Kulturë
Vehbi Bajrami: Bisede me Profesor Isuf Luzaj
E shtune, 27.02.2010, 09:43 PM

Marre nga libri : “Shqiptaret e Amerikes” me
autor botuesin e gazetes “Illyria ” Vehbi
Bajramin
Bisede me Profesor Isuf Luzaj
“Historine e vertete nuk e shkruan as
komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te
shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume
historiane qe te shkruajne historine”.
Vitet
1936-1938 qene vite te zeza, - thote ai. – Kane vdekur fshataret ne Vlore me bar ne goje, ua shoi jeten uria. Atehere
ra dhe termeti qe rrenoi cdo gje. Studentet ishin shume te pakenaqur me
gjendjen e krijuar. Me 28 nentor te vitit 1938, nje mije
e teteqind studente te Liceut te Korces bene nje demonstrate te madhe. “Duam
buke, populli po vdes”, therritnin ata. Erdhi urdheri per arrestime. I futen
studentet ne oborin e liceut dhe ua mbyllen dyert. Tri dite studentet qendruan
te mbyllur, pa buke e pa uje. Pas disa ditesh erdhi Harilla Teodosi, inspektor
I pergjithshem I pallatit mbreteror, per te inspektuar gjendjen. Ai ishte
shqiptar nga Bullgaria qe e fliste dobet shqipen. Dha udher te liroheshin
studentet. Liceu I Korces ishte lice francez. Ishim vetem tre profesore shqiptare: une, Enver
Hoxha, qe e emeroi kunati I tij edhe pse nuk kishte diplome dhe Sotir Kozmo. Te
tjeret ishin nga Franca .
Drejtori I liceut De Kurvil, mblodhi te gjithe profesoret dhe filloi te pyeste:
- Pse jane ngritur studentet ne demonstrate? A e perkrahin studentet
komunizmin?
Fola dhe une.
- Studentet e liceut, - thashe une, - duan nje qeveri demokratike, nje qeveri
qe ta votoje parlamenti.
- Studentet jane komuniste! – bertiti dhe u ngrit ne kembe me kamxhik ne dore Harila
Teodosi.
- Ai ishte njeriu me i afert i Zogut. Rrihte gjeneralet dhe ministrat. Askush
nuk guxonte t’ia kthente fjalen.
- Ne qofte se ata jane komuniste, - tha Harila, - ju dhe Enver Hoxha I keni
mesuar te behen te tille.
- Une ju siguroj se studentet nuk jane komuniste, por liberale, - I thashe.
Dhe, isha I bindur per kete. Me vone e kuptova se nuk kisha thene te verteten.
Enver Hoxha kishte bere punen e vet ne menyre te fshehte te embeltorja e Koci
Bakos, duke I tubuar studentet neteve te vona dhe duke u shpjeguar doktrinen
marksiste. Keta studente me vone e bene ate komisar politik dhe me vone u
zgjodh sekretar I Partise Komuniste.
- A
foli gje Enveri ne takim me Harilla Teodosin? – e pyes profesorin.
- Jo, - pergjigjet ai. – Ishte me i zgjuar se ne. Qe dinak i madh.
Ne kishim qene shoke ne Paris ,
shoke ne atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymezonte
studentet per te perkrahur komunizmin. Per te dua t’ju flas me vone
gjeresisht.
Me 7 prill te vitit 1939, Italia zbarkoi ne Shqiperi. Si e kujton ate kohe
prof. Isuf Luzaj?
- Diten e Pashkeve, Musolini tha ne radio: “Per keto pashke, vezet do t’i kuqim
me gjak.” Une isha profesor ne Shkollen Tregtare te Vlores.
- Ne duhet te veme ne lufte, - I thashe drejtorit.
- Me ke te luftojme? – ma ktheu. – Nuk e di se ata vine me topa e vapore?
- Se bashku me nja 120 studente, vendosem te luftojme kunder italianeve. Morem
ca pushke te vjetra. Ato ishin te ndryshkura se i kishin futur ne nje xhami qe
pikonte. Ne dhjete pushke, vetem njera zbrazte fisheke. Ne ate konflikt me
italianet ne Vlore ,
me shume luftoi krahina e Kucit, e udhehequr nga Rrapo Celoja. Me
te ishin nja 600 katundare te armatosur me pushke. Ata qendruan nja tri ore te
porti. Disa
prej tyre u vrane e disa u plagosen. Nga studentet tane u plagos Fadil Katoshi
nga Durresi. Ushtria
italiane kishte nja 4-5 vapore. Vloren nuk e bombarduan. Fshataret
i kthyen tri here varkat e vaporet, - kujton profesori.
