Kulturë
Cikël poetik nga Bajame Hoxha - Çeliku
E diele, 21.02.2010, 09:26 PM

FALEMINDERIT
Faleminderit që përkulesh e më puth.
Vallë ka mbetur ndonjë fije freski
mbi buzët e mia të trembura?!
Vjen e kërkon të thithësh aromën
e një trëndafili të fishkur.
Kërkon të mbetemi vetëm,
të puthemi si dikur një herë.
Me atë afsh,me atë pasion, me atë siguri
Po vallë a ka mbetur ndonjë fije freski
Në këtë hapësirën time të madhe?!
Ngadalë-ngadalë
po arrinë ngushëllimi yt deri te vetje ime
Mbetem për jetëtësisht e virgjër, por e ndezur
Me kujtimin tënd çdo ditë
Dhe ja, zëri më dridhet, s'të flas dot
Dhe puthja jote më përfshkon të tërën
Si një dallgë, si një bubullimë, si një dehje,
Si një ëndërr e bukur që s'kam dashur kurrë të mbarojë.
Faleminderit që përkulesh e më puth sërish.
Sa të ëmbëla janë buzët e tua, sa dehëse
Dhe përqafimet e tua me forcë të pazakontë
I dua
për inat të të gjithëve të dua
Për inat të vdekjes që s'do na kursejë të na marrë
Dhe për inat të poezisë sime
Që më ndalon të të dashuroj
Dhe për inat të intrigave që na ndanë.
Të padukshme janë ndjenjat e mia,
Po ato dinë të dashurojnë;
Edhe në mëngjeset e ftohta
Ato dijnë të përkëdhelin e të puthin.
Faleminderit që rikthehesh e më puth
Në mes të këtij harrimi të gjatë kisha vdekur
Tashti fytyra ime sapo u ringjall.
KUJTIM
Kujtoj ty,
E kujtoj natën,
Kujtoj hënën ,
kujtoj datën,
Kujtoj lotët,
Ku na vatën?
Kujtoj zemrat
që i mbartën...
Kujtoj ty
si yll mëngjesi
Kujtoj veten
porsi hënë,
Kujtoj zjarrin
që na ndezi,
Vallë, ku vanë,
Vallë ç'u bënë?!
ENDRRAT E MIA
Kur u zgjova atë mëngjes vere
ndjeva
Një dhimbje
në kraharorin tim,
diçka qe pa bitisur në shpirtin tim
dhe kur dola në rrugë e frikësuar
a kuptova, të gjithë më shikonin
Dhe unë kullova lot,
Më kishin prerë ëndrrat e mia.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ejup Ceraja: Lirikë e shqetësimit dhe dhembjes
Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite
Kalosh Çeliku: Gomarin q? e hante ukju tha: ?sht? ?nd?rr
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
Faik Islami: Mjerimi i Letërsisë me Otellon e Blushit
Xhevat Pllana: Vepër me vlerë përmbajtësore dhe artistike
Bilall Maliqi: Intervistë poetike me Hydajet Hysenin
But Jaku: Observime biblike të një ligjërimi poetik
Dy poezi nga Neki Lulaj
Revista Shqiptari për shpirtin Tuaj (Nr.1-2010)
Thellësisht Nënë Tereza
Suzana Kuqi: Endrra si veshje
Baki Ymeri: Poezi rumune nga Amerika - Theodor Damian
Nexhat Rexha: Shkëlqimi i yjeve të lirisë
Thani Naqo: Katranosje dhe triumf
Dy poezi nga Kasam Shaqirvela
Triptik nga Përparim Hysi
Restaurimet e 2010, Kisha, kala, muze dhe amfiteatro
Gani Qarri: Rexhep Hoxhës!
Shefqet Dibrani: Proza e Muharrem Blakajt (1)