E merkure, 08.05.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Çarlton Heston (1924-2008)

E hene, 22.02.2010, 10:55 PM


ÇARLTON HESTON/1924-2008/    
                                
OSKAR PËR VEPËR JETËSORE

Nga Halit Bogaj

Të shkruhet për aktorin Çarllton Heston do të duhej hapësirë e madhe, por ne po përpiqemi që sa më shkurtimisht të skicojmë portretin e këtij aktori maestral që krijoi role të fuqishme dhe të pavdekshme në botën e artit të shtatë.Çarllton Heston është njeri ndër emrat më të mëdhenj të kinematografisë amerikane që krijoi role pliedrike artistike në mbarëvajtjen e përgjithshme të artit filmor dhe të vlerave të vërteta të tij.Heroi filmor i miteve të historisë njerëzore, Çarllton Heston na  dhuroi disa filma epokalë që shikohen edhe sot me kurreshtje të madhe, duke u kujtuar edhe si kryevepra të dalluara të mbarë  kinematografisë  botërore.
Se sa ishte madhështor me filmat e tij të ndritur dhe antologjikë, mund të na tregojë edhe kariera e tij e begatshme dhe ndikimi që ushtronte  tek aktorët e tjerë më të rinj të cilët e kishtin idhull të vërtetë. Qysh me filmin “Toka   e   madhe”, ndonse në një rol negativ, Heston tregonte se botës filmore amerikane i vinte një yll i ri i përmasave të jashtëzakonshme. Regjisori i atij filmi, Viliam Vajler e kishte hetuar magjinë artistike të Çarllton Hestonit  dhe kush do të thoshte se do ta angazhonte sërish për filmin tjetër historik “B e n   H u r ”, me të cilin aktori i madh bëhet vërtet  i pavdekshëm dhe i pa tejkaluar nga askush. tjetër për   filma epikë..Nga shumë analistë të shquar doli e sigurtë se regjisori nuk kishtë gabuar ngase Heston ishtë brilant me rolin kolosal të princit fisnik, Juda Ben Hur, të cilin e shohim të vuante në mëgrim, vetëm pse e kishte dashur sëtepërmi atëdheun e tij të shenjtë.Siç dihet, Heston bëri mrekullira të papara në atë film duke luajtur 
CharltonHeston
CharltonHeston
me mjeshtëri rolin e princit ebreit të cilin e syrgjynos shoku i fëmijërisë/Mesalla/ , një oficer /romak, i cili nga Ben Huri   kërkonte që ai të bashkëpunonte  me pushtuesin romak kundër  atdheut të vetë.Gjithkush që e ka shikuar atë film madhështor ka qenë i mahnitur me rolin impozant të aktorit grandioz, Çarllton Heston, që thuajse në mënyrë përrallore kreu misionin e tij artistik që ia kishte besuar regjisori gjenial. Ben Huri i tij hyri në të gjitha zemrat  njerëzore si një hero i shquar pozitiv, si një princ fisnik i rritur dhe i edukuar me një energji të pashterrshme patriotike dhe si një bir besnik i atdheut të tij të cilin e donte më tepër se jetën, pa i përfillur interesat e tij personale dhe ofiqet e trashëguara nga babai i tij. Juda Ben Hur  /Çarllton Heston/ bëhet ndër heronjt më të dashur të njerëzimit, kurse aktori kryesor, ylli më i madh amerikan i spektakleve historike.Ben Hur si hero  frymon në mënyrë atdhetare tek çdo popull i robëruar dhe tek çdo njeri liridashës, kurse filmi shikohej me dashuri të madhe nga çdo spektator i pasionuar nga kryevepra të tilla të paharruara .Për vetë faktin  pse filmi ishte i bërë aq i popullarizuar,  tregon edhe shpërblimi i tij me 11  çmime oskarë që kishte tejkaluar çdo rekord deri në ditët e sotme.Regjisori Viliam Vajler në fillim ishte hamendur se kujt duhej t’ia besonte rolin kryesor – Çarllton Hestonit apo Stiven Bojdit të bukur irlandez, por shpejt e kishte hetuar se nuk kishte gabuar që pikërisht atë rol ia kishte caktuar Çarllton Hestonit të madh që diti të jepte gjithçka nga vetja që filmi të bëhej superior në çdo rrafsh. Duke e parë forcën e pashterrshme dhe shumëdimensionale të filmit “B e n   H u r ”, regjisori tjetër madhështor, Entoni  Men, Çarllton Hestonin e angazhoi në filmin tjetër historik “S i d i”, kushtuar heroit tjetër nacional spanjoll /Don Rodrigo/ që luftonte kundër invadimit arab të Spanjës në shekullin  11. Edhe në këtë film Heston del i pamposhtur dhe sikur vërtet  të kishte lindur për role të tilla superheronjsh të njohur epokalë, siç ishte edhe ai i Profetit Mojsiu nga filmi “Dh j e t ë   u r dh ë r a t  e  Z o t i t”  në regjinë e veteranit të njohur holivudian, Sesil B. De  Mill në të cilin Heston shkelqeu si një meteor i ndritur, duke dëshmuar me vonë edhe me dy filmat e lartshënuar... Virtytet e tij të larta i dëshmoi edhe në filma të tjerë të zhanreve të ndryshme, në të cilat ishte gjithashtu i pakontestuar.Në të gjithë filmat e  paharruar, shkrinte talentin e tij të akumuluar, potencialin artistik dhe krijimtarinë e pavdekshme shpirtërore ..Dhe gjithmonë na dukej se vërtet ishte i lindur për kreacione të tilla të rralla, të zgjedhura në mënyrë të paramenduar dhe të skalitura për një kohë të gjatë në mendjen e tij dhe të regjisorëve  të preferuar të cilët e çmonin deri në adhurim të plotë, tamam ashtu siç  e meritonte ai kolos i vërtet i artit të shtatë.Në tre filmat spektakular, të trajtuar shkurtimisht në këtë shkrim, Çarllton Heston hap rrugët e tij të pandalshme drejt sukseseve të reja që i arrin në karierën e tij të mëvonshme, duke u bërë ndër aktorët më të dashur dhe më të kërkuar në mbarë botën.Janë të paharruar edhe filmat  “P a d r o n i   i   H a v a j e v e”,“M a j o r   D a n d i”, “K a r t u m i”, “P l a n e t i    i     m a j m u n ë v e” dhe  “A g o n i a   dhe  E k s t a z a”, kushtuar jetës së skulptorit dhe piktorit gjenial, Mikelanxhelo Buonoriotit/ i cili krijoi kulmin e“K a p e ll ë s    së   S i n k s t i n ë s” dhe skulpturat “D a v i d i n”  dhe “M o j s i u n”.Çarllton Heston realizoi edhe karaktere të tjera të zhanrave të ndryshme , duke hyrë këtu edhe disa role kaubojësh të njohur si “B u f a llo   B i ll i” dhe “P o n i  e k s p r e s” .dhe role tjera historike si në “J u l   Q e s a r i”  dhe  “T r e   m u s k e t a r ë t’’. Kaloi gjysmë shekulli nga realizimi i filmave të tij dhe ne bëhemi gjithnjë e më të interesuar për t’i shikuar dhe për të përjetuar kënaqësinë e tyre të të pashterrshme me forcë të përjetshme.Vazhdimisht e shohim Ben Hurin në kërkim të lirisë, Sidin që dëshiron çlirim kombëtar nga maurët arab, Major Dandin që bën luftë heroike dhe  patriotike, Mojsiun tek merr urdhrat nga Zoti dhe luftën e tij të pandërprerë kundër Faraonit Ramzes, Mikelanxhelon që ta përkujton Statujën e Mojsiut dhe Davidit, por edhe shpirtin rebelues të heronjve të tjerë të interpretuar nga  Çarllton Heston.Duke i shikuar sërish filmat e tij, na duket që po i kthehemi një historie të lashtë njerëzore të heronjve të mëdhenj që krijuan emra të shquar gjatë kohrave dhe periudhave të lavdishme. Na ktheu atje ku dikur shkëlqyen figura dhe personalitete të mahnitshme  që ishin të lidhura dhe të mishëruara me vendet dhe pupujt e tyre të çmuar. Na ktheu në kohrat çlirimtare që përkojnë me çdo periudhë të historisë njerëzore,, sidomos me popujt e robëruar që e kërkonin dhe e meritonin lirinë e tyre të humbur dhe  të shtrenjtë .Përmes personazheve të veta të shumta ishte një lajmëtar i asaj lirie të kërkuar dhe të adhuruar që e ëndërronin popujt dhe njerëzit e ndryshëm të Globit tokësor.Aktori heroik dhe mitik në sytë e mbarë njerëzimit, e dinte fare mirë rolin e tij të përcaktuar në tërë odiseadën e vetë jetësore për të krijuar shumë  vepra dhe kryevepra artistike.E dinte edhe faktin se mund t’ia  dilte edhe detyrës së pranuar me të cilën ishte i lidhur shpirtërisht dhe fizikisht si një Profet i vërtetë me vendin dhe popullin e heronjve të interpretuar të cilët duhej t’i çonte në rrugë të sigurta jetësore.Sa më tepër që kalonin vitet dhe periudhat e ndryshme jetësore, Heston bëhej gjithnjë e më i madh, i adhuruar dhe i përkujtuar me nderime të shumta dhe sinqeritet të  përhershëm.Çdo film tjetër i tij i ri na dukej se zgjonte asociacione të tjera më të mëdha që rrezatonin vazhdimisht. Zgjonte kurreshtje të përhershme sepse kishte krijuar një kult tek çdo spektator i tij besnik…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora