Nga Prof. Hilmi Saraçi
Vushtrria si qytet i vjetër ka begati kulturore dhe historike nga më të ndryshmet. Ka trashëguar shumë monomente me rëndësi, jo vetëm kulturore dhe historike, por edhe më gjerë . Përveç monomenteve historike dhe kulturore siq është Ura e Gurit, Kalaja Dardane , Banja publike (hamami) Xhamia e Gazi Ali Beut, Xhamia e Qarshisë, Xhamia Karamanli, Tyrbja (Teçja) e të tjera , shquhen edhe krojet (qeshmet) që kanë egzistuar në Vushtrri nga koha iliro-romake. Krojet kanë qenë në ato vende ku njerëzit banonin rreth tyre . Në komunën e Vushtrrisë ka shumë gjurmë që flasin për egzistimin e krojeve prej kohërave parahistorike , në kohen antike i kanë përdorur. Gjurmë të dalluara përciellëse të ujit nga këto kroje ka sidomos rrëzë Qyqavicës deri në pjesët kodrinore në veri-lindje të Qyqavicës si dhe në anën rrëzë malit të Albanikut (Koopanikut) si dhe në shumë vende të tjera ku janë gjetur gypa të qeramikave që kanë përciell ujin. Për Qyqavicën egziston një legjendë që bazohet në të dhëna praktike se rreth Qyqavicës ishin 77 lugje ,

77 kisha dhe 77 kroje . Gypat e qeramikave që kanë shërbyer në bartjen e ujit janë gjetur në Bequk, ,Mihaliq, Burim (Bivolak), Shtruerë, Rrafshmirë, Karaqë, Begaj. Ka vende që edhe topominia hidrogjeografike gjenden deri në ditet e sotme si në fshatin Dubovc (Gjytet) ku në mesjetë janë regjistruar në regjistrin e defterëve osmane të regjistrimit të parë të pronave të njerëzve dhe dy fshatra (lokalitete) Kundrinë e Epërme dhe Kundrinë e Poshtme ( fjala kundrinë është e karakterit hidronimik që përbëhet nga fjala ku- drinë që do të thotë vënd kudrinor që rrjedh uji) Në të vërtetë në këtë fshat janë 10 kroje natyrore . Edhe në fshatin Beqiq janë gjetur gjurmë të sjelljes së ujit nga krojet . Për Krojet janë thurur shumë thënie mitike se “kush e merr ujin e krojit (uzurpon) do ta zëjë hataja “…
Njerëzit që kanë punuar në meremetimin e krojeve kanë qenë shumë të ndëruar nga rrethi . Krojet janë ndërtuar me gur dhe gjithnjë është punuar edhe gavota në afërsi të kroit, ku kanë pirë ujë bagëtija dhe shtazët e egra ..
Përbërja e këtyre krojeve , përveç atyre me ujë të ëmbël e shumë të shëndoshë ka edhe kroje me ujë mineral që populli e quan kroje të njelmëta siq është ujët e kroit në fshatin Brusnik, si dhe kroi “baltak” në fshatin Vrri (Vërnicë). Shquhet edhe kroi në fshatin Bajë i ngjajshëm me atë në Vrri për elementet shëruese. Mirëpo disa kroje megjithate kanë humbur atë veti tradicionale shërbyese dhe shëruese nga lënia pasdore dhe kujdesi i pamjaftueshëm ndaj tyre …
Milosh Kopiliqi kur ka kaluar njëherë nëpër qytetin e Vushtrrisë është ndalur me ushtrinë e vet dhe sipas legjendës kishte thënë : “ ujët e kthjelltë e arbërit nuk do të shterren kurrë”, të njëjten thënjë e kishte përseritur të Ura e Vjetër e Gurit mbi Sitnicë që nga parahistoria .
Sipas burimeve gojore të dhëna kohë pas kohe dhe nga dëshmitë materjale që janë gjetur si gypat për ujë,çeramikat e të tjera , dëshmojnë se qyteti i Vushtrrisë kishte 37 kroje publike. Këto kroje ishin të vendosura gjatë hapsirës sipërfaqësore në tërë qytetin e Vushtrrisë, që nga Ura e Hekurit (të Dallkajtë) e deri të Ura e Gurit. Deri vonë kroi (qeshmja) ishte të Kisha ortodokse, të Parku i qytetit (në anën veriore të parkut), të qoshi i qarshisë së qytetit . E njohur ishte veçanisht qeshmja të Banja publike (Hamami), pastaj qeshmja të ndërtesa e Entit për Punësim.

Tani ka mbetur vetëm kroi (qeshmja) në qoshën përball kalasë por uji nuk është i pastër për ta pirë . Mirwpo kjo çeshme ka njw rwndwsi tw veçantw pasi ka ujw tw mjaftueshwm tw cilin qytetarwt e pwrdorin pwr pastrim dhe larje , kur mungon uji I ujwsjellwsit. Gjithashtu është renuvuar dhe përdoret për marjen e abdesit qeshmja në afërsi të Xhamisë së Qarshisë…
Sasia e ujrave që ka rrjedhur nëpër këto kroje nuk është studiuar nga ndonjë hidrolog, por qytetarët e mbajnë në mend se uji nga këto kroje ka rrjedhur i pastër dhe i freskët ku qytetarët janë shërbyer me ujë të pijshëm të kualitetit të lartë . Këto kroje publike e tregojnë një zhvillim të hershëm të qytetrimit të Vushtrrisë me rrethinë që nga koha antike deri me sot . Gypat e ujit të krojeve (qeshmëve) kanë qenë prej keramikës sidomos janë dalluar në fshatin Karaq, Begaj, Bequk, Burim (ish Bivolak) e të tjera që janë gjetur këto burime materjale . Këto të dhëna gojore dhe materjale datojnë nga koha iliro-romake. Fatkeqësisht këto kroje me rëndësi historike kulturore janë “zhdukur” sepse qytetarët e pandërgjegjshëm këto kroje i kanë përvehtësuar duke i adaptuar për nevoja personale . Qeshmja që ishte të Parku i qytetit ka qenë një mrekulli jo vetëm për ta parë, por ishte nevojë e qindra mijëra nxënësëve të shkollave të mesme që gjendeshin në afërsi të kroit (qeshmës). Ndërsa kroi në fshatin Burim (ish Bivolak) ishte njëri ndër krojet më të njohura në komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë . Kroi kishte katër cepa që pa u ndalë derdheshin ujë shumë të pastër dhe të fresket dhe me kapacitet të madh. Ky ujë deri vonë është shfrytëzuar edhe për ujitjen e kopshteve me perime të fshatit. Ky ujë përveç përdorimit për pije dhe pastrim ,kishte edhe elemente sheruese për ata që kishin pengesa në të pamë. Këte e kanë vërtetuar shumë nevojtarë sidomos për këtë ka dëshmuar më së miri plaku i fshatit, tani i ndjerë, Mustafë Berisha i cili siq ka deklaruar, herët në mëngjes shkonte të kroi dhe pastronte sytë. Ky krua (qeshme) sipas burimeve

gojore dhe materjale ështe shumë i vjetër, nga koha e përandorisë romake. Fatkeqësisht kjo qeshme (krua ) tani nuk egsiston më, sepse gjatë viteve të 80- ta kur është ndërtuar bazeni (objekti)- repart i Fabrikës së Feronikelit (Drenas), sipas projektit, por edhe nga pakujdesia gjatë gërmimit, ky krua ësht shterrur. Janë shterrur, pastaj në këtë rast edhe pusët (bunarët) nëpër oborre të banorëve të fshatit, Për këtë arsye ndërmarja punuese që ka ngrit objektin (bazenin) në vendin ku ishte kroi i dikurshme ka ndërtuar një bazen më pompa dhe ka “siguruar” ujin për banorët e fshatit . Por uji që përdoret tani nuk është i pastër dhe i freskët si uji i kroit dikur. Gjatë ngritjes së këtij objekti janë gjetur gypat dhe çeramikë të llojeve të ndryshme . Ky krua e kishte burimin nga Qyqavica dhe kishte një rëndësi të vaçantë për jetën e banorëve të fshatit dhe më gjerë në komunën e Vushtrrisë
Kuvendi komunal me ndihmen e shërbimeve të gjeodozisë – katastrit dhe Muzeut Komunal në Vushtrri është dashur t’i identifikojë këto kroje (qeshme) dhe ato t’i nxjerrë në vendin që e kishin dikur dhe në këtë mënyrë t’ia këthejë freskinë e qytetit të lashtë të Vushtrrisë …