Kulturë
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari - Nderi i Kombit
E premte, 19.02.2010, 10:06 PM

XHEMË HASA - GOSTIVARI
Më Njëmijë e Nëntëqind e Tetë,
U lind trimi i vërtetë ,
Në Simnicë të Gostivarit,
U lind trimi i shqiptarit.
Përkund nëna n’ djep me dërrasa,
Tu i këndua t’ birit Xhemë Hasa .
Jehoi kënga gjithë Malësisë –
Sot iu shtua një trim, Shqipërisë !
N’ atë familje plot varfëri,
Zemërgjerë plot bujari ,
U rritë Xhema me shumë fëmijë ,
N’ skamje, n’ vuajtje e n’ robëri .
Nën sundimin jugosllav –
Rrojnë shqiptarët porsi skllav ,
Pa të drejta, pa liri ,
Të përbuzur pa kufi.
Por, Xhemë Hasa, qysh si fëmijë ,
Përjetoi këto padrejtësi ,
Që iu bënë familjes tij ,
Si gjithkund ndër shqiptari .
Kështu Xhemë Hasa , qysh i ri –
S’ mund t’ duroi këtë barbari
T’ karpatjanëve pushtetarë ,
Që ushtronin mbi shqiptarë !
Detyrohet që në rini ,
Ta braktisë familjen e tij ,
Braktisë shpi e pasuri ,
Doli në luftë për liri .
Për t’ ia mbrojt nderin familjes,
Për t’ ia sjellë lirinë vendlindjes ,
T’ mbrojë shqiptarët nga torturat ,
Të luftojë trimërisht si burrat !
Këtë regjim antinjerëzor –
Ta luftojë në shi e n’ borë !
Do t’ i kapë ujqit me dorë –
Mbi shqiptarë që bëjnë terror !
Partizanët sllavo – titist ,
Nën diktatin komunist ,
Kishin nisë një luftë tradhtare –
Me i copëtua tokat shqiptare!
Por, Xhemë Hasa i Simnicës ,
Nuk ia njeh regjimin Titës !
S’ pranon Jugosllavi titiste ,
As Maqedoni komuniste !
Me shokë t’ vet Xhema u betua –
Me gjithë format me rezistua !
T’ luftojë sllavo – komunistët ,
Pushtetarët e t’ gjithë titistët !
Duel Xhemë Hasa luftëtarë ,
Bashkë me vëllezër vullnetarë ,
Me i dalë n’ mbrojte popullit shqiptarë,
Tokat sllavi mos me ia marrë !
Zhvilloi lufta çlirimtare –
Për bashkim t’ trojeve shqiptare !
Zhvilloi luftëra heroike –
Për bashkim t’ Shqipërisë etnike.
Heroikisht duke luftuar ,
Deri tek Guri i Shpuar ,
Atje mbi fshatin Shishovë ,
N’ Iliridë deri në Kërçovë .
Në Tetovë e Gostivar ,
Ngriti lartë flamur kombëtar !
Mirë po i prinë Xhema flamurit –
Deri n’ Shkup te Ura e Gurit !
Më 12 Shtator , Dyzet e Katër –
Xhema hyri n’ Shkup pa hatër !
Bashkë me trimat vullnetarë –
Ngriti lartë flamurin kombëtar !
N’ Urë të Gurit , Xhema ka dalë ,
Ja ka nisë e po mbanë fjalë :
“ Ne nuk kem toka për t’ falë ,
Për Shqipëri luftën s’e ndalë !
T’ ia çlirojmë flatrat shqiponjës –
N’ Vilajetin e Kosovës !
Ta bëjmë Shkupin kryeqytet ,
Vendin tonë ta sundojmë vet !
Trojet e Shqipërisë Lindore –
S’ do t’i lëshojmë ne kurrë prej dore ,
S’ do t’ ua lëmë këlyshëve t’ sllavisë ,
Se janë toka të Shqipërisë !
Që prej Shkupi e n’ Dibër t’ Madhe –
Është e jona kjo tokë shqiptare !
Që prej Shkupit deri te Dibra –
Do t’ luftoj ,unë, bashkë me tigra !”...
N’ luftë me vite e me muaj –
Kundër pushtuesve të huaj !
Kundër sllavëve t’ Jugosllavisë –
Për me i dalë Zot Shqipërisë !
Xhemë Hasa me bashkëluftëtarë –
Është heroi ynë kombëtar ,
Që luftoi për ditë të reja ,
I pa epur ndër beteja !
Për shumë vepra meritore –
Do t’i ngrihen përmendore !
Jo veç n’ Shkup e buzë Vardarit,
Por dhe n’ shesh të Gostivarit !
Këtij kolosi legjendarë –
Do t’i ngrihen lapidarë !
N’ qendër t’ Shkupit , mbi Urë të Gurit –
Shtati i tij – shtizë e flamurit !
Ura e Gurit qëndron krenare –
E ndërtuan duart shqiptare !
Dëshmitare e historisë –
T’ sakrificave t ‘ shqiptarisë !
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 19 Shkurt 2010.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Pilo Zyba: Asfalti çalaman
Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja
Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku
Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut
Gjon Keka: Kriza e vetëdijes së shtetit
Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij
Mazllum Saneja: Poezi nga Fatos Arapi dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Ferit Ramadani: Individualiteti krijues
Ahmet Selmani: Zbulimi mistik dhe real i flijimit
Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes
Baki Ymeri: Zëri i Atdheut dhe shpirti i Dardanisë
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Arsim Halili
Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”
Marius Chelaru: Dashuria dhe dhimbjet e shpirtit
Hilmi Saraçi: Përkujtesë historike për shpërnguljet e shqiptarëve
Agron Tufa: Funeral shtetëror për Letërsinë
Peter Morgan: Ja si e “frikësonte” Kadare Enver Hoxhën
Pilo Zyba: Një rrugë për dy dashuri
Kalosh Çeliku: Luftën e fitojmë - Po në takolinë na qepin struke