Kulturë
Luan Çipi: Babi im
E premte, 26.02.2010, 10:27 PM

BABAI IM
Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,
Dhimbja ka zënë cipë, malli është venitur,
Pesëdhjetë vjet shkuan, kujtimet kanë mbetur,
Po, për sa jetove, si diell ke ndritur.
I ngelur jetim, me vegjëli pa fat,
I katërti vëlla nga fisi Çipat.
Gjirokastër e lashtë, rrugica me gurë
Hallet e mundimet të bënë më shpejt burrë.
Shtatëmbëdhjetë vjeçar u nise kurbetit,
Në Amerikën e largët, shkohej me anije,
Për gati një muaj, do lundroje detit
Me drojë e me frikë, vallë në do arrije.
Duhej gjetur punë, mbulesa e shtresa
Dhe vuajtja shtohej, me ditë e me natë,
Hanit bukë thatë dhe flinit me ndresa,
Në kurse e shkolla, mësonit zanat.
Pa duhej kursyer dhe një cent dollari,
Për të larë “navllon” dhe borxhet radhë
Ndihmë kërkon familja me halle shqiptari,
Përkrahje desh “Vatra” me Nolin në ballë.
U vure në krye mbi gjithë shqiptarët
Dhe fole guximshëm me bashkatdhetarët:
“Ti mbahu, moj nëne, e kurrë mos kijë frikë,
Se djemtë më të mirë i ke në Amerikë”
Ngrihen mbarë Shqiptarët, nga fundi i dheut
Gjer në Francë, larg, shkoi zëri i Atdheut
Për Avni Rustemin seç u dha kushtrimi
Nga djemte e mërguar, që ju dhimsej trimi.
E ndjeve nga larg dramën Shqipëtare,
Kur Vlonjatët trima bënë luftë, në Njëzetën
Dhe bashkë me Vatranët, nuk kursyet pare,
Por e boshatisët, gjer nëfund, kuletën.
Nëntë vjet mërgimtar, shumë djersë derdhe.
Me Im Zot Nolin, ishit bashkëudhtarë,
Kur Atdheu u thërriti, ti s’ndënje, po erdhe
Dhe prapë u radhite në rreshtin e parë.
Vitet njeri tjetrit i thoshin: unë ika.
Dështoi revolucioni dhe demokracia,
Nuk bëri njeri çka desh Amerika.
Fitoi mbretëria dhe autokracia.
Më tej, mbreti Zog, me plaçk e me ar
U largua tinas me “trimat” e tij
Fashizmi i Zi, na futi në darë
Tha me ne do jeni një perandori.
Ti, o babë i dashur, kaq shumë u zhgënjeve,
Dikush do mendonte se të zuri frika,
Ndaj gjithmonë na thoshe: “O djemtë e plebenjve
Mos i ndyni duart, larg nga politika.”
Dhe ju fute punës, siç kishe mësuar,
Krijove familjen dhe rrojte me nder,
Që të pesë fëmijët i pate edukuar,
Punën edhe Librin ti kishin fener.
Ndërtove dyqane dhe ngrite pallate,
Tregti e transport menaxhove mirë
Disa troje bleve, tregti private,
Mirë pate mbjellë, më mirë në të shirë.
Tash, që shohim lartuar pallatet në kate,
Ne, të grumbulluar sërish në një vatër,
Të nderojmë më shumë, për vlerat që mbarte
Pë jetë të bashkuar, nën të njëjtën çadër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Skënder R. Hoxha: Lirika me shumësi motivore
Marash Gojani: Pavarësia e Kosovës
Eduard M. Dilo: Një poete shkodrane
Neki Lulaj: Avzi Nela një poet kukësian (Cikël poetik)
Jorgo S. Telo: Kuvend me Ali Asllanin...
Gjergji Dushku: Kënga e të ikurve
Dibran Demaku: Cikël poetik satirik
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Hilmi Saraçi: Krojet (qeshmet) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së
Zyli Gaxholli: Flash poetik
Mazllum Saneja: Poezi nga Agim Gjakova dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Ekrem Ajruli: Tundet
Halit Bogaj: Vrasja e tifozit francez
Shkrimtarja Entela Safeti Kasi, presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë, në një rrëfim ekskluziv për lexuesin
Luan Çipi: Atdheu
Albert Zholi: Flet skenaristja e filmit "Shekulli i dhimbjes..." Helena Halilaj
Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj