E enjte, 01.05.2025, 07:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Që ta kujtojmë krenarinë

E merkure, 03.03.2010, 10:34 PM


Neki Lulaj

QË TA KUJTOJMË KRENARINË

Ju solla ca emra që e shkruan Historinë,
ju solla ata që u sakrifikuan për lirinë
që sot Dardania gëzon pavarësinë,
ju solla Hartën etnike të Naimit,
Prizrenin ,e Ymerit ,të Avdylit dhe të komandant Drinit.
Dragobinë e nishanave të Bajram Currit,
Gucinë,e lavdisë së Jakup Ferrit.
Hasin e thatë të Shtjefën Gjeqovit,
Carralevën e topave të Mic Sokolit,
Edhe trimërinë Carrabregut të Adem Ukëhaxhaj.

Në vazhdim ju solla!
Albaninë, e vogël të Azemit dhe Shotë Galicës,
Boletinin ,e bacës Isë Boletinit.
Ju solla edhe,
Zhilivodën, e Azizit dhe të Ahmet Krasniqit,
Prekazin ,e lavdisë së Mehajve dhe Jasharajve,
Drenicën ,e kuqe të Shaban Polluzhës,
Galicën ,“kakiqke” të Demë Ahmetit,
Vushtrrinë, e mendje prehëtit Hasan Prishtina.!

Ju solla edhe,
Grykën e Kaçanikut, të Idriz Seferit,
Deqanin e Gërvallajve,Cacajve, Gogajve dhe Mushkolajve
Gllogjanin ,e trimërisë së Haradinajve 
Pejën, e Haxhisë,Hajdarit ,Tahirit, Enisit dhe Hasanit,
Istogun ,e bekuar të Selmanit ,Rugovës dhe Feratit
Aqarevën e Fehmiut dhe Xhevë Lladrovcit
Prishtinën, e madhe të Pjetër Bogdanit
Gjakovën trime të Fehmi Aganit.!

Më pastaj ju solla,
Qërshijat e Llapashticës të Isak Havollit,
Zabllaqin, heroik të vëllezërve Dervishaj,
Besianën, e pushkëve të para të UÇK-së,
Lajmtarët ,Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu,
Junikun, e Zonës neutrale të Edmond Hoxhës,
Ferizajin ,e të parit të fisit Sefë Kosharës,
Broliqin, e krajatave të Ekrem Lulajt,
Loxhën ,e betejës ushtarake të Rrustem Bruqit.

Ju solla edhe,
Llukën, e rezistencës së Elez Gecit,
Dardhishtën, e vizionarit Ukshin Hoti,
Kodralinë ,e atdhetarit Xhemë Ferizit,
Tropojën ,Kosovën ,Tetovën e Tahir Sinanit,
Lumin e mirë, të Halit Asllanit,
Kosharën, e thyerjës së kufirit 
tëSali Qekut, Xhemail Fetahut dhe Agim Ramadanit
Ju solla edhe Gjilanin e Kadri Zekës

Ju solla në vazhdim ,
Heroizmin e UÇK-së dhe tanë Dardanisë,
Besën e madhe të shqiptarisë ,
ndoshta nuk ja u solla të gjitha,nuk do i vejë,
presë as pikë se e gjatë është kolona fatlume 
e tyre që u sakrifikuen gjatë historisë
për tu liruar nga robërija dhe nga këthetrat e sllavisë
që të jetojnë në liri në trojët e shejta të Dardanisë.


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx