E premte, 02.05.2025, 11:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Koha dhe shqetsimet e një krijuesi

E diele, 21.02.2010, 10:14 PM


KOHA DHE SHQETSIMET E NJE KRIJUESI

Nga Tahir Bezhani

Muharrem Kurti është njëri ndër poetët e talentuar i cili me verbin e tij poetik që nga vitet 90-ta u paraqit denjësisht para opinionit publik me veprën e parë në poezi”Gjelbërim nate”,me të cilën fillimisht sinjalizoi lexuesit se ka një potencial të mirëfilltë krijuesi me një stil karakteristik letrarë,me figuracion e metaforë të ngjeshur për shtatin e fjalës së shkruar poetike. Këtë mrekulli artistike Kurti e vazhdoi edhe me dy vëllime poetiket  mëpastajme
si “Lutja e kthimit”,poezi 2000 dhe në “Lotët e luleve”,poezi botim i fundvitit 2009-të. Pa asnjë hezitim mund të konstatojmë se Muharrem Kurti është një krijues i sensibilizuar në situatë kohore ku përjetimet e veta i nxjerr nga thellësia e shpirtit dhe si të tilla ia dhuron artit poetik që në fakt,si përjetime individuale,bëhen pjesë e pandashme e universale e artit të të shkruarit. Tri vepra poetike të Kurtit,shkruar në tri kohë të ndryshme,përfshijnë një periudhë sa të prekshme e të dhimbshme,aq edhe të zorshme për ta shprehur ose për ta nxjerrë nga qelizat e shpirtit krijues. Por talenti i krijuesit dhe njohuritë që posedon Kurti për artin letrarë,pa dyshim se e kanë mundësuar që me mjeshtri t’i ekspozoi idetë e veta para lexuesit tonë të nderuar. Vlenë të ceket se kritika letrare e kohës i mirëpriti me kërshëri e lëvdata dy botimet e para me poezi të autorit Muharrem Kurti.Tani lexuesi ka në dorë veprën më të re”Lotët e luleve “,ku secili mund të bindet për cilësitë letrare dhe talentin e autorit.

Përmbledhja me poezi “Lotët e luleve”,botuar fundvitin e kaluar,nga vet titulli mjaft simboli tregon se poetin e ka mbërthyer e përplasur në thellësi shpirtërore situata e rëndë e popullit shqiptarë në Kosovë,posaçërisht në vitet 90-ta e deri në lirinë që erdhi si produkt i një lufte të përgjakshme e të shumëvuajtur nëpër shekuj të këtij populli. Në ciklin e parë të përmbledhjes,”Futinë”,me përdorimin e metaforave të gdhendura mirë,paraqet një situatë tejet të rëndë e plot dramacitet të jetës së popullit të cilit i kishte ardhur  thika në fyt. Në poezinë “Futinë”,poeti shprehet:

                        “Robëria nxinte dritën e syve
                          Kosa e saj korrte pa mëshirë lulet e Kosovës
                          Qelitë mbusheshin plot liridashës 

x  x  x
                           Tehu i sharrës hasi në gjak ilir
                           Tehu i thikës ndeshi në asht pellazg”

Janë këto vargje shumë të fuqishme nga cikli i parë ku shihet qartë,përmes artit poetik,se ku kishte arritur pesha e robërisë nën zgjedhën barbare sllave,dhe në anën tjetër,teh i sosur i durimit për ta duruar këtë gjendje kaq të rëndë..Lufta ishte e pashmangshme
Përsiatje të ngjashme poetike gjejmë edhe në poezitë e të njëjtit cikë si,”Në Qeli”,,”Pa Liri”,,:Drejtësia e armiqve” etj.

Ndër poezitë më  simptomatike është poezia “24 Marsi”,ku poeti shprehë përjetimet e thella poetike me realizim konkret e të sinkronizuar mirë momentin e sulmit të forcave të NATOs ndaj forcave Serbe në Kosovë.Poeti shprehet:


                             “Jeta thithë
                              Ajr të përgjakur
                              Një dritë përbirohet
                              Në vrimat
                              E territ të pafund”

Janë këto vargjet më rrëqethëse,shumë të fuqishme e emocionale,ku poeti e ka përjetuar thellë shpirtërisht çastet më dramatike nga forcat serbe,kur ato të tërbuara tërësisht,filluan masakrën ndaj një populli krejtësisht të pafajshëm. Por poeti shef edhe momentet e shpresës”te një dritë në përbirim....”për të shpëtuar nga një gjenocid çfarosës i forcave serbe. Poeti nuk dorëzohet,ka forcën e besimin shpirtërorë dhe prapë në vargje të mrekullueshme,me një invencion të paparë,gjënë dalje nga krizat dhe situatat e tilla dhe për lirinë shprehet:

                      “Si një shpresë
                        Që hapë shtigje
                        Drejtë të ardhmes
                        Së bardhë”.

Pra,poeti Kurti,si gjithë krijuesit tjerë,nuk mund të anashkaloi situatat dhe etapat e veçanta të historisë që kalon populli i vet .Bile,bile, Kurti është më i ndjeshëm në këtë aspekt se kushdo tjetër në rezonin e vet poetik.

Duke ecur mëtej nëpër vargje poetike të librit”Lotët e luleve” të z.Kurti,lexuesi do ndeshet me shumë poezi të nivelit më të lartë artistik që na ndërgjegjësojnë të kuptojmë se para vetës kemi një krijues të spikatur,një poet brilant që duhet të krenohemi me veprat e tij. Sa më shumë që të thellohemi në poezinë e z.Kurti,aq më tepër gjejmë shkas për të zgjeruar mendimet dhe idetë brenda vargut të tij filozofik. Patjetër se këtij krijuesi nuk i mungon sensi i kritikës shoqërore përmes shprehjeve poetike në superlativë. Këtë e vërejmë në poezinë”Te rënët”,ku pos tjerash shkruan:
                      “A për këtë
                       Liri të zezë 
                       Paskemi luftuar
                       E vrarë....”

Pëlcet këtu furishëm poeti dhe me emocione reagon ndaj padrejtësive që behën në ndërtimin e një shoqërie të re kosovare,shpreh indinjatën ndaj klasës politike për mosinteresimin e plotë ndaj atyre që dhanë jetën për Kosovën,për mosëvlersimin shumë e shumë të atyre që dhanë kontribut të madh në sendërtimin e lirisë së popullit të Kosovës.
Me një fjalë,poeti,duket hetuar konfliktin e vlerave në shoqëri,apelon për një shoqëri me më humane e të dinjitetshme ndaj secilit qytetarë.

Sikur të merreshim me atributet secilës poezi të librit “Lotët e luleve të z.Kurti,sigurisht se do shkruheshin shumë faqe shtypi,por gjithsesi,nuk anashkalohen pa përmendur përshtypjet esenciale dhe porositë që na lenë këto poezi. Prandaj është e rëndësisë së veçantë poezia “Ylli i poezisë” që autori ia kushton bardit të vet,Federik Reshpes,poetit të madh të letrave shqipe,ku,si duket,ky poet ka lene gjurmë të pashlyera në krijimtarinë e z.Muharrem Kurti. Ja përkushtimi:

                      “Një varg ndizet
                        Në natën e zezë
Zhytet e s’mbytet
                        Në valët e Bunës
                        Është ylli i poezisë
                        Që kurrë nuk fiket”
Nuk shohim arsye të japim koment,por më shumë se një admirim për këtë poezi.
Po aq admiruese në këtë libër janë poezitë kushtuar nënës pas vdekjes dhe në këtë “Elegji” derdhet gjithë ndenja,suptiliteti e dashuria prindërore,ku poeti thellë e ndien mungesën e nënës dhe se shef zbrastësi në gjitha këndet e shtëpisë ku i rrie hija e saj. Në poezinë “Heshtja në vendin e nënës”,poeti shpërthen dhimbshëm:

                        “Në vendin e nënës
                         Rri heshtja
                         E natës së zezë
          
                         Nuk ndizet drita
                         Nuk dëgjohet zëri i ëmbël
                         Mungojnë rrezet e buzëqeshjes
                         Heshtja
                         Me akujt e saj
                         Më tmerron
                         Në vendin e saj....”

Kam përshtypjen dhe shpresoj se ndaj mendimin me lexuesit se kjo poezi ka karakteristika çajupiane, mjediane,plot emocione,nostalgji që buron nga thellësi e  shpirtit krijues. Çdo gjë që përjetohet nga thellësi e tillë,shkëlqen si rreze dielli dhe quhet art i pëlqyer. Prandaj i themi të lumtë  z.Kurti!.

Krejt në fund,dua të ceki se libri poetik “Lotët e luleve” i z.Muharrem Kurti,i përmbush të gjitha kriteret dhe elementet e poezisë bashkohore dhe se kemi të bëjmë me një poet të admirueshëm i cili publikut i paraqitet rrallë e përmallë. Dua të shfrytëzoi rastin dhe z.Kurti t’i shprehi gjithë respektin për librin duke i dëshiruar suksese në botime të reja.


(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx