E shtune, 03.05.2025, 10:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Individualiteti krijues

E enjte, 18.02.2010, 10:25 PM


Individualiteti krijues

Nga Ferit RAMADANI

Derisa neper keto persiatje hyjme te notojmë dhe ne bregdetin e notit shikojme forcen se si dhe cili mund te arrije larg e më larg, edhe ne krijimtari , po kjo vlen qe te maten nivelet.Pa u bazuar ne thashethemet e Pelush Teneqes se , i jargavitur e plot sklepa, dhe mbushur morra, pandeh se i qendrojne Melaqet rreth. Po! I Qendrojne si kohen kur i dehur ne Piceri te Kabëve pergjumej ne korrikun e 98, kur Lulushja ne bregliqen bente ahengje, tia pasuroje trurin me frymezime ketij far ashiku! 

Si Pelushi, eshe shume krijues hyjne te bejne not dhe ngecin nga friga se mbyten te bejne notin ose me femijet, ose bashkangjiten me peshqit e vegjel qe dalin neper skaje ku brrakat e ujit jane me te ngrohta. Dhe me kete, jane me te shikuar nga shume vizitore qe arrijne ne ato caste t’ua drejtojne shikimet. Ata ngjajne si si Akademia e Shkencave te Maqedonisë, e cila ne mungese te ideve per te arsyetuar faktet e qenesisë se tyre, e cila perbehet nga nje mulateri e kompozuar e shkinokaurrise serbobullgare, shpif se shqiptaret i kane roberuar ! Dhe se shqiptare nuk ka pasur ne trojet ku administrojne me dhune, dhe pos administrates se nje makosllavie gjymtake, nuk kane tjeter gje, pasi qe ne ate hapesire tokash cdo gje lind, zvillohet dhe vdes me vajen e pare te shqipes dhe ndahet me grahmat e fundit nga jeta me shqipen ne gojë ! POr, jo si Pelush Teneqet qe kerkojne globalizime, duke yshtur bukurezat qe shtrydhen e dridhen te dalin virgjeresha!

Ne krijimtari kjo nuk eshte asgje pos nje elegance dukjeje ne vitrinen e paraqitjeve te ketyre vogelusheve krijues te duken sikur jane balena. Dhe me ate stil , po ata , bejne promovime, bejne shitje e stershitje te veprave te tyre te botuara, pa e ditur se ne brendine e kopertinave te atyre librave nuk ka asnje gjellë dhe shije qe do te shprehte individualitetin krijues! 
E si te arrijme deri tek keto matje te tilla ?
Ku jane masat ? 
Ku jane parametrat qe bejne perkufizime. 
Ku jane kritiket ? 
Ku eshte opinioni ?

Dua te them se ne kete kohe jane zhdukur shume binare qe mund te vene ne levizje lokomotiven qe do te arrije ne stacionin e fundit ku duhet te zene vend pasagjeret e quajtur individualitete krijuese! Ne ate stacion ku te gjithe kane te drejte te hyjne, por nuk kane te drejte te behen banore te asaj Kalaje me vlera te vogla, Sepse aty, sipas gjithe asaj qe flitet, mund te zene vendin po ata qe vertet kane bere nje prurje shume origjinale ne krijimtari. Çkadoqofte ajo poezi, proze, drame. Mund te jene edhe ese te shkruar. Veshtirme te te gjitha llojeve . Edhe shkence. POr, a mund te hyjne ne ate gare Pelush Teneqet qe kujtojne se bejne diçka ne krijimtari me shpurdhjet e tyre , qe pos gjymtyrve te glasave poetike s'kanë asnje domethenie me ato tralala! 

Po nese ndalemi te pyesim : Valle deri tani si kemi arritur te themi se kemi bere krijimtari, pa dalluar krijuesit me nivelin e tyre? Kjo kerkon kunder pergjigjen. Perderisa ishim nen pushtimin e Zoran Todorovskeve dhe Maculeve, vellezerite e Pelush Teneqes, padyshim se arti Pelushesk del ne pamje!

Nese e morem shembullin e notueseve, ne bregdet, bie ne sy ai qe di te beje not, jo perse hyn e menjehere lag brekushet, por, se gjate notit mundet te hyje ne thellesite e detit ku shume te tjere edhe me anije kane frige! Ose, eshte me i madh ai peshk qe , jo perse e shikon ne bregdet qe rrin me tufat e peshqive dhe eshte me i madhi se ata, por se kur e ze me rrjete di te te shpetoje jo nga vrimat e saj, por se gris rrjeten nga pesha dhe forca qe ka. Edhe krijuesi, eshte i tille ! Jo perse ka bere shkarravina neper faqet e letrave te bashkuara me kopertine, siç eshte rasti i Pelush Teneqes hartues i njefare Antologjie mulate, e ku ka sajuar amalgame qenesie qe perpiqet ti shartojë si krijuesit e mulaterise.
Sa do te beje e te duket ky çift i viruseve, nuk mund te quhet krijues , edhe pse ka adresuar ne titullin e vepres autorsine me rrebelizma, kur dihet se ai edhe doren deri ne fyt t'ia fusish nuk kafshon, se sa ne prapanice . Gjejeni nje shkrim nga koha e 70 kur shkarraviti neper revista e gazeta, ku shkruante per Trigllavin dhe Gjevgjeline e vëllazeruar! Sa per titujt dr e mr, se i paraprijne idese se tij krijuese, dhe aty qendrojne si te mjere recensentet dhe redaktoret pa fol nje fjale, ose ata qe japin te hollat per botimin e vepres. Mund te quhet autor ai që me, theniet dhe dometheniet origjinale te shprehura ne librin qe arrin te shqetesoje trurin, te preke zemren, dhe te trazoje vete lexuesin per kenaqesine qe ndjen gjate leximit te tij! Si tani kur te behet promovimi i Ganeve dhe Todorëve, se nje vjet me pare, ai shkroi recenzimet per poezite e poetes qe kurre se kishjte shkruar as nje varg ne përmbledhjen e poezive!

Nuk eshte shume çudi ! Edhe krijuesit, edhe shkencetaret jane te tille, nëse arrijne jo me ane te citateve te vjedhura nga shume krijues te tjere, pa ua treguar fusnotat, ose duke i treguar ato, e duke mbushur shume faqe, qe perms citateve te te tjereve, te arrije te duket se ka bere nje pune kolosale. Krijuesi eshte i tille, jo perse tregon se mundet te krijoje vetem duke marre shembuj dhe duke u ndikuar nga te tjereit qe ate e shfaq me ane te paraqitjes se literatures, por, eshte krijues,se me ane te frymezimit te tij , dhe me ane te mjeshtrise se tije shfaq pikepamjet . Edhe Pelushi shfaq pikëpamjet e mjeruara. I eshte hidheruar shpirti, se kushedi ka kuptuar tabletat e gjumit qe ia jepte Lulushja, dhe ai i shtrire si derr ne kotec bente gjume, kur ushtrohej aktiviteti ... !
Prandaj ne perditesmerine tone, ashtu siç shfaqej edhe ne te kaluaren ne cdo etape te brezave krijues, lind po e njejta pyetje qe herehere arrin te marre pergjigje, herehere mbetet pa pergjigje. Herëhere ndez shume dialoge dhe me to behet aq shume mjegull dhe vetetimë, pa pike shiu, e pa pike blerimi, e herehere, mbetet me nje heshtje mortore qe thuase gjithcka eshte e ngrire dhe nga ajo akullnaje e madhe paraqitet nje vel ne horizont qe flet se pas heshtjes mund te pasoje nje bubullime qe do te sjelle stuhi per te dale e per tu rritur blerimi. Me keto paraqitje dilemash akoma ne agjenden e shqyrtimit qendron pyetja:

- Krijuesi lind apo behet ?

Per ta afruar objektivin tone aty ku e kemi synimin per te ndriçuar sadopak ne ate erresire te shtresuar te hapesires ku ka vepruar me qellim te keq nje politike shume tekanjoze per te zhvilluar krijimtarine e gjithmbarshme te njerzimit, serish do te perpiqemi te japim ca theksime. Dhe ato jane theksime qe e vene ne relacionin e perkrahjes apo te mohimit krijuesin. Sepse , i strehuar ne mesin e shoqerise edhe ai si kengetaret, si sportistet, si misat e misteret, si kuzhinieret, si rrobaqepesit, si… etj, del me mallin e vet. Me librin qe ose mund te jete krejtesisht original, ose, siç theksuam me larte se mund te jete liber i tipit mulat , por, sidoqofte, ne krahasim me keto qe tham, eshte me pak i vleresuar. Per keto mund te flase Pelushi, se edhe patundshmerite harxhoj, por, edhe Lulushen e lejoj ne sherbim te marketingut te mallit mulat, ku per te shitur shkartin krijues, iu desh te harxhoje buzeqeshjet, shtrydhjet, ndrydhjet, rrudhjet ..., te shese ne panaire !

Sa detyre e veshtire . Çfare delikatese ! Sepse : Perderisa nje kengetare aspak profesioniste, ne krahasime me Lulushen, por qe di te dredhe gjinjte e dalur jashte mbuleses, qe shkund e tund vithet ku mbi u qendron beli i holle, merr per nje kënge qe e kendon afersisht pese minuta, po aq vlera sa qe shitet nje liber i botuar i krijuesit me nje ekzemplar rreth 1000 libra, eshte atak i rende per shitesen e veprave te Pelushit !
Ose, kemi degjuar te flitet per kontrata te shume lojetareve , qe , nuk ka ndodhur as edhe vlera e cmimit nobel te jete aq dhe te kete marre te holla nje krijues! Ose nese duam skajshem te banalizojme karakterin e vleresimit te krijuesit i cili vepren e tij, te shitur me cope e vlereson sa n je pjate me çorbe, apo sa nje pulle qe rrobaqepsi e qep per kostumin! Ky krahasim aspak i shijshem, por real, ka bere qe ne kete siperfaqe te pushtuar nga mendesite e ndryshme te mbijetimit, akoma nuk mund te flitet per individualitetin krijues. POr mund te flitet per individualitetin si Pelush Teneqja qe harxhoj sa nje Çmim nobel, patundshmeri qe te leje ne jete shkarravinat. E barabarte me thenien , se ne oborrin e shtruar per mrekulli, duhet dhe therra te kete. 

Kurre nuk ka ngja ne histori te shkruaj se filani qe u mor me nje zanat, ne prak te buzevdekjes se tij perfundoj aq mjerisht. Per krijuesit, ka shume shkrime biografike, shume kronika, shume letra dhe shume kujtime se si ata, te mbetur ne fijen e fundit te shpreses per nje kafshate buke, u drejtohen te dashurve te tyre, miqeve apo shokeve per ndihma! Ndersa Pelush Teneqja eshte individualiteti krijues i ndryshem nga ata. Ai do te mbese ne Teneshir nga zerat se ia kerkojne Borxhet !

Perse kjo keshtu ka ndodhur ? Kush mundet t’i pergjigjet ?!!! 

Atehere si te vlersojme parashtrimin e pyetjeve se krijuesi behet apo lind. Jam me qendrimin se neper shume mese, neper shume skuta , neper shume vende me banim te njerezve, perdite lindin gjenitë. Por, per ata, duhet gjetur mekanizmat se si duhet te zhvillohen! Pastaj mund te flasim dhe per individualitetet krijuese!! Per gjeni si Pelushi...!


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx