Kulturë
Sami Islami: Mos ma bani rrafsh!
E diele, 28.02.2010, 08:48 PM

Joni si fëmi 5- vjeçar
Dhe ma i vogli në familje
Ishte „mësu“ të dilte ngadhnjimtar
Me, ose pa hile!
Si sugar (1) me plot dëshira
Don me i pasë lodrat ma t’ mira
Dhe prindët për me e kënaq atë
I thoshin Elës e Olsit me lëshu pe!(2)
Dhe shpesh nana para se të dilte
Entelën e porosiste:
Bija jeme, ti më qafsh
Për do gjana bania rrafsh (3)
Edhe pse Joni i vogël fare
E kuptoj se“ bania rrafsh”
Nuk ishte kurrfarë lavdate…
Po ish’ si punë hajgare.
Nji ditë qajti me ngashërim
Dhe iu kthy motrës me hidhnim:
Pse m’thu kështu ti, moj motër?
Mos ma ban rrafsh, bama kodër !
1. Fëmija ma i vogël në familje
2. Me toleru
3. Mos me ia prish (dëshiren ...)
Sami ISLAMI
Londer , 26 shkurt 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Enver Visoka: Hëna e plotë prek në dritare
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Përparim Hysi: Ditar poetik
Besiana Avdyli: Pergjigje nje miku
Albert Zholi: Flet shkrimtari Kujtim Dashi për botimin e ri “Pesë yje mbi mjerim”
Kujdesi i “dy bijve” të Kodrës...
Enver Petrovci, ‘Sonte jam vetëm’ në Metropol
Sejdi Berisha: Teatri i Pejës - Vatër e artistëve të Kosovës
Fiqri Shahinllari: Vllehët e Shqipërisë
Helena Kadare: Plagët dhembin kur ftohen
Halit Bogaj: Bill Klintonit
Vehbi Bajrami: Bisede me Profesor Isuf Luzaj
Pilo Zyba: Epigrame
Shaban Sinani: Shaban Demiraj Si “albanët” u bënë “shqiptarë”
Suzana Kuqi: Avatar
Gani Qarri: Heronjëve të Lirisë
Cikël poetik nga Fadil Bekteshi
Demir Krasniqi: Kënga e Ndoc Mark Gegës
Luan Çipi: Babi im
Skënder R. Hoxha: Lirika me shumësi motivore