E shtune, 12.10.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite

E shtune, 20.02.2010, 10:59 PM


Te nderuar bashkatdhetare, 
  
Sot eshte dita e perkujtimit te viktimave te komunizmit ne Shqiperi. 
Shoqata jone e shkrimtareve shqiptaro-amerikane e ka per nder qe u themelua nga shkrimtari i shquar Gjeke Marinaj, i cili ne moshen djaloshare i beri sfide sistemit duke krijuar poezine "Kuajt".  Pas kesaj poezie z.Marinaj u arratis per t'iu larguar kthetrave te barbareve.  
Sic dhe e dini shoqata jone udhehiqet nga z.Dalan Luzaj, ish i internuar tere jeten familjarisht nga regjimi diktatorial komunist, me te vetmin gabim se ishte i biri i prof. te shquar Isuf Luzaj... 
I kerkoj ndjese z.Luzaj, pasi e njohim mire thjeshtesine dhe urtesine e tij, qe nuk do ta permendim, por ne gojekycurit e atij sistemi, te lejohemi te pakten per te mos heshtur tani...  
Midis nesh kemi dhe shkrimtarin, aktivistin e palodhur z.Vlash Fili i cili vuajti denimin ne burg nga sistemi komunist dhe vrastar.  E respektoj se tepermi punen dhe krijimtarine e tij. 
Kohet e fundit eshte anetaresuar dhe z.Eduard Dilo, pinjoll i familjes Dilo, nipi i gjuhetarit Ilia Dilo Sheperi, qe u dhunuan, burgosen, syrgjynosen nga ai sistem, me te vetmin "mekat" se e donin shume Atdheun e tyre.  
Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne ish vendet komuniste, qe nuk ka akoma nje Muze Kombetar per te denuarit e sistemit, dhe ne vazhdojme te heshtim, ne kete fillim shekulli...! 
Perulem me respekt perpara punes dhe vepres se tyre! 
I paharruar qofte kujtimi i tyre! 
  
Nga Këze Kozeta Zylo 
  
Gjaku juaj pikore drite 
  
Në nderim të viktimave të komunizmit 
  
Nga krismat e fshehta, 
U larguan zogjtë nga pezuli i dritareve, 
Edhe drenushat u trembën, 
Kur panë që shtriheshin përdhe, 
Engjëjt, të gjakosur nga mëkatarët...! 
Një nënë shkulte flokët, 
Dhe çirrte fytyrën e lebetitur, 
Për humbjen e birit të vetëm të saj, 
Rrëmbyer nga barbarët... 
  
Në mbrëmje Hëna pikoi lotin, 
Në degët e zhveshura,  
Bërë shkrum nga vetëtimat e plumbave. 
Ndërsa kangjellat e shtëpive, 
U ndryshkën nga mbllacat e freskëta të gjakut. 
  
Krismat e pushkatarëve vrastarë, 
U dëgjuan si këmbanë e territ dhe e zisë, 
Për një kohë të gjatë...! 
  
*** 
Hej, shqiptare, parlamentarë, 
Dhe ju gojëkyçurit e shekullit… 
Duhet të nderojmë veprën e tyre, 
Ne Piedestal, me lulet bozhur, 
Ndryshe eshtrat e tyre s'i tret dheu…! 
  
*** 
Çdo mëngjes zgjohem nga cicërima e zogjve, 
Por… sot këtu në emigrim, 
M'u duk sikur kënga e tyre, 
Ishte në përkujtim të heronjve... 
Të trimave mandilebardhë, 
Që i vrane, internuarn…, 
Se donin shume vatanë. 
Çdo pikë e gjakut të tyre, 
Eshtë pikore drite, 
Në muzgun e Mëmëdheut tonë, 
Ndaj dua të digjem, 
Brenda zjarrit, 
Që ju e sollët si Prometeu, 
Për të ngrohur botën e akullt...! 
  
Lexuar në një tubim me te përndjekurit 
në Vlorë, nga një ish e persekutuar 
  
22 Korrik, 2009 


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora