Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E marte, 23.02.2010, 10:44 PM

Malli
Si s´më le të qetë ky mall i bekuar,
fluturimthi nën hije të qershisë
atje largë ne vendlindjën time,
në trojet e dashura të Dardanisë.
Atje unë e kam të madh një mall,
që e përqafoi dhe e puthi në ballë
që ka lëshue trup,e është bërë e madhe
ku pushojnë engjujt e Rinia hedhë valle.
Një ditë moti me ato duart tuaja
në atë vend të bekuar e pate mbjellë,
këtu është toka krejtë flori
ka gjymtyrët Dardani.
Dikur
Këtu pushojnë shpirtat e lodhur,
nga robërija dhe padrejtësitë
këtu pushojnë edhe zemrat e ndritura
që kurrë nuk u pajtuan me tiranitë.
Pakë më lartë më pate diftue
janë do varre që nuk kanë emër,
nuk e dinë askush veq shpirti i tyre
u dogj kjo tokë me e mësue atë emër.
Shumë do gjëra që m’i rrëfeje,
vuajtje e përjetime që nuk i lexova kurrë
shumë ndodhi e përipeti ,
mundime e vuajtje deri në çmenduri !
Sonte kam ngelur si një memec
se ti ike atje në pëjetësi,
më ka ngelur damkë e pa shëruar,
në një rrëfim i filluar,që të ligështoi në pakuptimësi.
Shpesh më thoje ta thërras kujtesën
se harresa më ka kapluar ne këtë pleqëri
shumë gjera të pa thena i more me vehte
që do kishin vlera të mëdha në histori.
Ditë Shtatori në Monako
Një ditë jave ne u ndamë
atje buzë Detit Mesdhe
ti vështroje atje përtej Oqeanit
e unë këndej Evropën plotë me re.
U ndamë njashtu siq janë ndarjët
plotë me mallë e lotë tradhtije
e dija që kurrë më nuk do të bashkohëm
siq jetuam si “rob” të një shtëpije
Me lotë ndër sy me ngarkove shumë ”barrë”
që më janë rënduar si landët e malit përmbi vllakë
me porosite të shkoi me u përshëndet
me prindër farë e fisë dhe njerëzit që i dashta në jetë.
Falju shëndet prindërve të mi
qe i ka goditur rënd e thellë vetmija
ata çdo natë i shof në ëndërr
qajë e qmallëm sikur fëmija
Kullës së vjetër qindë vjeqare,
lumit ,fushës, bregut, lugut
oborrit të lojrave të fëmijërisë
falë me shëndet prej kurbetgjisë
Bacë mi ruaj këto porosi të mia
që rastësisht të mos i marrë mjegulla
unë po fluturoi përtej Oqeanit,
Wellcome in Amerika
Lotët rridhnin si krojet e Ali Pashës,
ditë shtatori në Monako
kur papritë fluturoi ai Zog i bardhë
barkun plotë me mërgimtarë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ekrem Ajruli: Tundet
Halit Bogaj: Vrasja e tifozit francez
Shkrimtarja Entela Safeti Kasi, presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë, në një rrëfim ekskluziv për lexuesin
Luan Çipi: Atdheu
Albert Zholi: Flet skenaristja e filmit "Shekulli i dhimbjes..." Helena Halilaj
Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t’i tretë harresa
Halit Bogaj: Çarlton Heston (1924-2008)
Fitim Sula: Huni
Monika Mureshan: Me Adem Zaplluzhën, kur mitet vajtojnë
Përparim Hysi: Xhuveli
Cikël poetik nga Petrit Ruka
Sami Islami: Ngjyrat e ''zeza''
Ferit Ramadani: Poete! Prano uratën time!
Luan Çipi: O sa mirë me kenë shqiptar!
Gani Qarri: Kombi im
Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island...
Demir Krasniqi: Kënga e Pren Currit
Blerta Xh. Muqaku: Edhe një sukses i Albana Nocaj
Sabile Keçmezi- Basha: Udhëtimi nëpër ëndrrën e kuqe