Kulturë
Përparim Hysi: Ditar poetik
E diele, 28.02.2010, 07:20 PM
 Ditar poetik-shkurt 2007
Ditar poetik-shkurt 2007Nga Përparim Hysi
1.Syperënduar
Sytë i perëndon,me buzë seç më ndjell
Dhe aq më"ngacmon";bëhem lylyver
Ashtu,mjeglluar,nisem që të zë
Ta dish syperënduar,pa zënë nuk  të lë.
Sado që jam  plak,nuk duroj "ngacmim?!"
Akoma marr "hak",pret "biçaku"im
Hakun dashurisht,nuk e lë pa marrë
Biçaku i fildisht,ende bën "zarar"
1 shkurt 2007
2.Mbi mua more "hak"
Me një penjuar mjegulle,dal nga një banjë qumështi
Një trup si prej vjedulle,si gusht m'u bë shkurti
Më filloi zjarmia dhe jam si në jerm
Më zë dashuria,për çfarë të të them.
Trallisur nga jermi,penjuarin ta flak,
Por t'u "ngjit" ty jermi;mbi mua more "hak"
15 shkurt 2007
3.Si një zog i vetmuar
Si një zog i vetmuar,që ciat e qan mbi pemë
Katandisa i mërguar dhe nga mëndja jam ujem
Se çfarë kam,vet e di;se çfarë kam ,po shkoi kaq gjatë
Më mungon,moj Shqipëri,dhe nga malli jam sakat.
Kështu jam.Asgjë nuk shtoj.Më griu malli mua për vëndin
Shqipëri kur do të shikoj,se po zë unë azërmënin.
17 shkurt 2007
4.Vogëlushe
Vogëlushe syulli,pse s'shikon këtej nga mua
A e sheh,jam pleqëri dhe më griu meraku mua
Vogëlushe syulli  a m'i fal dy  sytë e tu
Se jam kthyer si fëmi,edhe qaj  me ububu!
Vogëlushe,nëmi sytë;se për sytë  e tu po tretem
Doli mëndja nga burgjitë;tash,pa mëndje,ç'ta dua veten?
Nëmi ,moj ata sy, që  çaprazzhe më shtinë çikë
A e di,moj syulli, po më del ky shpirtiti fit...
19 shkurt 2007
5.Letër nga violionistja
Kur harkun tendosa mbi telat e violinës
Mendova se ti u tendose mbi telat e mia të zëmrës
Pastaj humba mes notave të muzikës
Mandej në afeksion kalova;në kufijtë e ëndrrës.
Mbas kocertit,më doli e "pira"
Dhe ty të kërkoja me sy
Ah,sa e bukur që është dashuria!
Them,o i dashur,mos është gjë magji?
Magji do të jetë,se vallë ç'të jetë tjetër?
Kur dhe gjatë koncertit unë jam me ty
Dhe jam bërë me flatra;rroj në botë tjetër
Nuk ka më të lumtur,dua që ta dish ti.
Stinët janë zhbërë;është zhbërë dhe natyra
Duket sikur moti është sjellë së mbari
Kush  thotë se në botë më paska dimra?
Jo tash që të kam ty;ka ardhur behari!
28 shkurt 2007
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Besiana Avdyli: Pergjigje nje miku
						Albert Zholi: Flet shkrimtari Kujtim Dashi për botimin e ri “Pesë yje mbi mjerim”
						Kujdesi i “dy bijve” të Kodrës...
						Enver Petrovci, ‘Sonte jam vetëm’ në Metropol
						Sejdi Berisha: Teatri i Pejës - Vatër e artistëve të Kosovës
						Fiqri Shahinllari: Vllehët e Shqipërisë
						Helena Kadare: Plagët dhembin kur ftohen
						Halit Bogaj: Bill Klintonit
						Vehbi Bajrami: Bisede me Profesor Isuf Luzaj
						Pilo Zyba: Epigrame
						Shaban Sinani: Shaban Demiraj Si “albanët” u bënë “shqiptarë”
						Suzana Kuqi: Avatar
						Gani Qarri: Heronjëve të Lirisë
						Cikël poetik nga Fadil Bekteshi
						Demir Krasniqi: Kënga e Ndoc Mark Gegës
						Luan Çipi: Babi im
						Skënder R. Hoxha: Lirika me shumësi motivore
						Marash Gojani: Pavarësia e Kosovës
						Eduard M. Dilo: Një poete shkodrane
						Neki Lulaj: Avzi Nela një poet kukësian (Cikël poetik)
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










