerave origjinale me mesazhe edukative
Pilo Zyba: Poezi nga Janis Ricos
Pashko Vasa: O moj Shqypni (Për ZSH: Agim Vuniqi)
Sami Islami: Plaku që na shpëtoi jetën
Albianë (Lulaj) Berisha: Dritës sime në maternitet
Sejdi Berisha: Baladë për këngën e gjelit
Përparim Hysi: Një ish-mësues për"Ditën e Mësuesit"
Gani Qarri : Urime 8 Marsi
Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin
Nehat Jahiu: Te varri i nënës
Milazim Kadriu: Doli nga shtypi ''Feniksët e lirisë 12''
Xhenc Bezhi: Nënave gjakovare
Thanas L. Gjika: Kontrasti moral i shqiptarve në dy epoka si intrigë vepre