Kulturë
Nexhat Rexha: Shkëlqimi i yjeve të lirisë
E shtune, 20.02.2010, 09:05 PM

Halim Hasani ”Yjet e Lirisë ”( Biografi e dëshmorëve të UÇPMB-së )
Botoi ”Eugjenika”, Prishtinë, 2010,fq.76.
Nga Nexhat Rexha
Autori i disa librave Halim Hasani, vjen para lexuesit shqiptar me veprën më të re “Yjet e lirisë, e cila në brendinë e saj aktualizon shtegtimet dhe të bëmat e 28 luftëtarëve të lirisë.
Për të ndriçuar rrugën jetësore të kësaj plejade të dëshmorëve, të cilët ranë heroikisht në fushën e nderit e të kombit. Ata me vullnetin e dashurinë e tyre u bënë pjesë e pandashme e historisë kombëtare. Kështu vepra dhe gjaku i tyre u bënë pjesë kapitale e atdhetarizmës për sot e për nesër.
Ata u bënë pjesë e pandashme e kesaj qëndrese historike.
Ata u bënë pjesë e pavdekshme e atdheut tonë të coptuar.
Ata hynë ne memorien e historisë sonë, që në fillim të këtij shekulli.
Pra, ata që në fillim të këtij shekulli hynë në rreshtin e parë të altarit të lirisë.
Halim Hasani në librin”Yjet e lirisë” ka shkrirë emrat e 28 dëshmorëve të lirisë, të cilët sakrifikuan, unifikuan jetën e tyre, duke i lënë anash shumë ëndrra të papërfunduara.
Mirëpo, ata realizuan ëndrrën më madhore për këtë tokë, për këta njerëz të kësaj kohe dhe për të ardhmen e brezave që vijnë. Duke hyrë nëpër faqet e kësaj vepre, lexuesi ka mundësi të arrijë deri tek infomacionet e shumta për këta atdhetarë, të cilët në asnjë çast nuk u hamendën për të dhënë jetën e tyre, në këto momente sa të rëndësishme po aq delikate, kur po krijohej historia e re e Kosovës dhe në trevat autoktone shqiptare. Pra, atdhetarizmi i kësaj gjenerate të lindur nën hijen e territ Ballkanik, ndriçuan e shkëlqyen tokat shqiptare nën emblemën e UÇK-së e pastaj atë shkëlqim e madhështuan edhe me emblemën e UÇPMB-së, e cila reflektoi dhe gjithnjë tregoi para botës së civilizuar se kjo pjesë të trungut tonë është prerë dhunshëm. Ata i thanë jo kësaj dhune, ata i thanë jo këtij gjymtimi të trungut tonë. Ata me veprën e tyre jetojnë në ne. Ata patën guximin dhe me kohë i thanë të ardhmes bashkim kombëtar.

Biografia dhe karakteri i këtyre dëshmorëve është i rëndësishëm, sepse ata treguan; se njeriu ynë ka një atdhe, një gjuhë, ka një histori, sepse në librin “Yjet e lirisë”, këta 28 dëshmorë i përkasin tërërsisë gjeografike të atdheut tonë.
Halim Hasani, që në fillim të librit ka saktësuar fillimin e kësaj drame të madhe, e cila i ka protagonistët e saj, të cilët me kohë kanë vënë në shërbim të atdheuat idealin e tyre për liri. Pra ,Ushtria Çlirimtare e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit, ka një fillim të saktë dhe një përmbyllje jo të kënaqshme, por pa fajin e kryeprotagonistëve të saj. Sidoqoftë, vepra i shërben me shumë besnikëri historisë sonë dhe ajo plotëson analet e luftërave për liri dhe është begati për faqet dhe plotësimin e historisë më të re.
Koncepti i luftës për fitore nëpër biografitë e këtyre patriotëve del me cilësi të larta, sepse frika nuk ekziztonte në personalitetin e tyre, ata me dinjitet qëndruan në të gjitha frontet e zhvillimit të kësaj lufte. Ideali i tyre ishte brumosur në mënyra të ndryshme, por që gjithsesi ka një pikëtakim, e ai pikëtakim ka për qëllim lirinë e kësaj treve shqiptare.
Halim Hasani në libër ka paraqitur përmes shënimeve biografike të dhëna me interes për luftën e UÇPMB-së si dhe pjesë tjera që ndriçojnë edhe pikëpamje mbi konceptin e luftës si dhe afirmimin e saj për liri.Fillimi i luftës së UÇPMB-së në Dobrosin dhe protagonisti që identifikohet me Shefket Hasanin, ka për qëllim arsyen e mirëfilltë dhe kjo arsye përqafohet nga shtresat e gjëra popullore dhe si rezultat i pranueshëm ajo shumë shpejt mobilizotet nën emrin Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila ka dhënë jehonën e vet dhe asaj i ka dhënë atributin real për të dëshmuar edhe mesazhin e qartë të kësaj lufte për liri brenda familjes autoktone.
Roli dhe misioni politik i komandatëve të kësaj ushtrie çlirimtare ishte në korelacion me strukturat e organizimit të nivelit kombëtar. Mirëpo, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të UÇPMB-së dhe Qeverisë së Beogradit, u nënshkrua edhe marrëveshja politike e Konçulit, më 21 maj 2001. Mirëpo, si gjithmonë politika serbe edhe këtë herë nuk e zbatoi këtë marrëveshje politike, sepse vetëm tri ditë më vonë në mënyrë tinëzare e vranë pabesisht Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin, njërin ndër protagonistët më të rëndësishëm të nënshkrimit të këtij dokumenti.
Politika famëkeqe e Beogradit vazhdoi dhe vazhdon të inskenojë skenare të pandërprera kundër figurarave të rëndësishme shqiptare, kështu KFOR-i rus keqtrajtoi fizikisht Januz Musliun, udhëheqësin politik të UÇPMB-së .Pas përfundimit të luftës së UÇPM-së, në Gjilan u vra në rrethana enigmatike Muhamet Xhemaili-Komandant Rebeli. Pastaj u arrestuan dhe u burgosën edhe shumë luftëtarë të UÇPMB-se si dhe përmes presionit politik dhe proceseve të montuara, arrestoi dhe dënoi edhe Komandantin Shefket Musliun. Pra, Gjykata e Vranjes montoi procese të shumta dhe përsëri monton procese si në kohën e monizmit dhe të asaj Millosheviqiane, ajo mbushi burgjet e Vranjës dhe të Nishit me shqiptarë.
Duke përkujtuar këta dëshmorë të kombit, njeriu ynë sikur përkujton historinë e gjarpërimin e rrugëve të saj, e këto rrugë ruajnë në kujtesën tonë të përbashkët, ndarjen e lumenjve, ndarjen e rrugëve kombëtare e ndërkombëtare që kalojnë nëpër tokën tonë dhe ndjenja rilind këtë troll me një muze, që ngritën këta djelmosha nëpër grykat e maleve e të armëve për të krijuar histori, e për të mbetur heronj, e për të hyrë në legjendat tona. E këta dëshmuan me shembullin e tyre, se ditën të mbajtnë mbi supet e tyre hijen dhe peshën e maleve tona. Krisma e tyre nuk e ndali jehonën e shpateve dhe frëngjive në kalanë e ngritur për t`i qëndruar besnikërisht atdheut tonë
Të nderuar të pranishëm, autori Halim Hasani me këtë vepër ka saktësuar gjurmët e kësaj lufte, sa te pa drejt po aq edhe të pa barabatë dhe ngjarjeve të kësaj dekade i ka dhënë emër dhe kuptim, për të dhënë konstatimin burimor e shkencor për këtë brezë luftëtarësh të lirisë.
Pra,vepra në tërësinë e saj ruan objektivitetin shkencor dhe pasqyron pamjet e një drame të rëndësishme, e cila në vete reflekton imazhe nga kjo periudhë kohore si dhe ruan në kujtesë këta personalitete kombëtare. E që gjithsesi vepra e tyre shërben si shembulli më i mirë për ruajtjen e territorit dhe të identitetit kombëtar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Thani Naqo: Katranosje dhe triumf
Dy poezi nga Kasam Shaqirvela
Triptik nga Përparim Hysi
Restaurimet e 2010, Kisha, kala, muze dhe amfiteatro
Gani Qarri: Rexhep Hoxhës!
Shefqet Dibrani: Proza e Muharrem Blakajt (1)
Halit Bogaj: Bruce Willis
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari - Nderi i Kombit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Pilo Zyba: Asfalti çalaman
Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja
Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku
Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut
Gjon Keka: Kriza e vetëdijes së shtetit
Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij
Mazllum Saneja: Poezi nga Fatos Arapi dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Ferit Ramadani: Individualiteti krijues
Ahmet Selmani: Zbulimi mistik dhe real i flijimit
Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes
Baki Ymeri: Zëri i Atdheut dhe shpirti i Dardanisë