-
C’ndodhi pas zbarkimit italian ne Shqiperi?
- U mbyllen shkollat, filluan te mbahen demonstrata kunder pushtuesve
italiane. Ne Vlore u be demonstrata e pare e studenteve me
flamurin tone, pa shenja te Italise. Rreth nje mije studente dhe nje mije
qytetare, brodhem rrugeve te Vlores, duke kenduar himnin e flamurit. Nje student
I shkolles tregtare vrau nje polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bere une
nje veper te tille dhe me arrestuan. Se pari me cuan ne burgun e Vlores e
pastaj ne ate te Durresit, prej nga, pas disa muajsh, me transferuan se bashku
me 12 studente ne Brindisi te Italise. Ky ishte burgu me i keq qe
kam pare ne jete. Prej burgut te Brindisit na transferuan ne Gaeta e prej atje ne Ventotene. Aty takova
Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin me te madh qe ka pasur raca shqiptare.
Ketu na mbajten deri me 1942. Se kush u kishte treguar pergjegjesve te burgut
se une kisha shkruar poezi per luften e Vlores! Ky u be shkak qe te me conin ne
nje keshtjelle ne Cortono D’Areco. Atje njoha Ali Kelcyren, I cili me tregoi
se, para se ta internonin, kishte formuar Ballin Kombetar me Mit’hat Frasherin,
Fuat Bej Dibren e Lef Nosin, po nuk kishin statut te organizates. Ne varrezat e
keshtjelles, te dielave, populli shkonte per te vendosur lule. Edhe ne, nje
dite, bleme ca lule per te nderuar te vdekurit, vetem qe karabinieret italiane
te mos na hetonin se po bashkepunonim. Ne ate vend, disa te diela rresht,
shkuram Dekalogun e Ballit Kombetar. Ali Kelcyra fliste, une shkruaja. Une
propozova qe ne Dekalog te hynte pika e shtate: “Organizata e Ballit Kombetar do te
zbuloje vlerat e verteta, do t’I edukoje njerezit, pa marre parasysh besimin,
krahinen ose partine politike.”
-
Si u liruat nga burgu? – e pyes profesorin.
- Ali Kelcyren e falen. Kur shkoi ne Shqiperi, foli me Ernest Koliqin,
minister i arsimit. I tregoi se kishte dy vjet qe po qendroja ne burg dhe isha
i semure. Une ne te vertete nuk isha i semure, por kete e tha qe te me lironin
me shpejt. Keshtu me liruan
nga burgu. Ali
Kelcyra, pas lirimit, u be mik i gjeneralit Dalmaco qe ishte komandant i
ushtrise italiane ne Shqiperi. Donte te mesonte nga ai planet e pushtuesve ne
Shqiperi dhe, meqenese kishte ca pyje, ua shiti atyre per te prodhuar leter.
Keto ishin kontakte tregtare personale. Keshtu e dinim ne ne ate kohe. Po ai, sic thashe, me shume i beri qe te ishte ne
kontakt me Dalmacon. Historia do te gjykoje se a beri
keq ai qe u fut ne nje lloj marreveshje me te: “Mos me vrit, nuk te vras.”
Gjithcka eshte shkruar per historine e Ballit, po historia kurre nuk eshte qind
per qind e drejte. Nje filozof francez thote: “Historia 50 per qind eshte
falso.” Pse? Sepse
ai qe shkruan, thote ate qe di. Po ai mund te dije pjesen e vogel te gjerave qe
kane ndodhur. Historine e vertete nuk e shkruan
as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur
te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume
historiane qe te shkruajne historine.
- Kur dola nga burgu, - thote prof. Luzaj, - Ali Kelcyra me caktoi te shkoja
anekend Shqiperise per te organizuar rinine kunder Italise. Ishte maji I vitit
1942. Partia Komuniste kishte formuar cetat, por nuk ishte futur ne aksion. Priste
urdherat nga Belgradi. Me vone u formuan cetat e Ballit Kombetar. Komandant u
emerua Hysni Lepenica e keshilltar politik I tij, Hysni Muco.
* * *
Cilat
kane qene lufterat me te rendesishme te Ballit kunder okupatorit italian?
- Lufta me e rendesishme ka qene ajo e Selenices, qe e kam komanduar une, si
dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nen udheheqje te Hysni Lepenices. Hysniu
ishte atdhetar e trim. Vetem Skenderbeu mund te kete qene me trim se ai.Po ai ishte iI pashkolluar. Nuk
e dinte se c’eshte partia e c’eshte statuti. Ne pese luftera e kam pare me syte
e mi tek ecte ne kembe me pushke ne dore, balle per balle me armikun. Ne te
djathte e ne te majte, vriteshin njerezit, mitralozi korrte dhe barrin e ate
nuk e kapte plumbi. Ngrihej ne kembe, therriste luftetaret qe te shkonin pas
tij duke u thene se plumbi i italianit nuk te kapte. Prej ketyre lufterave, megjithate
me e renda ishte ajo e Ballshit. Kjo lufte zgjati tri dite e kater net. Ne fund
italianet u dorezuan. Ne nje liber kam lexuar me vone se meritat per kete Enver
Hoxha ua faturon komunisteve. Po ate lufte nuk e beri as Balli as Partia
Komuniste. 37 luftetare shqiptare vdiqen, po nuk I njihte askush se kush ishin.
U plagosen edhe nja njeqind te tjere. E di si fillon lufta? Njeriu, me te
degjuar se ka krisur pushka, le qete ne are, merr pushken dhe shkon ne lufte.
Dhe nuk dihet kush se c’eshte. U plagos edhe nje djale qe ishte roja ime
personale.
Sa
veta u vrane ne anen e kundershtareve?
- Ata u vrane me shume, por nuk dihej numri. Ne u detyruam te iknim.
Sikur te qendronim me shume, do te behej kasaphane, sepse erdhen edhe kater
batalione italianesh dhe nuk kishim mundesi te perballeshim me ta.
Si
u organizuan luftetaret shqiptare per kete beteje?
- Iniciativa per te kundershtuar italianet ne Ballsh ishte e Ballit
Kombetar, pasi rame dakord ne Shkoze ne shtepine e Gani Alikos, me Mehmet
Shehun, Hysni Kapon dhe nje inxhinier komunist. Ne cdo fshat kishim nga nje
celule prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe PK-ja. Prej anetareve te
celulave askush nuk u vra. Komunistet nuk kishin asnje oficer teknik te luftes.
Ne, te pakten, kishim njerin qe kishte qene toger ushtrie dhjete a
pesembedhjete vjet.
-
A ishit te armatosur dhe ku i gjenit armet?
- Armatimi yne ishte i vjeter. Kishim vetem dyfeke e mitraloze.
Prof.
Isuf Luzaj mori pjese aktive ne Konferencen e Mukjes.
- C’ka mbetur ne kujtesen tuaj? Si e pate atehere kete ngjarje dhe si e shihni
sot?
- Konferenca e Mukjes, me 1943, eshte ngjarja pa te cilen eshte veshtire te
flitet per historine e asaj kohe. Ata qe moren pjese ne te, me te vertete ishin
perfaqesues te popullit. Ne te merrnin pjese edhe kosovaret e camet dhe
komandantet e forcave te armatosura. 12 perfaqesues kishte Balli e po aq kishte
edhe PK-ja. Idene per mbajtjen e Konferences e dha Mit’hat Frasheri me Ali
Kelcyren. Mit’hati me pat thene se idene e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e
Fuat Bej Dibren. Ky I dyti dikur kishte 5 restorante ne Paris .
I kishte dhene Ismail Qemalit 30 mije napoleone florinj qe te shetiste boten
dhe I paguante gazetat qe te botonte artikuj ne dobi te ceshtjes sone
kombetare. Erdhi koha qe kur u kthye ne Shqiperi, nuk kishte ku te flinte. Mori
me qira nje shtepi ne Tiranen e vjeter. Ne Konferencen e Mukjes, pervec ketyre
te dyve, mbaj mend keta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frasherin, kryetar,
Ali Kelcyren, nenkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicen dhe Hysni
Mucen. Nga ana e PK-se ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, I cili me vone
braktisi PK-ne per shkak te ceshtjes se Kosoves, Mustafa Gjinushin dhe Mustafa
Kacaci. Te tjeret nuk I njihja se kush ishin. Merrnin pjese mijera vete qe
rrinin nen ullinj, se aty nuk kishte shtepi. Kishte vetem nje mulli atje afer
ku flinte Mit’hat Beu I semure nga kolla. Ne shesh ishin vendosur 24 veta,
ndersa te tjeret rrinin anash. U bisedua tere diten ceshtja e Kosoves dhe me ne
fund komunistet derguan kasnecin qe merrte urdhera nga Enver Hoxha: u pranua
marreveshja. Kur u mor vendimi I perbashket, nga perfaqesuesit e Ballit dhe
PK-se, qe Kosova te jete pjese e Shqiperise etnike, jehuan kodrat e fushat nga
duartrokitjet e turmes, te ciles nuk I shihej fundi. Gezim me te madh ne jete
nuk kam pasur. Me vone, sic e
dini, nga presioni I komunisteve jugosllave, komunistet shqiptare na e kthyen
shpinen.
* * *
…
- Kur u be pajtimi mes ballisteve dhe komunisteve ne Konferencen e Mukjes, -
tha ai, - hartuam traktet, I hodhem ne Tirane e gjetke dhe se bashku me Mit’hat
Frasherin, Fiqri Dinen, Fuat Beun e Lef Nosin vajtem ne Diber. Me emeruan
perfaqesues te cetave te Ballit Kombetar. Une duhej t’u jepja urdher cetave se
si duhej te vepronin dhe t’I raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emerua
komandant I cetave te Ballit ne jug te vendit, ndersa Hysni Muco, nderlidhes I
cetave te Ballit me Komitetin Qendror. Ne ate kohe italianet dogjen pallatin e
Fiqri Dines. Ai pallat I bukur, me kater kate, beri dy jave derisa u dogj. Filluam
luften kunder italianeve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, I biri I Isuf Elezit. U
mblodhem 180 bajraktare dhe formuam “Besen dibrane”. Mbajti nje fjalim Mit’hat
Beu. Fola edhe une. Deshperimin me te madh ne jete e kam pasur atje, kur e
kuptova se ata qe udhehiqnin Ballin ishin bejlere. Fatkeqesia me e madhe ishte
se disa prej tyre kishin bashkepunuar me qeverine italiane, sic ishin Gjon
Marka Gjoni, Pjeter Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin keshilltaret e Ballit
Kombetar. Ne Diber gjetem edhe nje prefekt nga Kurveleshi qe, po ashtu, kishte
bashkepunuar me italianet. Keshtu, “Besa dibrane” u shua, ndersa italianet
vrane Qazim Koculin ne Vlore .
Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perendia I Laberise.
Kur I thosha popullit qe te veme ne lufte, me pyesnin: “C’thote Qazimi?” Po te mos vritej ai, mendoj se nuk do te fitonte
as PK-ja.
* * *
-
Cilat jane shkaqet e deshtimit te Ballit?
- Faji kryesor i mosorganizmit tone ishte te bejleret, te cilet ishin
anetare te Komitetit Qendror. Balli, per te mos fituar komunistet, do te duhej
te bente keto gjera: te mbante tri grupet e ushtrise nen komanden e vet; nje
grup neShkoder ,
ndersa dy te tjeret ne Tirane e Elbasan, qe perbenin rreth 120 mije
ushtare te armatosur. Po t’I udhehiqte Balli keta ushtare, komunistet
nuk do te fitonin. Komandantet e grupeve erdhen ilegalisht me ne, ndersa
ushtaret shkuan ne shtepite e tyre. Ushtaret e oficeret, I lane kazermat dhe
vetem gjeneralet erdhen me ne! Balli po ashtu nuk ishte ne gjendje te formonte
ceta ne tere Shqiperine. Ceta pati vetem ne Vlore ,
Berat, e ne Korce. Ne Korce ceta u shkaterrua, sepse komandanti beri
vetevrasje. Ne prefekturen e Beratit ishte Abas Ermenji qe nuk zbrazi asnje
pushke kunder italianeve se, s’kishte rast, meqe italianet ishin ne Vlore e Berat.
-
A ishit ju atehere te vetedijshem per keto qe thoni sot?
- Ne ate kohe nuk I dija keto gjera. Vetem ne Diber e kuptova se
kishim humbur luften, per shkak te bejlereve nga te cilet Shqiperia kurre s’ka
pasur e as qe do te kete ndonje perfitim. Bejne perjashtim bejleret sic ishte
Ismail Qemali, Mit’hat Frasheri e ndonje tjeter. Pervec kesaj, ne Komitetin
Qendror nuk patem asnje njeri te ri. Isha vetem une qe nuk kisha shume
eksperience.
Si
e cmoni personalitetin e Mit’hat Frasherit?
- Mit’hati ishte nje njeri shume i ndershem. Atdhetar qind per qind e i
sinqerte. Demokrat ne teori, asristokrat ne praktike. Ne teori e donte
demokracine, po ne praktike ishte me bejleret e Toptanit, sepse i kishte
farefis dhe me ata te Elbasanit, te Korces e te Shkodres. Ata bejlere, sic
thashe, ishin armiku i popullit, sepse ata e mbajten ne hu e litar 500 vjet
popullin shqiptar nen sundimin turk. Nje shqiptari qe i sherbente sulltanit, i
jepej titulli bej.
-
Komunistet ishin me te organizuar se Balli Kombetar?
- Ata ishin shume me te organizuar. Kishin pervoje, sepse u vinin
urdherat dhe mesimet nga Belgradi. Balli Kombetar nuk kishte as statut, as kod
apo ligj. Nuk patem asnje leter te shkruar se c’duhej te benim…
-
Clirimi I Shqiperise eshte produkt i rrethanave historike, apo…?
- Clirimi I Shqiperise eshte vdekja e boshtit Rome-Berlin. Luften e
humbi Hitleri dhe Musolini. Shqiperia mbeti zone e asnjerit. Atehere, PK-ja, qe
ishte me e organizuar se Balli Kombetar, mori fuqine ne dore. Duhet te dime nje
gje: komunistet nuk kane zhvilluar asnje betej kunder gjermaneve. Eshte turp te
thone se kane luftuar. Ata hyne ne Vlore pese dite pasi iken gjermanet.
Gjermanet ishin ne Shkoder , kur ata erdhen ne Tirane .
* * *
-
Ne fillim te kesaj bisede thate se nuk ka njeri qe e ka njohur me mire Enver
Hoxhen. Cili ishte Enver Hoxha?
- Ai qendroi 11 vjet ne France dhe nuk fitoi
diplomen. I jepte para kunati I tij qe ishte milioner nga Gjirokastra. Ky I
hiqte atij shpenzimet, sepse do te fejohej e martohej me motren e tij. Kur ai
vajti dhe pyeti ne Universitet dhe mori vesh se s’ka dhene asnje provim, ia
nderpreu ndihmat. Enveri me vone mbeti pa burim te financimit dhe u fut ne
Partine Komuniste, sepse ajo u jepte te huajve dreka e darka, ushqim e strehim.
Mbante nje cante te madhe, per t’u paraqitur para te tjereve se kishte libra ne
te. Nderroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurre. Te tregoj edhe nje
barcolete per te. Nje dite ai me telefonoi vone. “C’ke bere ashtu” – me pyeti I
nervozuar. “Ke nxjerre nga canta ime librat e ke futur ca tulla ne te”. Iu
betova se nuk e kisha bere une nje gje te tille. Kur I tregova per kete Dhori Panos, ma ktheu duke
qeshur: “Une kam gjashte muaj qe ia kam futur ne cante ato tulla e ai tani I
paska pare!” Enver Hoxha na pat treguar nje dite se e kishte veshtire ta gjente
Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njehere ne gjashte muaj.
-
Pata rast te takoja nje doktor japonez ne Amerike, I cili kishte qene mjek
personal I Enver Hoxhes, - tregon prof. Luzaj.
– Diten qe m’u dha medalja e nderit nga
presidenti Ronald Regan ne Universitetin e Indianes, erdhen edhe disa shqiptare.
Stavro Skendi, profesor ne Universitetin “
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Epigrame
Shaban Sinani: Shaban Demiraj Si “albanët” u bënë “shqiptarë”
Suzana Kuqi: Avatar
Gani Qarri: Heronjëve të Lirisë
Cikël poetik nga Fadil Bekteshi
Demir Krasniqi: Kënga e Ndoc Mark Gegës
Luan Çipi: Babi im
Skënder R. Hoxha: Lirika me shumësi motivore
Marash Gojani: Pavarësia e Kosovës
Eduard M. Dilo: Një poete shkodrane
Neki Lulaj: Avzi Nela një poet kukësian (Cikël poetik)
Jorgo S. Telo: Kuvend me Ali Asllanin...
Gjergji Dushku: Kënga e të ikurve
Dibran Demaku: Cikël poetik satirik
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Hilmi Saraçi: Krojet (qeshmet) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së
Zyli Gaxholli: Flash poetik
Mazllum Saneja: Poezi nga Agim Gjakova dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi