E shtune, 27.04.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj

E hene, 22.02.2010, 10:58 PM


Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj

Bisedoi Këze Kozeta Zylo
kzylo@yahoo.com

Sapo ka mbushur 35 vjet.  Prof.Dr.Arta Musaraj është Rektore e parë dhe e vetmja grua e një Universiteti në Shqipëri, në gjithë historinë e Arsimit të lartë Shqiptar.
Profesore në kërkimet shkencore mbi Komunikimin në Administratën Publike, Ph.D në Ekonomi, e diplomuar në Menaxhim Biznesi, znj.Musaraj drejton prej afro një viti Universitetin “Pavarësia” Vlorë, të vetmin Universitet Privat në Jug të Shqipërisë.
Znj. Musaraj fitoi vendin e parë në anketën 
“Më të spikaturit e vitit 2009 në Vlorë” nga lexuesit e gazetës “Imperial City”, e vetmja e qytetit.
Një vit më parë, kur drejtonte si Dekane Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Vlorës “Ismail Qemali” nderohet me çmimin:
 “ Nder i Gruas Shqiptare” në Prizren, Kosovë, dhënë nga shoqata ndërkombëtare “Iliria” për konsekuencën në mbrojtjen e vlerave historike e intelektuale kombëtare, pasi u rreshtua në ballë të kundërshtive për ndryshimin e emrit të Ismail Qemalit nga  Universiteti  i Vlorës.

Profesore Musaraj, ju keni meritën e patjetërsueshme që gjatë afro një viti kthyet Universitetin “Pavarësia” Vlorë nga një iniciativë e jashtëzakonshme biznesi, në një pike referimi universitare për rajonin, si e arritët këtë?

Universiteti Pavarësia nisi si një histori suksesi, u mirëprit nga komuniteti vlonjat dhe më gjerë, si zgjidhje e duhur për arsim cilësor.  Universiteti “Pavarësia”, është dhe do të jetë vendi ku konvergojnë dhe shumëfishohen vlerat më të mira të komunitetit vlonjat dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. 
Universiteti “Pavarësia” përfaqëson sot një nga investimet më të mëdha dhe serioze në arsimin e lartë në Jugun e Shqipërisë, duke dëshmuar edhe njëhere shpirtin e sipërmarrjes vlonjate dhe rolin e saj në krejt Jugun.
Universiteti “Pavarësia” gjithashtu është dhe do të jetë një element i shprehjes së identitetit kombëtar shqiptar në proceset integruese dhe globalizuese.

Në këto muaj Universiteti “Pavarësia” ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, sepse është vizituar nga rektorë të Universiteteve Europiane, të cilët kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me universitete nga më të kuotuarit e kontinentit të vjetër.  Çfarë po ndryshon në Arsimin Universitar Shqiptar?

Falë kësaj filozofie në Arsimin Universitar Shqiptar, Vlora gjendet si poli i vetëm Universitar jashtë kryeqytetit të Tiranës. 
Universitetit “Pavarësia”  si i  pari universitet privat në gjithë Jugun e Shqipërisë vazhdoi historinë e arsimit universitar Vlonjat në këto 15 vjet, që nga themelimi i të parit Universitet Shtetëror “Ismail Qemali”  në Vlorë  në 1994, por edhe atyre traditave më  të hershme të arsimit të lartë Vlonjat si me Akademinë e Marinës dhe atë të Aviacionit.
Fakti që Universiteti “Pavarësia” tërheq vëmendjen e Ateneve Universitar, që është nga më të shquarit jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën, është dëshmia me e prekshme e këtij realiteti cilësor që ai emëton.
Sot Universiteti “Pavarësia” bashkëpunon me Universitetin “La Sapienza”, Universitetin e Genovas, Universitetin Politeknik të Marcheve, Itali, Universitetin e Evropës Juglindore, Maqedoni, si dhe me Universitetin e Vjenës në projekte të BE-s.
Ne jemi duke ndërtuar bashkëpunime me universitete shumë të rëndësishme në Danimarke e Hungari dhe gjithashtu po zgjerojme hartën e bashkëpunimeve akademike e shkencore me Universitete Amerikane.
Është për t’u evidentuar një fakt shumë i rëndësishëm, i cili dëshmon jo vetëm vizionin, por njëkohësisht cilësinë e çdo gjëje, që ne realizojmë në lidhje me zhvillimin arsimor dhe shkencor, afatshkurtër  të aktivitetit të vet të Universitetit “Pavarësia”.
Ai është pjesë e rrjetit CEEPUS dhe e Programit Tempus për kërkimin shkencor të Komunitetit Evropian si dhe në bashkëpunime bilaterale, qe është duke ngritur një sërë projektesh e kërkimesh me ndikime jo vetëm në këndvështrimin shkencor e akademik, por mbi të gjitha në zhvillimin ekonomik e social të rajonit.

Vetëm pak ditë më parë përmes një votimi online të gazetës së Vlorës, ju u zgjodhët “Personazhi më i Spikatur i vitit 2009” për Vlorën.  Në një qytet si Vlora, me traditën dhe historinë e saj unike, cili është mesazhi kryesor që dërgon komuniteti përmes këtij votimi?  Mediet çfarë roli dhe vendi kanë në këtë shprehje opinioni?

Unë sinqerisht më tepër sesa çmimit, i gëzohem faktit të një sfide, që bën opinioni qytetar lëshuar nga kjo gazetë lokale, “Imperial”, e cila merr atributet e një medie të guximshme e të përgjegjshme për të realizuar misionin e saj me qytetarët,  jo thjesht të përsëritë modelin e krijuar në shumicën e rasteve, ku opinioni diktohet dhe ngulitet nga mediet kombëtare e lokale edhe për interesa të ngushta të grupimeve e kategorive të caktuara të shoqërisë shqiptare. 
Ky votim në një farë mënyre ishte një barometër shumë i mirë i matjes së  shkallës së ndërgjegjësimit civil, si dhe për të reflektuar përmes votimit të emrit të personazhit të caktuar, për ndjeshmëritë dhe vlerat, çka ata konsiderojnë pozitive për jetën e tyre, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi. 
Vetë fakti që njerëzit përpara kompjuterëve të tyre, në një përqindje të konsiderueshme të popullatës gjykojnë, analizojnë dhe së fundi votojnë, dëshmon se sistemi i vlerave shoqërore i vënë në pikëpyetje dhe udhëkryq jo në pak raste, referuar 20 viteve të fundit te historisë sonë, ka dalë nga fushë e trullosjes, dhe ka tanimë identitetin e vet të shprehur qoftë edhe përmes këtij votimi. 
Vlonjatët  me vlerësimin e të “spikaturve” dëshmuan se janë njerëz që duan arsimin, duan artin, sportin, kurajën civile, për të bërë të ndjeshëm zërin qytetar,
Ata vlerësojnë qëllimet e mira dhe të gjitha këto i reflektojnë në personazhet e atyre, që i konsiderojnë njerëzit më të spikatur të vitit.

22 Shkurt, 2010
Staten Island, New York


(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora