E premte, 03.05.2024, 07:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Poezi nga Janis Ricos

E marte, 09.03.2010, 08:36 PM


Vendlindja e Jani Ricos dhe vendbanimi im sot.  Foto . P.Zyba  “Sonata e dritës së hënës”
Vendlindja e Jani Ricos dhe vendbanimi im sot. Foto . P.Zyba “Sonata e dritës së hënës”
JANIS  RICOS       - poezi -
                                                      
Përktheu …Pilo Zyba

AKUARELE

Ditët e fundit me diell të vjeshtës -  varka peshkimi
            Të trishta që kthehen në mbrëmje,
Anës detit kinkaleritë mbyllur, përpara derës së xhamtë 
                                të kafenesë
të ngadalta gjestet e erës,
oktapodin në sofat godet një peshkatar,
pulbardhat në shkëlqimin e ujit
varen si maska të vogla prej gipsi.

Ah, ajo vajzë fqinje me rrobat e ngushta,
Me duart e ashpra të punës, me barin e njomë në flokë,
Me aromën e sapunit mëngjesor në hapin e saj,
Me dy jargavanë të hershëm të lulëzuar në durimin e saj,
Ka një push nëne në prekje, thua se e morën retë prapa maleve,
Larg – larg, të ndreqë dhomat e tyre,
Të lajë ndërresat e të pikëlluarve? Mirmbrëma ylli im i mbrëmjes, tha,
Është e vetmuar shtëpia jonë.Nuk erdhi ende.
Porta ka mbetur si libër i mbyllur.
Koha veshrëndë, molën tërheq duke pirë llullën  vet,
As britma, as heshtje, as kënga nuk e kthen pas.
Në grinë e dritares një degë ku vareshin katër yje,
Të ishin ato tonat të paktën, kish thënë. Nuk janë.

Jashtë në lagje zëra fëmijësh.Një aromë  gështënjash të pjekura.
Zbatharake vjeshta  me xhepat  mbushur me fara luledielli të kripura.
Hija  e observatorit  fisarmonika e një të verbri dhe një kitarë,
Dy fëmijë të heshtur që shëtisin në stacion zënë dorë për dore.

Dhe vrenjtet. Në qoshen e rrugës shurron furrëtari.
Nuk mbeti asgjë,
Vetëm  varkat në gjëmimin e furtunës
Do kërcasin  tani dërrasat e tyre, do të njomen.
Nuk do durojnë deri vitin tjetër.


PO   BIE  MBRËMJA

U shua perëndimi në pasqyrën e dhomës së gjumit.
Prej kohësh gjimnazistët janë kthyer në shtëpi.
I thllë qielli, i trishtuar, i heshtur
Dhe npër xhama hija e tij qumështi.

Të hidhura shtëpitë e peshkatarëve,
Si athere kur ishim të vegjël dhe krejt vetëm iku nëna,
Dhe gjëmon fishkëllima e anijes mes kabinave
Aty në vëndet bosh ku ishin valixhet ngjyrë kafe.

Shërbëtori ndez llambën e dhomës së ngrënies
Dhe dalin nga hija fytyrat e largëta,
Ashtu , si gjahtari zbraz çantën në mbulesën blu
Dhe bien zogj të verdhë me krahë të mbyllur.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora