Kulturë
Hilmi Saraçi: Përkujtesë historike për shpërnguljet e shqiptarëve
E merkure, 17.02.2010, 10:15 PM

Isa Prekadini: “Kujtime nga Stambolli”, Prishtinë -2006, faqe 261
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Isa Prekadini si nxënës në shkollën e mesme të Mitrovicës u muarr me shkrime dhe me artin e pikturimit. Në këto fusha ka pasur disa punime që i botonte kohëpaskohe nëpër gazeta dhe revista. Libri “Kujtime nga Stambolli”është libri i parë i tij me të cilin ka arritur të tregojë se mund të shkruaj vepra me vlerë për lexuesit në të ardhshmen. Vepra është mjaft tërheqëse dhe interesante.Ai këtë vepër e shkroi në formë të një përkujtese historike për shpërnguljet e shqiptarëve , respektivisht për shpërnguljen e familjes së tij në Turqi. Në këtë vepër nuk kemi të bëjmë vetëm me kujtime thjeshtë letrare , por me historinë dhe të kaluaren e hidhtë të popullit shqiptar, me odisejadën e familjeve shqiptare që para gjymës shekulli për arsyera të ndryshme , sidomos për shkak të sundimit të egër të pushtuesit u shpërngulen në Turqi dhe në vende të tjera . Në kto familje bënte pjesë edhe autori i veprës , Isa Prekadini, i cili i preokupuar nga kjo ngjarje e dhimbshme e shkroi këtë vepër. Ai si i ri pati këtë fat të keq që bashk me familjen të shpërngulet për Turqi , të kalojë jetën me mall dhe zemër të thyer për vendlindjen , atdheun dhe të përjetojë ngjarje që nuk e lanë të qetë terë jetën..
Shpërngulja e shqiptarëve daton herët
Shqiptarët për ta shpëtuar jetën nga sunduesi i egër (serb), shumë herë janë detyruar që ta marrin rrugën e mërgimit, sidomos në Turqi.Autori shpiegon me njohuri këto ngjarje historike të shqiptarëve gjatë shpërnguljeve prej kohërave , kur ishin të formuara principatat autonome shqiptare., të cilat serbët i pushtuan gjatë viteve 1340-1347. Popullata autoktone shqiptare në këtë kohë përjetoi tmerre të papara që e përcollen kohë pas kohe. Gjatë kësaj periudhe të sundimit të eger serb përveç krimeve dhe metodave të tjera antinjerëzore , shumë shqiptarë u detyruan ta pranojnë fenë ortodokse dhe kështu të humbin identitetin fetar dhe kombëtar. Pastaj autori shpiegon për historinë e pushtimit bizantin dhe osman të viseve shqiptare , për të treguar kronologjinë e ngjarjeve historike që ndikuan në shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi i tyre gjatë kësaj periudhe . Në veçanti Prekadini do të bëjë fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve pas luftës ballkanike , pas pesë shëkujve të qendrimit në robëri nga pushtuesit. Shqiptarët nuk u pajtuan kurrë me robërinë, rroken armet dhe luftuan heroikisht kundër armikut duke sakrifikuar jetën për liri dhe pavarësi kombëtare. Kjo solli si rezultat shpalljen e Pavarësise së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Autori të gjitha këto ngjarje, luftëra heroike dhe jetën e vështirë të popullit shqiptarë nën thundrën e huaj dhe shpërnguljen nëpër vendë të huaja do t’i paraqet me kujdes , njohuri , por me dhëmbje të veçantë , sidomos kur flet për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, dhëmbja e therr në zemër dhe nuk e qetësojnë kurrë. .Sundimi i eger serb dhe ngjarjet që e karakterizojnë këtë periudhë janë kaptina që dallohen në këtë vepër. Ai duke bërë fjalë për shpërnguljet dhe peripetitë e shqiptarëve nga pushtuesit bënë një krahasim në mes të sundimit turk, serbë dhe grek. “Turqit kurrë nuk e kanë pasur atë brutalitet dhe egërsirë si të sllavëve (serbëve) dhe të grekëve. Ata (turqit) nuk kanë qenë të prirur për të bërë gjenocid dhe për të shfarosë popujtë tjerë përkundër sundimit të tyre 500 vjeçar në këto troje”–thotë autori.
Armiku , më parë , godaste intelektualët dhe patriotët e shquar
Pas pushtimit të Kosovës (1912), filloi me të madhe serbizimi, mohimi i të drejtave elementare të shqiptarëve e deri te kërrcënimet e ekzekutimit. Pushtuesi serb më parë synonte që të godasë trurin e popullit shqiptarë , intelektualët dhe patriotët e shquar-thotë autori dhe ndalet në disa shkaqe të tjera që kanë ndikuar në shpërnguljen e shqiptarëvë në Turqi dhe në vende të tjera , Mirëpo njëra ndër shkaqet kryesore për shpërnguljen e shqiptarëve me përmasa të mëdha është periudha e viteve 1955-1962 , periudha e aksionit, të ashtuquajtur, i mbledhjes së armëve (1956), për të cilën autori bënë fjalë gjerësisht. UDBA-ja në emër të kërkimit të armëve burgoste, vriste e terrorizonte vetëm shqiptarët. Kjo kishte ndikuar që më mijëra shqiptarë të gjejnë shpetimin duke marrë rrugën e shpërnguljes për Turqi dhe në vende të tjera . Autori të gjitha këto me kujdes, njohuri dhe mjeshtri të rrallë i përshkruan në veprën “Kujtime nga Stambolli”.
Shpërngulja e familjes dhe këshillat e Tafil Boletinit
Me vonë shpiegon rreth shpërnguljes së familjes së tij , kur ai ishte ende i ri, në bankat e shkollës në Mitrovicë dhe jetën e kaluar në Turqi. Autori në këtë rast tregon me respekt këshillat që kishte marrë familja nga daja Hafuz Halili dhe Tafil Boletini , fqinj i tyre të cilin e donin dhe e rrespektonin shumë . Ai kishte insistuar që mos ta marrin këtë rrugë të vështirë, përkundër arsyrave që kishin ...
Autori gjatë qendrimit në Adapazar (Turqi) me familje rrëfen për shqiptarët që jetonin në Adapazar (Turqi) që nga viti 1938, të cilët e kishin ruajtur identitetin kombëtar me gjelozi dhe kurrë nuk e kishin humbur shpresën për t’u këthyer një ditë në atdheun e tyre. Qendrimin në këtë qytet, larg vendlindjes dhe atdheut, e karakterizojnë shumë ngjarje të cilat autori i sqaron dhe i komenton me dhëmbje dhe me shembuj nga jeta e përditëshme mjaft e vështirë dhe e mundishme. Takimi me shumë bashkëatdhetarë sidomos me mësuesin e tij nga Mitrovica , biseda që kishte zhvilluar për Kosovën ishin prekse dhe tregojnë se në vend të huaj vështirë është të jetoshë dhe të punoshë….
.Prekadini duke bërë fjalë për familjen e tij babanë, vëllezerit , motrat gjatë qendrimit në Turqi në veçanti për shkollimin e tij në Fakultetin e Elektroteknikës në Stambooll, do të veçojë disa karakteristika zhgënjyese në sistemin e shkollimit, vështirësitë në shkollimin në gjuhen turke. Kjo do të ndikojë për ta marrë një rrugë tjetër të mergimit , jasht Turqisë…
Kontributi i shqiptarëve për shtetin dhe popullin turk
Autori pastaj flet për kuntributin e shqiptarëve për shtetin dhe popullin turk me një analizë të mirëfilltë historike të qendrimit dhe të angazhimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Turqi, sidomos flet për disa personalitete të njohura shqiptare që kishin bërë emer të njohur në administratën shtetërore të Turqisë , në institucionet kulturore , shkencore dhe politike , në veçanti flet për poetin e madh turk me prejardhje shqiptare Akif Mehmet Pejanin (1878-1936), për Eljesa Bazna (Cicero) nga Prishtina , spiuni më i madhë botëror, me preardhje shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore e të tjerë për të sqaruar se në Turqi (Stamboll) jetojnë miliona shqiptarë, se vetë diplomatët turq kishin thënë se në Turqi më shumë ka shqiptarë se në Shqipëri se ata janë personalitete të njohura në sistemin shtetëror të Turqisë… Qendrimi në Stamboll autorin do ta shpie në shumë ngjarje interesante dhe të papritura. Ai më parë bënë një vështrim të shkurtër historik për këtë qytet të madhë dhe të bukur të Turqisë për të sqarua disa vizita dhe shkëmbim mendimesh me disa personalitete të njohura shqiptare dhe turke , sidomos shquhen vizitat dhe bisedat që kishte realizuar me miqët dhe shokët, sidomos do të flasë për Shoqatën Turko-Shqiptare dhe njohja me Qazim Prodanin, Rexhep Mitrovicën e të tjerë për të cilët shkruan për veprimtarinë e tyre patriotike, kontributin që kishin dhënë ata për lirinë dhe pavarësinë kombëtare . Këto takime janë sa të rëndësishme për lexuesin aq edhe prekëse .
Mungon ecuria e ndërtimit artistik dhe lidhshmëria përmbajtësore
Vepra përkundër vlerave, ka disa mangësi në ecurinë e ndërtimit artistik, lidhëshmërisë përmbajtësore dhe harmonizimit të titujve dhe të nëntitujve, prandaj lexuesi gjatë leximit hasë në kapërcimin e temave (ngjarjeve) nga një kaptinë në tjetrën që nuk lidhen me ngjarjen që e fillon. .Vepra më tepër përmbushë kriterin historik të ngjarjeve dhe luftërave të popullit shqiptar, për personalitetet e shquara patriotike të popullit tone gjatë disa periudhave për çlirim dhe pavarësi kombëtare.. Mirëpo megjithatë vepra është gjithëpërfshiese, e përpunuar me vullnet të veçantë, me një gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme, e kuptueshme dhe tërheqëse për lexuesin…
Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Tufa: Funeral shtetëror për Letërsinë
Peter Morgan: Ja si e “frikësonte” Kadare Enver Hoxhën
Pilo Zyba: Një rrugë për dy dashuri
Kalosh Çeliku: Luftën e fitojmë - Po në takolinë na qepin struke
Albert Zholi: Pjesë nga Monografia Luftar Paja
Ismet Hebibi: Poezi mbi poezitë
Ejup Ceraja: Priste Kosova shekuj me radhë...
Bedri Tahiri: Nusja e Praruar
Martin Lleshi: Baladë për atdhenë
Agim Gashi: Dita e Pavarësisë
Demir Krasniqi: Shteti i Kosovës
Besnik Kërluku: Qëndresa / Delvina Kërluku: Adem Jashari
Dibran Demaku: Gëzuar!
Ukshin Zajmi: Sonetë urimi për Ditëlindjen e Kosovës
Neki Lulaj: Urime , Urime Dardanisë
Gani Qarri: Për Pavarsinë shumë urime
Qamil Foniqi: Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës - Poezi nga cikli “Rruga deri këtu”
Jusuf Zenunaj: Sot kanë ditën e Pavarësisë
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Demir Krasniqi: Vallja e Gjilanit