E enjte, 01.05.2025, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Albianë (Lulaj) Berisha: Dritës sime në maternitet

E hene, 08.03.2010, 10:24 PM


Albianë (Lulaj) Berisha

Dritës sime në maternitet

Ti që erdhe në muajin e marsit 
të Revolucionit Kosovar,
ty që,
babait tim ja ndërrove
emrin në Babëgjysh,
shtegtarë.

Ty,që
edhe Nanës sime të shenjtë
ja ngjite emrin
gjyshe!
dhe pate shumë të drejtë.

Ty që vëllezërit e mi
do t’i thërrasësh
prej sotit
dajë e dajalokë.

Ty që motrës sime
të dashur
prej soti
ja ndërrove
emrin jo në dadë
por në lumëteze.

Ty që
edhe ,vëllaun e babait 
tënd
do ta therrasësh
me dashuri
xhaxha!

Ty që do të rritësh
për 99 qejfe,
ty që do ta mësosh
më vonë 
se në vijmë nga
të tjera shtete.

Ty që të prita 
të takojë me muaj,
e durimi im kishte kufi
ti që shpresën ma rrite,
tani kënaqu ti me mue
e unë do të kënaqem me ty.

Ty që prej sotit,
edhe mue ma ndërrove
emrin në Nanë, 
emër i shenjtë,
për të shenjtëruarit
tanë.

Ty që edhe bashkëshortin tim
nga sot,
e pagëzove me emër
tjetër Baba ose babalok,
përjetë e mot.

Ty që nga materniteti,
të emrova ,me emrin
LEART
ty që nga materniteti
t’i zografisa këta rreshta
me dhembjet e mia në stomakë.

Ty që 
të deshirojë
fëmijëri të lumtur,
e jetë gjatësi
të jesh gjithëmonë
I bekuar nga kjo Perëndi!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx