Kulturë
Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij
E enjte, 18.02.2010, 10:55 PM

Poeti na i përkujton shpërnguljet e gjata me fëmijët që rriten mbi shalët e kuajve dhe me fotografitë e atyre që kanë rënë në luftërat e shenjta të pavarësisë, duke i fshehur fotografitë nën këmishë, pranë përpëlitjes së zemrës për t’ia përlindur krenarinë, duke i rikthyer të vdekurit nga pavdekësia e tyre. I madh duhet të jetë populli që jep burra të këtillë që posedojnë fuqi hyjnore për trumfin e lavdishëm të lirisë. Rrënjët e qëndresës shqiptare janë të denja për admirim. Në historinë e Kosovës, i varrosin ato, edhe në vargjet e poetit duke i mbështjellur që të lindë nga to drita e lirisë dhe gjaku i martirëve të rënë për për një ardhmëri më të mirë, për buzëqeshje dhe dashuri, për dashuri dhe këngë. Poeti është vizionar dhe misionar që paralajmëron kohën e lulëzimit të mollave të pjekura nën hijen e zogjve të qiellit, nën dritën e një qielli të pashakmisur nga korbat e vdekjes.
Nga Mihai Antonescu
Nën shenjën e një vepre poetike dimensionesh të mirëfillta estetike, Adem Zaplluzha inkorporohet në rradhën e luftëtarëve të implikuar me qëndresë historike për rikuperimin e të shkuarës së famshme të Dardanisë së lashtë. Vargjet e tij janë thesarë përkujtese dhe mosharrese për ardhmëri. Ato shëmbëllejnë me bukurinë e ashpërsisë lisave që i përmend në të gjitha shkrimet e tij. Duke u bazuar në parimin se "kush harron nuk meriton", librat e Adem Zaplluzhës janë kushtrime luftarake në gjirin e shqetsuar të popullit shqiptar, ngase poeti është gjithmonë frymëmarrja e pashuar në krahërorin e kombit të ndodhur gjithmonë në peshoren e një fati tragjik. Vëllimi Pema e bekuar, për këtë na udhëzon, për ta dëgjuar duke e lexuar, për trimëri dhe dashuri, për histori dhe tradita, duke reflektuar të vërtetën se “Shkojmë nëpër vende të huaja/ Siç të huajit vijnë në vendin tonë”. Vargjet e Ademit janë perla të kristalta që gurgullojnë si krojet e Dardanisë: “Do të shkojmë me krenari/ Deri në burimin e heshtjes/ Për të trazuar therrat/ Në litarin e agimeve të mëngjezit”.

I madh duhet të jetë populli që i jep poetë të këtillë botës, burra të këtillë që posedojnë fuqi hyjnore për trumfin e lavdishëm të lirisë. Si mos ta dëgjosh “Këtë gjëmë që jehon/ Lisat duke i verbuar/ Kur nënat i varrosin fëmijët/ Nën rrënjë”! Rrënjët e qëndresës shqiptare janë të denja për admirim. Në historinë e Kosovës, i varrosin ato, edhe në vargjet e poetit, dhe i mbështjellin me ngjyrat e ylberit që të lindë nga to lulja e lirisë dhe gjaku i martirëve të kombit që kanë rënë për një dritë të re, për një ardhmëri më të mirë, për buzëqeshje dhe dashuri, për dashuri dhe këngë. Poeti është vizionar, një misionar që paralajmëron kohën e lulëzimit dhe mollave të pjekura nën hijen e zogjve të qiellit, nën dritën e një qielli të pashakmisur nga korbat e vdekjes. Ai zgjon, trazon, ngren dhe lartëson nga lotët e derdhura rrëke, Katedralen e Kombit të vet, atje ku “Kënga e tij/ Shërron dhimbje/ Dhe kërkon/ Në sytë e tregtarit/ Çmimin e jetës”. Poeti rri në tryezën kohës historike, duke u përkujtuar dushmanëve se “Lisat lëshojnë rrënjë/ Tejmatanë çmendisë së tyre/ Tejmatanë brigjeve të përjetësisë”.
Nuk e dimë sa e njeh Kosova këtë njeri, por e dimë se Kosova ka edhe njëqind poetë tjerë të mirëfilltë që meriton t’i njohim, ngase fjala është për një Mollë të Ndaluar “Në kujtesën tonë/ Atje poshtë vargmaleve/ Diku në fund të lisave“ ku barbarët prangosin „Forcën e djemurisë// Shumë pak kohë/ Kanë mbetur peng/ Sa për t’ i përkujtuar/ Feniksat e së nesërmës/ Që ta kafshojnë serbez/ Mollën e ndaluar“. Kosova nuk është Molla e Sherrit, siç mendojnë ata që se njohin, por një çerdhe botërore e trimërisë, me do vargmalesh kreshnike dhe lëndimansh magjike ku nuset hedhin valle, duke kërkuar „në atë udhë“ skamat e gjyshërve, atje ku „ato gjëma të dhembëshme“ dëpërtojnë përtej vetëdijes.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mazllum Saneja: Poezi nga Fatos Arapi dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Ferit Ramadani: Individualiteti krijues
Ahmet Selmani: Zbulimi mistik dhe real i flijimit
Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes
Baki Ymeri: Zëri i Atdheut dhe shpirti i Dardanisë
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Arsim Halili
Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”
Marius Chelaru: Dashuria dhe dhimbjet e shpirtit
Hilmi Saraçi: Përkujtesë historike për shpërnguljet e shqiptarëve
Agron Tufa: Funeral shtetëror për Letërsinë
Peter Morgan: Ja si e “frikësonte” Kadare Enver Hoxhën
Pilo Zyba: Një rrugë për dy dashuri
Kalosh Çeliku: Luftën e fitojmë - Po në takolinë na qepin struke
Albert Zholi: Pjesë nga Monografia Luftar Paja
Ismet Hebibi: Poezi mbi poezitë
Ejup Ceraja: Priste Kosova shekuj me radhë...
Bedri Tahiri: Nusja e Praruar
Martin Lleshi: Baladë për atdhenë
Agim Gashi: Dita e Pavarësisë
Demir Krasniqi: Shteti i Kosovës