Kulturë
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (Hyrje)
E diele, 28.02.2010, 10:58 PM
DREJT STANDARDIZMIT TË GJUHËS SHQIPE
Nga Dr. Nuhi Veselaj
III. FAKTOGRAFI RRETH SHTRIRJES SË PËRDORIMIT
TË ASNJANËSVE PREJPJESORË
NË GJUHËN SHQIPE
1. Rreth qëndrimit jo të qartë teorik e praktik ndaj asnjanësve në shqipen e sotme letrare
E thamë haptazi dhe paksa tërthorazi më sipër se shembujt e asnjanësve të përfshirë në FShS (2002).
Prishtinë, 2010
Lexues i nderuar,
Meqë ky punim-sprovë nuk sfidon sa përplotëson dijen e deritashme rreth kësaj teme, sidomos në aspektin sinkronik dhe është në pritje sponzorimi, lusim dhe kërkojmë nga JU, lexues i nderuar dhe sidomos nga redaktorët e ortologët specialistë të gjuhës shqipe që vërejte-vlerësimet lidhur me këtë t’i dërgoni sa më parë në adresën: nuhiveselaj@hotmail.com, në mënyrë që ato më të arrirat si pjesë recensioni të kihen parasysh me rastin e botimit të këtij dorëshkrimi. Presim ndihmesën Tuaj.
Jufalemnderit për mirëkuptimin.
Prishtinë, nëntor 2009
P.S.
Nga përmbajtja e këtij punimi është botuar me ndonjë ndryshim në Internet: ZSh kreu VIII Vështrim kritik rreth Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973) dhe një pjesë e Rezymesë nën titullin: ”Koenizimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe”, ndërkaq tërë lënda tjetër për të parën herë i ofrohet lexuesit.
Prishtinë, shkurt 2010
Autori
Botues
Redaktor
Recensues (të deklaruar)
1. Prof. Dr. Abdullah Zymberi
-
Prof. Dr. Imri Badallaj
Dy fjalë lexuesit
Hyrje ose konstatime paraprake
1) Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe
2) Gjeografia e vendbanimit të protoshqiptarëve (iliro-arbërorë)
I. RRETH PROCESIT TË KOINEZIMIT TË SHQIPES SË FOLUR DHE TË
SHKRUAR PARA PERIUDHËS SË RILINDJES KOMBËTARE
1) Rreth përkufizimit të termave koine e dialekt
a) Çka quhet koine?
b) Çfarë kuptohet me fjalën dialekt?
2) Rreth shtrirjes gjeografike të dialekteve, përkatësisht të të folmeve të shqipes
a) Shtrirja e gegërishtes
b) Shtrirja e toskërishtes
3) Rreth dallimeve të trashëguara kryesore ndërdialektore të shqipes
4) Rreth procesit të koinezimit të shqipes së folur dhe të shkruar para periudhës
së Rilindjes Kombëtare
ii. PËRPJEKJE INDiVIDUALE E INSTITUCIONALE TË RILINDËSVE
RRETH ALFABETIMIT DHE SHQIPES SË PËRBASHKËT
1) Përpjekje individuale rreth alfabetimit të shqipes
2) Abe-ja e Stambollit - alfabeti i parë institucional kombëtar
3) Kanonizma e Stambollit (1879) dhe gjuha e përbashkët “e përzier” ndërdialektore shqipe
4) Rreth shkaqeve për mopërhapjen e alfabetit të Stambollit
Përfundim
III. KONGRESI I MANASTIRIT DHE LIGJËROJA E ELBASANIT
1. Rrethanat lidhur me nevojën e njëzimit të alfabetit të shqipes dhe Kongresi i Manastirit
2. Inicimi i dhe arsyetimi që ligjëroja e Elbasanit të jetë bazë e letrarishtes së shkruar shqipe
3. Pengesat dhe tejkalimi i tyre rreth zbatimit të alfabetit të ri në shkolla, sidomos në Vilajetin e Kosovës.
Po cilat ishin vendimet e Kongresit II të Manastirit?
IV. PËRHAPJA E MËSIMIT SHQIP GJATË LUFTËS (1912-1918) DHE ORTOGRAFIA E KOMISISË LETRARE TË SHKODRËS
1. Tekste e libra të botuar në dobi të mësimit të shqipes
2. Legalizimi i mësimit dhe i shkollës shqipe gjatë luftës
3. Konstatime dhe vërejtje rreth Ortografisë së Komisisë Letrare të Shkodrës (1917).
V. Qëndrimi ndaj gjuhës letrare shqipe gjatë
periudhës (1918 - 1944)
Konstatime paraprake
1. Gjuha e Aleksandër Xhuvanit gjatë periudhës së zyrtarizimit të elbasanishtes si bazë e gjuhës së përbashkët letrare shqipe
2. Rreth dy gramatikave sfiduese të shkruara mbi bazë të toskërishtes
a) Gramatika e Janë Mingës (Vlorë 1925)
b) Gramatika e Ilia Dilo Sheperit (Vlorë, 1927)
3. Tri gramatika në mbështetje të gjuhës zyrtare në përdorim
a) Gramatika e Kolë Kamësit (Zarë 1930)
b) Gramatika e Justin Rrotës (Shkodër 1942)
c) Gramatika e Osman Myderrizit (Tiranë 1944)
4. Propozim -idetë e tre studiuesve të njohur rreth bazës dialektore të shqipes letrare në fundvitet e ’30 -a dhe fillimvitet e ’40-a
a) Selman Riza dhe pangegënishtja
b) Mustafa Mërlika - Kruja dhe gegërishtja e mesme
c) Namik Resuli dhe shqipja e mesme me “shkrirja harmonike”
5. Fragmente nga gjuha e A. Xhuvanit, shkruar pas LDB-së, në vitet e ’50-a
Përfundim
VI. RRETH ORTOGRAFIVE TË GJUHËS SHQIPES PAS LDB-së
(Tiranë - Prishtinë)
Konstatime paraprake
1. Nga Ortografia e gjuhës shqipe (Tiranë 1948)
2. Nga Ortografia e gjuhës shqipe (Tiranë 1951)
3. Rreth Ortografis së gjuhës shqipe (nga Konkluzat e vitit 1952, Prishtinë 1955)
4. Nga Ortografia e gjuhës shqipe, Tiranë 1956
5. Çashtje t’ortografis së gjuhës shqipe ( “Rekomandimet nga Mbledhja e gjuhëtarëve”, Prishtinë 1957)
6.. Nga Ortografia e gjuhës shqipe Prishtinë/ Beograd (1963/1964).
1) Pikat divergjente brenda dialektore a dytësorët e lejueshëm në ortografinë e Prishtinës
2) Pikat divergjente në raportin ndërdialektor të ortografive: Prishtinë (gegnisht) / Tiranë (toskërisht)
3) Disa silajthitje në Ortografinë e Prishtinës (1963) nga hiper-respekti ndaj Ortografisë së Tiranës (1956)
VII. RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT TË SHQIPES (PROJEKT) 1967 DHE KONGRESI I DREJTSHKRIMIT 1972
A. Konstatime të përgjithshme rreth Projektit 1967
B. Vërejtje për çështje të veçanta rreth Projetit të drejtshkrimit
C. Projekti dhe Kongresi i Drejtshkrimit (Konstatime nga materialet e botuara)
1). Pjesë të shkëputura nga referati i prof. A. Kostallarit
2) Pjesë nga dy referues të tjerë
a) Nga fjala e prof Eqerem Çabejt
b) Nga fjala e prof. Mark Krasniqit
3. Çështje të veçanta lidhur me diskutimet dhe me Projektin
1) Paskajorja dhe ndonjë çështje tjetër të prekura rrëshqanasi në sesionet e Kongresit.
a) Çështja e paskajores së mirëfilltë
b) Çështja e pjesores së shkurtër
c) Çështja rreth asnjanëve të shqipes
ç) Rreth shumësit të emrave femërorë
d) Rreth shumësit të emrave mashkullorë.
