E shtune, 27.04.2024, 10:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Krojet (qeshmet) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë

E merkure, 24.02.2010, 10:03 PM


Krojet (qeshmet) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
 
Nga Prof. Hilmi Saraçi
 
Vushtrria si qytet i vjetër ka begati kulturore dhe historike nga më të ndryshmet. Ka trashëguar shumë monomente me rëndësi, jo vetëm kulturore dhe historike, por edhe më gjerë . Përveç monomenteve historike dhe kulturore siq është Ura e Gurit, Kalaja  Dardane , Banja publike (hamami) Xhamia e Gazi Ali Beut, Xhamia e Qarshisë, Xhamia Karamanli, Tyrbja (Teçja) e të tjera , shquhen edhe krojet (qeshmet) që kanë egzistuar në Vushtrri nga koha iliro-romake. Krojet kanë qenë në ato vende ku njerëzit banonin rreth tyre . Në komunën e Vushtrrisë ka shumë gjurmë që flasin për egzistimin e krojeve prej kohërave parahistorike , në kohen antike i kanë përdorur. Gjurmë të dalluara  përciellëse të  ujit  nga këto kroje  ka sidomos  rrëzë Qyqavicës deri në pjesët kodrinore  në veri-lindje  të Qyqavicës  si dhe në anën rrëzë malit të Albanikut (Koopanikut) si dhe në shumë vende të tjera  ku janë gjetur  gypa  të qeramikave  që kanë përciell ujin.  Për Qyqavicën  egziston një legjendë  që bazohet në të dhëna  praktike  se rreth Qyqavicës  ishin 77 lugje , 77  kisha dhe 77 kroje . Gypat e qeramikave që kanë shërbyer në bartjen e ujit janë gjetur në Bequk, ,Mihaliq, Burim (Bivolak), Shtruerë, Rrafshmirë, Karaqë, Begaj.  Ka vende që  edhe topominia hidrogjeografike  gjenden deri në ditet e sotme  si në fshatin Dubovc (Gjytet)  ku në mesjetë janë regjistruar në  regjistrin e defterëve  osmane të regjistrimit të parë të pronave  të njerëzve  dhe dy fshatra  (lokalitete)  Kundrinë e Epërme dhe Kundrinë e  Poshtme  ( fjala kundrinë  është e karakterit hidronimik që përbëhet nga fjala  ku- drinë që do të thotë  vënd kudrinor që rrjedh uji) Në të vërtetë në këtë fshat  janë 10 kroje  natyrore . Edhe në fshatin Beqiq janë gjetur  gjurmë  të sjelljes së ujit nga krojet . Për Krojet janë thurur shumë thënie mitike  se “kush e merr ujin e krojit (uzurpon)  do ta zëjë hataja “…
Njerëzit që kanë  punuar në meremetimin e krojeve  kanë qenë  shumë të ndëruar nga rrethi . Krojet janë ndërtuar me gur dhe gjithnjë është  punuar edhe gavota në afërsi të kroit,  ku kanë pirë  ujë bagëtija  dhe shtazët e egra ..
 Përbërja e këtyre krojeve , përveç atyre me ujë të  ëmbël e shumë të shëndoshë  ka edhe kroje me ujë  mineral që populli e quan  kroje të njelmëta  siq është ujët e kroit në fshatin Brusnik, si dhe kroi “baltak” në fshatin Vrri (Vërnicë). Shquhet edhe kroi në fshatin Bajë i ngjajshëm me atë në Vrri për elementet shëruese. Mirëpo disa kroje megjithate kanë humbur  atë veti tradicionale shërbyese dhe shëruese nga lënia pasdore  dhe kujdesi i pamjaftueshëm ndaj tyre … 
 Milosh Kopiliqi kur ka kaluar njëherë nëpër qytetin e Vushtrrisë  është ndalur me ushtrinë e vet dhe sipas legjendës  kishte thënë : “ ujët e kthjelltë  e arbërit nuk do të shterren  kurrë”, të njëjten thënjë  e kishte përseritur të Ura e Vjetër e Gurit mbi Sitnicë  që nga parahistoria .
 Sipas burimeve gojore të dhëna kohë pas kohe dhe nga dëshmitë materjale që janë gjetur si gypat për ujë,çeramikat e të tjera , dëshmojnë se qyteti i Vushtrrisë kishte  37 kroje publike. Këto kroje ishin të vendosura  gjatë hapsirës sipërfaqësore në tërë qytetin e Vushtrrisë,  që nga Ura e Hekurit (të Dallkajtë) e deri të Ura e Gurit. Deri vonë kroi (qeshmja) ishte të Kisha ortodokse, të Parku i qytetit (në anën veriore të parkut), të qoshi i qarshisë së qytetit . E njohur ishte veçanisht qeshmja të Banja publike (Hamami), pastaj qeshmja të ndërtesa e Entit për Punësim.
 
Tani ka mbetur  vetëm kroi (qeshmja) në qoshën përball kalasë por uji nuk është i pastër për ta pirë . Mirwpo kjo çeshme ka njw rwndwsi tw veçantw pasi ka ujw tw mjaftueshwm tw cilin qytetarwt e pwrdorin pwr pastrim dhe larje , kur mungon uji I ujwsjellwsit. Gjithashtu është renuvuar dhe përdoret për marjen e abdesit qeshmja në afërsi të Xhamisë së Qarshisë…
 
 Sasia e ujrave që ka rrjedhur nëpër këto kroje nuk është studiuar nga ndonjë  hidrolog, por qytetarët e mbajnë në mend se uji nga këto kroje ka rrjedhur i pastër dhe i freskët ku qytetarët janë shërbyer me ujë të pijshëm të kualitetit të lartë . Këto kroje publike e tregojnë një zhvillim të hershëm të qytetrimit të Vushtrrisë me rrethinë që nga koha antike deri me sot . Gypat e ujit të krojeve (qeshmëve) kanë qenë prej keramikës sidomos janë dalluar në fshatin Karaq, Begaj, Bequk, Burim (ish Bivolak) e të tjera që janë gjetur këto burime materjale . Këto të dhëna gojore dhe materjale datojnë nga koha iliro-romake. Fatkeqësisht këto kroje me rëndësi historike kulturore janë “zhdukur” sepse qytetarët e pandërgjegjshëm këto kroje i kanë përvehtësuar duke i adaptuar për nevoja  personale . Qeshmja që ishte  të Parku i qytetit ka qenë një mrekulli jo vetëm për ta parë, por ishte nevojë e qindra mijëra  nxënësëve  të shkollave të mesme që gjendeshin në afërsi të kroit (qeshmës). Ndërsa kroi në fshatin Burim (ish Bivolak) ishte njëri ndër krojet më të njohura në komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë . Kroi kishte katër cepa që pa u ndalë  derdheshin ujë shumë të pastër dhe të fresket dhe me kapacitet të madh. Ky ujë deri vonë është shfrytëzuar edhe për ujitjen e kopshteve me perime të fshatit.  Ky ujë përveç përdorimit për pije dhe pastrim ,kishte edhe elemente sheruese për ata që  kishin pengesa në të pamë. Këte e kanë vërtetuar shumë nevojtarë sidomos për këtë ka dëshmuar më së miri  plaku i fshatit, tani i ndjerë, Mustafë Berisha i cili siq ka deklaruar, herët në mëngjes shkonte të kroi dhe pastronte sytë. Ky krua (qeshme) sipas burimeve gojore dhe materjale  ështe shumë i vjetër, nga koha e përandorisë romake. Fatkeqësisht kjo qeshme (krua ) tani nuk egsiston më, sepse gjatë viteve të 80- ta kur është ndërtuar bazeni (objekti)- repart i Fabrikës së Feronikelit (Drenas), sipas projektit, por edhe nga pakujdesia gjatë gërmimit, ky krua ësht shterrur. Janë shterrur, pastaj në këtë rast edhe pusët (bunarët) nëpër oborre të banorëve të fshatit, Për këtë arsye ndërmarja punuese që ka ngrit objektin (bazenin) në vendin ku ishte kroi i dikurshme ka ndërtuar një bazen më pompa dhe ka “siguruar” ujin për banorët e fshatit . Por uji që përdoret tani nuk është  i pastër dhe i freskët si uji i kroit dikur. Gjatë ngritjes së këtij objekti janë gjetur gypat dhe çeramikë të llojeve të ndryshme . Ky krua e kishte burimin nga Qyqavica dhe kishte një rëndësi të vaçantë për jetën e banorëve të fshatit dhe më gjerë në komunën e Vushtrrisë 
  Kuvendi komunal me ndihmen e shërbimeve të gjeodozisë – katastrit dhe Muzeut Komunal në Vushtrri është dashur t’i identifikojë këto kroje (qeshme) dhe ato t’i nxjerrë në vendin që e kishin dikur dhe në këtë mënyrë t’ia këthejë freskinë e qytetit të lashtë të Vushtrrisë …


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora