Kulturë
Monika Mureshan: Me Adem Zaplluzhën, kur mitet vajtojnë
E hene, 22.02.2010, 10:24 PM
(Cu Adem Zaplluzha, când miturile plâng)
Autori i këtij vëllimi e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet moskeshljen e kodit të lashtë moral: „Kur qajnë kujtimet/ E ftoj të shkuarën/ Për ta shuar përmallimin/ Me dhembjen e pashuar”.
Nga Monika Mureshan*
Disa libra duhen shkruar, ngase herët a vonë hapin portat e fjalës dhe bëhen parmakë/platforma lansimi për ide të nevojshme për njerëzit. Dihet se asnjë libër nuk është i shkruar rastësisht: me vetëdije apo pa të, autori ndjen se ka një detyrim apo një obligim për t’iu dorëzuar vullnetit të inspirimit, i cili nuk vjen pa kuptim. Qëllimi i fshehtë, apo i përshkuar me intuitë dhe i parandjerë, e shtyn pas shpine autorin, duke e shpënë përpara, madje shpesh dhe duke e sëmurë, po qe se nuk e shkruan atë që i dikton zëri i zemrës dhe qenja e tij e brendshme poetike.
Këtë përshtypje e shtrova në letër, pasi e lexova dorëshkrimin e asaj që mton të bëhet antologji vlerash të zgjedhura të poetit Adem Zaplluzha, i prezantuar në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, në këtë muaj të shenjtë të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, një vepër e botuar nën përkujdesjen e redaksisë së revistës Shqiptari, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, siç ka vepruar edhe me disa autorë tjerë shqiptarë. Një vërejtje tjetër fillestare, e konfirmuar përmes lekturimit të dytë, është ajo se ky vëllim fillon dhe përmbyllet në mënyrë fort interesante, tekstet duke evoluar përmes një toni të rrjedhshëm, pra duke patur një strukturë të rrjedhshme dhe unitet të brendshëm, të mirë/kontrolluar.

Autori niset nga ideja e opozitës ndërmjet mitit dhe demitizimit, shenjtërisë dhe çshenjtërimit, hyjnores dhe profanes, me diferenca besimesh ndërmjet krishtërimit dhe paganizmit. Janë vlera tekstuale që evoluojnë ndërmjet dimensionit mistik dhe atij fizik të botës, në funksion në të cilin njerëzit janë, në rendin e tyre, heronj të hymnizuar apo demonë të mallkuar, të ndritur apo të terratisur (metaforikisht duke bërë fjalë). Adem Zaplluzha është fort i motivuar për të nxjerrë në evidencë lidhjen e dikurshme (të kohërave të lashta) ndërmjet anës morale dhe asaj fizike të botës, ndërmjet natyrës dhe njeriut, që ekzistonin në harmoni. Për zotërinë e tij, lidhja me natyrën, sidomos natyra e shenjtë e humanitetit, ende ka gjasa për t’u ristabilizuar përmes rivitalizimit të formave arketipale nga memorja kolektive. Edhepse desakralizimi mundohet ta (ndër)shkëpusë këtë lidhje, bota fizike dhe ajo shpirtërore arrijnë në brigjet e disharmonisë, nëse jo, madje edhe në konflikt. Kjo don të thotë se Ademi nuk është i vetmi nga autorët e gjuhës shqipe që militon në këtë drejtim, dhe aq më interesante është mënyra partikulare dhe personale në të cilën vepron.
Autori i këtij vëllimi e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet moskeshljen e kodit të lashtë moral: „Kur qajnë kujtimet/ E ftoj të shkuarën/ Për ta shuar përmallimin/ Me dhembjen e pashuar”. Në të shumtën e rasteve, ai i motivon pohimet e veta në mënyrë të qartë, të vendosur, të drejtëpërdrejtë dhe precize: „Ngase vetëm atëherë/ E ndjej ekzistencën” (Muranat). Kështusoj e fillon ciklin e parë të vëllimit. Shpërthimi i këtij muri të përkohshëm ridel te „Vallja”, poezi e zgjedhur për mbarimin e vëllimit (dhe të kapitullit të tretë: „Brigjet e Ilirisë”). Nuk e dimë sa e njohin shqiptarët këtë shpirt të frymëzuar, por ne e dimë se ka vlera dhe vlerat e tij janë reale, inspirative, lirike dhe historike.

Tradita duhet mbrojtur gjithësesi, ngase përndryshe ekziston rreziku që këtu, “kur vriten kujtimet” legjendat të “zgjohen nga e prapa”. Ja se çfarë roli important (të rëndësishëm) i kushton autori memorjes! Poezitë e tij janë një jehonë e asaj bote dhe e asaj kohe primordiale (kryeosre) që ka mbetur në gjuhë, tradita dhe legjenda. Paraqitet poashtu shpesh përfytyrimi i disa gurëve/relikvë, që kanë mbetur si gjurmë dhe forma të paprekshme nga stuhitë e kohës. Interesant është se ato na çojnë me mendimin te një trashëgimi e lashtë e parahistorisë. Në njërin nga këto relikve është i gravuar edhe poeti: “Në lashtësinë e miteve tona/ Ne përsëri heshtim/ Dhe çuditemi/ Përse heshtja jonë nuk na vret”, dhe “Përse ende jemi gjallë”. Ja përse portat e kësaj kështjelle dardane, dhe faqet e këtij libri, së bashku me mesazhin e autorit, mbeten përjetë të hapura!
(Pasthënie e vëllimit Pomul binecuvântat/Pema e bekuar, që del këto ditë në Bukuresht. Emri i autores së këtj shkrimi në origjinal është Monica Mure?an)
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Xhuveli
Cikël poetik nga Petrit Ruka
Sami Islami: Ngjyrat e ''zeza''
Ferit Ramadani: Poete! Prano uratën time!
Luan Çipi: O sa mirë me kenë shqiptar!
Gani Qarri: Kombi im
Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island...
Demir Krasniqi: Kënga e Pren Currit
Blerta Xh. Muqaku: Edhe një sukses i Albana Nocaj
Sabile Keçmezi- Basha: Udhëtimi nëpër ëndrrën e kuqe
Raimonda Moisiu: Intervistë me shkrimtarin Kristaq Turtulli
Zef Mulaj: Malet e mia, të fëminis
Dy poezi nga Ekrem Ajruli
Tahir Bezhani: Koha dhe shqetsimet e një krijuesi
Agron Shele: Poezi nga vëllimi poetik “Pasazh i pafaj”
Çerkin Ismaili: Gjirmë shpirti - Ec e njihe veten
Vehbi Klaiqi: Poezi nga libri ''Loti im''
Cikël poetik nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ejup Ceraja: Lirikë e shqetësimit dhe dhembjes
Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite