Kulturë
Xhevat Pllana: Vepër me vlerë përmbajtësore dhe artistike
E shtune, 20.02.2010, 10:54 PM

Hilmi Saraçi “ Kosova në dritën e pavarësisë”(Opinione, intervista, reportazhe 2004-2008) - Prishtinë, 2009
Nga Dr. sci Xhevat Pllana
Hilmi Saraçi në letrat shqipe nuk është i panjohur. Ai ka botuar deri me tani tetë libra të zhanreve të ndryshme që paraqesin veprimtarinë e tij të sukseshme në fushën e krijimtarisë, sidomos në atë publicistike, historiografike dhe letrare. Kohë më parw doli me veprën publicistike “Kosova në dritën e pavarësisë ”, nëpërmjet të cilës shihet se kemi të bëjmë me një vepër të përgatitur mirë, me kujdes të veçantë, me një stil specifik, me një gjuhë të rrjedhshme, me çasje profesionale dhe artistike, tërheqëse dhe e kapshme për lexuesin – shumë dimenzionale dhe serioze. Temat e shtjelluara dhe të mbarështruara në këtë libër paraqesin një lidhshmëri të veçantë të ngjarjeve dhe rrjedhave të kohës gjatë periudhës 2004- 2008- në dritën e pavarësisë së Kosovës .
Njohës i mirë i rrethanave në Kosovë
Hilmi Saraçi është njohës i mirë i rrethanave të jetës dhe të arriturave në Kosovë gjatë periudhës për pavarësinë e Kosovës. Ai me kujdes ka përciell dhe ka hyrë në këtë fushë me rëndësi për ardhmërinë e Kosovës, duke përfshirë dhe mbarështruar disa opinione, intervista dhe reportazhe , të shkruara më parë nëpër gazeta tona të përditëshme, gjatë viteve 2004-2008, të cilat paraqesin një pasqyrë reale të lëvizjeve , rrjedhave dhe ngjarjeve të kohës, në dritën e pavarësisë së Kosovës . Autori nëpërmjet opinioneve , intervistave dhe reportazheve para lexuesit ka dalë me një libër të standardit të dalluar artistik dhe përmbajtësor, me shprehje të harmonizuara me ecurinë e ngjarjeve të paraqitura gjatë kësaj periudhe kohore- në dritën e pavarësisë së Kosovës. Ai, në rend të parë ka përshkruar realisht dhe mjeshtrisht këto lëvizje, rrjedha aktuale, të vështira të jetës tonë nëpër këto vite, në dritën e pavarësisë së Kosovës - me përpjekjet dhe pengesat që ishin të pranishme për realizimin e ëndrrës shekullore të popullit tonë-pavarësinë e Kosovës.
Në qytetin e ndarë të Mitrovicës: anarkia dhe pasiguria
Ngjarjet e këtyre viteve në Mitrovicën e ndarë, jeta e vështirë e shqiptarëve, dëbimi nga shtepitë e tyre, rrahjet dhe vrasjet nga serbët e rebeluar dhe të instrumentalizuar nga Serbia janë një pasqyre tragjike e ngjarjeve gjatë kësaj periudhe kohore për shqiptarët në këtë vepwr. Saraçi këto ngjarje të anashkalimit ligjor: kontrabandës , krimit të organizuar e të tjera i ka paraqitur realisht, sidomos nëpërmjet opinioneve ku institucionet tona (Ekipi i Unitetit) gjatë negociatave me Serbinë është dashtë t’i prezentojë dhe të kërkojë nga Serbia të deklarohet për krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë . Ai në veri të Mitrovicës së ndarë ka kontaktuar njerëzit (shqiptarët) që jetojnë atje në kushte të vështira- pa një përkrahje (perspektivë) institucionale shtetërore për të jetuar dhe për të punuar. Për këtë arsye Saraçi kritikon institucionet vendore dhe nderkombëtare për angazhim të pamjaftueshëm në zgjedhjen e problemeve në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Intervistat dhe reportazhet
Në këtë libër nga intervistat e zhvilluara shquhet, sidomos intervista me Stiv Benett , drejtor i Shkollës së Policisë në Vushtrri, një njohës i mirë i kësaj fushe i cili shquhet për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe për përgatitjen e policëvë të rinj dhe të kuadrit komandues në këtë shkollë. Intervista me Stev Benett paraqet të arritura të veçanta jo vetëm në këtë shkollë , por në terë Kosovën . Saraçi nëpërmjet intervistës së zhvilluar ka paraqitur këto suksese dhe të arritura …
Gjatë kësaj periudhe në Vushtrri temë diskutimi dhe interpretim në këtë periudhë kohore ishin edhe disa thyrje partiake, ndërhyrje “demokratike” dhe pastaj edhe shkarkime pranë KK-së . Këto shkarkime dhe ngjarje të pa dëshiruara Saraçi i ka paraqitur nëpërmjet intervistave të cilat pasqyrojnë përpjekjet e disa njerëzve për të marrë pushtetin dhe për të dominuar mbi të tjerët me angazhime “demokratike”në institucionet komunale në Vushtrri.
Saraçi nëpërmjet reportazheve ka përshkruar momente të luftës kundër armikut, sakrificat për liri dhe pavarësi në fshatrat buzë Qyqavicës dhe përpjekjen e banorëve për të jetuar në liri dhe pavarësi. Në këtë fushë shquhet reportazhi “ Në qytetin e ndarë të Mitrovicës.”
Në këtë vepër, megjithatëi, dallohen opinionet nëpërmjet të cilave Saraçi ka paraqitur mendime në këndvështrime të ndryshme për simbolet kombëtare (flamurin), për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, respektivisht angazhimin e pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe të institucioneve tona (Ekipit të Unitetit) deri të pavarësia e plotë e Kosovës…

Hilmi Saraçi u lind në fshatin Bivolak (Burim), komuna e Vushtrrisë. Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe i kreu në Prishtinë . Ligjëroi lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe 20 vjet rresht , pa ndërprerje , në QMSH- “Muharrem Brkteshi” në Vushtrri ku dha një konribut të dalluar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Gjatë luftës çlirimtare (1998-1999) ishte në mesin e luftëtarëve të UÇK-së në fshatin e tij , në Bivolak (Burim), ku shkroi ditarin e luftës “Artakolli në dritën e luftës çlirimtare”. Në letrat shqipe , sidomos në gazetari, historiografi, publicistikë e prozë letrare është dëshmuar me shkrime të shumta . Tani jeton dhe krijon në Vushtrri.
Shkroi këto vepra :
1. “Artakolli në dritën e luftës çlirimtare 1998-1999 “ (Ditar nga lufta )-Prishtinë, 1999
2. “Vushtria me rrethinë” (koautor) – Prishtinë, 2003
3, Aziz Zhilivoda 1912-1994 (Monografi) –Prishtinë, 2005
4. “Masakrat serbe në komunën e Vushtrrisë 1998-1999” –Prishtinë, 2005
5. “ Prozë dhe kritikë letrare “ – Prishtinë, 2006
6. “ Hamit Losh Saraçi atdhetar dhe fetar i shquar” (Monografi)-
Prishtinë, 2006
7. “Shpalime nga historia dhe trashigimia “ - Prishtinë, 2008.
8. “Kosova në dritën e pavarësisë “ - Prishtinë, 2008
Ka edhe vepra të tjera në dorëshkrim
Komentoni
Artikuj te tjere
Bilall Maliqi: Intervistë poetike me Hydajet Hysenin
But Jaku: Observime biblike të një ligjërimi poetik
Dy poezi nga Neki Lulaj
Revista Shqiptari për shpirtin Tuaj (Nr.1-2010)
Thellësisht Nënë Tereza
Suzana Kuqi: Endrra si veshje
Baki Ymeri: Poezi rumune nga Amerika - Theodor Damian
Nexhat Rexha: Shkëlqimi i yjeve të lirisë
Thani Naqo: Katranosje dhe triumf
Dy poezi nga Kasam Shaqirvela
Triptik nga Përparim Hysi
Restaurimet e 2010, Kisha, kala, muze dhe amfiteatro
Gani Qarri: Rexhep Hoxhës!
Shefqet Dibrani: Proza e Muharrem Blakajt (1)
Halit Bogaj: Bruce Willis
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari - Nderi i Kombit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Pilo Zyba: Asfalti çalaman
Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja
Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku