MOS MA BANI RRAFSH!
Joni si fëmi 5- vjeçar
Dhe ma i vogli në familje
Ishte „mësu“ të dilte ngadhnjimtar
Me, ose pa hile!
Si sugar (1) me plot dëshira
Don me i pasë lodrat ma t’ mira
Dhe prindët për me e kënaq atë
I thoshin Elës e Olsit me lëshu pe!(2)
Dhe shpesh nana para se të dilte
Entelën e porosiste:
Bija jeme, ti më qafsh
Për do gjana bania rrafsh (3)
Edhe pse Joni i vogël fare
E kuptoj se“ bania rrafsh”
Nuk ishte kurrfarë lavdate…
Po ish’ si punë hajgare.
Nji ditë qajti me ngashërim
Dhe iu kthy motrës me hidhnim:
Pse m’thu kështu ti, moj motër?
Mos ma ban rrafsh, bama kodër !
1. Fëmija ma i vogël në familje
2. Me toleru
3. Mos me ia prish (dëshiren ...)
Sami ISLAMI
Londer , 26 shkurt 2010