Kulturë
Dibran Demaku: Gëzuar!
E marte, 16.02.2010, 10:36 PM

G Ë Z U A R !
Gëzon fusha,gëzon mali
gëzon çupa,gëzon djali
gëzon i rrituri,gëzon plaku
gëzon çatia,gëzon pragu
gëzon liqeni,gëzon lumi
gëzon ëndrra,gëzon gjumi
gëzon toka,gëzon qielli
gëzon hëna,gëzon dielli
gëzon foshnja e lidhur në djep
gëzon atdheu në çdo cep
gëzon dheu,gëzon guri
gëzon shqipja dhe flamuri!
Sot gëzon dhe çdo zemër
për më të shtrenjtin emër
sot festohet një ditëlindje
sot dy vjet i mbush një lindje
Andaj shqiptarë në vend e në botë
Gëzuar të gjithë me një gotë!
Këngë moj merr malin
Oshtij gjer në qiell
Sot ka lind një diell
Ode për trimat e rënë
Vërshon një dashuri
Ëndërr-zgjuar liri!
Është ditëlindja e atdheut
një buzëqeshje e Skënderbeut
është një plis i Boletinit
shkëlqim në Rrafsh të Dukagjinit
Në buzëqeshje të vashave të Drenicës
Gërshet luftërash i Shotë Galicës
Syrin pishë Adem Jashari
Emblemë në gjoks të çdo shqiptari!
Gëzuar ditëlindjen Kosovë-mëmë
shekujt ndrijnë në ballin tënd!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Ukshin Zajmi: Sonetë urimi për Ditëlindjen e Kosovës
Neki Lulaj: Urime , Urime Dardanisë
Gani Qarri: Për Pavarsinë shumë urime
Qamil Foniqi: Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës - Poezi nga cikli “Rruga deri këtu”
Jusuf Zenunaj: Sot kanë ditën e Pavarësisë
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Demir Krasniqi: Vallja e Gjilanit
Pilo Zyba: Shenjt Valentini
Ylli M. Dilo: Vites
Sabile Keçmezi- Basha: Ajo mbeti e vetme në binarë
Marius Chelaru: Inserte pasionesh me vlera të jashtëzakonshme
Halit Bogaj: Aksioni i armëve
Cikël poetik nga Dritan Karadaku
Agim Gashi - Drenica: Mallë
Mehmetali Rexhepi: Veza e heshtjes
Sokol Demaku: Intervistë me mikun e shqiptarëve dhe njohësin e mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare Ullmar Qvick
Muharrem Blakaj: Misioni sekret...
Kalosh Çeliku: Atdheu burrë pa Grua (Cikël poetik)
Ilir Muharremi: Jetullah Haliti-Eti nderohet më pllakë të nderit
Martin Lleshi: Antropologjia e rrënjëve