Kulturë
Triptik nga Përparim Hysi
E shtune, 20.02.2010, 03:08 PM

Nga Përparim Hysi
1.Mokrra ime e poezisë
Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë unë hap brumin e një magje
Magje ime është vet jeta;mbushur halle dhe gëzime
Dhe kështu gatuhet jeta;herë me gaz e herë ankime.
Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Në se vargu del nopran,diku keq më ka parë syri
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpikur;t'më besoni lexues,ju!
Po kur mielli del i bardhë,është nga grurë kuturli *
Vargu im këtë radhë,zë këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.
*kuturli-bën petë shumë të mira
27 maj 2004
2. Dashuria
Dashuria e prish kalendarin e vitit
Dhe dimrin e kthen në pranverë
A s'është janari palcë e dimrit
Dhe unë krenkosesha ezber ?! *
Se më mbante valë dashuria
As pyesja në qe janar?
S'pyet për stinë dashuria
Atë dimër unë isha-valë...
* jam martuar në janar
27 maj 2004
3.Dashurinë
Dashurinë s'e kërkova me pahir
Dhe vet nuk brodha si hamshor
Në dashuri kurrë nuk jam shtirë
Por dashurinë e kërkova si dashnor.
E pranoj që,ndonjeherë,kam rrezikuar
Se e kam humbur pusullën pas një syri
Po pse mos them:edhe më kanë refuzuar
Se bukurosh nuk qeshë si Esenini!
Po kurrë dashuri nuk kam bërë me përdhunë
As bëj diçka që zëmra nuk e ndjen
S'do mënd dhe "humbje" kam njohur unë
Sa gjeta një mike që shoqen s'ia gjen.
27 maj 2004
Mu tek Rrapi i Bezistanit *
Mu tek Rrapi i Bezistanit,
Tek po rrija unë një ditë
"Kumuria" e Elbasanit
Erdhi dhe më shtiri çikë.
Seç më shtiri mua çikë
Dhe më bëri isharet
Unë,po dreqi vet dhe pikë,
Di zëbërthej një isharet
Zë e hedh në horoskop
Dhe lexoj në të;ç'lexoj
Kumurinë e mbërthej"hop"
Dhe me të unë "fluturoj"
Fluturoj,po ku?Në rrap?
Jo,mor miq,po drejt në qiell
Se parajsën me të kap
Çast,o çast,pse më këndell?!
Se ç'ka ndodhur,ka dekada
Çasti ja:m'u bë tani!
A nuk vënë dashuritë flatra?
Edhe unë,tash,jam aty
Mu tek Rrapi i Bezistanit
Që e pashë sot në ekran
Ia shalova unë "Pegazit"
Edhe sos në Elbasan.
Edhe sos në Elbasan
Kërkoj miken,po s'e gjej,
Që aty nën Bezistan
Prapë prej qafe ta mbërthej.
Ta mbërthej unë kumurinë
Ish e bukur:pikëlore!
Më tregoi edhe shtëpinë
Mu në lagjen"Spahikore" * *
Mu në lagjen "Spahikore"
Diku,aty,pas kalasë
Oh,ju çaste dashurore!
Pse më vini prapë në ngasë?!
Se tani jam larg,mërguar
Dhe më mbyt nostalgjia
Çasti plagën ka rëmuar
Zë më qaset "kumuria"
E më hap"tefterë të vjetër"
Hane-hane:5-dekada!
Zë teshtij nga"kollë e vjetër"
Dhe gulçoj se më dhëmb plaga.
*në Elbasan
** lagje në Elbasan(nuk di në e ruan këtë emër më?!)
14 shkurt 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Restaurimet e 2010, Kisha, kala, muze dhe amfiteatro
Gani Qarri: Rexhep Hoxhës!
Shefqet Dibrani: Proza e Muharrem Blakajt (1)
Halit Bogaj: Bruce Willis
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari - Nderi i Kombit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Pilo Zyba: Asfalti çalaman
Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja
Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku
Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut
Gjon Keka: Kriza e vetëdijes së shtetit
Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij
Mazllum Saneja: Poezi nga Fatos Arapi dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Ferit Ramadani: Individualiteti krijues
Ahmet Selmani: Zbulimi mistik dhe real i flijimit
Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes
Baki Ymeri: Zëri i Atdheut dhe shpirti i Dardanisë
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Arsim Halili
Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”
Marius Chelaru: Dashuria dhe dhimbjet e shpirtit