Kulturë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
E marte, 23.02.2010, 10:44 PM
Engjëll
Koliqi
N’ATO HAPSIRA
Shumë lotë janë derdhur
Shumë lumenjë janë përgjakur
Në stinë të ndryshme
Nëpër vite e nëpër shekuj
Mes gjarpërinjëve kanë lozur fëmijët e farës sime
Edhe unë aty kam vuajtur
Dhe kam lozur
Kam qarë dhe kam qeshur
Atje ka gufuar shenjtëria
Atje është shkruar dhe shkruhet historia
Atje la ardhur liria
Atje t’ëmbël rriten fëmija
Atje jetën e qëndisë dashuria
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
NË RRËNQETHJE
Një ëndërr e trembur fshihet
Me njjë realitet të vrazhdtë përzier
Edhe një gëzim i befasishëm
Për një dashuri të re
Mbase të papritur
...
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
CINGËROJNË
Varësisht nga vendi
Dhe nga ora
Çdo ditë dëgjohen të cingërojnë:
Enët në kuzhinë
Kumonat në qafë bagëtishë
...
Më me ëndje i dëgjojmë
Dhe i shohim
Gotat në duart e kremtuesve
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
BRËNDA REALITETIT
Në litarin e fatit
Të mbetur varur në nënqiellin e intereseve
I thonë diplomaci
Edhe drejtësi
Ata të mëdhenjtë
Mprehin dhëmbët
Edhe shpatat
Do të ndodhin shumë gjëra
Të pritura dhe të papritura
Shumë diplomaci
Veshur me padrejtësi
Edhe këndej
Edhe andej
Pret apo nuk pret
Gjithçka ndodh
Deri në tragjedi
Medet ...
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
NË SHKËNDIJAT E DASHURISË
Shpirtërat tanë janë më të fortë
Dhe të lumtur
Edhe në këtë të pestën stinë
Na thërret mrekullia
Të jemi protagonistë të parë
Dhe prijës
Në të gjitha rrugët e njerëzisë
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
PËR KËTË DITË TË MADHE
Shumë vuajtje kemi përjetuar
Shumë padrejtësi
Shumë sakrifica
Deri në lumenjë gjaku
-
Sot jemi krenarë
Zotshpie në trojet tona
Lirinë e lulëzojmë
Të gjitha relievet vezullojmë ...
Galrate (Lecco), 16 shkurt 2010
KUR DO MREKULLIA
Në mëngjesin e parë të lumturisë
U zgjova
Me fuqi mrekullie
Stinën e katërt e kapa për veshi
E përplasa në të kaluarën
Erdhi historia
Ma dhuroi stinën e pestë
Me perlat e lirisë
Sot ndjehem i lumtur
Dhe krenar
Nën kurorën mbretërore
Në fronin e dashurisë
Galrate (Lecco), 17 shkurt 2010
NË GJYSMË TË SHKALLËS
Njaj minaku
Djal’ i ri
Në të vërtetë gjithnjë i mirë
Ditenatë
Në shkallë
Brënda shtëpisë
Poshtë e përpjetë
Shumë shpesh gjendet
Nuk shihet
As në fund
As në majë
Por më mirë në gjysmë
I fashitur dhe i shurdhër
Shumë mendon e asgjë s’punon
Galrate (Lecco), 17 shkurt 2010
KRAHËT E ENGJËLLIT
Krahë si të pëllumbit
Krahë që të japin liri
Dëshirë për të fluturuar
Nga lartë për të shikuar
Gjithçka që të rrethon
E për të të dhënë llogari
Që një ditë gjithçka do të përfundojë
Dëshirohet të preket qielli
Të mbërrihet e të shpaloset
Për të dhënë llogari të fshehtësive
Që përmbanë ajo kaltri e pafund
E bukurive dhe gëzimeve
E lumturive
Që janë mbi ty
N’atë qiell që të duket i pakapshëm
Mendon se nuk do e arrish kurrë
Është shumë i lartë për ty
Jo-jo
Nuk është ashtu
Me krahët e engjëllit do e arrish
Të tërin do e përshkosh
Galrate (Lecco), 17 shkurt 2010
N’AGUN E PARË
Hëna perëndonte
Dielli lindte
Mbretëresha ime ndalej
Gjithçka shikonte
Gëzohej dhe dashuronte
Se dielli sillte ditën e re
Gëzimin e ri
Dashurinë e re
Mrekullitë e reja
...
Galrate (Lecco), 17 shkurt 2010
BORA
Zbret ngadalë
Mbi kulmet e shtëpive
Zbardhëllon dhe lodhë gjithçka
Bora
Bardhësia e ftohtë
Pushon mbi shtëpi
E mbi livadhe të pafundme
Gëzon e nxenë zemrat e dashuruara
Pescate (Lecco), 18 shkurt 2010
NËSE ...
Nëse ia del të mos e humbasësh kokën
Kur të gjithë rreth teje e humbin
Duke ta lënë fajin ty
Nëse ia del te kesh besim në ty
Kur të gjithë dyshojnë
E duke vënë në llogari edhe dyshimin e tyre
Gjendjen dhe realitetin ta kuptosh
Nëse ia del të presësh
Pa u lodhur në pritje
Nëse i shpifur
Nuk do të humbësh kohë me shpifje
Ose nëse i urrejtur
Nuk do të bësh të të marrë urrejtja
Por pa u dukur shumë i mirë as shumë i mençur
Me karizmë botën ta përqafosh
Nëse ia del të ëndërrosh
Që ëndërra të mos jetë padrone
Nëse ia del të mendosh
Që të menduarit të mos jetë qëllimi yt
Nëse ia del të përballësh suksesin e josuksesin
Duke trajtuar ata dy mashtrues në të njëjtën mënyrë
Nëse ia del të ridëgjosh të vërtetën e shpehur nga ti
E shtrembëruar nga qerratatë
Për t’i kurthuar të padjallëzuarit
Që t’i shohësh duke u shembur gjërat
Për të cilat jep jetën tënde
Dhe të përkulesh
Për t’i vënë bashkë me mjetet e palosura
Nëse ia del t’i grumbullosh
Të gjitha fitoret tua
Dhe të shënjosh me një goditje të vetme
Në kokë dhe n’udhëtryqin e problemeve
Dhe të humbësh
Dhe të rifillosh gjithçka nga fillimi
Pa pipëtirë kurrë
E pa thënë gjë fare mbi humbjet
Nëse ia del të detyrosh zemrën
Nervat dhe muskujt
Edhepse të mbaruara nga një pjesë
T’u shërbesh qëllimeve tua ...
Dhe të mbahesh i fortë
Kur asgjë më të mos mbetet në ty
Përveç vullnetit që urdhëron:
“Mbahu i fortë”
!!!
Nëse ia del t’u flasësh turmave
Duke ruajtur virtytet tua
Dhe të shëtisësh me mbretin
E të mos humbësh qenësinë tënde të zakonshme
Nëse as armiqtë as miqtë e dashur nuk do ia dalin të të godasin
Nëse të gjithë këndojnë për ty
Por askush kurrë tepër
Nëse ia del të përmbushësh një çast të pamëshirshëm
Dhe t’i japësh vlerë gjithësecilit në minutën e tij
Atëherë bota është e jotja
Me gjithçka përmbanë
E ajo më e rëndësishmja –
Ti do të jesh mbretëresha ime
Dhe vetëm e imja
Pescate (Lecco), 18 shkurt 2010
PARALAJMËRIM!
Dëgjoj trokitje
Në këtë zemrën time
Besoj të jetë mu dashuria
Një rrahje e hatashme
Më duket si një vajtim
Sepse të ndjej shumë larg
...
Të dua
Të ndjej larg
Jo – të ndjej afër
Dhe ndjehem si fëmijë
Si një fëmijë që
Në çdo çast ka nevojë për dashuri
...
