Kulturë
Agron Shele: Poezi nga vëllimi poetik “Pasazh i pafaj”
E diele, 21.02.2010, 10:09 PM

Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj,Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Iu dedikua poezisë që në moshë të hershme. Është autor i romaneve “Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri” dhe “Imazhi i rremë”, botime të shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë. Është Nen/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Pegasi”Albania, me qendër në Gjirokastër dhe Kryetar i Degës së kësaj Lidhjeje në Përmet. Po kështu Kryetar i Shoqatës: “Rinia dhe fëmijët” dhe i shoqatës “Mjedisi në komunitet”. Agroni është Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S), pjesëmarrës i nderuar në Kongresin Ndërkombëtar të zhvilluar Athinë në vitin 2007, ku përfaqësoi Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Albania.Veprimtaria e tij shkrimore po prezantohet në të gjithë simotrat e Lidhjes Pegasi”. Ai gjithashtu është bashkëautor në Antologjinë poetike “Korsi e hapur”1 me autorë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dhe të tjerë, botuar në mars të vitit 2008, ku janë përfshirë rreth 270 autorë shqiptarë dhe nga Bota. Ai po jep një kontribut të madh në fushën e letërsisë, jo vetëm në Përmet, ku është aktualisht edhe Drejtor i Qendrën Kulturore.
Veprat e botuara:
1. Hapat e Klarës, “Steps of Clara” (roman)
2. Përtej perdes gri “Behind the grey curtains” (roman),
( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2005,dhe vleresim me medalje nga Kongresi Lidhjes Poeteve dhe Shkrimtareve Nderkombetare,Salamine 2007)
3. Imazh i rremë “False images” (roman) ( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2008)
4. Pasazh i pafaj “Innocent passage” (poezí) përkthyer Greqisht (revista Qeleno),Italisht (revista Artista a Confronto) dhe anglisht
5. Antolgjisë poetike /Korsi e hapur (Bashkëautor)
Vëllimi “Pasazh pa faj” është vëllimi i tij i parë poetik, por janë botuar në disa vende poezi të tij, të cilat kanë tërhequr vëmendjen.
Është fitues i çmimit të parë në konkursin”PEGASI 2006” (roman)
Është fitues i çmimit të parë në konkursin “Pegasi 2008” (roman)
MUZA IME
Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Ç?...(A mund të mbarojnë pyetjet retorike?)
Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më shfaqet kudo agimi i ringjallur.
Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.
Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a si lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj sy vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.
Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në ag.
Vegimeve të paqta jeta në vlim
Dita shpejton me harrakatin çap…
Ëndrrat e mia mbetën aty
Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.
Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...
Ëngjejt zbardhën
Demonët dhunues
braktisën,
Perdet errëtuese
shpërndarë në”Kumtër”.
u zhdukën,
humbën në vetveten e largët.
Qielli shndriti
Ëngjëjt zbardhën
zymtësinë hapësinore.
Mikluan shpirtrat e vdekur,
të harruar;
farkëtuan
thundrat e çelikëta,
shtresave paqësore
fluturuan.
Në Olimp vendoset drejtësia
Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.
Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
Tetor
Mijëra gjethevrara prekin trotuarin
Erë- marrëzia shtyn edhe më tej,
Harresa e largët pret ndanë qytetit,
të mundë, më tepër të rrëmbejë,…
S´mbaron këtu mëkat’ i filluar,
Zogjtë e fundit nga shtëpia zbon,
Kur mëngjezi shkopin e parë hedh,
lotvuajtjet jetime asfaltin miklojnë.
Era bredhacake turret poshtë liqenit,
Gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur,
E nesërmja përcjell me fshesën ndër duar
Ankthin e mbledhur, netëve të vonuara.
Anës liqenit
Vjeshta të harroi liqen, jo Unë.
Erdha si gjithmonë pranë teje,
zbathur,
Vlagun tënd më tepër të ndiej.
Valët derdhen poshtë këmbëve,
dridhen, përflasin;
khehen sërish prapë tutje,
treten humbëtirave të thella.
Dallëndyshet u larguan,
Njerëzit po ashtu,
veç regëtima pulëbardhash
dhe çapat e mi të vetmuar.
(Shkruhet kujtesa në trajta papirusesh,
për të rifreskuar kujtesën e shkuar…).
Gjatësi valësh të lodhura,
muzg mbi qelqin tënd,
Shirita të ndritshëm, të prerë,
mendime që nisen larg,
mendime, që s’ndalin kurrë në vend…
Dritëhije
Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.
Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.
Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.
Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.
Rikthim
E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.
Të kërkova kudo gjurmëve të jetës,
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim
u struke e heshtur.
Pasazh i pafaj
Pasazh i shkuar,fytyrë e konfiguruar
Fytyrë vajze,
ëmbëlsisht e dashuruar.
Det i thellë,
konturim i tejskajshëm.
Mall i fshehur dhimbshëm.
Pasazh i pafaj.
Vajzat
Kapërcim diellor,rrëzëllim drite.
Vështrim i vjedhur ngutshëm,
robërim shpirti.
Botë e tërë ndjenjash ,
çast lumturi.
Brengë e përhershme,jetë marrëzi.
Botën rrotullojnë,si të ishte lodër.
Ulen e përulen,
boshllëkut të kotë.
Nimfa që tronditin zotat edhe qiellin,
Çojnë në altar,
Ditët e pendimit.
Të bukura ,të brishta
dhe ëndërrimtare.
Krijesa mrekulli,fluturim pulëbardhash.
Fllad pranveror,petal trëndafili
Shenjë çiltërsie
Kurorë dashurie.
E pafalshme
Valët shkumëzuse,
poshtë bregut soditës
horizontesh u thyen,
thinjat e bardha shkulën,
ngjirizeve të thella përhumbën.
Deliri i paqes përtej blusë
nënqeshi mendjelehtësinë shekullore
dhe fali kryneçësinë moderne!
Së largu
Një telefonatë uron nga larg,
Një tjetër gotë troket dhe më larg.
Për mua!
Të gjithë ndihen të gëzuar,
dëfrejnë në dëfrim.
Sigurisht për mua!
Por s’pyetët shumë këtë buzëmbrëmje,
as për qytetin s’folët një të vetme fjalë...
Vetminë tonë s’e shkulët, u trëmbët
nga rrënjët xhufkore këtë natë.
Ju vazhdoni të gëzoni për ne,
pa ne…
Çuditem dhe vetë për akullin që ndiej.
Majë shkëmbit të bardhë
Majë shkëmbit të egër,
të lartë,
mbisundon frika.
Mes territ shfryrës shkulmë bore,
gëlon stuhia.
Një klithmë vajtuese çjerr heshtjen,
qan fatin e braktisur prej kohës,
me sy të lodhur mbërthyer
pas territ pa fund shfaqës.
Jehon ulërimë e largët
mbytur ndër dhimbje, lot,
nota pentagrami vajtimi
I lodhur,
i mundur,
i plakur
kërkon pak prehje për shpirtin.
Në ëndërr vjen zëri i shokëve,
ta shkundë nga gjumi përjetshëm,
I pari të shkojë në furtunë,
të ndeshet dhe kthehet fitues.
Majë shkrepit të bardhë të ngjitet,
ulërimën e frikshme të niste.
Retë, në ishte e mundur,
të gjitha, t´i përpinte!
Apokalips
Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.
Një lypës
“Gjynah!”-
thotë me vete një plak kalimtar.
“Sa keq!”-
vazhdon lojëfjalën një djalë,…
Kështu shprehet më pas dhe një grua,
Ndërkohë një vajzë rrugën ka ndërruar.
Të tjerë,
prapë të tjerë përflasin.
Lypësi pret me duar të mpira.
Manastiri
Kambanat ranë sërishmi…
“Prapë ka vdekur tjetër njeri?!”
Fjalët e fundit, të vetmet…
I “fshehu” të gjitha manastiri,
u kthye, në çast, në memec.
Kohezion
Vërtet!
Sa afër ishim dje!
Çudi!
Sa larg shkuam sot!
Na ndante mes nesh një pikëpresje…
Sot nuk shquaj as pikat!
***
Sa zemra të plagosura,
sa shpirtëra të brengosur,
sa lot dhe sa mall,…
Ndal udhëkryqi më i madh.
Mirë se erdhe
Kur zilja bie në derë,
dihet alarm bëhet në shtëpi,
për rëndësinë e mysafirit të ardhur,
mimika tregon kush është ai.
O zemër, o mall, o vatër, o këngë, o zjarr…
O tokë e përgjakur nga shekujt,
O vend i të parëve të mi,
O diell që ndriçon përmbi qiej,
O vend i shqipeve – Shqipëri!
O mall i mbledhur ndër njerëzi,
O vatër, ku prehje fal ti
O zemër, që rreh mbi çdo dashuri,
O vend i shqipeve – Shqipëri!
O këngë shpirti, burim jete,
O zjarr i endur ndër legjendë,
O më i shenjti ndër të gjithë,
O vend i shqipeve – Shqipëri!