2) Materiali nga Projekti që nuk u inkorporua në tekstin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe(1973)
VIII. VËSHTRIM KRITIK RRETH DFREJTSHKRIMIT
TË GJUHËS SHQIPE (1973) (konstatime, vërejtje propozime)
A) Dy fjalë rreth historikut të drejtshkrimit të shqipes deri te normimi i sotëm
B) Vërejtje konkrete rreth përmbajtjes së tekstit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe
C) Përmbyllje e vështrimit kritik rreth Drejtshkrimit të gjuhës shqipe 1973
Përmbyllje
IX.STANDARDI DHE PROFILI I STANDARDOLOGUT TË
SHQIPES NË PËRBALLJE ME SFIDAT E GLOBALIZMIT
TË SOTËM
1. Rreth historikut të globalizmit si doktrinë dhe ballfaqimi i shqipes me huazime nëpër shekuj dhe sot
a) Pak fjalë rreth historikut të globalizmit si doktrinë
b) Ballafaqimi i shqipes me huazime në të kaluarën dhe në globalizmin e
sotëm.
2. Rreth raportit: standardi gjuhësor / krijimtaria letrare / dialektet
1) Rreth konstatimit të nënfushave semantike të termave gjuhë letrare/ gjuhë standarde
2) Rreth raportit gjuhë standarde/krijimtaria letrare
3) Rreth raportit gjuhë standarde/dialekt
3, Meditime rreth profilit të standardologur të sotëm të shqipes në krahasim me historianin e gjuhës
X. Rreth nënprofilit të diskutuesve për gjendjen e
sotme të shqipes standarde
XI. DISA MENDIME E KONSTATIME RRETH NEVOJËS SË
RISHTIMIT TË STRANDARDIT
XII.MENDIME RRETH NEVOJËS SË INKUADRIMIT APO JO TË
PASKAJIORES ME+PJESORE NË STABNDARD
1. Paskajorja si vlerë e diskutueshme për standardin e sotëm
2. Paskajorja vlerë e domosdoshme për standardin e shqipes
XIII .DIAGNOZIMI DHE TERAPIA ME IDE E PRURJE TË REJA – DETYRIM I PADISKUTUESHËM NË VAZHDIMËSI
1. Rikujtimi i disa të dhënave anamnezoresi parakusht për konstatimin e gjendjes reale të standardit të sotëm
2. Prognozimi dhe gjendja reale e shëndetit të standardit të sotëm
3.Terapia dhe doza e domosdoshme për këndelljen e standardit të shqipes
Sipërfundim
Konstatime të përgjithshme përmbyllëse
Rezyme
Literatura kryesore
Pasthënie ose Disa shëmbëllesa vetjake bibliografike rreth fuqizimit të tri shtyllave themelore të standardit
1) Gjuha konkrete e veprave tona letrare dhe standardi
2) Vërejtje-propozime si ndihmesë për konsolidimin e drejtshkrimit të shqipes
3) Rreth disa çështjeve gramatikore e fjalëformuese të shqipes
4) Ballafaqimi dhe gjetshmëria lidhur me terminologjinë tekniko – shkencore
Dy fjalë lexuesit
Edhe ky punim yni me titull Drejt standardizimit të gjuhës shqipe, që po del para jush, lexues i nderuar, rrah probleme të mprehta, por jo të panjohura parimisht, të gjuhës sonë letrare, madje kryekreje i kushtohet temës rreth koinezimit, përkatësisht shkrimit, alfabetimit dhe kodimit të gjuhës shqipe, sidomos gjatë shekullit që sapo kaloi dhe aktualisht. Gjithsesi historiku rreth koinezimit të të folmeve brenda dialekteve gege e toske preket në njëfarë dore në këtë punim, koinezim ky ndërdialektor, i cili ishte kryer atavikisht shumë kohë para dokumentimit të shqipes së shkruar, d.m.th. disa shekuj para Rilindjes sonë kombëtare, por që ka vazhduar edhe gjatë e pas saj. U përmend Rilindja jonë kombëtare, ngase në këtë periudhë binomi i shkrimeve gege-toske ose toske gege në mënyrë të vetëdijshme nisi ose më mirë vazhdoi rrugën e konvergjencës me vetëdije drejt një gjuhe të përbashkët kombëtare, rrugë kjo që ende vazhdon deri në ditët tona. Por, kjo rrugë afrimi që ishte e drejtë, nuk ishte aspak e lehtë. Ne e kemi kapur fillin që nga Kanonizma e Shoqërisë për shkronja shqip e Stambollit (1879) dhe nuk e lëshuam duke e zbledhur e mbledhur atë fill lëmshi deri në Drejtshkrimin e gjuhës shqipe, Tiranë (1973). Edhe në këtë priudhë pati mjaft sfida me të cilat qe ballfaquar kjo ecje, por, me thënë të drejtën, në Kongresin e Drejtshkrimit 1972, u proklamua si i arritur ky njëzim. Megjithatë koha po tregon se me atë Kongres gjithçka nuk përfundoi, ngase aktualisht po dalin në pah disa sfida të brendshme të trashëguara të pazg jidhura ose të zgjidhura jo mirë si dhe disa të jashtme që i ka sjellë e po i sjellë vetë koha, të cilat dalin mjaft të tejdukshme (transparente) si shkak i globalizmit të sotëm si dukuri gjuhësore ndërkombëtare dhe nga zhvillimi i brendshëm politiko-shoqëror i bashkësisë folëse shqiptare. Dhe një dinamikë e zhvillimit të gjuhës është krejt normale, kur kemi parasysh edhe zhvillimin historik të kombit tonë. Dhe të gjitha këto situata në rrethana të caktuara në pjesën më të madhe të tyre në njëfarë dore janë prekur në punimin tonë.
Pse u quajt ky punim Drejt standardizimit e jo me ndonjë titull tjetër? Cili ishte motivimi kryesor pse u përqendruam në këtë temë?
Për këto dhe çështje të tjera do të përpiqemi të përgjjigjemi në këtë vepër, ndërsa tani, po në frymë të përgjigjes nga pyetjet që shtruam do të shërbehemi me një rrëfesë, edhe pse e dimë se rrëfesa si provë në punimet shkencore gjuhësore asnjëherë nuk mund të krahasohet me treguesit (parametrat) ekonomiko-matematikorë, madje as me ngjyrimet e rrëfesave në stilin e letërsisë artistike, ne, megjithatë, po fillojmë, pra, me një të tillë që disi paradëfton, sadopak, motivimin e punës sonë:
E pyeta njëherë një okulist të njohur, oftalmolog me përvojë, se cili ishte motivi që e kishte shtyrë atë ta studionte dhe ta specializonte pikërisht të parët - syrin. Ai m’u përgjigj pa u hamendur:
“Sepse kisha pengesa në të pamët tim, madje ende vuaj ngapak nga sytë dhe ende jam në kërkim të terapive sa më efikase për shërimin e tyre, në rrethana të caktuara kohore”.
Edhe pse mund të nënkuptohet lehtë, çka po duam me thënë, sepse me një përgjasim të tillë del mjaft i perceptueshëm mesazhi që paradëshirojmë me e shprehë këtë rast dhe njëherazi, besojmë, se stilistikisht synimi ynë, i shprehur në këtë mënyrë, do ta jetë më i kapshëm dhe më joshës për lexuesin e interesuar.
Nuk dimë se çfarë mendimi kanë të tjerët, por ne, nuk e fshehim dot. Përkundër dëshirës për ta njohur e zotëruar sa më mirë normëzimin e gjuhës sonë të përbashkët, ende nuk jemi të kënaqur me vetveten përf këtë punë. Në të vërtetë, me thënë të drejtën, ne kemi vuajtur dhe ende vuajmë, pak a shumë, nga zavallet rreth përvetësimit ose të (mos)zotërimit të normëzimit të saj dhe të mosuksesit të terapive që njihen, edhe pse për lojalitetin e tyre nuk dyshojmë. Kështu po themi, sepse ajo punë, d.m.th. zotërimi i të gjitha stileve funksionale me kodifikimet që i karakterizojnë, jo vetëm nuk është e lehtë, por mbase është një punë e pamundshme për t’u bërë si duhet. Madje, për ne është mjaft vështirë të përvetësohen një pjesë e atij kompleksi që është i gjykuar të ndryshojë përherë.në kohë-hapësirë për shjaj të dinazmit të vetë jetës gjuhësore... Sidoqoftë, , mund të themi, se ne ende nuk i zotërojmë mirë edhe disa nga rregullsitë themelore të tri shtyllave themelore të standardit të sotëm të gjuhës sonë, siç janë: drejtshkrimi, gramatika dhe leksiku normativ. Në të vërtetë, edhe ndër to, kur veçojmë vetëm segmentin e drejtshkrimit, me thënë të drejtën, nuk e kemi lehtë të rrahim gjoks se e njohim ose se i kemi përvetësuar si duhet të gjitha rregullat e parashënuara, sepse, në këtë fushë ende hasim në çështje jo të qartësuara mirë, ose që kanë mbetur të diskutueshme, edhe pse dikush nga “profesionistët” tanë i konsideron të zgjidhura jashtzakonisht mirë. Për mendimin tonë kush thotë kështu nga dashmarësit e gjuhës sonë ndishta bie në kundërshtim me realitetin, sepse jo vetëm ai, por përvetësim të kënaqshëm të normës së shqipes së sotme letrare, ende nuk e kanë arritur edhe disa rrethe të caktuara gjuhëtarësh te ne, ndoshta edhe më gjerë, të cilët edhe e mbajnë vetes si elitë prijatare në njohjen dhe zbatimin e standardit. Themi kështu, sepse, me sa po shihe, disa prej tyre ende nuk e kanë të qartë raportin trishkallësh rreth normës gjuhësore, e cila ka tgëbëjë: së pari me normën e natyrshme globale, së dyti, me normën pragmatike situatore dhe së treti me normën e gjuhës standarde (zyrtare).
Dihet se e para, norma globale ka të bëjë me vështrimin në aspektin e tërësishëm të natyrshëm të gjuhë, e dyta, me normën që e jep pragmatikisht situata në kushte e rrethana të caktuara dhe e treta, ka të bëjë me kodin zyrtar specifik që përfaqësohet me standardin gjuhësor. Andaj, edhe pse paraqiten në gjuhë e rreth gjuhës edhe norma të tjera, në këtë kontekst trishkallësh, del e nevojshme, veç tjerash, që këto dy –tri koncepte të qartësohen e të kuptohen sa më drejt.:
Nga vetë konstrukti gjuhë globale shqipe kuptohet se gjuhën tonë si të tillë e kemi dhuratë hyjnore dhe rregullsitë e përgjithshme të saj i kemi si rezultat i procesit të koinezimit atavik të formëzuar nga nevoja në kohë-hapësirë të pakufizuar historike nga njerëzit tanë të ditur anonimë, normë kjo e trashëguar si pasuri me vlera të papërshkrueshme, ngase ajo shërbente siç shërben edhe sot në kuptim të gjerë, si vegël pune, si mjet për marrëveshje, por njëherazi shërbente e shërben edhe si ushqyese e gojës, e trurit, e shpirtit dhe e zemrës, që sjell gaz e lot, përdëllesë e shpresë bashkë, andaj si e tillë simbolizon vetë gjuhën në kuadër të gjuhëve të tjera, andaj kërkon njohje e mirënjohje, nderim dhe sigurisht edhe përgjegjësi të veçanta nga përdoruesit e bashkësisë sonë, kur është fjala për gjuhën shqipe. Në përbërje të saj ka të folme, nëndialekte e dy dialekte (gege e toske), të formëzuara gjatë rritës e zhvillimit të saj. Së andejmi, ky formëzim global karakterizohet me struktura e sisteme të veçanta, por edhe të përbashkëta, të shprehura lirshëm në variante të ndryshme koinezuese.
Së këtejmi, pikërisht në këtë kontekst rreth përkujdesjes e kultivimit të kësaj dhurate hyjnore del e merr formë norma pragmatike gjuhësore situatore, e cila vlen për kohë e rrethana të caktuara për trevat e rrethet përkatëse shoqërore, bie fjala veriori në bashkëbisedim me jugorin flet edhe trajta e shprehje të toskërishtes dhe anasjelltas dhe njëherazi kjo normë mund të konsiderohet si një fazë e mesme kalimtare, nga e cila nga shkallëzimi i parë globalja me vlerat e veta merr forma të përziera dhe varësisht nga nevojat oficiele merr forma dhe përmbajtje të re në gjuhën e përbashkët më të përpunuar të shkruar - në gjuhën e unifikuar, e cila shprehet me fjalë-nocionin: gjuha standarde shqipe.
Ndërsa gjuhës së dy kodeve të para të sapocekura, norma globale dhe norma pragmatike gjuhësore e situatës shprehen lirshëm nga individët e caktuar, gjuha standarde në të vërtetë, është vepër e një grupi ekspertësh të shkolluar ose i njerëzve tanë të dijes joanonimë, të cilët nga koinezimet e gjuhës globale, përkatësisht të trevave dhe shtresave përkatëse shoqërore, pasi t’i studiojnë paraprakisht vlerat e tyre, kanë për detyrë t’i përpunojnë dhe t’i përbashkojnë dhe t’i shprehin ato vlera në rregulla, duke e disiplinuar kështu atë gjuhë të përbashkët si gjuhë përfaqësuese zyrtare, në radhë të parë. Gjithsesi vepra e tillë standardvënëse është historike, qëllimi është që kjo gjuhë e përbashkët të jetë kuptimisht e praktikisht më e përzgjedhur, por njëherazi edhe më e perceptueshme e gjithpërfshirëse për mbarë bashkësinë folëse si në planin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, d.m.th. për të gjitha shtresat dhe organizmat shoqërorë të asaj bashkësie bashkëkohësisht e organizuar dhe e civilizuar.
Në teorinë e formimit të gjuhëve standarde përmenden disa karakteristika që ne këtu nuk do t’i cekim, por sidoqoftë mbi hartuesit e përcaktimit të rregullave të standardit bie përgjegjësi e jashtëzakonshme, ngase ata (normëvënësit) nga njësitë themelore të gjuhës globale a të ligjërimit të përgjithshëm, duke pasur parasysh edhe rregullsitë pragmatike sipas situatave, duhet të bëjnë përzgjidhjet e duhura, çka nuk është punë e lehtë. Kështu nga gjiri, koka dhe zemra e gjuhës nënë, gjuhës globale, do të përzgjedhin domosdo të gjitha vlerat dhe t’i përkufizojnë me rregulla, natyrisht duke i vënë re sa është e mundur edhe prirjet e zhvillimit të njësive shprehëse të asaj gjuhe drejt një komunikimi sa më masiv, sa më popullor, por që nuk bie në nivele të të folmeve të nëndialekteve ose edhe vetë një dialekti ose personi në situata të caktuara. Pra, kjo gjuhë përherë kërkon që pas përzgjedhjes së vlerave përkujdesje dhe njëherazi edhe përpunim të vazhdueshëm, sipas stileve funksionale të gjuhës standarde, si gjuhë e shkollës dhe e dijes, e administratës dhe e shtetit etj, në mënyrë që të mund të shëmbëllejë, jo vetëm për sot, por si e tillë e dëlirë dhe e mirë t’u trashëgohet brezave, në kuadër të gjuhës globale, gjithsesi jo e huaj për gjuhën popullore. Kështu, si e tillë gjuha standarde paraqet detyrim moral, por edhe përkujdesje të detyrueshme institucionale shoqërore-shtetërore.
