Kulturë
Dibran Demaku: Cikël poetik satirik
E enjte, 25.02.2010, 08:49 PM

NDALO VRAPIN...
Desha të pyes,o kombi im
çfarë po ndodh në fillim-shekull
do të dënohesh me harrim
po nxjerr sy duke vënë vetull.
Ku i humbe ato tradita
që n`shekuj t`ndrisnin ballin
tash pse vetës i vë prita
dhe lidh besë me vetë djallin!
Miku-mikut ia nxjerr sytë
veç për vete flet e mburret
nuk duron n`krah një të dytë
për interes i luan dhe gurët!
Dikush thumbit,dikush patkoit
një hap para e tre prapa
ashtu si gjethin e ftoit
n`mes të dimrit-na djeg vapa.
Na djeg dimri na ngrin vera
akujt e nxehtë shkrijnë në faqe
n`acar mos të çelë pranvera
e gjejmë ferrin-tek kërkojmë paqe!
Gjithmonë i fajsojmë të tjerët
edhe themi:Na bëjnë me hile
veç s`e kuptojmë ne të mjerët
gjithmonë vetës ia lëmë:kile!
Kemi harruar thënien e vjetër
-Veç bashkimi bën fuqinë
kemi zënë një rrugë tjetër
dhe s`e gjejmë dot dashurinë!
Ndale vrapin kombi im
dhe mendo me mend të kokës
nëse s`do n`shekujt n`vijim
prapë të mbetesh n`bisht t`epokës!...
DREJTORI
Në komunizëm ishte drejtor
prapë drejtor n`demokraci
Si s`u skuq njëherë ai horr
po të skuqet ai nuk di?!...
KUJDESI I MIKUT
S`ishim parë muaj e muaj
ishte bërë plot një vit:
-Ku ke qenë s`të kam parë
kanë kaluar plot dhjetë ditë?!
Çfarë t`i thuhet të tillë miku?
hajt sqarohu ti po deshe!
-Ka qenë i rënduar trafiku
dhe përcille me...buzëqeshje!...
DYFYTYRËSHI
Je më i miri,je tërë nur
i thotë mikut mu në sy.
Prapa shpine e gjuan me gur
nuk ngurron as ta pështyj`!...
PREMTIM E BESË
Besë e dhënë nga dashnori
në një kënd të një flete:
-Le të më djeg purgatori
në mashtrim po më gjete!
Kështu i shkruante ai dashnorës
dhe i bënte be e besë.
Tjetrën mbante fort për dore
dhe e puthte pa pendesë!...
Nga libri "Dardha ka bisht" botuar para pak muajsh.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Hilmi Saraçi: Krojet (qeshmet) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së
Zyli Gaxholli: Flash poetik
Mazllum Saneja: Poezi nga Agim Gjakova dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Ekrem Ajruli: Tundet
Halit Bogaj: Vrasja e tifozit francez
Shkrimtarja Entela Safeti Kasi, presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë, në një rrëfim ekskluziv për lexuesin
Luan Çipi: Atdheu
Albert Zholi: Flet skenaristja e filmit "Shekulli i dhimbjes..." Helena Halilaj
Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t’i tretë harresa
Halit Bogaj: Çarlton Heston (1924-2008)
Fitim Sula: Huni
Monika Mureshan: Me Adem Zaplluzhën, kur mitet vajtojnë
Përparim Hysi: Xhuveli
Cikël poetik nga Petrit Ruka
Sami Islami: Ngjyrat e ''zeza''