Kosovës martire
Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshëtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut prore ka thirrur.
E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun e huaj
Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.
Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.
Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar.
Oshëtimë e largët nga gjumi na zgjon
Vendlindjes time, Malëshovës
Fshehur mes malesh, ku mjegulla zë fill,
tutje horizontesh mendja fluturon,
malli i nxituar përherë në kërkim
për lisat, zallishtet dhe ujërat e ftohtë…
Si zogjtë shtegëtarë humbëm, s´di ku,
të lamë të vetme, ikëm të gjithë,
Rrënimi si korbat, turret egërsisht
të kthejë ç`të mundë, në pluhur dhe hi.
Fjala më e parë të mat me “dikur“,
ç`vlen, kur të heshtur shikojmë sot,
Askush s´mbart mallin tënd të gjerë,
t´i flasim, ta prekim, të shkrihemi në lot.
Madhështia jote shkrepëtin rrufe,
oshëtimë e largët nga gjumi na zgjon,
Malli i mbledhur na fton të gjithë
Të të ngremë nga heshtja, nëna jonë, Malëshovë!
Me shpirtin, përherë në fluturim
Mikut tim, Frederik Reshpes
Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtëror në gji.
Me zemrën mbetur peng atje
tek i shenjti,
liqen turfullim.
Ti ike, pa thënë asnjë fjalë,
i lodhur,
i mundur nga dhimbja.
Me brengën e nënës së thinjur
nga vitet e vuajtjes së poetit.
Ti humbe rrugëtimës pa kthim,
me të vetmin ëndërrim në shpirt,
me të vetmen pasuri që kishe,
Dorëshkrime dhe copëza poezish.
Ti ike larg, si era,
në të përjetshmen paqe,
ngadhënjim.
Me sytë e shpresës tek e nesërmja,
me shpirtin, përherë në fluturim.
Poemthi i kuajve të bardhë
I
U mendova një mbrëmje
me vështrim nga yjet.
Hëna hidhte zbehtësinë mbi mua,
nënqeshte pafajësinë e shpirtit treguar.
Mendova një çast
ta përbuz këtë rreng të heshtur;
mendova një çast
ta përbuz këtë imazh të rremë.
Qetësi!
Çuditërisht vetëm qetësi,…
S´dihet ç’ ëndrra bredhin
në shpirtin e njeriut!
Krahë menatorë shtrihen ngadalë
të lodhur,
të verbër,
plot mistere.
Rendin pas natës së kuajve të bardhë.
Kjo është nata e kuajve të bardhë,
Natë,
Premierë e përhershme,
Premierë që s’di të reshtë.
II
Lëmshe mendimesh
pleksen diku,
orvaten honeve,
ngrehinave të pafundme labirinthesh.
Shumë zgjidhje fal momenti.
Më vonë një e vetme,
në fund asnjë.
Treten si hije shiritave të prerë.
III
Dita agon…
Sklepat zhduken
nga sytë e përgjumur,
Natyra përreth
shfaqet në mjegull,
cicërimat e zogjve
rikthejnë buzëqeshjen.
IV
Shkruaj për dashurinë.
E kush nuk ka shkruar
për të në këtë botë!?
I pari nuk jam,
por as i fundit njeri.
do vijnë Të tjerët,
e të tjerë do shkruajnë ,
plot nostalgji të gjelbër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Çerkin Ismaili: Gjirmë shpirti - Ec e njihe veten
Vehbi Klaiqi: Poezi nga libri ''Loti im''
Cikël poetik nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ejup Ceraja: Lirikë e shqetësimit dhe dhembjes
Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite
Kalosh Çeliku: Gomarin q? e hante ukju tha: ?sht? ?nd?rr
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
Faik Islami: Mjerimi i Letërsisë me Otellon e Blushit
Xhevat Pllana: Vepër me vlerë përmbajtësore dhe artistike
Bilall Maliqi: Intervistë poetike me Hydajet Hysenin
But Jaku: Observime biblike të një ligjërimi poetik
Dy poezi nga Neki Lulaj
Revista Shqiptari për shpirtin Tuaj (Nr.1-2010)
Thellësisht Nënë Tereza
Suzana Kuqi: Endrra si veshje
Baki Ymeri: Poezi rumune nga Amerika - Theodor Damian
Nexhat Rexha: Shkëlqimi i yjeve të lirisë
Thani Naqo: Katranosje dhe triumf
Dy poezi nga Kasam Shaqirvela
Triptik nga Përparim Hysi