Po si është bërë e si qëndron dhe si duhet përkryer ky normëzim në gjuhën tonë dhe ku është mbështetur dhe ku duhet mbështetur edhe më tej ky proces, është çështje mjaft komplekse. Prandaj, tërë këtë rrugëtim drejt normëzimit deri në ditët tona, jemi përpjekur me e paraqitë e shtjelluar në dymbëdhjetë krerët e këtij punimi. Kur të leqitet tërë lënda e trajtuar në këtë vepër të titulluar: Drejt normëzimit të gjuhës shqipe, lexues i nderuar, ju lusim ta rikujtoni rrëfesën rreth përgjigjes së specialistit të syve se a mos vuan ende ngapak jo aq shoqëria jonë sa disa strandardologë tanë nga drita e syve rreth standardizimit të shqipes së përbashkët apo jo dhe çfarë terapie a medikanti kohësisht i ri i nevojitet dijes sonë mbi këtë çështje?
Sido që të jetë, ne duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv në këtë kontekst kemi bërë njëfarë pune, andaj kërkojmë nga Ju, lexues i nderuar, të gjykoni se përpjekja jonë do të shërbejë sadopak apo jo, si një shkëndijë drite për me e pa e me kuptue më mirë të vërtetën rreth normëzimit në fuqi dhe nevojës për përplotësimin e përsosjen e tij dhe njëherazi mund të shërbejë, apo jo, si pika për sy, jo vetëm për mua si autor që ta freskoj më mirë shikimin mendor, por ashtu edhe për disa nga standardologë tanë të sotëm, të cilët gëzojnë pozita kyçe, për t’u lehtësuar sadokudo të pamët bashkë me shëndetin mendor të tyre, sepse fundja ata kanë për detyrë të marrin masa për rivlerësimin e rregullave të drejtshkrimit, në mënyrë që gjuha jonë e përbashkët ta ketë një drejtshkrim më të denjë seç e kemi ende në fuqi, për t’u quajtur Drejtshkrimi i shqipes standarde, një gramatikë më të plotë normative të gjuhës shqipe, pa lënë anash vlerat përkatëse që ka gjuha e natyrshme shqipe dhe një fjalor përshkrues normativ më gjithpërfshirës të gjuhës sonë, ku do të kenë vend të gjitha vlerat e shqipes, si dhuratë hyjnore globale që është, por edhe si dhuratë e njerëzve tanë të dijes, në mënyrë që standardi i përpunuar të jetë më i ngritur shkencërisht, më i përkapshëm mendjesisht, më joshës shoqërisht dhe njëherazi më gjithëpërfshirës kombëtarisht.
Gjithsesi urojmë që edhe kjo sfidë jona të hasë në mirëkuptim dhe të vlerësohet drejt.
H y r j e
ose
konstatime paraprake
Është e vërtetë se gjuha jonë si gjuhë me vepra të shkruara, është dokumentuar relativisht vonë (shek XV - XVI), por nga dokumentimet e tilla mund të thuhet me gojën plot se ajo (gjuha shqipe) në realitet del e formëzuar si gjuhë me sistem total të ravijëzuar shumë e shumë shekuj më përpara. Sipas historianëve të gjuhës shqipja zë vend si degë e veçantë në kuadër të trungut të gjuhëve indoevropiane dhe si e tillë ajo konsiderohet se që në fazat më të hershme parahistorike ishte gjuhë folëse pellazgo-ilire, sadopak me elemente karakteristike të mëvetësishme.
Supozohet se kjo gjuhë ndërkohë edhe mund të jetë shkruar edhe më parë (në epokën parahelene, paralatine-etruske) e sidomos edhe në epokën iliro-dardane e më vonë, kur u shkruan së paku helenishtja, latinishtja edhe ndonjë gjuhë tjetër para tyre, me të cilat protoshqipja ishte në fqinjësi, madje jo vetëm ka gjasa, por ka edhe fakte mjaft të parrëzueshme se protoshqipja me to gjuhë kishte edhe elemente simbioze, por nga rrethanat e pavolitshme shoqërore-politike e të tjera që i kishin pllakosur protoshqipfolësit si dhe trevat e banuara prej tyre, qoftë nga pushtimet e huaja më shumë, qoftë nga zënkat e brendshme më pak, ato shkrime (të supozuara) do të jenë zhdukur. Një mendim të tillë e kanë shprehur disa studiues autoritativë të gjuhës sonë, pasi kanë gjurmuar dhe që ende vazhdojnë gjurmimet në historinë e popujve të këtyre viseve gjatë antikitetit ose gjatë mesjetës së hershme, sidomos para e gjatë sundimit të Perandorisë Romake, përkatësisht asaj Bizantine, dyndjes së barbarëve josllavë kalues dhe të hordhive sllave mbetës në këto anë, të cilët në mjaft vise edhe i sllavizuan anasit, si dhe të shtrirjes më vonë të sundimit të perandorisë osmane për 5 shekuj me radhë në këto treva.
Gjithsesi, kur është fjala për shqiptarët e gjuhën e tyre del i drejtë konstatimi se protoshqipja dilte me identitet të formëzuar si gjuhë folëse në trevat e gjera të fiseve të ashtuquajtur iliro-arbërore, por për shkaqe të ndryshme ajo u rrudh gjeografikisht konsiderueshëm, por në epokën e dokumentimit gjuha e saj ishte e gjallë e vepruese, pikërisht në të gjitha trevat kryesore edhe ato anësore, ku pak a shumë flitet edhe sot.
Për të argumentuar këto dy fakte të cekura, d.m.th. karakterin indoevropian të gjuhës shqipe dhe gjeografinë e vendbanimit të tyre, në dy pikat e mëposhtme, po japim disa nga të dhënat, me të cilat studiuesit dëshmojnë të vërtetën e pamohueshme lidhur me këtë.
1) Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe
Kur është fjala te lashtësia e gjuhës shqipe, përkatësisht te karakteri indoevropian i gjuhës shqipe shkenca gjuhësore ka konstatuar se ai karakter “shfaqet në të gjitha nënsistemet gjuhësore të saj”, si p.sh.:
1. Në sistemin tingëllor (fonetik), (sipas prof Kolec Topallit) përmenden si të trashëguara:
a) këto vokale: a, i, u dhe në disa raste edhe -e si dhe
b) këto dhjetë bashkëtingëlloret: m, n, r, l, k, g, p, b, dhe t, d.
2. Në leksik (përmenden afro 200 rrënjë fjalësh, pa hyrë në trajta fjalësh e konkordancash që mund të arrijnë në 2000 (sipas Deniz Zavalanit), të cilat mund të krahasohen me gjuhët e tjera të vjetra të kësaj familje gjuhësore si p.sh. tek:
a) numërorët themelorë e rreshtorë,
b) përemrat dëftorë (ti ty teje;unë, mua meje),
c) emrat e përgjithshëm: natë, motër, ditë, dimën/dimër, ulk/ujk, zog, dem, elb etj.,
ç) emrat e përveçëm: Dimalum (dy male), Daz (dash), Bradul (bardh) etj.
d) foljet: jam është, bie(r), ha, pi, ka (kam) etj.
3. Në strukturën gramatikore përmenden::
a) sistemi i lakimit emëror, mbiemëror e përemëror,
b) sistemi tri gjinisor i emrave: mashkullor, femëror, asnjanës,
c) sistemi i zgjedhimit foljor me anë mbaresash të posaçme dhe dukuria e supletivizmit etj.
Pra, jo vetëm aksiomativisht, por edhe shkencërisht pohohet identiteti lashtënor i gjuhës shqipe, kur kemi parasysh sistemin ligjërimor të saj.
2) Gjeografia e vendbanimit të protoshqiptarëve.