Një ditë do të të gjej
Do e shijojmë dashurinë
Bashkë
Do i ndrisim të gjitha relievet
Jam i sigurtë
Se më thonë të rrahurat e zemrës
-
Më trokasin dashuria e lumturia!
Pescate (Lecco), 18 shkurt 2010
EJA!
Je e fortë dhe e bukur
Idol i dashurisë sime
Dua të të puth
Por ...
Mbase na duhet një stol froni
Ku të vallëzojnë zemrat
...
Eja mbretëreshë
Ta marrim fronin
Ta shtrijmë regjimin e dashurisë
Në të gjitha relievet
Kudo në botë
Dhe në mbarë gjithësinë
...
Pescate (Lecco), 18 shkurt 2010
IN QUEI SPAZI
Tante lacrime ci sono versati
Tanti fiumi ci sono sanguinati
Nelle varie stagioni
Negli anni e nei secoli
Tra i serpenti hanno giocato i
bambini della mia sorte
Anch’io lì ho sofferto
Anche ho giocato
Ho pianto e ho riso
Lì ha scaturito la santità
Lì si è scritta e si scrive la
storia
Lì è venuta la libertà
Lì dolci si crescono i bambini
Lì l’amore ricama la vita
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
NEI BRIVIDI
Si nasconde un sogno spaventato
Con una aspra realtà mischiata
Anche una gioia sorprendente
Per uno nuovo amore
Forse inaspettato
…
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
STRIDULANO
Dipendente dal luogo
E dall’ora
Ogni giorno si sentono di
stridulare:
Recipienti in cucina
Suonerie in colla dei bestioni
…
Con più piacere li sentiamo
E li vediamo
I bicchieri nelle mani dei
festeggianti
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
DENTRO LA REALTÀ
Alla corda della fortuna
Rimasti pendenti nei sottocieli
degli interessi
Dicono diplomazia
Anche giustizia
Quelli grandi
Temperano i denti
Anche le spade
Succedono tante cose
Aspettate e non aspettate
Tante diplomazie
Vestite con ingiustizie
Anche di qua
Anche di là
Aspetti oppure non aspetti
Tutto quanto succede
Fino alle tragedie
Purtroppo …
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
NELLE SCINTILLE DELL’AMORE
Le nostre anime sono più forti
E felici
Anche in questa quinta stagione
Ci chiama il miracolo
Di essere primi protagonisti
E guidatori
In tutte le strade dell’umanità
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
PER QUESTO GRANDE GIORNO
Tante sofferenze abbiamo
sopportato
Tante ingiustizie
Tanti sacrifici
Fino ai fiumi di sangue
-
Oggi siamo orgogliosi
Padroni di casa nei nostri suoli
Fioriamo la libertà
Luccichiamo tutti i rilievi …
Garlate
(Lecco), 16 febbraio 2010
QUANDO VUOLE IL MIRACOLO
Nel primo mattino della felicità
Mi sono alzato
Con forza del miracolo
Ho preso per l’orecchio la quarta stagione
L’ho sbattuto al passato
È venuta la storia
Mi ha donato la quinta stagione
Con le perle di libertà
Oggi mi sento felice
E orgoglioso
Sotto la corona reale
Nel trono dell’amore
Garlate
(Lecco), 17 febbraio 2010
A METÀ SCALA
Quel topolino
Ragazzino
In verità tanto bravo
Giorno e notte
Sulla scala
Dentro casa
Giù e su
Molto spesso se ne sta
Ne in basso
Ne in cima
Ma piuttosto alla metà
Quieto e muto
Molto pensa e nulla fa
Garlate
(Lecco), 17 febbraio 2010
GLI ALI D’ANGELO
Ali di colomba
Ali che ti danno libertà
Voglia di volare
Dall’alto guardare
Tutto quello che ti circonda
Di renderti conto
Che un giorno tutto finirà
Voler toccare il cielo
Arrivare e sfiorare
Per rendere conto dei misteri
Che contiene quell’immenso azzurro
Delle bellezze e gioie
Delle felicità
Che sono sopra di te
In quel cielo che ti sembra
irraggiungibile
Pensi che non lo raggiungerai mai
È troppo alto per te
No – no
Non è così
Con ali d’angelo lo raggiungerai
Tutto del tutto percorrerai
Garlate
(Lecco), 17 febbraio 2010
NELL’AURORA PRIMA
La luna calava
Il sole sorgeva
La mia regina si fermò
Tutto quanto guardò
Si rallegrò e amava
Perché il sole portava il nostro
giorno
La nuova gioia
Il nuovo amore
I nuovi miracoli
…
Garlate
(Lecco), 17 febbraio 2010
LA NEVE
Scende piano
Sui tetti delle case
Bianca e stanca tutto
La neve
Bianchezza fredda
Si riposa sulla casa
E sui immensi prati
Rallegra e scalda cuori
innamorati
Pescate
(Lecco), 18 febbraio 2010
SE …
Se riesci a non perdere la testa
Quando tutti intorno a te lo
perdono
Dandone a te la colpa
Se riesci ad avere fiducia in te
Quando tutti dubitano
E mettendo in conto anche il loro
dubitare
Capire la situazione e la realtà
Se riesci ad attendere
Senza stancarti nell’attesa
Se calunniato
Non perderai tempo con le calunnie
Oppure se odiato
Non farai di prenderti l’odio
Però senza apparire troppo buono
o troppo saggio
Abbracciare il mondo con carisma
Se riesci a sognare
Senza che il sogno sia padrone
Se riesci a pensare
Senza che pensare sia il tuo
scopo
Se riesci affrontare il successo
e l’insuccesso
Trattando quei due impostori allo
stesso modo
Se riesci a riascoltare la verità
da te espressa
Distorta da furfanti
Per intrappolarli gli ingenui
O a vedere crollare le cose
Per cui dai la tua vita
E a chinarti
Per rimetterle insieme con mezzi
ripiegate
Se riesci ad ammucchiare
Tutte le tue vincite
E a segnare con un solo colpo
In testa e all’incrocio dei problemi
E a perdere
E a ricominciare tutto da capo
Senza mai fiatare
E senza dire nulla delle perdite
Se riesci a costringere il cuore
Nervi e muscoli
Benché sfiniti da un pezzo
A servire ai tuoi scopi
E a tenerti duro
Quando niente più resta in te
Tranne la volontà che ingiunge:
“Tieniti duro”
!!!
Se riesci a parlare alle folle
Serbando le tue virtù
O a passeggiare con il re
E di non perdere il tuo essere
ordinario
Se ne i nemici ne i cari amici
riusciranno a colpirti
Se tutti cantano per te
Ma nessuno mai troppo
Se riesci a riempire un attimo
inesorabile
E dare valore ad ognuno nel suo
minuto
Allora il mondo sarà tuo
Con tutto quanto che contiene
E quella più importante –
Tu sarai regina mia
E solo mia
Pescate
(Lecco), 18 febbraio 2010
PREAVVISO!
Sento bussare
In questo mio cuore
Credo proprio sia l’amore
Un battito tremendo
Che sembra come un lamento
Perché ti sento troppo lontano
…
Ti amo
Ti sento lontano
No – ti sento vicino
E mi sento come bambino
Come un bambino che
In ogni momento ha bisogno per
amore
…
Un giorno ti troverei
Assaporeremo l’amore
Insieme
Illumineremo tutti i rilievi
Sono sicuro
Perché mi dicono i battiti del
cuore
-
Mi bussano l’amore e la felicità!
Pescate
(Lecco), 18 febbraio 2010
VIENI!
Sei alta e bellissima
Idolo del mio amore
Vorrei baciarti
Ma …
Forse ci vuole uno sgabello
Dove possono ballare i cuori
…
Vieni regina
Prendiamo il trono
Spargiamo il regime dell’amore
In tutti i rilievi
Dappertutto nel mondo
E nell’universo intero
…
Pescate
(Lecco), 18 febbraio 2010