Kulturë
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
E shtune, 20.02.2010, 10:56 PM

Agim Gashi
PAJTIMI SHQIPTAR NËPËR SHEKUJ
(Pjesa e parë)
Mirë e dimë ne shqiptaria
Se vendi ynë ashtë ILIRIA,
E di mirë dhe bota mbarë
Se ILIRIA ashtë Shqipnija.
Ish shtet me kulturë t´zhvillueme
Moral të pastër, ndjenjë t´kullueme,
E ilirët kishin ba benë
Me trimni me mbrojtë atdhenë.
Mbretnesha e Ilirëve Teuta

Shumë ja kish frikën Athina,
Se ilirët kishin le
Për me vdekë-o për Atdhe.
Kështu mbrohej vendi, froni…
Me seli që ish Rizoni,
Agroni me bujari sundonte
Matanë detit dhelpëra shikonte.
Me sulmu´ po nuk guxon
Me nënshtru kish apetite
Trimat e mbrojnë Detin Jon,
Ku Agroi si mbret sundonte.
Iliria përpara shikonte
E zhvillonte detarinë,
Por një ditë vdiq Agroni
Mbuloi zija Ilirin.
Në dorë i mbeti Teutës froni
Kësaj trimëneshe nga Rizon,
Ma të bukur s´kish n´kët´ dhe,
Sa shumë e donte t´dashtunin atdhe.

Sa e afërt ish´ për mikun,
Aq e ashpër për anmikun,
E kur vdiq mbret Agroni
Shum´ mendu´n se u dobësu´ froni.
U çu´ n´kam Athin´ e Roma
Me i sulmu´ k´to trojet tona;
Për me shtypë Ilirinë
Me ja marrë asaj lirinë.
Por Teuta si sorkadhe
Ishte e re-mbretneshë e Madhe,
Në t´katër anët lajmtart i çon
Kryefiset n´Rizon i fton.
Me dhan´ fjalë me u besatu´
Se anmiku na ka rrethu
Janë bashkue Bizanti e Roma,
Me i kall flakë trojet tona.
Me ni anë u la shigjeta,
Nis me u folë n´Log e vërteta,
U lanë harqet me ca fjalë
Gjak e plagë nisën me u falë.
Se në token e Ilirisë
Harqe e shtiza duhet me i ru,
Kush e mbron tokën e lirisë
N´dasmë të madhe duhet me e ftu.
Me mish dreni e ujë të kronit
Te Teuta n´Log t´Rizonit,
Trim mbi trimave ju ba vendi,
Me fjalë burrash u hap kuvendi.
Plagë dhe gjaqe kishin falë
Falën gjaqe e shumë ngatrresa,
Trimat e dheut në log kanë dal
N´Iliri, po lidhet BESA!
T´gjitha fiset me u bashku´
Mbas Teutës për me shku´,
Me mbrojtë vendin, detin, malin,
Vajzën, nusen, në djep djalin.
Pa i ba dam kurkuj
Mos me shkelë token e hu´j,
Tu´ e mbrojt tokën tonë
Prin Teuta mbretnesh´ e jonë.
Betejat ilire në mbrojtjen e atdheut
Ky pra ishte pajtimi i parë
Që e njeh populli shqiptar,
Pajtimi i dytë në histori
Besë e madhe u lidh në shqiptari.
Me i bashkue burrat e dheut
E lypte froni i Skenderbeut,
Hot, Grudë e Kastriot,
Me i dal Zot shqipnis sot.
Se shqiptarët e kanë ni shtet,
Sikur që patën Agronin mbret
E ni shtet e kanë pasë prore,
Në Ballkan, TOKA ARBNORE.
Tokë Arbnore n´Ballkan asht Shqipnija,
Por n´rrezik e kish qitë osmanlija,
Tu´ ja marrë token ngapak,
E tu´ i qitë haraq në gjak.
Filloi me pre e gri n´kto troje
Tue na e marrë buken prej goje,
Tue plaçkitë këtë tokë të vjeter,
E shqiptarëve s´u mbet tjetër!
Me luftu´ me mbrojtë Atdhenë
Vetëm pritnin Skënderbenë,
Që me vllazën e mur Turqia
Haraç gjaku pagoi Shqipnia.

Që Turqia i shkollonte
Me luftu´ po i ushtronte,
E natyra i kish falë shqiptarët
Për trimni të jenë të parët.
I merrnin t´vegjël për me harru´
Se n´Arbni kanë jetu´,
Se n´Arbni kanë babë e nanë,
Për Turqi tash jetë me dhanë.
E Arbnija ish buzë greminës
Kur na erdh nji lajm prej Lindjes,
Po na vjen-o Skënderbeu
Ka nevojë për ta atdheu.
Sa ballënalt po vjen n´Shqipni
Për me pështu´ popullin e tij,
Nuk na ishte beg Turqie
Po na doli shqiponjë Arbnie
Kështu nji ditë para agimit
U zgju Shqipnija prej kushtrimit,
Po na vjen ai Skënderbeu
Sa gëzim ka sot atdheu.
Dielli rrezet po i lëshon
Se Shqipnija sot feston,
Po na vjen Gjergj Kastrioti
S´e bon nana trim ma t´zotin.
Shpatë e shtizë ai me i farku´
Mbarë Shqipninë m´e bashku;
Me e ba si teh çeliku
Zemërtrimi Gjergj kreshniku.
Po kur erdhi Skënderbeu
I përqamë na ish Atdheu,
Si në fise e në vilajete
Çdokush këqyrte veç për vete.
Se anmiku kish arritë
Vllau prej vllaut me pas frikë,
Këto të kqija i bani Turqia
Që të vritet Shqiptaria.
Para anmikut me u përkulë
Me jetu´ nën kambë të huj,
Por VIGAN ish Skënderbeu
Shpata e tij- shpëtim Atdheu.
Fjala e tij ish shpëtimtare
Bashkon zemra, bashkon male,
Bashkon fiset Kelmen dhe Hot
Me i dal Arbënisë zot.
Kalaja e Krujës dha kushtrim
Me u bashku trimi me trim,
T´pasun, t´varfun, bajraktar ;
Me dal në log sa ma parë!
E në Lezhë në atë t´bukrin vend
Do të ulemi në Kuvend,
Do ta lidhim besën e madhe
Që ti mbrojmë tokat Shqiptare.
S´do të ndahemi n´Vilajete
Se Arbninë e kemi për vete,
Me i tregu´ po kësaj Turqisë
I fortë asht populli i Arbnisë.
Se ndera e jonë nuk di të ulet
E anmikut s´i përkulet,
Shumë lartësohemi, asht nder për ne,
Me ra n´luftë-o për atdhe.
Ky ish kushtrimi i Skënderbeut
Që e dha për nder t´atdheut,
E jehoi nëpër Shqipni
Në çdo kullë, në çdo shtëpi.

E u çunë trimat bajraktarë
Kryepleq, gra e kryeparë,
E kanë marrë rrugën për në Lezhë,
Me dhanë fjalë e me lidhë besë.
Skënderbeu burrë bujar
Para trimave u ka dalë,
I përshëndet të gjithë me rend,
Po i fton me u ulë n´Kuvend.
Pranë Skënderbeut ashtë paria
Kenka zgju´ e gjithë Shqipnija,
Për me pa Skënderbenë
E pranë tij me ba benë.
Anmiqësi mos me pasë nder ne
Do t´bashkohemi për Atdhe,
Edhe turqve t´u tregojmë
Të bashku´m si luftojmë,
Nuk del kush me na robnu
N´kët´ kuvend janë prezentu´,
Zotni t´mëdhej të Venedikut
E të tjerë të Dubrovnikut.
E shqiptarët tu´ ba benë
Falin gjakun për mëmëdhenë,
Pranë flamurit kuq e zi,
Për me mbrojtë nanën Shqipni.
Ngriten burrat rend me rend
Në këtë tubim, në këtë Kuvend,
Prej Mollës t´Kuqe e n´Janinë
N´zemra t´shqipes lule binë
Se hasmënija n´shqipe treti
Fis në fis e ndërmjet veti,
Se shpatat tona janë lirija
Anmiqësi ma s´ka Shqipnija.
E Turqisë po i çojnë fjalë
Haraç në gjak ma s´kem me të dhanë,
Sa t´mirë burra sot ka Shqipnija
Që po qojnë gëzim te shpia.
Ata janë dhe trima t´trimit
Se shtrinë doren e pajtimit,
E turqia mirë e pa
Tridhetë vjet në Shqipni la ;
Shumë ushtarë, shumë jeniçerë,
Bante luften e panderë,
Shumë sulltana koken linin
Në shqipni porsa hynin.
Por kur vdiq Skënderbeu
Prapë ndër turqit ra Atdheu,
Pesqind vjet nën Turqi
Po çka s´pau kjo Shqipni?
Pau mallin kur ja vidhnin,
Pau t´këqijat kur ja hidhnin,
Fe e doket kur ja ndërronin
T´gjitha t´mirat ja shkatërronin.
Ndërmjet veti i hasmonin
Dhe ndanë shqipen në tri fe,
Anmiqtë tanë kështu lakmonin
Me u dobësu´ po ku ka le.
Se anmiku mirë mendonte
Kur përçante lehtë sundonte,
Pau shqiptari çka nuk pa
Prej trungut nanë nuk u nda.
Me na nda në pesqind fe
Shqiptarë thonin kemi le.
Kur filloi me u dobësu´ Turqija
Merrte forcë ngadalë Shqipnija.
N´xhelozi këqyrnin fqinjësia,
Më së shumti shtrigë Sërbia
Fillu´n planet për me i ba
Tokat shqipe si me i nda.
Na e banë mbledhjen n´Berlin
Me nda shqipen copë e grimë!
AH atje na kupi barku
Kur në fron ish ni pis- Bizmarku.
Mbledhje mban edhe n´Shen Stefan,
Shqipen t´hujve me ua dhanë,
Me ja dhanë-o Malit t´Zi
Hot e Grudë, Plavë e Gusi !
Në veri t´Shqipes hyn Serbia,
E në Jug e merr Greqia,
Në shumë pjesë u nda shqipnija
Si korbi i zi rrinte Turqija.
Rrinte ajo si n´tokë t´vet
Nuk e dinte se çka po e pret!
U dha kushtrimi si vetima,
Me u bashku´ burra e trima.
Me u bashku´ trimat e dheut
Si në kohë të Skenderbeut,
Me u çu n´kamë po të tri fe
Kemi nji gjak´ e nji atdhe.
E Prizreni i bukuri vend
Po i mbledhë krenat prapë n´Kuvend,
Në t´katër anët e kan qitë zanin
N´Kaçanik ta mbrojmë vatanin.
Dergut Pashës me i thanë:
Se kjo tokë nuk ashtë Turqi,
Të vajton baba e ajo nanë
Si guxova me hy në Arbën.
N´hasmëni prapë shqiptarija.
Në Janinë e n´Lug të Drinit,
Këto të liga vijnë nga Greqia
Zgjon kaunin e Lekë Dukagjinit.
E turqia e zbatonte
Që ma shumë n´Shqipe t´përqante,
Porse zani i KUSHTRIMIT
S´njeh kanun t´Leks t´Dukagjinit.
Nuk i njeh as ligj´ t´anmikut
Veçse besën e mikut, t´mikut,
Meniherë hiqet hasmënija
Bahet nja e gjithë Shqipnija.
Krisi pushka lajmëtare
Nisi lufta gjithëkombëtare!
Abdyl Frashëri me shok´t e tij
Dha kushtrim në shqiptari.
Vëllau me vëlla doren ka shtri
Kanë rrokë armët me trimni:
Mic Sokoli n´grykë të topit
Sef Kosharja n´lak t´konopit.
Sylejman Vokshi i prinë ushtrisë
Për lirinë e shqiptarisë,
S´kursehej gjaku i shqiptarit
Për me mbrojtë token e t´parit.
Kur binë trimat për Atdhe
Për së dyti si me le,
Binin trimat n´katër anë
Marre vendit mos m´i lanë.
As ushtri e Isa Boletinit
S´i njeh vendimet e Berlinit,
Dedë Gjo Luli i hyn malit
S´i njeh vendimet e Shen Stefanit.
Të gjithë këta trima kanë ba benë
Do ta mbrojmë me trup atdhenë,
Në çdo trevë e në çdo vend
Mblidhen burrat e bajnë kuvend,
N´Kaçanik e n´Lug të Drinit,
N´Verra t´Lluk´s , n´Rrafsh t´Dukagjinit,
Në kuvende me u përpjekë:
Prej shtatë vjeç e deri n´shtatëdhetë.
Kriste pushka e shqiptarit
I hynte n´palcë frika tradhtarit,
Kërset pushka n´Karadak,
N´Shalë, n´Gollak edhe në Llap.
Kërset n´Has, n´Rekë, n´Podrime,
Gjithësekund n´Kosoven trime;
Kërset n´Plavë edhe n´Gusi,
N´Sul, në Shkodër e n´Çamëri.
Kërset n´Dibër e në Krujë
Jashtë nga Arbëri, o i huj,
Dedë Gjo Luli kryetrim
Hasmit doren mirë ja shtrin.
Që djalin Lulit ja kish vra
Ja shtrinë dorën e ban vëlla,
S´do t´hasmohemi ma në jetë
E pranon Luli në çetë.
U ba bashkë kjo shqiptari
U falën gjaqet s´ka hasmëni,
Sot luftonin sikur miq
Ndërsa dje ishin anmiq.
I ranë turkut mu në kokë,
U ba e lirë e jona tokë,
Lirinë po e fiton shqiptari
Ngrit flamur Ismail Qemali.
Me Njizet e Tetë Nantor
Zani i shqipes jehon në Vlorë,
Por Pashtrikun mbulon bora
Ku na mbeti nanë Kosova?!
U fitu´ po pamvarsia,
Por Serbija u sul n´këto anë,
Për me u nda përgjysë Shqipnija
E Kosova me mbetë pa nanë!
Kosova nanë di me tregu´
Se i ka plagët pa i shëru´,
Plaga e saj kurrë s´u përtha
Veç me gjak gjithmonë u la.
Nisi e keqja në shpi e n´prag
Ma e keqe se haraçi n´gjak,
Mend s´e mban ma keq shqiptari
Se çka i bani shka zuzari!
Se kur erdhi n´Kosovë biri i djallit
Deshir´ e madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e shqiptarit
Me na e zhduk farën e të parit.
Me pi gjakun edhe t´fmisë
Ish tradita e Serbisë,
Na sulmu´n po me ushtri,
Për mr vra e për me gri.
Për me djegë n´Kosovë çka ka
Për me mbetë katundet n´gra!
Me i thanë lamtumirë trollit
Me i mësy´ fushat e Anadollit!
Me marrë rrugën për Turqi,
Me i lanë vorret n´Serbi!
Me shku´ atje ku nuk ke mik,
Te ai, që dje na ish´ anmik.
Me ndihmu´ nuk mund Shqipnija
Se n´Jug mbrohej nga Greqia
E n´Veri s´ndalej Serbia,
Andej nga Durrësi Italia;
N´hall të madh populli shqiptar
Nga sulmuesit grabitçarë,
Por se keq n´Kosovë përherë
Kish pranë vëllazen „Muhaxherë“.
Që Serbia i kish dëbu´,
Nga ato troje ku kanë jetu´
Shumë kanë ndjekë ma shumë kanë vra!
Se si vriteshin ish hata.
Shtëpi e pleme ua kanë kallë,
E i shtinin n´dhe për s´gjallë,
Edhe koha po kalonte
Por terrori n´shqiptari s´prante.
Si për shembull n´Prapashticë
Për të gjallë jetën me fikë;
Mbushin arkat me gji nanash,
Me sy t´fëmive, me vesh babash!
Porse frigë nuk kish shqiptari
Me qëndru´ na e la i pari,
Por qëndresa ka kufi
Asnji popull s´duron robin.
Del´ kaçak e i merr malet
Sepse jeta s´mund të ndalet,
Tash Serbia me Turqi,
Bajnë pazar me shqiptari.
Bajnë pazar me i dëbu´
Shqiptar Turqia me pranu´,
Se k´shtu thotë Ivo Andriqi,
E pas tij leh Çubrilloviqi!
Me metoda ma barbare
Me dëbu´ familje shqiptare,
Në Turqi, në Anadoll,
Me harru Kosovën nanë.
Me naj marrë pleme e shtëpi,
Me naj marrë dhen e dhi !
E ushtrija e mund nji tjetër,
Porse jo nji popull t´vjetër.
Ngajherë fati asht në tragjedi,
Se katerdhjeta paska hi,
Me ndalë turrin për n´Turqi.
Rrugën e tretjes në Anadolli.
Edhe fati s´tha ashtu
Prapë n´Kosovë jemi tu´ rr´nu´,
Jemi n´Kosovë këtë tokë e domë
Jemi t´gatshëm me gjak ta mbrojmë.
Si në botë dhe në toka shqiptare
Filloi Lufta e Dytë Botnore,
U mbushën male me të ri,
Për t´luftue për liri,
Herë pa bukë, në borë e n´shi,
Me e derdhë gjakun përsëri,
Kur mbarë bota u çliru´
Veç Kosova mbet robnu´.
Me ushtri, terror shtetnor,
Në Kosovë populli ka hjek,
Me u nda nga trungu Arbënor
Tu´ pas nanë me jetu´ me njerkë.
Fillun´ rrenat e Serbisë
Me ja ndrru´ deg´t historisë ;
U çu´ n´kambë Rankoviqi,
E ish gjallë Çubrilloviqi.
Prap filloi me elaborate
Që shqiptarët t´i dëbonte,
Por gjithmon populli i ngratë
Gjith torturat i duronte .
Zi e ma zi-o për çdo vjet;
Për nji pushkë rraheshin dhetë vetë,
Shumë familje torturoheshin,
Shumë të tjerë n´burgje verboheshin!
Qajshin motrat për vëllazni,
Kur të vdekun i binin n´shpi!
Qante nana e merrte malli
Kur në shpi si kthehej djali.
Nusja e re kthehej n´gjini
Ja merrnin burrin dhandër pa hi!
Për Migjenin s´donin me mësu´
Ma zi se “Luli…” tu´ jetu´.
Mos me këndu´ për Skënderbeun
Që nga turqit mbrojti Atdheun!
Mos me pasë flamurin tonë,
Që n´Kosovë i lirë t´valon.
Porse koha nis ndryshon,
Nana djelt´ nis i shkollon,
Gjeneratat nisin dalin
Që e mësonin historinë.
Lirinë të gjithë tash e donin
Gjashtëdhjetetën nisi shtrëngata,
Djem e vasha po vraponin
Dalin bashkë në demonstrata.

Me flamurin kuq e zi
Të gjithë kërkuam republikën,
Deshtëm ta bajm nji tokë
Por Serbia tregoi thikën.
Kur shqiptari liri kërkonte
Çmendej shkau e dridhej shteti,
Andaj dhuna nis e vazhdonte
Me terror si të ish termeti.
Nuk largoheshim nga ky troll
Se këtu ne kishim bi,
Kur shqiptari u shkollue
Filloi friga në Serbi!
Nis me mësu edhe prej hiçit
Nuk ish´ banda e Rankoviqit,
Porse plane prapë gatuheshin
Në podrume përsëri shkruheshin.
Tetëdhjetë e nishi kur ka ardhë,
Ngritet n´kambë populli shqiptar,
T´korkoj të drejta e barazi
Nuk jetohej me barbar!
Të jetojm si të tjerët në Jugosllavi
Por kështu s’donte Serbia,
U lëshu´ n´Kosovë me ushtri
Me tanksa shkileshin fëmija.
Filloi politika e pastrimit
Me disa klysh të diferencimit,
Tue ba çdokend anmik
Profesor e akademik.
Tu´ na qu´jtë terroristë,
Kmishazi, kanibalistë,
Tu´ lëshu´ po helm të zi
Me helmu´ t´pastren vajzni.
Sa herë ngrihej populli shqiptar
Po me dhjeta mbetshin të vramë,
Po nji valë demokratike ,
Filloi n´tokën tonë kreshnike.
Kur filloi demokracia
Na u vodh autonomija,
Na e shkelën serbët- barbarë,
Të ndihmu´m nga do tradhtarë!
Që me tankë edhe ushtri
Me mbetë shqipja pa liri.
Por në tokën kosovare
Nuk pin ujë dhuna barbare.
N´Kosovë lind nana trima me fletë
E për atëdhe që luftojnë,
« Lele majko » shkau bërtet
Këtë tokë ma spo ma lëshojnë.
Tue pa mirë përspektivën,
Kanë formu´ alternativën,
Njerëz të mirë e me dëshirë
Kanë fillu´me ba punë t´mirë.
Të gjitha gjaqet i pajtu´n,
Këtë të mirë popullit ja prunë,
Por nji dëshirë ka populli mbarë
Me ba pajtimin tonë kombëtar.
Me jetu´ bashkë gjithë shqiptaria
Nji nanë e t´gjithëve na ashtë Arbërnia.
![]() |
Rreze dielli në tokat e Arbërit |
1990-Lipjan
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Islami: Mjerimi i Letërsisë me Otellon e Blushit
Xhevat Pllana: Vepër me vlerë përmbajtësore dhe artistike
Bilall Maliqi: Intervistë poetike me Hydajet Hysenin
But Jaku: Observime biblike të një ligjërimi poetik
Dy poezi nga Neki Lulaj
Revista Shqiptari për shpirtin Tuaj (Nr.1-2010)
Thellësisht Nënë Tereza
Suzana Kuqi: Endrra si veshje
Baki Ymeri: Poezi rumune nga Amerika - Theodor Damian
Nexhat Rexha: Shkëlqimi i yjeve të lirisë
Thani Naqo: Katranosje dhe triumf
Dy poezi nga Kasam Shaqirvela
Triptik nga Përparim Hysi
Restaurimet e 2010, Kisha, kala, muze dhe amfiteatro
Gani Qarri: Rexhep Hoxhës!
Shefqet Dibrani: Proza e Muharrem Blakajt (1)
Halit Bogaj: Bruce Willis
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari - Nderi i Kombit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Pilo Zyba: Asfalti çalaman