(iliro-arbërorë)
Pa hyrë në historinë e pellazgëve, nga e cila dita me ditë po del më e ndritshme edhe historia e shqipes dhe e iliro-shqiptarëve si pasardhës të tyre, kur është fjala te prejardhja ose autoktonia e protoshqiptarëve në trojet e banuara prej tyre argumentohet historikisht e arkeologo-gjuhësisht mjaft bindshëm se ata ishin banues të hershëm të trojeve ku sot flitet shqipja, dhe kjo provohet mjaft bindshëm me këto fakte:
Së pari, historikisht konstatohet (edhe sipas Albert Thuman-it) se para dyndjes së barbarëve josllavë dhe atyre sllavë në viset e Ilirisë nuk njihet ndonjë dyndje e popujve të tjerë nga këto vise, andaj del i drejtë konstatimi se këto vise që më parë, padyshim, ishin të banuara nga fise ilire-protoshqiptare, andaj aksiomativisht kuptohet se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha e tyre është trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes ose gjithsesi të ndonjë dialekti të saj
Ja si shprehet studiuesi Aleksandër Stipçeviq, rreth kësaj teme:
Shqiptarët konsiderohen si relikte të popullatës antike ilire..., andaj këta vendas antikë kanë diktuar gjuhën që është ruajtur, së këtejmi kjo gjuhë, në të vërtetë, është pasardhëse e ilirisë antike..., ngase në hapësirat e sotme shqiptare nuk ka pasur perturbacione të tilla të mëdha etnike në periudhën e hershme të mesjetës, andaj nuk ka ardhur deri te ndonjë çrregullim të rëndësishëm të strukturës së popullatës. (Shih: Koha ditore, 6.06.09, f. 45-46 dhe Zëri, 4. 06.’09 f. 20.)
Po në vazhdë të këtij konstatimi studiuesi i ri Isuf Bajrami që zgjon interes edhe për stilin e tij shprehës, përthekson:
Ndërsa, sulmet shkatërruese të keltëve, gotëve dhe visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbeten sërish në trojet e veta, vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm përsa i përket formës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me me atë të sllavizmit... Perandoria Bizantine, Mbretëra Bullgare e Mbretëria Serbe qenë mbulesa politike të sipërme, në të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i ushqenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull kufomë... Shqiptarët (kryesisht në viset ku jetojnë sot) ... .konservuan vetveten, si popull, por nuk u ngurtëzuan si relikte muzeore, por me anë të dinamizmit të tyre bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe të mbijetetesës. (Shih Zëri, 11.12.’9 f. 27.)
Së dyti, edhe disa emra të përveçëm, të cilët dihet se i takonin botës ilire ngase vinin nga rrënja e gjuhës së tyre si Andia (Ania), Blicities (Bli...), Dalmina (Delme), Dardaus (Dardhë), Dasius (Dashi), Bardus (Bardhi), Bato (Batoja/Baci), por edhe disa toponime, si Shkodra, (Scodra) Durrësi (Durrachium), Vlora/Vlona (Aulon), Drishti (Drivastium), Dri (Drinus), Lezha (Lissus), Ulqini (Ulcinium), Butva (Butua), Buenë (Barbanna), Risani (Rhizon), Meduni (Methedon), Shasi (Suacium), Sardi (Sarda), Lypiani (Ulpiana), Sharr ((Scardus), Peshgkopi (Eposcoipia) Mat (Mathis), Morava (Mar(a)gus), Ishëm (Isammus), Shkumbin (Scampinus) etj., shpjegohen vetëm në pajtim me rregullat e gramatikës historike të gjuhës shqipe, si evuluime prëmes ligjeve fonetike të gjuhës shqipe, gjë që dëshmon autoktoninë e folësve të kësaj gjuhe në këto hapësira gjeografike, së paku 4-5 mijë vjet më parë.
Së treti, huazimi pararomak në shqipe i fjalëve nga dorasit, fis i vjetër verior i greko-helenëve, siç janë shembujt: lakën/lakër (lakhanon), moken /mokër (makhana), drapën/drapër, shpellë, tarogzë ((tharaghon) (sipas Joklit) etj. dëshmon praninë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore të shqipfolësve me ta që në antikë, çka nënkupton edhe ndërlidhjen me kulturën e lashtë helene të protoshqiptarëve. Madje edhe nga greqishtja bizantine u huazuan mjaft fjalë si: fis, ikonë, kallogjer, manastir etj.
Së katërti, gjithashtu, edhe prania e huazimeve të vjetra latine si pemë-a (pomum) herë-a (hora), gaz (gaudium), ar (agrum), mbret e perandor (imperatorem) etj. në gjuhën shqipe dokumenton të njëjtën gjë, se shqipfolësit në atë periudhë të hershme ishin në trojet të veta, dhe kishin bashkëpunim ose bashkëtakim me latinët nga të cilët kishin përvetësuar fjalët e tilla, madje ka mendime (jo të pambështetura) se edhe latinishtja vulgare ashtu si edhe helenishtja mund të kenë marrë e përvetësuar fjalë të protoshqipes.
Së pesti, edhe fakti se sllavët me rastin e takimit të tyre me vendasit (ilir) të këtyre trojeve, i quajtën Rabënë – Arbanas dhe duke u mbështetur në simbioza diglosie, sipas natyrës së gjuhës së tyre u pranuan këto toponime në shqipe: Zadrimë, Berat, Dropull, Velipojë etj., çka dëshmon se iliro-arbërorët ishin padyshim banues të hershëm të këtyre trojeve, sigurisht e padyshim para dyndjes së sllavëve, nga të cilët u ndikuan në formimin a shqiptimin e fjalëve të tilla.
Së gjashti, përsëri lidhur me sllavët po përmendim faktin se, siç dihet, turmat pagane sllave me rastin e dyndjeve të tyre në këto vise kontaktuan me popullatën iliro-arbërore, e cila tashmë e kishte të përqafuar krishterimin, ngase në hapësirën etnike arbërore krishterimi dilte i identifikuar që në antikitetin e vonë, përkatësisht në mesjetën e hershme, prej nga u influencuan pra ndërkohë edhe vetë sllavët e ardhur. Në të vërtetë, me ndarjen e kishës kristiane në atë të Perëndimit me qendër në Romë (katolike) dhe atë të Lindjes me qendër në Konstatinopol (ortodokse) pësuan keqndarje fizike (gjeografike) banorët e këtyre trevave në aspektin e riteve fetare dhe këtë rast, po riktheksojmë, më tepër e pësuan këtë ndarje gjeografike arbërorët, të cilët sipas ndikimit të kishave u ndanë në ortodoksë e katolikë. Kjo ndarje ishte edhe më me pasoja sa i përket gjuhës, ngase, për katolikët si gjuhë fetare liturgjike përdorej gjuha latine, ndërsa për ortodoksët gjuha greke e ndërkohë edhe ajo sllave. Sidomos kjo me sllavishten si gjuhë fetare-shtetërore qe edhe më me pasoja pas rënies së Arbnisë së Epërme e më gjerë nën sundimin e rasianëve (shtetit serb të Rashkës). Kështu populli shqiptar edhe fetarisht iu nënshtrua presionit të pushtetit rasian serb, i cili pas luhatjeve të konsiderueshme më në fund u pozicionua në konfesionin ortodoks, me sllavishten e vjetër si gjuhë kishtare (zyrtare). Sidomos, kjo është e njohur historikisht se Car Dushani “përdori tërë aparatin e forcës për zbrazjen e trojeve arbërore ose asimilimin e tyre, me pretekstin se po ndiqte katolikët e padëgjueshëm arbanas”. Së këtejmi, arbnorët e ritit urumeas grek (ortodoks shqiptar), ishin detyruar me dhunë të konvertoheshin në ritin ortodoks serb, që, siç u tha, si gjuhë kishtare (zyrtare) tashti kishte gjuhën sllave. Për ata që nuk i shtroheshin ligjeve të atij shteti (po sipas prof. Drançollit) parashiheshin masa tejet të rrepta (drakonike), si sekuestrimi i pasurisë, emigrimi, damkosja si dhe (deri) dënimi me vdekje.
Sidoqoftë, përkundër këtyre masave në kohën e ashtuquajtur të mbretërive bullgaro-bizantine-arbërore e serbe (shek XIII - XIV) populli vendas arbëror nuk u asimilua masivisht as gjuhësisht as etnikisht, ngase, siç konstatohet që më parë, d.m.th para kësaj periudhe ai e kishte të formëzuar mjaft fuqishëm kulturën etnike e gjuhësore dhe nga ky aspekt kishte epërsi të dukshme ndaj sunduesve ardhacakë, edeh pse asimilime të pjesshme nuk përjashtohen.
Së shtati, po kjo gjendje: shtypje/rezistencë, veprime asimiluese/kundër asimiluese etj. në raportin serbë/arbërorë vazhdoi deri në vitin 1331, kur në betejën e Maricës, perandoria serbe pësoi humbje totale kundër turqve osmanë. Pas këtij debakli moralo-ushtarak, mund të thuhet se u zhbë perandoria nemanjite (rasiane), duke u lanë fushë të lirë veprimi në shumicën e trojeve arbërfolëse në bazë, kryezotërinjve vendorë, siç ishin Ballshajt, Dukagjinët, Kastriotët, Jonimët etj. Është e vërtetë se të gjitha këto troje i lidhte në njëfarë mënyre gjuha e përbashkët e trashëguar arbnore, ndjenjë kjo që siç e thotë J. Drançolli “do të afirmojë më tej vetëdijen e përbashkësisë sipas gjuhës, kulturës dhe territorit në kuadër të një bashkësie shtetërore” të feudalëve a krerëve të caktuar, siç ishin trevat mjaft të gjëra nën sundimin e ballshajve, ku përfshiheshin në masë të madhe edhe vise të Kosovës së sotme.
Së teti, në të vërtetë, kur është fjala të gjuha, vërtetohet shkencërisht se shumë kohë para ardhjes së sllavëve, madje që në njëmijëvjeçarin e parë, duke shfrytëzuar rrethanat e caktuara, gjuha që përdornin iliro-arbërorët kishte marrë fizionomi të qartë sa i përket strukturës themelore gramatikore, dhe kjo dëshmohet edhe me shpjegimin e disa ndryshimeve fonetike e gramatiko-morfologjike që dilnin të përfunduara me rastin e takimit të protoshqifolësve me sllavët. Ndër të tjera konstatohet se në këtë periudhë nuk ishte më aktiv, ose kishte pushuar së vepruari, fenomeni i rotacizmit, që e ndante tashmë atë gjuhë në dy dialekte: toskërisht me rotacizim dhe gegërishte pa të. Ky fenomen, siç e pamë më sipër, reflektohet te shembujt dysorë si: Vlona/Vlora, lakna/lakra, mokna/mokra, drapni/drapri, ikona/ikora etj. dhe me të pushuarit e këtij fenomeni, d.m.th mosshndërrimi i -N-së në -R- i fjalëve të sllavishtes si sana (seno), Rabana Arbana etj., dëshmohet se gjuha arbnore-shqipe tashti në këtë pikë dilte më e njësuar, më kontaktuese se përpara, ndonëse ky dallim ndërdialektor gegnisht (jo rotacizëm) / toskërisht (rotacizëm), si dhe hundorsia e zanoreve, të cilat në toskërishte shqiptohen me -Ë, mbetën si dallime më karakteristike ndërdialektore (toskërisht/gegnisht) deri në ditët e sotme.
Me fjalë të tjera, këto fenomene tregojnë bindshëm se shqiptarët ishin banorë autoktonë në këto vise që e flitnin një gjuhë me dy dialekte, që përafërsisht këto dy dialektet i ndanin brigjet e Shkumbinit, gegët në Veri dhe toskët në Jug. Kjo vërtetohet edhe sot me faktin se në zonën kalimtare që kap anën e majtë të këtij lumi, ndeshim të gërshetuara trajtat ndërdialektore gege-toske ose toske-gege, madje ato më të vjetrat që i kishin të përbashkëta, siç është zbutja e hundoreve hundore të veriut, shqiptimi i grup-bashkëtingëllore mb, nd, ngj, të cilat tek disa të folme popullore, por jo tërësisht, mbi Shkumbin ndërkohë patën pësuar evoluim.
Së nënti, në këtë gjendje, sigurisht të ndarë në feude e fise të ndryshme, por edhe në rite të ndryshme e gjeti shqipen edhe pushtimi i këtyre viseve nga Perandoria Osmane, andaj edhe rezistenca, si me thënë, gjithpopullore, nuk ishte aq unike as e njëllojtë kundër pushtuesve të rinj. Madje kjo Perandori, sipas prof. Skënder Rizës, në krahasim me Perandorinë Bizantine e shtetet sllave (bullgare e serbe), ishte më tolerante, pasi, sipas tij, ishte “themeluar sipas parimeve islame, ku ligjërisht “ka mbizotëruar toleranca etnike, kombëtare, fetare, racore, gjuhësore dhe sociale”, përndryshe, siç shprehet ai, si mos të kishte pasur drejtësi e tolerancë kjo Perandori nuk do të mund të ekzistonte 5 shekuj, madje e shtrirë në tri kontinente”. (Shih: Zëri, 25.04.’09, f. 26.) Madje historia e njeh edhe një fakt tjetër. Hebrejt kur ndiqeshin nga Europa gjetën strehim e veprimtari të lirë në Perandorinë Osmane tolerante. Si duket pikërisht këtë tolernacë e shfrytëzuan shqipfolësit e tri konfesioneve, duke krijuar karriera të caktuara ushtarake, politike, shtetërore, por edhe ekonomike në këtë perandori..
Edhe studiuesi bashkëkohor Mathieu Aref, pa përmendur islamimin, në veprën Albanie (historire et langua) e përmend këtë dukuri:
Gjatë pushtimit otoman, shqiptarët arritën suksese... Në këtë periudhë gjenden kudo, për ata flitet në të gjithë pellgun mesdhetar si zyrtarë të lartë të Perandorisë Otomane, guvernatorë, vezirë, ushtarakë të lartë, arkitektë, mercenarë etj. dhe u shquan për trimërinë e tyre, besnikërinë dhe aftësitë e tyre. Janë të shumtë ata që zënë poste të rëndësishme qysh nga shek. XIII deri në Revolucionin turk, të organizuar nga xhonturqit, organizatë patriotike turke, e cila midis protogonistëve të tjerë përfshinte shumë shqiptarë ose turq me prejardhje shqiptare... (Shih: Zëri, 30.06.’09, f. 22)
Edhe prof. Jusuf Osmani, kur është fjala në raportin perandori osmane/ shqipfolësit, shpreh mendim paksa të ngjashëm në krahasam me raportin që kishin shqiptarët gjatë sundimit rasian:
Vendosja dhe administrimi osman në trevat shqiptare, pas vitit 1389, megjithëse solli me vete ndryshime në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik, nuk e ndryshoi në thelb fizionominë e strukturës etnokultutore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe se pushtimi osman i trevave ballkanike ku jetonin shqiptarët në njëfarë mënyre largoi represionin barbar të feudalëve serbë mbi popullsinë joortodokse.
Po këtë tolerancë a largim represioni ose një politikë të matur e përmend edhe studiuesi Muhamet Mala, konstatimet e të cilit po i bëjmë sitonat.
Në fazën e parë të depërtimit osman, - thekson autori, - feudalët lokalë hynë nën vartësinë e Perandorisë Osmane dhe u njohën si vasal, mirëpo pas një rezistence të pasuksesshme disa prej tyre kaluan si pjesë e kastës me vartësi më të theksuar, duke i përmbushur detyrat që kishin ndaj sulltanit... Sa i përket masës së gjerë, nuk pati aq reaksione, sepse, shteti osman, ndonëse ishte një formacion politik islam as për feudalët as për popullin nuk krijoi ndonjë problem fetar a etnik duke i lënë shqiptarët të jetonin në një zonë ku si më përpara vazhduan të përplaseshin katolicizmi me ortodoksinë...
por njëherazi, do të shtonim ne, duke i lënë rrugë të hapur islamimit me favore të konsiderueshme.
Në të vërtetë, islamimi te shqiptarët i takonte një procesi relativisht të gjatë.Thuhet se individualisht, së pari islamin filloi me pranue aristokracia, por më gjerë në shtresa të caktuara interesi, kishte filluar aty kah shekulli XV, por më masivisht ky proces, mund të thuhet se u krye në fund të shekullit XVII, por vende - vende e raste-raste vazhdoi edhe më vonë, madje si në Jug, ashtu edhe në Veri, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, në të gjitha trojet shqipfolëse në Siujdhesës Ballkanike dhe kështu feja islame u bë feja më masive e popullit shqiptar pa dallim dialekti dhe ky realitet është i gjallë e veprues edhe në ditët e sotme, mirëpo, islamimi te shqiptarët ka një veçori dalluese se shumë popuj të tjerë sepse bashkëjeton në tolerancë me fe të tjera, për arsye të shumta psikike e historike e kombëtare, jo vetëm për shkak se gjoja “dyzimi krishterim–islam vazhdon të jetojë te shqiptarët siç e mendon Di Lellio, pasi duke bashkëjetuar me islamin krishterimi e amortizoi atë dhe i dha fytyrë evropiane. (Shih: Zëri 25.10.’09, f. 12), por në radhë të parë për arsye e motive të të tjera, siç është edhe ajo e ndërlidhjes historike shpirtërore e bashkëjetësore.
Së dhjeti, si pikë më vete në këtë kontekst po e theksojmë islamimin e shqiptarëve të Kosovës, sidomos të shqipfolësve të ritit ortodoks të këtyre trevave, ngase kjo dukuri i ka edhe specifikat e veta, të cilat ndërlidhen me ekzistencën e tyre për t’u dalluar nga popullsia ardhëse sllave pagane e ortodokse, me të cilën shqiptarët historikisht nuk patën raporte të mira. Dhe pikërisht këto raporte të pamira lidhen jo vetëm me ardhjen e tyre si zaptues, por edhe me kërkesën e konvertimit të dhunshëm të ritit ortodoks urumeas e atij katolik në ritin sllavo-ortodoks, andaj ky fakt, sigurisht ka qenë shkak që ndikimi muslimano-turk të rritet në islamimin e tyre, siç e thekson M. Mala.. Ky qe (pajtohemi edhe ne) njëri nga mjotivet më të theksuara që islamin në Kosovë, së pari e pranuan pjesëtarët shqipfolës të besimit ortodoks që ishin më të rrezikuarit nga ndikimi sllav,e pastaj më pak ata katolikë. Së këtejmi përqafimi i islamit në këto treva mund të kuptohet pikërisht si mbrojtje nga sllavizmi. Po në anën tjetër, veç tjerash, edhe për mungesë të priftave katolikë u bë edhe islamimi i pjesëtarëve shqipfolës të ritit katolik në atë islam, ngase ky kuadër priftëror ishte larguar ose zvogluar shumë, për shkaqe politike e të tjera, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut, por edhe më vonë, pas vdekjes së P. Bogdanit etj..Në të vërtetë katolikët shqiptarë kishin presion edhe nga kisha serbe, prandaj disa prej tyre zgjodhën islamimin, për të ruajtur gjuhën dhe traditën etnike vendëse.
Së njëmbëdhjeti, në këtë kontekst përmendet, jo vetëm laramania sa i përket përqafimit të feve brenda familjeve a të një fisi shqiptar, por edhe një fakt tjetër se qysh herët në mendjen e shqiptarëve, siç e thekson M. Mala, “ishte ndezur shkëndija e kuptimit të kombësisë”, ku nënkuptohet se ishte në nënvetëdije edhe mëvetësia territoriale fisnore e shtetërore që dilten më e fortë se ajo fetare. Këtu i ka rrënjët edhe bashkëjetesa në vijimsi ndërfetare e shqipfolësve që mbase ka të bëjë edhe me institucionin e besës shqiptare, që spikat edhe me rastin fuqizimit të sundimit të feudalëve përkatës me origjinë vendëse, por që del e shprehur edhe në shkrimet e para të shkrimtarëve të tri konfesioneve, siç do të shohim në vijim, sipas krerëve përkatës të këtij punimi.
Së dymbëdhjeti, lidhur me sa u tha lidhet edhe emri i ri i kësaj bashkësie folëse pa dallim besimi, jo sipas shtrirjes fetare, por sipas shtrirjes gjuhësore gjeografike. Tashti kur më shumë se gjysma e popullsisë ishte islamuar, emri arbër/arbën ose epirot etj. nuk kishte të bënte më me tërësinë e shqipfolësve, por vetëm me nocionin e atyre që ende kishin mbetur të krishterë sipas ritit përkatës, por që tash kishin mbetur pakicë, emri i tillë nuk mjaftonte për të identifikuar kombësinë, së këtejmi, pra, mund të thuhet se ky emërtim e kishte humbur vlerën kuptimore të bazës etnike, andaj me të drejtë lypsej nga nevoja një fjalë e re që nuk do të tregonte përkatësinë fetare, po në radhë të parë atë etnike që identifikohej me gjuhën komunikuese të bashkësisë së gjerë, edhe pse jo atë zyrtare shtetërore. Kështu doli dhe u përgjithësua, siç thuhet, për besimtarët e tri feve emri shqiptar, emër ky që shkencërisht shpjegohet me fjalën shqiptim (theksim) me folë, me ligjërue në gjuhën vendëse (jo turke, sllave, arumune ose ndonjë tjetër), ndërsa sipas etimologjisë popullore lidhet me shqipen (shqiponjën) si simbol, por sidoqoftë ky emër që filloi së përdoruri para Rilindjes sonë kombëtare, nga rilindësit fitoi konotacion të ri mitik dhe mbahej me krenari nga të gjithë shqipfolësit e tri feve, siç mbahet me krenari edhe në ditët e sotme. Ka mendime se shqiponja si simbol te (proto)shqiptarët ishte e pranishme edhe më përpara. Sido që të ketë qenë, tani kështu, me gjuhën dhe me simbolin e etnicitetit - shqiponjën, populli shqiptar në periudhën postpaganiste, u formëzua gjithnjë e më shumë si një kombësi, përkatësisht si një komb me tri fe, identitet ky që, në të vërtetë e gëzojmë ne sot dhe shpresojmë edhe për jetë e mot.
Pra për bashkimin e shqiptarëve si element i parë bashkues doli gjuha, po ata përveç gjuhës kishin të pashkëputur mitet, të kaluarën historike, etnike, psikologjike, kanunore, institucioni i besës të trashëguar, pra, që nga paganizmi, lidhje këto që nuk mund t’i shkulte e t’i zhdukte nga shpirti i tyre asnjë sundim i huaj, asnjë fe dhe asnjë ideologji.
Së trembëdhjeti, është e vërtetë se islamizmi si fe universale monoteiste nuk i mohonte fetë as profetët e feve të tjera. Ashtu si edhe fetë e tjera e sforconte besimin në një Zot, madje nga secili njeri përveç përshpirtnisë kërkohej të kishte dijeni universale sa më cilësore, madje edhe në pikëpamje të filozofisë jetësore në përgjithësi, por edhe të asaj fetare në veçanti. Natyrisht, ashtu siç kërkojnë edhe fetë e tjera edhe feja islame kishte specifikat e veta, të cilat sforcoheshin e favorizoheshin institucionalisht nga shteti.. Por në anën është e vërtetë se organizimet fetare jo vetëm islame që nuk kanë prekur në rrezikimin e pushtetit osman nuk ishin të ndaluara, as judaizmi, as ortodoksizmi, as katolicizmi, madje as protestantizmi, si lëvizje e re, ose të ndonjë tarikati siç ishte bektashizmi etj., andaj edhe konkurrenca ndërfetare ishte e gjallë. Sidoqoftë, aktivitetet e ndryshme arsimore-fetare që hapeshin në truallin shqipfolës nën hijen e asaj apo të kësaj ideologjie, kanë ndikuar sigurisht për të mirë ndër shqiptarët. Sepse, siç u cek, edhe vetë konkurrenca lidhur me organizimat përkatës ndërfetarë ka ndikuar për të mirë edhe tek predikuesit e fesë islame si dhe të feve të tjera që të jenë sa më të përgatitur, sa më konkurrent në luftën e interesave. Sidoqoftë, deri në fund të shekullin XVII pothuajse u krye islamimi horizontal e vertikal në shumicën e trevave shqipfolëse dhe se ky fakt ka ndikuar jo vetëm për vetë emrin shqiptar, por, sadokudo, edhe për identifikimin e kufijve gjeografikë të shqipfolësve.
Së katërmbëdhjeti, ç’është drejta, deri në shekullin XVIII islamimi nuk paraqiste ndonjë ndikim me rëndësi te shqiptarët, (pjesëtarë të tri feve). Madje, pati raste që disa myslimanë, por edhe të krishterë shqiptarë të infiltroheshin, siç u cek më sipër, edhe në poret e postete e shoqërisë së kohës si dhe në shkallët më të larta të aparatit shtetëror vendor, por edhe provincial, madje dhe deri në majat më të larta të pushtetit qendror në Perandorisë Osmane dhe aty qëndruan pothuajse deri shekullin XIX e më voni, deri në kohën, kur në skenë u paraqiten nacionalizmat ballkanikë, siç e thotë, M. Mala: të sponsorizuar nga fuqitë e krishtera e si rrjedhojë po në këtë kohë u shfaq edhe nacionalizmi iluminist shqiptar me kërkesën e ligjshme për mëvetësinë e identitetit të vet historik e gjeografik edhe me anë të gjuhës, ashtu siç vepronin edhe nacionalizmat e popujve të tjerë. Në të vërtetë, kjo lëvizje, përveç kushteve të tjera, siç është doktrina e iluminizmit etj., ajo që u tha në pikën pararendëse ndikoi dhe në Rilindjen tonë kombëtare shqiptare, kur në mënyrë të organizuar pa dallim feje shqiptarët intelektualisht të zgjuar u përpoqën për ringjalljen e vërtetë shpirtërore e materiale të të qenit të tyre dhe të popullit të tyre në veçanti, jo vetëm me anë të dijes e të shkencës në përgjithësi, por edhe për mëvetësinë territoriale e shtetërore, duke u mbështetur fuqishëm në karakteristikën themelore kombëtare në gjuhë e tyre. Gjuha shqipe, edhe pse në dy dialekte, që ishte e ravijëzuara thellë bashkë me besën e entitete të tjera, në botën e tyre shpirtërore si etnitet themelor të tyre, andaj doli e nevojshme që tëorganizohej edhe mësimi e kultivimi i saj, për çka do të bëjmë fjalë më tutje në punimin tonë.
Sidoqoftë, duke i kuptuar drejt këto procese e kuptojmë drejt edhe aspektin e tolerancës fetare e ndërnjerëzore tek shqiptarët që nënkupton edhe sforcimin e njësisë së gjuhës dhe unifikimin e saj në aspektin zyrtar-propagandistik, e cila ishte elementi kryesor që identifikonte, ashtu siç e identifikon edhe sot këtë popullësi si një komb të përbashkuar.
Është e vërtetë se procesi i islamimit brumosi tek shqiptarët traditën osmane (lindore), e cila u strehua e gërshetuar me fe, siç thuhet, duke i krijuar e ravijëzuar mjaft thellë themelet e lidhjeve shqiptaro-osmane që do të vazhdojnë shekuj me radhë, në njërën anë, por, në anën tjetër as tradita kulturore, gjuhësore dhe sidomos ajo me elemente të fesë së krishterë (perëndimore) në kujtesë praktikisht mbeti e pranishme dhe e pashlyer, dukuri kjo që jo vetëm, mbeti e pashlyer tradicionalisht me vëllezërit e krishterë të së njëjtës gjuhë, të të njëjtit gjak, por bëri të mundur që lidhjet e shqiptarëve me Europën të mbesin shumë të forta, sidomos tek intelektualët që ishin promotori përfaqësues i kombit shqiptar. Kështu mund të thuhet me plot gojën se shqiptarët (shumica) edhe pse mbesin të konvertuar në fenë islame, njëherazi do ta ruajnë të pakëputur identitetin e fuqishëm evropian, ngase në gjirin e vet kishin edhe klerikë e intelektualë të shquar të konfesionit katolikë, protestanë e ortodoksë, me të cilët i bashkonte dhe i ndërlidhte tradita vëllazërore etnike e gjuhësore, madje edhe interesat e shumëfishta politike në vijën kombëtare e ndërnjerëzore.
Në këtë kontekst është, mjaft për lakmi siç është shprehur edhe prof. Qemal Morina me konstatimin se “Ishte krishterimi ai që i dha një identitet të fortë popullit shqiptar, ashtu siç ishte edhe feja islame që i diferencoi shqiptarët nga politika sllavëzuese dhe helenëzuese e fqinjve që synonin asimilimin dhe gllabërimin e trojeve shqiptare”. (Shih. Terminologjia islame ASHAK, Prishtinë 2006, f. 93)
Ndërsa Abdullah Hamiti, shpreh mendimin se si shqiptarët duhet të sillen sot:
Sigurisht ne duhet të mendojmë e të veprojmë si evropianë, por ama atë mendim duhet ta ushqejmë me kulturën tonë shumëshekullore, ngase ai që nuk i del zot të kaluarës së tij historike, nuk mund t’i dalë zot as të ardhmes. (Po aty f. 101)
Kjo sa u tha në njëfarë mënyre, siç do të shohim, në punimin tonë është pasur parasysh edhe sa i përket kulturës sonë gjuhësore dhe kodifikimit të standardit të saj që del paksa e shprehur në kuadër të përmbajtjes së këtij punimi, të cilin e kemi trajtuar në këta trembëdhjetë krerë:
I. Rreth procesit të koinezimit të shqipes së folur e të shkruar në epokën para të Rilindjes kombëtare.
II. Përpjekje individuale e institucionale të rilindësve tanë rreth alfabetimit, por edhe shqipes së përbashkët.
III. Kongresi i Alfabetit (Manastir) dhe ligjëroja e Elbasanit.
IV. Përhapja e mësimit shqip gjatë luftës 1912-1918 dhe Ortografia e Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës.
V. Qëndrimi ndaj gjuhës letrare shqipe gjatë periudhës 1918-1944.
VI..Rreth ortografive të gjuhës shqipe pas LDB-së (Tiranë e Prishtinë).
VII. Projekti i rregullave të drejtshkrimit (1967) dhe Kongresi i Drejtshkrimit (1972).
VIII. Vështrim kritik ndaj tekstit “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973).
IX. Standardi dhe profili i standardologut të shqipes në përballje me sfidat e globalizmit të sotëm
X. Rreth nënprofilit të diskutuesve për gjendjen e sotme të shqipes standarde.
XI. Disa mendime e konstatime rreth nevojës së rishikimit të standardit
XII. Mendime rreth ikudrimit apo jo të paskajores me + pjesore nëstandard
XIII. Diagnozimi dhe terapia me ide e prurje të reja detyrim i padiskutueshëm. në vazhdimësi.
Në fund të secilit nga dymbëdhjetë krerët e këtij punimi jepet ndonjë përfundim a përmbyllje karakteristike dhe në fund pas konstatimeve të përgjithshme përmbyllëse jepet rezymeja e punimit.