Kulturë
Albert Zholi: Flasin Prof. Nasho Jorgaqi dhe prof. Alfred Uçi
E marte, 02.03.2010, 07:16 PM

Spiro Xhai mbetet shkrimtari pionier i minoritetit grek
Nga Albert Zholi
Këto ditë në ambientet e Akademisë së Shkencave u përurua libri I shkrimtarit Spiro Xhai “pesë letra dashurie cigane”, nga shtëpia botuese “Ombra”. Ky libër vjen në një botim të plotë disa muaj pas vdekjes së shkrimtarit. Në këtë përurim folën shumë shkrimtarë , kritikë arti, miq dhe të afërm të autorit. Por ekskluzivisht për Telegraf zhvilluam një bisedë me dy nga përfqasuesit më të shquar të letrave shqipe Prof. Nasho Jorgaqi dhe prof. Alfred Uçi
Jeta e Spiro Xhait
Lindur në Dropullin e poshtëm, ai u bë partizan i orëve të para, një nga udhëheqësit kryesorë të rezistënces antifashiste të minoritetit, zëvënsëkomisar iBrigadës së 19 sulmuese. Spirua ishte kuadër I aftë dhe oragnizator energjik, që pas çlirimit, kreu me devotshëmri detyra me përgjegjësi, nga të cilat drejtimi për vite me radhë I shtëpisë së vetmes shtëpi botimi pas çlirimit, I shtëpisë prestigjioze “Naim Frashëri”. Shkrimtar I taleëntuar, intelektual me intersa të gjera dhe njeri I veprimit ,punëtor I palodhur dheë modest, ai ka lënë gjurmë ta pashlyera në jetën e tij. Spiro Xhai do të mbetet një ndër emrat symbol të miqësisë vëllazërore të minoritetit grek me popullin shqiptar. Ata që e njohën nga afër nuk mund të harrojnë faktin që për të ishte I huajshovinizmi dhe nacionalizmi , që ai u qëndroi besnik,me një konseguencë të admirushme idealeve të vllazërimit të popujve tanë.
Nga këto ideale u udhëhoq gjatë tërë jetës së tij dhe mbi to ngriti dhe veprënletrare që shkroi për dekata të tëra.
Jeta si letrar
Spiro Xhai,në moozaikun e letërsisë së minoritetit grek, spikat si një shkrimtar me diapzaon të gjerë. Romancier, tregimtar, dramaturg, biograf, përkthtes e publicist, ai është autor I një vargu veprash me contribute në letërsinëe pasluftës. Spiro Xhai ishte një nga shkrimtarët biluingë, që do të shkruante në gjuhën amtare dhe po vetë do ti përkthente në gjuhën shqipe. Krijimtaria e tij në radhë të parë do të qe pasqyrë besnike e jetës së minoritetit, por ajo do të kishte dhe një gjeografi më të gjerë, ku shpalosej përgjithësisht realiteti shqiptar. Në këët pikpamje, Spiro Xhai, veçanërisht me tematikën e veprave të tij, do të ishte një zë original. Në një kohë kur letërsia minoritetit do të zhvillohej kryesisht në fushën e poezisë, ai do tëlëvronte prozën duke I sjellë një frymëmarjje më të gjerë krijimtarisë letare të kësa etnie.
Zoti Nasho, kur filloi të njihet si shkrimtar Spiro Xhai?
Emri i tij do të shfaqej në letërsi qysh në vitet 1950, me një nga veprat më të sukseshmetë kohës, siç qe novella “Pesë letra” (1956), e cila pati jehonë dhe u përkhye dhe në gjuhë të huaja. Në të dai trajtoi temën e kurbetit, një nga plagët e minoritetit, ku pendae autorit do të gjente një shprehje realiste, me nota të dhimbshme dramatike, shkruar me vërtetësi psiklogjike dhe mjeshtërrisht. Më tej prej tij lexuesi do të merrte novelën “dashuri cigane”, (1965), një vepër kjo qëprsëri me një temë origjinale,krejtësisht e paprekurnga letërsia jonë. Ishte jeta e komunitetit, rom, një mjedis fare i pa njohur, ku falë talentit të shkrumtarit do të gjallonin karaktere të spaikatura dhe do të jepejme ngjyra piktoreske atmosfera e jetës së tyre.
Këto ishin fillimte, porn ë çkohë mori përmasat më të veçanta krijimtaria e tijë?
Krijimtaria e Spiro Xhait do të fitonte përmasa të gjera dhe vlera të reja në dy romanet qëai shkroi si “Spitali partisan”, (1967), dhe “Kronikë Dropullite”, (1989). Janë këto vepra ku hidhet dritë në dy epoka të ndryshme ,të asaj të Luftës N-C, dhe të jetës së minoritetit në vitet e socializmit. Ajo që I bashkon ato është ideali I luftës për liri dhe për progress, vështruar në aspaketin e vllazërimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të shqiptarëve dhe grekëve minoritarë. Romanet janë të mbushura plot jetë, me njerës me situate realiste, me konflikte të gjalla, me tipa e portrete intersante,përmes një rrëfimi tërheqës. Mbresa të veçanta të le jeta e minoritetit , njerëzit e mençur e punëtorë të kësaj etnie, bota e tyre e pasur shpirtërore, disa nga tiparet e komunitetit që përfaqësojnë, bashkjetesa e admirueshme.
Cfarë gjinie të tjera të letërisë lëvori Spiro Xhai?
Aishkroi dhe dy monografi me vlera studimore educative , siç janë “Thanas Ziko”, dhe “Lefter Talo”, figura këto të dashura e të nderuara, që kanë hyrë tanimë në historinë e minoritetit grek në Shqipëri dhe më gjerë. Por tarshëgimia letrae e Spiro Xhait do të ishtre e mangët pa kujtuar dhe libra të tjerë, të cilat sollën realitetin e kohës nga qendrat industriale dhe kantirret e ndërtimit e që shquhen për realitetin e kohës nga qendrat industrilae dhe kantieret e ndërtimit e që shquhen për pathosin qytetar dhe syrin vëzhgues që ai shkroi ndër vite, sidomos si bashkpuntor I gazetës së minoritetit grek “Llaiko Vima”. Ai është ndër përkthyesit e shquar të letërsisë greke në Shqipëri, që nga proza e antikitetit e deri tek “Apologjiae Sokratit” të K. Varnalsit., duke kontribuar kështu në forcimin e urës lidhëse në mes letërsisë dhe kulturave tona.
Cfarë keni vlerësuar tek Spiro Xhai si njeri?
Karakterin e admirueshëm për konseguencën dhe koherencën e jetës së tijluftëtar I paepur për drejtësi e për të vërtetën, krijues që e kish në shpirt artin dhe punën,njeri I progresit që dinte të shikonte para dhe mbrapa, duke gjykuar botën dhe njerëzit objektivisht, dialektikisht dhe ndershmërisht. Edhe psei kthyer tek rrënjët, në vendin eorigjinës (Greqi), ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij, ai do ti mbante të gjalla lidhjet shpirtërore me Shqipërinë,me fatin e saj, me miqt’ e shokët që kish lënë këtu, pa të cilët nuk e merrte me mend ekzistencën e tij si njeri artist.
Komentoni
Artikuj te tjere
Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës
Kalosh Çeliku: Pazari i grave
Poezi nga Dibran Demaku
Përparim Hysi: Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"
Cikël poetik nga Luan Çipi
Alfred Uçi: Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
Lasgush Poradeci pret mjellmat e Ohrit
Gjon Keka: Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (Hyrje)
Vladimir Bruçaj: Eagles - Hotel California
Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
Mazllum Saneja: Poezi nga Ali Podrimja dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Albert Shala: Shqipëri drithmë e stërlashtë (Cikël poetik)
Xhenc Bezhi: Si fabul
Demir Krasniqi: Aty është Kosova nënë
Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla, përmbledhje poetike
Zef Mulaj: Studenti i akademisë së policisë
Shefqet Dibrani: Cikël poetik nga Sadik Krasniqi
Blerta Muqaku: Miss Baden-Württenbergu 2010
Sami Islami: Mos ma bani rrafsh!