Ditar poetik-shkurt 2007
Nga Përparim Hysi
1.Syperënduar
Sytë i perëndon,me buzë seç më ndjell
Dhe aq më"ngacmon";bëhem lylyver
Ashtu,mjeglluar,nisem që të zë
Ta dish syperënduar,pa zënë nuk të lë.
Sado që jam plak,nuk duroj "ngacmim?!"
Akoma marr "hak",pret "biçaku"im
Hakun dashurisht,nuk e lë pa marrë
Biçaku i fildisht,ende bën "zarar"
1 shkurt 2007
2.Mbi mua more "hak"
Me një penjuar mjegulle,dal nga një banjë qumështi
Një trup si prej vjedulle,si gusht m'u bë shkurti
Më filloi zjarmia dhe jam si në jerm
Më zë dashuria,për çfarë të të them.
Trallisur nga jermi,penjuarin ta flak,
Por t'u "ngjit" ty jermi;mbi mua more "hak"
15 shkurt 2007
3.Si një zog i vetmuar
Si një zog i vetmuar,që ciat e qan mbi pemë
Katandisa i mërguar dhe nga mëndja jam ujem
Se çfarë kam,vet e di;se çfarë kam ,po shkoi kaq gjatë
Më mungon,moj Shqipëri,dhe nga malli jam sakat.
Kështu jam.Asgjë nuk shtoj.Më griu malli mua për vëndin
Shqipëri kur do të shikoj,se po zë unë azërmënin.
17 shkurt 2007
4.Vogëlushe
Vogëlushe syulli,pse s'shikon këtej nga mua
A e sheh,jam pleqëri dhe më griu meraku mua
Vogëlushe syulli a m'i fal dy sytë e tu
Se jam kthyer si fëmi,edhe qaj me ububu!
Vogëlushe,nëmi sytë;se për sytë e tu po tretem
Doli mëndja nga burgjitë;tash,pa mëndje,ç'ta dua veten?
Nëmi ,moj ata sy, që çaprazzhe më shtinë çikë
A e di,moj syulli, po më del ky shpirtiti fit...
19 shkurt 2007
5.Letër nga violionistja
Kur harkun tendosa mbi telat e violinës
Mendova se ti u tendose mbi telat e mia të zëmrës
Pastaj humba mes notave të muzikës
Mandej në afeksion kalova;në kufijtë e ëndrrës.
Mbas kocertit,më doli e "pira"
Dhe ty të kërkoja me sy
Ah,sa e bukur që është dashuria!
Them,o i dashur,mos është gjë magji?
Magji do të jetë,se vallë ç'të jetë tjetër?
Kur dhe gjatë koncertit unë jam me ty
Dhe jam bërë me flatra;rroj në botë tjetër
Nuk ka më të lumtur,dua që ta dish ti.
Stinët janë zhbërë;është zhbërë dhe natyra
Duket sikur moti është sjellë së mbari
Kush thotë se në botë më paska dimra?
Jo tash që të kam ty;ka ardhur behari!
28 shkurt 2007