Kulturë
Qamil Foniqi: Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës - Poezi nga cikli “Rruga deri këtu”
E marte, 16.02.2010, 10:00 PM

Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës
Poezi nga cikli “Rruga deri këtu”
_______________
Rrefimi- IV - të
(diellin)
***
E pastaj:
...pastaj zbritëm në log
me lirikë të djegur n’gji
kur gjithçka kishte nisë rebelimit
nekrologjisë së shkruar
nëpër flakë ku gjallja kërkonte trimeri
ecjës kishte vetëm një kahje
t’shkyhej errësirë, të ndezej dritë
dh me çelës gjaku të hapej porta e lirisë
historisë diellin që e patëm krijuar nga copa mishi
digjej edhe ajo pjesa e fundit
kështu rrotullohej botë e satë
kur buzëve bukë tharë mezi gjallej
sa shekuj s’flitej tjetër
veç tragjikës sonë
që rrinte kupolë pjekur mbi ne,
bile edhe korbat i zi na krrokatnin çatisë
por mbahej frymë
edhe pse shumë çka vdiste para lindjës
ku jetës i thahej dashuri Ooo... njerëz
Ne, shekujve t’rreshtuar prisnim, prisnim
por s’na lironin diellin
derisa VETË me lum gjaku së rrembyem
* * *
Rrefimi-V-së
(ngjyrë jeta jonë).....
Si...
... na shtrydhnin dhe na iknin
hapatrembur pas të pagjeturës
Ëndërrave...
... ne, kurrë s’u ndalem
rrugëtimit tonë të nisur
Ecem...
... drejtë diellit ashtu t’gozhduar
kohës që pikonte kuq, me shpresa sysh
Edhe pse...
... frymëmarrjës nëpër të çarën e trembur
mbi koka na vërgllonin shpatat e gjakura
Atë botë...
... kur edhe perënditë na harruan
e gjithkush na grimconte për ditë nga pak
Dhe...
... tash lakohemi emërash
shtyhemi në udhëtimin e largët, shtyhemi...
A mos po ndodh...
... sikur harrojmë së supeve ende na kullojnë plagët
thuaj deri kur tërthor:
N gj y r ë j e t a j o n ë ?
Komentoni
Artikuj te tjere
Jusuf Zenunaj: Sot kanë ditën e Pavarësisë
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Demir Krasniqi: Vallja e Gjilanit
Pilo Zyba: Shenjt Valentini
Ylli M. Dilo: Vites
Sabile Keçmezi- Basha: Ajo mbeti e vetme në binarë
Marius Chelaru: Inserte pasionesh me vlera të jashtëzakonshme
Halit Bogaj: Aksioni i armëve
Cikël poetik nga Dritan Karadaku
Agim Gashi - Drenica: Mallë
Mehmetali Rexhepi: Veza e heshtjes
Sokol Demaku: Intervistë me mikun e shqiptarëve dhe njohësin e mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare Ullmar Qvick
Muharrem Blakaj: Misioni sekret...
Kalosh Çeliku: Atdheu burrë pa Grua (Cikël poetik)
Ilir Muharremi: Jetullah Haliti-Eti nderohet më pllakë të nderit
Martin Lleshi: Antropologjia e rrënjëve
Dy poezi nga Zef Mulaj
Petrit Malaj: Zgjedhja ime si rektor nuk është ndikuar nga politika
Sabit Rrustemi: Pritjen time nuk e blenë askush (Cikël poetik)
Memoriali i Nënë Terezës? Një sallë me muze brenda!