Kulturë
Ferit Ramadani: Poete! Prano uratën time!
E hene, 22.02.2010, 09:46 PM

1.POETE ! PRANO URATËN TIME !
Me rastin e botimit të veprës së parë të poetes mergimtare ne Paris, Lediana Kapaj "Dallgë dashurie ", fondi i seciles , u dedikohet jetimoreve shqiptare!
U bëre poete! Dy libra binjakë...!
Kanë hapur flatrat e ngjiten lartësisë !
Edhe ti - me këtë pamje në mendime,
- për shumëçka si zjarr e flakë !
Ke krijuar emblemë , je bërë rrjedhë
ashtu si janë përjetësisht ujëvarat .
Jehona e vargut - oshtin si predhë
në arenën e artit i bleron garat!
Dalin yje ndizen, krijojne lirikë e ndjesi.
Ti strukesh e thua : Unë jam tokësore !
Po! U bëre Diell që shpërndan rrezepoezi !
I kemi ne ! Plotësojmë ndjesitë jetësore !
Për aq ma të pasur ! Jemi ma të lumtur!
Se mundi juaj , dhe rrudhat, përdëllimet ,
për vargjet e lirikës, ty të kanë shkundur,
për aq - ne, na kanë shtuar gëzimet !
Dua të të them me këte rast përurimi :
- U bëre Yll që rrezaton me lirikë !
Nëse s'kam të të jap çaste frymëzimi
prano uratën time, për krijim pa pikë !
Të të shtohen veprat , pa fund të jenë!
Edhe ty të të shtohet guximi e bukuria !
Të bëhesh Dielli ynë që e bleron dhenë
të na ndizen shpresat nga vargjet e ndjesia...!
2.TË PA GJUMË ! EJANI !
Të pa gjumë ! Ejani të bëjme bilansin
për jetën , mirëqenien dhe rritën e gjakut !
E ndjeni si shkapërderdhet nëpër botë
me mallin në shpirt mërgon largemalarg!
Të pagjumë ! Ju që ëdërroni të arrini buzëqeshjen
përse humbi nga pamja e gjakut Arbëror
si toka e zaptuar nga rrëshqanorët e ferrat
u dogj me zjarr e hi, me zi!
Të pagjumë ! Sonte lindi nje pende e re
atje larg në mërgim Dallgë dashurie mëkoi
E nisi në Atdhe ku jetimave u mungojnë prinderit
ca ua mori vdekja, dhe lufta, armiqësia
ca mërgimi i ndau dhe lindën e rriten jetima
duke pritur kohën që sjell si miq mërgimtarët
të kthehen me rrudha dhe me rënkime !
Të pagjumë! Ejani ta nisim këngën e harruar
kanë mall oborret për miqtë , dhe shkollat
kanë ngelur pa nxënës se ikën tutje , tutje,
Ku harrohet gjaku, dhe gjuha shqipe s'dëgjohet
Ku shuhet hisja ashtu si digjet qiriu
dhe mbetet hiri i urnës në mëshiren e erës
dhe varret që persin t'i vizitojnë të pagjumët !
3."O MOJ ME SY TE ZI! ''
Përderisa shkruaja këtë poezi një zë më arriti e më tha :
Kur shkruan lirikë ,
shkruaje me butësi,
me përgdhelje ...pa e vrarë...
se Ajo ...është e ndjeshme ,
dhe lëndohet...
Të percjell shpirtin me vargje se të dua
edhe në kohën kur ka breshërimë,
le të oshëtijnë gjithë skajet se lirikën për Ty
e marr nga vullkani i zjarrit dhe ndjesisë
që acarin - në blerim e shndërron!
Edhe nëse jeta i ka çastet mister
le të jehojnë përshperitjet : O moj ti me sy të zi!
Ashtu si Asdreni nëpër rrugë të Bukureshtit
i pranguar për Elena Gjikën shpërndau frymëzimet
dhe rilindin si feniksi, vargjet - tani!
Nëse nuk bëhem pjesjeta e Parnasit
më kujto se çdo çast drejt teje vi !
Jam në shestim të fatit se s' pata pranverë!
- S'të shijojnë vargjet që s'kanë butësi ?
- Vetmia ua mbushi pamjen me skëterrë !
4.NËSE KLITH
Le te mbes mister deshira ime e ndrydhur në damar!
Aty ku ti ke shtrirë krahët , jeton e behesh blerim
s'arrij të të them Diell ! Ani se më sjell agim!
Më doli një hije , mjegullnajë apo rrëmet e furtunë !
Ktheva drejtimin , kaptova male , shtigje ,
Ti vetminë e mallin tek unë se përligje !
Nëse klith ! Më kupto se zemra ime të do !
Gjithmonë nëpër vargje lind zanore për rimë
vjen me vrull si zëri që krijon oshëtimë !
Nëpër vetmipritje të ndjej zërin, hapin !
Pamjen tënde përshkruajnë vargjet , valojnë si lahuria
ndalen nëpër pika , presje , se i pushton habia!
Në përshpërima flasin e palsin për mall e dashuri!
Lotët janë dëshmi se shpirti e zemra vlon,
Çastprehjen tek ti presin, që shenjtërisht gufon!
5.NË ALKIMI VARGJESH
Kushtetuta me ligje, nene ,s' ishte në fuqi
Në sistem te ndjimit s' vepronte gjithcka.
Kishte vetmi te huaj ne atë Perandori,
Flamuri i Dashurisë s'valonte n'hava.
Urrejtja kishte shtrire krahet e pushtimit në zemër,
Ne çdo çast permallej sylynjar' i blerimit!
Në Kurorën e shpirtit kishte vetëm nje emër,
Ia kishte fshirë ndarjes emrin e rrënimit .
Kudo ku ishte, pastaj, e tutje nëpër shekuj!
Ajo - shnderrohej si rrezja qe shkrin borën.
E ndritur në alkimi vargjesh per dishepuj
Lirika - lotshiu ia shtroi shpirtzemrën, dhe dorën !
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: O sa mirë me kenë shqiptar!
Gani Qarri: Kombi im
Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island...
Demir Krasniqi: Kënga e Pren Currit
Blerta Xh. Muqaku: Edhe një sukses i Albana Nocaj
Sabile Keçmezi- Basha: Udhëtimi nëpër ëndrrën e kuqe
Raimonda Moisiu: Intervistë me shkrimtarin Kristaq Turtulli
Zef Mulaj: Malet e mia, të fëminis
Dy poezi nga Ekrem Ajruli
Tahir Bezhani: Koha dhe shqetsimet e një krijuesi
Agron Shele: Poezi nga vëllimi poetik “Pasazh i pafaj”
Çerkin Ismaili: Gjirmë shpirti - Ec e njihe veten
Vehbi Klaiqi: Poezi nga libri ''Loti im''
Cikël poetik nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ejup Ceraja: Lirikë e shqetësimit dhe dhembjes
Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite
Kalosh Çeliku: Gomarin q? e hante ukju tha: ?sht? ?nd?rr
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
Faik Islami: Mjerimi i Letërsisë me Otellon e Blushit
Xhevat Pllana: Vepër me vlerë përmbajtësore dhe artistike