E hene, 29.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Sose Dumani: Cikël me poezi “Pse qielli është i ngrysur”

E shtune, 06.03.2010, 06:19 PM


Sose Dumani

PËRPLASJE

Kur lind njeriu nga terri
Drita ia lëbyrë sytë
Zoti bënë sehire

Toka zien nga brenda
Njerëzia  në  rrëmujë
Deti tërbohet
Kur kokat e nxehta luftojnë

Në varrezat e trazuara
Kockat ulërijnë dhimbshëm
Për territoret e përjetshme...
Në çarje shpirtërore

QETSOHU

Qetësohu biri im
Mbush me ajr mushkëritë
Merr frymë lirshëm
Si ditën kur fati të hodhi ne dritë
Rrëmujat janë si era
Pas çdo furtune
Dielli fillon e ndritë,
Prapë lulëzon pranvera.

Mendo gjithnjë për nënën
Që të rriti ty
Nëse flinte në ëndërr
E zgjuar të priste ty...
Mos trazo gjakun në damarë
Biri im!

Pa Ty as baladat nuk këndohen
Pa Ty birë as shtrati nuk shtrohet
As sofra nuk hijeshohet
As dasmat nuk këndohen
As në vdekje nuk qahet
Qetësohu biri im!

Vetëm vetëtimat shfryjnë pikëllimin pa ty
Toka qahet nga  vetmia
Pranverës i mungon pigmenti
E ngrysur  plaket natyra

  Mos u largo nga vatra biri im
  Zoti të fali mbi këtë dhe
  Asgjë e jotja  nuk është atje
  Këtu të presin Qielli e Toka
  Gjithçka fërkohet te njerëzorja
  Loti e vaj,
  Ngjyra jete janë
  Brenda shpirtit tënd s’jetohet në dhe të huaj
Mos humbë të djeshmen,
Mos humbë udhët e tua
Në labirinte i ngatërruar....

Jepi ngjyrë natyrës
Ktheja shpirtin këngës
Këtu të presin muzat e bekimi i nënës
Bukuri planetare këtu të bëjnë portretin
Në tokën tënde zonjë,
Ku Ti len amanetin...

Në tokën tënde birë
Dru e gur,zall e zhur
Dritë e terr
Dimër e verë
Të presin krahëhapur përherë...


PSE QIELLI ËSHTË I NGRYSUR

Pse qielli është i ngrysur
 Përherë mbi Shqipëri?
 Është ndarja njerëzore 
Që sjellë gjithë këtë mëri

Zogj të plagosur 
Hapësirës shëtisin
Qiellin e lakmojnë
Nuk dinë folenë si ta ndërtojnë

Vetetimat vizatojnë çarjen e qiellit
 Erërat importojnë urrejtje
 Kohë e mbytur në zhgënjim
 Kemi ra në fund të pusit
 E nuk dihet për shpëtim...

Qielli qanë në heshtje
Toka vajin e mbanë
Trishtim përcjellë stina
 Dhimbja në heshtje ofshanë...


PARAJSË E HARRUAR

  Ulërinë  era në këtë parajsë të harruar
  Pemët janë tharë e loti bënë homazh
  Aty ka  bërë strofkën egërsira
  Hahen e përshahen me kot se çfarë të ndajnë
  E hëna rrezon mbi kullat e bardha
 Vetmia pikëllim loton...
 Hija e feniksit ka mbetur mbi lulet e akullta
 Toka përpiu edhe hirin e tij


GRINDEN UJVARET

Ujëvarat në bjeshkë grinden në heshtje
Nuk kanë arsye të demonstrojnë krenarinë
Pranvera dha shpirt me Ylberin e fundit
Vera vrapon pas kuajve marsin
Malet e zhveshura dremisin letargjinë
Dielli i ndarë në shtat gjymtyrë
Forcë nuk ka të përçon ngrohtësinë

Hëna e thyer mes për mes lutet yjeve
Kërkon mëshirë për pak dritë
Këto blasfema që ajri përcjellë
Deti i mbështjellë në valën e tij
Ndërsen Otrandon si bishë të tërbuar
E mbretëri e nëndetshme e mbushë
Gjak të ri.
Ah qyqe në krahët e shqipes
Çfarë melodie kompozon?...
Dhimbje njerëzore
Në çdo cep të truallit.


FJALA MEMECE

Dashuria për ty nuk e ka fundin
Ani pse ditët tona po vyshken larg teje
Ti tokë që më dhe jetën
Ninullat e fundit për TY i këndoj

Fjalët e mia mbeten memece
Afsh zjarri rënkoj
Me marsin e vrarë nga loti
Rënkimin tim akoma nuk e dëgjon....

Sa të urrej,
Ty kohë....
Më morët të drejtën të jetoi 
Përpëlitem në agoni të harresës
Nuk mundem asesi të  vras

Ëndrra  më thotë:
Urra... jemi të lirë
Himni i shpresës së madhe
Mbi syprinë tokës mëmë
Aromë lulesh në fusha e male
Gëzimi e hareja bashkë
Ushqim në sofrat shqiptare

 PSE GJITHË KY MALLKIM

 Pas shumë shekujsh Akeronti
 U ngjallë përsëri
 Polli nga hundët lakenj të tjerë
 Dishepujt e tij
 Iliada shqiptare e fundshekullit
 Tronditi themelet
 Ngriti dallgët e dy detrave
Mbi shegunen njerëzore
 Asnjë rreze shprese nuk vegjetonte
 Mes plebenjve e patricëve
 Gropë e madhe hapur qëndronte
 Polidoro brazdon tokën
 Mbjell përçarjen vëllazërore
 Elizi nga funddheu ankon fatin
 Pluhurin ia rrëmbeu furia
 Plagë e dhembje prore
 Pse gjithë ky mallkim


PO DASHURIA KU U TRET

Dashuri e madhe sa qielli
 U shkëput e ra nga degë e vet
 Rëndoi heshtja e pemës
 Kur nën klithma rilindja vdes

 Gjysmëhëna që rënkon 
Nga thikat gjerë në asht
Kombi po shëndrrohet
  Në harpagon ikanak

  Lotët përqafohen
  Ngushëllojnë njeri tjetrin
  Nga guernika del kuja
  Toka akuzon detin

  Kur engjëjt  thërrasin ndërgjegjen
  Pak kush u përgjigjet
  Kur djalli jep kushtrimin
  Vrapimi s’ka të ndalë
Sytë ia sulmojmë njëri tjetrit
  Hasem vëllai me vëllamë
  Me tërbimin e të marrit
  Morëm edhe gurët e rrugës
  Shkulem pllakat e varrit
  Kur koha pjellë të liga
  Sa turp i lenë  djalit



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora